Akademiku i njohur Artan Fuga ka komentuar himnin kombëtar dhe sjelljen e shqiptarëve ndaj tij. Përmes postimi në Facebook, Artan Fuga shprehet se fakti që emocionohemi, na krijon bindjen se kemi energji pozitive për vendin, por duke e politizuar, nacionalizuar, kthyer futbollin në marketing politik, krijojmë iluzione
Komenti i plotë:
“Himni i kombëtares më emocionoi, por nuk më pëlqeu, – shprehet ai. Himni i kombëtares nuk është himni i kombit, o shokë. Ai ishte shumë i mirë për himn kombëtare bis. Kombëtarja e futbollit dhe kombi janë dy gjëra të ndara.
Rima me flamurin më të bukur në botë ishte perlë, nuk ka flamur më të bukur, por problemi aty, në futboll, nuk është flamuri, por topi… i futbollit. Teksti është i zhvendosur semantikisht. Ka ndodhur një lajthitje tekstuale e quajmë ne. I këndohet flamurit, por jo futbollit si sport, si urë miqësie me kombet e tjerë, si hapje e Shqipërisë drejt Europës dhe botës, si hymn për rininë, për trupin, estetikën e sportit. Edhe po të na rrahin 6 me 0 në futboll, kombit tonë i marrin të keqen. Edhe po të fitojmë 100 me 0, në futboll kemi fituar, jo gjëkundi tjetër.
Himni i kombëtares nuk mund të lidhet me droning, sepse ai është një episod politik i veçuar pa lidhje me futbollin dhe nuk mund të politizohet me të. Kalimi i futbollit si një ngjarje politike krijon manipulim. Presim ndeshjen tjetër për të menduar për kombin, kur kombi e thërret rininë drejt dijes, drejt punës, drejt kulturës dhe nuk gjen përgjigje.
Fakti që emocionohemi, na krijon bindjen se kemi energji pozitive për vendin, por duke e politizuar, nacionalizuar, kthyer futbollin në marketing politik, krijojmë iluzione. Kur shoh futbollistët e kombëtares që luajnë me klube të huaja, unë për vete edhe hidhërohem : Si na i marrin gjërat më të mira? Por, pavarësisht kësaj, kombëtarja e futbollit që kemi është kompetitive, sa mirë po të kualifikohej… Himni nuk më pëlqeu, por më emocionoi, kurse kombëtarja e futbollit më pëlqen…,”përfundon Fuga.
TANI–TE LUMTE. SI GJITHMONE. TE PERSHENDET RRUGA KU JE RRITUR.
Bukur e thua zoti Artan por kujt ja thua.Te ngaterosh atdhedashurine e perditshme dhe te perjetshme me nje ndeshje futbolli per mendimin tim eshte nje krim ndaj vendit e popullit tend dhe kjo u perket vendeve e popujve te pa zhvilluar qe akoma rendin pas berihajt dhe nuk jane akoma te ndergjegjshem me faktin se atdhedashuria tregohet perdite me ate qe ne bejme ne te miren e popullit e te atdheut dhe jo me ate se sa fort bertasim ne stadiume e Linda nderkombetare apo se si do provokojme te tjeret me thirje e akte nacionaliste qe per kohen e sotme jane jashte realitetit.Atdhedashuria tregohet me punen dhe dijet e njerezve per ta zhvilluar e perparuar vendin e tyre.Gjithe te tjerat jane ne sherbim te politikes se qelbur anti kombetare.
Ai eshte me te vertet Flamuri ma i bukur ne Bote,Kur ai valon shpirti yn merr krah,por FLAMURI ka nji konkurenc te madhe mes futbollistave me mjeker.Ata nuk i falem me Flamurit kuq e zi por ideologjis se rrezikshme islamiste.
Bukur e ke than Zotni Fuga Futbolli eshte vetem nje loje ,dhe Shqiperia ka nevoj per me shume njerez te perkushtum per prosperitetin e shoqeris ku jetojne 4 miljon shqiponja.
Nga sa po shkruhet mund te kuptohet nga nje kend-veshtrim tjeter, sikur simbolika e kombit tone ka marre nuanca sportive dhe shkon deri ne mendesi te aktorimit, (levizje+zeri), si me personat e semure me tifo,(salmoneloze) –>(tifo+ze).
Me simboliken e perfaqesimit te kombit tone duhet te kete ligjshmeri te denje dhe jo amatorizem prej kujdo,apo e te tjera, e te tjera.
Himni Kombetares…….xhamadani vija vija….etj,kuptohet qe luhet per te manipuluar gjendjen shpirterore per marketing.
Cfare do te behet kur te filloje te qartesohet dhe ndergjegjesohet shpirti i manipuluar????
Të drejtë ke o profi. por shqiptarët ,me këto soj euforishë tregojnë injorancën dhe primitivizmin e tyre. Turp nga gjithë bota kur futbolli përdoret për qëllime ultranacionaliste dhe politike.
Dhente Zoti dhe ia arrijme sa me pare asaj dite !
Kur te ndergjegjesohet “shpirti i manipuluar” , bota do te flase shqip ! Se vetem gjuha shqipe e njeh dhe spjegon si qenien njerezore dhe vete Universin !
Sa kohe shoqeria njerezore do rrije ne erresire , aq kohe do te kete presion per zhdukjen dhe asgjesimin e shqiptareve !
Prandaj po u ndergjegjesuan shqiptaret , dije nga une , se ka ardhur dita e Drites dhe e Lirise per te gjithe njerezimin !
Tani , mua do te me falni qe nuk ndaj te njejtin mendim si me autorin Artan Fuga , ashtu edhe me komentuesit me siper !
E para : Himni kombetar , eshte i shenjte per cdo individ qe ndjehet shqiptar ! Eshte nje thirrje aktuale e Kombit por dhe amanet i parealizuar i te pareve qe ujiten me gjak kete toke ! Eshte nje “kujtese” per cdo individ shqiptar , por mbi te gjitha per nje institucion diplomatik , qe eshte Kombetarja e futbollit , e cila ne te gjitha aktivitetet e saj perfaqeson pikerisht Kombin perballe te huajve ! Dikujt mund te “mos i vije mire” , kur degjon t’i kendohet flamurit , por per kete ne nuk duhet te marrim mundimin t’i bejme qejfin duke heq dore ! Flamuri , ka qene , eshte dhe do te jete , “prijesi simbolik” , i cdo komuniteti te cilin perfaqeson !
Se dyti : Kjo lloj “dhimbjeje” e autorit Artan Fuga , me bie pak era “antishqiptarizem” ! Kur e thote autori , ia besoj “dhimbjen” e tij ! Autori e di shume mire se shoqeria njerezore eshte e ndertuar me piramida te vogla , te cilat formojne piramiden e madhe te globale ! E di shume mire se piramida me e vogel eshte familja , pastaj vjen piramida lokale , nga te cilat krijohet piramida shteterore dhe kombetare ! Piramidat Kombetare krijojne me pas Piramiden Globale te Shoqerise njerezore !
Me goditjen e Piramides Kombetare , nepermjet “keqardhjes flamurore” , keta “keqardhes” te medhenj , nuk e kane hallin tek Flamuri , por tek thirrja dhe simboli qe ai perfaqeson ! Pra tek Kombi Shqiptar , qe eshte “nje rrezik eminent” , per antishqiptaret . Jo rastesisht gjendemi ende nder Kombet e pa formuar dhe pastabilizuar , pikerisht se ata qe kane ne dore ekonomine , forcen ushtarake dhe politike , kane kundershtuar forcerisht krijimin e konsolidimin e ketij Kombi me emrin Shqiptar ! Kesaj “politike” , sipas meje , i sherbejne edhe propogandat dhe teorite e “keqardhjes” “Fugaiste” per “ngaterrimin” e Flamurit me futbollin !
Shikoni me vemendje se si kjo “politike dashamirese” antishqiptare ravijezohet jo vetem me “teorite filozofike” alla “Fugaiste” , jo vetem me poltikat zyrtare ne dy shtetet tona , por edhe me simbolika te tjera qe duken si te “pafajshme” ! Lulezime Basha , e futi Heroin tone Kombetar , ne nje “Lines” te gjere te gjelbert , pikerisht per te larguar figuren e tij dhe memorjen e historise se tij nga syte e njerezve ! Mos harroni se ne rast se Lulezime Basha mundohet ta largoje , Rilindasit , perkundrazi , ishin ata qe e afruan dhe e sollen ne mes tone pas 500 vjetesh ! Shikoni me kujdes edhe se si e kane veshur Skenderbeun me “robdishamber” (pizhame) tek prerja 5000 lekeshe ! Nderkohe qe Skenderbeu per shqiptaret , nuk eshte nje gjumash , por prijesi luftarak , jo vetem i prosperitetit dhe lirise kombetare , por dhe besniku i Dhise Amaltea qe ushqeu me t’amel (qumesht) Zojsin , por edhe mbajtesi i emblemes se Zojsit , Shqiponjes dykrenore , si perfaqesuese e Kombit Shqiptar dhe krijimit te Homosapiens sapiensit !
Dhe E treta : Persa i takon “pretendimit “Fugaist” , se gjoja po na i dhemb fakti se ne vend qe rinia te merret ne emer te flamurit , me propsperitetin e saj dhe zhvillimin e vendit , ajo po fokusohet tek tifozeria kombetariste , sigurisht qe eshte nje ligjerim hilacak , qe ne thelb godet pikerisht flamurin dhe kombetarizmin ! Pra Fugen , na e shqeteson fakti qe rinia kombetarizohet , nuk na i pelqen qe ajo shprehet dhe permblidhet rreth flamurit dhe ndjenjes kombetare !
Fuga e di shume mire , se rinia shqiptare te vetmin shanc per te shprehur ndjenjen e saj ka ndeshjet e Kombetares se Futbollit , sepse per ta shprehur Kombetarizmin , ne aspekte te tjera , ia kane hequr kete mundesi ! Fuga e di shume mire , qe te edukosh , rritesh dhe prosperosh nje rini kombetariste edhe ne “fusha te tjera” , si arsim , modernizim te aparatit shteteror administrativ , teknologjik shkencor , keto jane te mundura vetem nepermjet politikave shteterore dhe nuk mund as t’iu kerkohen individeve dhe as mund te realizohen individualisht . Por kinse , po i “dhemb” kjo pjese e jetes shqiptare , po e perdor per t’iu kundervene te vetmes mundesi kombetariste te rinise shqiptare , sic eshte futbolli , te cilen poltika shteterore dhe ajo antishqiptare nuk e kontrollon dot !
Fuga ecen me mendimin dhe idene , se sa me shume ta hollosh helmin , aq me pak e merr vesh qe po helmohet , ai qe ia japin ta pije !
Fugaaa , ia kane marre doren helmit shqiptaret , pervec plumbit , shpates dhe sepates ! Nuk e harrojne Petro Nini Luarasin , Ismail Qemalin etj. etj.etj. qe kane ikur pikerisht nga helmi ! Apo “helmin ideologjik” te percarjes fetare dhe krahinore te shqiptareve nder shekuj ! Tani degjojne prej teje edhe “dhimbjen” antishqiptare per ndjenjen komebtariste !
Nuk jane shqiptaret me ata te fillimshekullit te 20 ! Sic e shikon keni probleme o Fuga !
Shkrim i bukur, nacionaliste,
do pelqehej shume ne vitet 60-70. I dashur lleshi je pak
mbrapa me kohen. O Llesh jemi drejte zhdukjes perfundimtare
te kufijve. Arritje gjigante e civilizimit. Edhe 20-30 vjet e flamujte
e kombeve do ti shohesh vetem ne muzeumet me te degjuar te
europes,
Kam shume qejf ta besoj kete mendimin tend ! Qofte edhe per vleren praktike se nuk do te me shikonin shtrember jashte kufijve te ketij vendi ! Por vete “ata” qe e kane projektuar , akoma nuk jane te sigurte qe do t’ia arrijne kesaj qe thua ti !
Vetete Sarkozi deklaroi , se “tani nuk na ndal dot kush …” , poooor …na duhet ende shume per te pritur !
Ndersa ne dihet ku jemi ! Ne cfare faze ngjizjeje jemi si kolektiv shoqeror !
Ajo qe thua ti mundet te diskutohet pas 100 vjetesh , megjithese propoganda po punon intensivisht per ta ligjeruar dhe bere te besueshme !
Per rregullimin e shtepise se tij , nuk mendon vetem nje njeri , qe ka ndermend ta braktise ate dhe nuk i hyn me ne pune !
Ndersa ne kemi mijra vjet ketu dhe ndryshe nga pjesa dermuese e botes shtepite i ndertonim me gure !
…….do me shikonin shtrember……
Ty do te shohin shtrember, djalin tend me pak,
nipin jo. Kjo eshte arritje civile, Llesh.
Jo e jona, e njerezimit. E mos harro se per ata kufij
e flamuj 70 vjet me pare vdiqen miliona njerez.
Tani do te vdesin miliarda , por mbase pa flamuj dhe pa kufij ! Apo nuk eshte kjo pjese e “planit” ?
A po flasim per “planet” e se ardhmes ?
Ketij ti i thua “ndryshim” ?
Ashtu eshte vertet. Himni i kombetares nuk eshte himni i kombit, por himni i kombit eshte e duhet te jete himni i kombetares. Mos valle kombetarja e Frances kendon himn tjeter veç Marsejezes? Sa per simbiozen top-flamur, kjo eshte diçka e natyrshme. E tha vete trajneri i Armenise: ne na mundi fusha, pra kenga. Perkrahja e kombetares me kenge e thirrje si cdo tifozeri tjeter ne Bote s’ka asgje te keqe. Na mbetet vetem te urojme: perpara çuna!
Sidoqoft rinia shqiptare dhe brezat qe do vijn kan shum nevoj per krijimin e 1 NDERGJEGJIE KOMBETARE
Fuga ka dashur te thote kete, qe hymni i kombetares se futbollit duhet te flase per futbollin, nje shembull eshte kenga e meposhtme;
https://www.youtube.com/watch?v=5mJJlPXFzUE