Nga Edona Llukaçaj
Botuar në DITA
Me studentët e mi kishim vendosur që të premten të ndiqnim në teatrin Metropol “FLI”, rivënien në skenë me një qasje bashkëkohore të “Ifigjinia në Aulidë” të Euripidit.
Pak minuta para se shfaqja të fillonte dhe pasi publiku, ku nuk mungonin as emra të spikatur të artit shqiptar, kishte filluar të hynte në sallë, energjia elektrike u ndërpre. Të mësuar të manovrojnë nën kushte të vështira, të pranishmit gjetën vendet e veta nën ndriçimin e zbehtë të celularëve dhe u ulën të presin.
Njoftimet me zë të dridhur të stafit se avaria mund të mos zgjidhej menjëherë e, më pas, se nuk do të zgjidhej dot dhe se ishin të gjithë të mirëpritur të ndiqnin shfaqjen një nga dy ditët në vijim, ose, në të kundërt, biletat do rimbursoheshin aty për aty, u prit me qetësi.
Edhe pse të gjithë ishim të ndërgjegjshëm se ndërprerja e energjisë elektrike në teatër ishte diçka që nuk varej drejtpërdrejt nga organizatorët e shfaqjes, mirëkuptimi i publikut “të pamundur” ishte impresionues. Askush nuk u revoltua, nuk çoi zërin. As njëzet vjeçarët që më shoqëronin nuk kërkuan të dinin të paktën pse-në e defektit.
Salla u boshatis me shpejtësi dhe pas disa minutash në këmbë te trotuari para teatrit, si për të respektuar shfaqjen e ‘flijuar’, njerëzit u shpërndanë.
Do doja fort të besoja se mosshprehja e pakënaqësisë së një publiku të tërë ishte veçse prej etikës që mbizotëronte mbi revoltën. Por thellë thellë jam e bindur se arsyeja e mosreagimit ndaj çudisë së një shfaqjeje të anulluar me publik në sallë ishte se jemi të mësuar me pak, me mungesë, me zhgënjim. Na prek më sipërfaqësisht e pabukura. Na është trashë lëkura. Nuk na impresionon e keqja.
E dimë se dritat, uji e të tjera domosdoshmëri për një jetë normale nuk janë të mirëqëna për ne as kur paguajmë me përpikmëri faturat. Dhe e dimë se nuk flitet për mungesën e tyre vetëm prej luftës në Ukrainë apo prej thatësirës.
Prandaj mosreagimi ishte një shëmbëlltyrë e mirëfilltë e pranimit katërcipëror të së pamerituarës së kthyer në mënyrë jetese. Një shfaqje teatrale dosido nuk ben përjashtim.
Në fakt, është në një linjë me rastin e asaj banores në një zonë ku tubacionet e dëmtuara, prej disa ditësh, kishin ndërprerë funizimin me ujë, që, gjithsesi vinte në orare të caktuara. Zonja, me droje para mikrofonit të gazetarit thoshte se uji nuk duhet veç një herë në ditë por dy- tre. Padyshimin, funizimin pa ndërprerje duhet ta konsideronte luks të madh!
Me siguri, nuk u reagua edhe pse anullimi i një shfaqjeje nuk është aq tragjik e jo aq në kohë sa loja e shëmtuar që u vu në skenë në Kuvendin e Shqipërisë, një ditë më parë. Kur dhimbja e Srebrenicës, aq e afërt dhe reale, mbllaçitet pafytyrësisht për agjendat parake të politikanëve tanë, tallja me flijimin e Ifigjinisë antike nuk mund të përbëjë problem.
Por mbi të gjitha, mungesa e reagimit është shenjë alarmuese e mendësisë së të dorëzuarit. Lodhja nga të ndërmarrit qëndrime që nuk shërbejnë për gjë, nënshtrimi ndaj idesë se nuk ke asgjë në dorë, përpos mosdakordësisë së heshtur ose largimit.
Një mendësi që është ushqyer nga pushtetarët përtej kahut dhe i tregon rrugët kujtdo që pretendon të ketë një jetë normale. Njerëzit të zakonshëm që duan t’i rrjedhë ujë nga rubineti, që duan një jetë ku të bën përshtypje se një shfaqje në mes të kryeqytetit anullohet se ikin dritat, thjesht, duhet të ikin ose të mësojnë nga e para reagimin.
——
FOTO: Pjesë nga shfaqja FLI në teatrin Metropol
“Nga mu hodhe keshtu more pizeveng ? Nga nderzimi artificial tek lufta ne Vjetnam”- thote xha Sulua te filmi “Kapedani” . Pak a shume i tille eshte edhe kaperzimi qe behet ne artikull duke vene ne nje plan mosreagimin per tre ngjarje , per mendimin tim , shume larg njera-tjetres. Anullimi i çfaqes , nderpreja e furnizimit me uje , masakra e Strebrenices .
Dalengadale epoka e Edvin Rames u kthye e perqafon epoken e Berishes te 10vjecarit te pare pas 90es, mbushur me privime qe shtohen dita dites e sakrifica njera me e madhe se tjetra. Misioni i Edvin Rames per te vdek shpresen tek shoqeria u realizua. Berisha nuk ia arriti dot megjithe vrasjet.
Teoricienēt këtë pozitë të rehatshmë ruajnë kurdoherë për vete: kritikojnë nga divani të tjerët, japin mend si duhet të bëhen, të zhvillohen e të ecin gjërat, po asnjëherë nuk veprojnë; pikërisht si ata padronët e mjeteve të prodhimit që duhet t’ua vënë në punë punëtorët që kanë punësuar; qëllimi është që fitimet t’i sigurojnë pa djersitur vetë. Kjo zonja, si teoriciene s’është e keqe, po të bën përshtypje fakti se pse nuk i ftoi studentët të protestojnë, përtonte?, e quante punë të ulët për nivelin e saj, apo nuk dinte ku t’i drejtonte?
kjo masakra e Srebrenices sikur kercet pak
Cfarw kwrkoje zotrote? Tw ngriheshin 20-vjecarwt e tu e t’i vinin flakwn tetarit apo sic ishin aty tw shkonin para kryeministrisw dhe tw hidhnin shashkat e molotovet tek hyrja e saj pse ikwn dritat? Po zaten prandiaj wshtw katandsur Shqipwria kwshtu, sepse ngrihen njerwzit e Llukaciten duke djegur institucionet ngaqw llukanikwt duan tw hipin nw pushtet e tw llukacisin miletin.
Moj zonjw, isha nw Cikago dhe vajta t’i hipi trenit pwr nw Miluoki. Treni duhej tw nisej nw ora 20, por tridhjetw minuta para u dha njoftimi nw radio e nw ekranet e montuara nw dy sallat e mwdha se nisja do tw vonohej, pasi kishte njw defekt nw urwn nw hyrje tw Miluokit, e cila nuk po mbyllej dot, ditwn nwn tw kalonin anije dhe ajo hapej pwr to.
Nw sallat e stacionit kishte qindra e qindra njerwz, pleq, burra gra e fwmijw, deri edhe bebe, por edhe shumw 20- vjecarw. Por a u dwgjua njeri thua? Dwgjonin njoftimet qw jepeshin herw pas here dhe secili qwndronte ulur nw vendin e vet, nwnat qetwsonin fwmijwt, pleqtw lexonin ndonjw libwr, 20-vjecaret bisedonin, qeshnin e bwnin shaka me njwri-tjetrin apo shihnin telefonat. E ti zonja Llukw, cfarw do tw bwje nw atw rast? Do t’i ngrije 20-vjecarwt e tu t’i kthenin kanocet e pepsit e tw koka kolws nw shishe molotov? E pra dije se tw gjithw ata amerikanw qwndruan mw shumw se njw orw deri sa u hapwn dyert pwr tw hipur nw tren. Por historia nuk mbaron kwtu. Pas dy orw udhwtimi me tren nw udhwtarwt nw vend qw tw zbrisnim nw qytetin ku po shkonim, u njoftuam nw altoparlantwt e vagonave se treni ka ndaluar nw mes tw rrugws, pasi ura ende nuk wshtw mbyllur, por punimet po vazhdojnw. E pra aty kishte pleq qw i kishte zenw gjumi, kishte fwmijw qw qanin, kishte gra shtatzwna dhe 20 vjecare qw qeshnin e kwndonin. Po si nuk u dwgjua njw zw tw pyeste a tw ankohej tek konduktorwt e trenit! Dhe, vwrtet, nw ato caste, mua shqiptarit tw ndodhur nw atw tren tw Amerikws, mw vajti mendja: po tw kish ndodhur kjo nw Shqipwri c’do tw kishim bwrw vallw? Me, siguri , Llukacitwsit si ti do tw kishin shpwrthyer dritaret e xhamat e vagonwve dhe do tw ishin hedhur poshtw (po afronte mesnata, mos harro) dhe do t’i kishin masakruar (sipas teje) mashinistwt e trenit. Por udhwtarwt e atij treni, qw rrugwn prej 2 orwsh e bwnw pwr plot 4 orw, jo vetwm muk u ndien, por prisnin tw heshtur njoftimet .Edhe kur na u tha qw ka njw variant qw treni tw kthehej mbrapsht deri tek aeroporti dhe aty tw zbrisnim e tw merrnim makina apo autobuzw qw do tw vinin aty, askush moj Llukacitwse nuk e ngriti zwrin. Shihja nwnat mw fwmijw nw vagonin tim, atw gruan shtatzwnw qw kishte edhe dy fwmijw tw vegjwl me vete dhe kishte 20-vjecare qw e ndihmonin duke ia qetwsuar fwmijwt. Dhe kur mw nw fund treni u nis dhe arritwm nw qytetin e Miluokit fiks nw orwn 01 tw natws , unw u bwra dwshmitar i njw qwndrimi qw ty moj Llukacitwse nuk ta merr mendja, secili zbriste i qetw, merrte makiwn qw e kishte parkuar ne stacion, thwrriste taksi apo gjentw tw afwrmit qw kishin dalw pwr t’i pritur. Tw gjithw gwzonin qw arritwn shwndoshw e mirw, se ura qw u mbyll na mbajti pwr bukuri me trenin qw kaloi mbi tw me hapin e breshkws pwr efekt sigurie dhe pwr fat, nuk pati aty ndonjw llukacitws qw tw trazonte, tw shkatwrronte vagonwt a tw llukaciste urat e zjarrit.. Tw neswrmen bashkia e qytetit dha njoftimin nw tv, kwrkoi falje pwr defektin, falwnderoi ekipin qw punoi pwr rregullimin e urws dhe u shprehu mirwnjohjen udhwtarwve qw kaluan nw qetwsi dhe me durim atw situatw tw vwshtirw qw askush nuk e dwshironte.
Tregoni pka qytetwrim dhe jo Llukacitje…
Eh more xhateli ç’na bëre! Ishim bërë gati të pregatitnim ca huliganë t’ia vërsulnim gjithandej objekteve , me qëllim që të sjellim në pushtet saliqenin non-grata, që të vjedhim edhe një herë…
Me ato që tregove, na prish planet.
Nga djallin na dole këtu?! Ç’të bëjmë tani; të Llukaçitim më apo jo?
edona sedona ketu nuk po fajesohet Putinii qe po djeg boten ti po na vike kujeen se iken dritat dhe mbetem pa pare Efigjenin ne Metrpol
Mos u merzit o dyshues, rendesi ka te shkruajme, te mashtrojme
Nuk reagon ne Shqiperi njeri ,sidomos brezi i bythpambukeve qe nuk duan gje tjeter vecse nje pjate gjelle dhe nje krevat.Endrra me e madhe e tyre eshte te behen patronazhiste dhe ti sherbejne me zell politikaneve tane antikombetare dhe filoserbe e filogreke.