Nga Ndoc Logu
Nga një familje me 5 dëshmorë, dy prej tyre vëllezër, njëri pilot.
“…Dhimbja për ta nuk mund të tretet,
pjesë e së shkuarës kurrë s’mund të mbetet…”
(Shkëlzen Logu: Baladë kushtuar pilotëve dëshorë).
Pak ditë janë midis 24 prillit dhe 5 majit. 24 prillin ishim mësuar ta kujtonim me krenari. Tani e kujtojë me dhimbje. E kujtojmë me dhimbje të dyfishtë, sepse është e dyfishtë humbja. E kujtojmë me mall e dhimbje sepse, tani nuk kemi më as aviacion as avionë, por as shumë pilotë që i patëm krenaria e ushtrisë, krenaria e kësaj arme të modernizuar për kohën, që ishte pjesë e krenarisë sonë kombëtare, sepse, ata, pra pilotët, i quanim si një çerdhe syzgjuar shqiponjash, në mbrojtje të sovranitetit tonë. 24 prilli ishte dita e përkujtimit të aviacinoit tonë luftarak shqiptar. Që nga ai 24 prill i vitit 1951 e deri sot kanë kaluar jo pak, por plot 71 vjet. Që nga krijimi kjo armë pati ngritje deri në majat më të larta të lavdisë. Por gjatë kësaj rruga pati edhe humbje jo të vogla të pilotëve më të mirë. Dhe nuk ishin pak, por plot 38-të. Pak vite përpara këtij përvjetori, aviacioni luftarak pësoi humbje tjetër më të madhe. Përjetoi shkatërrimin total të tij.
Tek marr lapsin për të shkruar për 38 pilotët tanë dëshmorë, në këtë përvjetor, më vjen në kujtesë, sikur akoma më buçet zëri i një kënga të bukut kushtuar pilotëve:
“Lart në qiell pashë pilotin,
Që me grusht e hanë barotin…”
Thuhet ndër të tjera në atë këngë.
Tani kjo këngë nuk këndohet më. Ajo është futur në fondin e këngëve të ndaluara, ashtu siç është futur në grupin e këngëve të ndaluara edhe një këngë tjetër, që në Dukagjin të Shkodrës ja këndonin vëllait tim, edhe ai pilot dëshmor. Tani janë të ndaluara këto këngë, sepse ishin këngë të krenarisë sonë. Tani nuk kemi më as krenarinë e dikurshme, as aviacion, as shkollë aviacioni, madje as politë, përveç atyre që janë në reformë dhe dëshmorët që s’ngrihen më nga varret. Tërë kjo humbje, ashtu si shumë të tjera, na kanë mësuar t’i quajmë “Integrim”. Por ky është një integrim pa integritet. Po nejse. Synimi im është të rikujtoj me respekt të thellë të 38 pilotët dëshmorë që dhanë gjithçka patën, edhe jetën, në moshën më të mirë për forcimin dhe modernizimin e kësaj arme të bukur e me rëndësi jetike për të mbrojtur atdheun.
I shkuaj këto radhë jo vetëm për lidhjen e njohjen që kam pasur me pilotët dëshmorë, por edhe për respektin e mirënjohjen e thellë për tërë ata breza politësh që jetojnë sot ose në pension, ose të braktisur nga shteti i tyre, të cilët edhe pse të shkolluar e përgatitur mjaft mirë, janë të detyruar të bëjnë punë nga më të rëndomtat në Shqipëri e jashtë vendit të tyre, për të siguruar bukën e gojës. Ata nuk e meritonin këtë përfundim përbuzës. Por farkeqësisht, mbi ne, mbi fatin e popullit, mbi fatin e popujve, në të shumtën e rasteve, vendosin politikanë e individë të papërgjegjshëm, pa dëshirën as votën tonë, në dëm të vendit dhe interesave të njerëzve, si në rastin e shkatërrimit të aviacionit tonë luftarak shqiptar.
Po “Kthehen” aviatorët
Aviatorët tanë trima, ashtu të qetë, me vendosëri, të ndërgjegjshëm për gjithçka mund t’ju ndodhte, merrnin urdhërin ushtarak dhe niseshin drejt haspirave të kaltra të qiellit tonë, për të realizuar detyrën e ngarkuar, që ata e quanin të shenjtë. Të shenjtë e konsideruan tërë jetën detyrën deri në sakrifcën sublime edhe të 38 pilotëve, studentët për pilot dhe teknikët tanë dëshorë të aviacionit që po ju kushtoj sot këto radhë. Ata ngriheshin herët në mëngjes, puthnin fëmijët në gjumë, përqafoheshin me të afërmit dhe drejtoheshin për tek njësia ushtyarake. Bile kishte edhe ditë e javë që nuk shkëmbenin dot asnjë fjalë me fëmijët e vegjël, sepse kur iknin herët në mëngjes i linin në gjumë, e kur ktheheshin natën vonë nga fluturimi i gjenin përsëri në gjumë. Dhe ashtu “me një hektar qiell në sy” (siç thotë një këngë që ju kushtohet pilotëve që tani nuk transmetohet më), shkonin tek krevati i vogëlushëve e pasi i puthnin me dashuri edhe pse në gjumë iu thonin: “Ja u kthyem përësëri”, e përsëri ata iknin herët në mëngjes pa u zgjuar… E njëjta puthje, përqafim, përshëndetje e ndarje gjithë mall, por edhe me shpresën për t’u kthyer përsëri…
Më ka rastisur shumë herë të shoh skena të tilla në familjen tonë. Dhe disa herë e kemi qortuar vëllain tim Ndue Logu, duke i thënë: “Mos bëj kështu”. U bënë 25 vjet që fluturon e çdo gjë të ka shkuar mirë…”. “Po, po mirë më ka shkuar… por kush e di… jetë është kjo… hapsira ajrore, koha, teknika e fluturimit dhe armët…, janë disa nga kushtet kryesore që kanë rëndësi të jashtëzakonshme në kryerjen e detyrës dhe në fatin e jetës sonë…”, na përgjigjej vëllai i paharruar tek përqafoheshim në mëngjes. Dhe pas pak kohe dëgjonimin zhurën e makinave ajrore që çanin me shpejtësi lartësitë e hapësirës sonë. E në tik- takun e zemërs sonë ndjehej shqetësimi i natyrshëm i kthimit shëndoshë e mirë… Pas njëfarë kohe përsëri dëgjohej zhurma e tyre si paralajmërim i një fluturimi të mbarë, ne na lehtësonte. Më në fund qetësoheshim dhe përsëritnim fjalët tërë gëzim: “Po kthehen aviatorët”. Sa qindra herë e kemi përsëritur këtë togfjalësh, ne pjestarët e familjeve të këtyre pilotëve dëshmorë. “Po kthehen aviatorët”, sa herë e kanë përsëritur nënat e baballarët “Po kthehen aviatorët” fëmijë “Po kthehet babai”, nuset e reja për të dashurit e jetës, motrat për vëllezërit, shokët “Po kthehen shokët, bashkëudhëtarët e qiellit.
“Po, po tamam kështu është – më thoshte një herë piloti veteran kryetari i Shoqatës së Aviacionit Qirjako Dhima, tek bisedoja kohë më parë me të. Me qindra herë i kemi gjetur nënat, gratë dhe fëmijët pa gjumë duke pritur kthimin tonë nga fluturimi natën vonë.
Por ja që erdhi një ditë e për fatëkeqësinë tonë e të atyre bashkë, pati për ta edhe një ditë të zezë që nuk u kthyen kurrë më… Dhe pas këtij moskthimi fatkeq filluan turtunat shpirtërore të dhjetra zemrash për njeriun e dashur të tyre, e që po vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Po kështu në këto ditë të shënuara na sillen ndërmend kujtimet e bukura për jetën e tyre me dhimbje e mall deri në shpirt për ta e na kujtohen, ashtu sikur i kishim të gjallë dhe si padashur na dalin fjalët kur i përcillnim për në fluturim e në kthim: “Po kthehen aviatorët”. Por tani jo nga qielli i kaltër apo i trazuar si dikur. Por nga dheu i tokës mëmë që i mban në gjirin e vet. Tani e tutje do t’i kemi përsëri bashkë, përsëri në gjirin e tokës “Nënë Shqipëri”, atje në piedestalin e nderit, tek varrezat e “Dëshmorëve të Kombit”, këtu në Tiranë. Më datën 24 prill 1996 vjet më parë, u bë e mundur ceremonia shtetërore dhe rivarrimi i pilotëve “Dëshmorët e Atdheut”, këtu në Tiranë. U takonte ky nder qëkurse u sakrifikuan për idealet e mëdha dhe huane. Por vetëm atëherë u bë e mundur kjo gjë. “Më mirë vonë se kurrë“, – thotë populli.
Dy përvjetorë që vijnë bashkë me lulet
“… Gjaku i pastër që derdhet prej heroi,
legjenda të aviacionit akoma qëndroni…”
(Nga balada e Shkëlzen Logut kushtuar pilotëve dëshmorë).
Secili nga ne e ka më të përzemërt një ditë, një përvjetor e ka me të vetin, Me të secili nga ne e ka të lidhur, midis të tjerash edhe me punën, rininë, shkollën, profesionin, ndoshta edhe me tërë jetën. Të tillë pilotët kanë 24 prillin, festën e aviacionit, ditën e krijimit të kësaj arme të dashur të ushtrisë sonë të lavdishe. Ai vjen në çdo fund prilli bashkë me lulet, e gjelbërimin e fushave, blegërimin e qingjave, tamam kur edhe në bjeshkë hapen sythet e gjetheve. Vjen atëherë kur pranvera e ka mundur suferinën e acartë të dimrit, e kur natyra të fton të kënaqesh me të, – siç i thonë.
Tani e tutje, që nga 22 prilli i vitit 1996. datë kur u muar VKM për t’i shpallur “Dëshmorë të Atdheut” edhe pilotët që kanë rënë në krye të detyrës, festën e përvjetorit të krijimit e pason edhe një datë tjetër përkujtiore e që lidhet pazgjidhshmërisht me të parën. Eshtë 5 Maji dita përkujtiore e dëshmorëve tanë, që edhe kjo vjen vetëm 10 ditë pas 24 prillit, që tani e tutje do të lidhet edhe me të parën, sepse edhe aviacioni yunë, edhe pse i shkatërruar, ka 38 pilotë, studentë për pilot dhe teknikë “Dëshmorë të Atdheut”. Dy data, dy përvjetorë, që të dyja në stinën më të bukur, atëherë kur çelin lulet. Dy data simbole: Njera festohet me pilotët e rinj e veteranë, ndërsa tjetra përkujtojmë pilotët dëshmorë. Në të parën gëzime, këngë e urime, tjetra me kujtime, e mall e lot… Po nejse, e tillë është edhe jeta. Njeriu nga natyra është i prirur për të mirën, të bukurën, të lumturën. Por kjo nuk mund të arrihet gjithmonë. Jetën duhet ta përballojmë me kurajo,ashtu siç na paraqitet dhe të luftojmë për ta përmirësuar atë. Rendësi ka që çdo gjë, çdo fund të jetë burrëror, me dinjitet dhe mbreslënës e mallshumë. I paharruar si kujtimet e bukura që na kanë lënë të 38 pilotët tanë dëshorë.
Dëshmorët më të rinj
“… O,si ta ndjell atë zog të bardhë
si të bëhet dritë, o vëlla, mbi varrin tënd…”
Ali Podrimja
Rruga për t’u njohur me disa nga aspektet e jetës së 38 pilotëve dëshmorë, të dëshmorëve më të rinj të Shqipërisë të shpallur më 22 prill të vitit 1996, na çoi tek zyra e Shoqatës së “Dëshorëve të Atdheut”. Para ca kohësh aty gjeta disa ish-ushtarakë të lartë(tani në pension) duke punuar mbi dokumentat e tyre, e të dhënat e punës, detyrës, jetës dhe rënies. Ish ushtaraku, partizan i luftës së madhe Antifashëste NAÇL, i qetë, i menduar, e dhimbje e respekt për dëshorët pilotë hap një regjistër të madh me kapak të kuq si vetë gjaku i pilotëve dëshmorë, dhe na flet për secilin prej tyre. Dhe si për çudi vendlindja e tyre është pothuajse nga e gjithë Shqipëria, nga Saranda deri në Dukagjin. Ja konkretisht, nga rrethi i Vlorës janë: Niko Hoxha, Rifat Jazo,Kaso Petoshati, Bego Hoxha dhe Veledin Resuli. Nga Shkodra: Ndue Logu, Shpëtim Sula dhe Idriz Hoxha. Nga Korça: Vasil Trasha(dëshori i parë), Stiljan Tanka e Jovan Kaçori. Nga Tirana: Armando Gjoka, Muharrem Hida e Enver Haka. Nga Berati: Vangjel Postali e Flamur Molla. Nga Gjirokastra: Vasil Noni, Agron Galanxhi e Pandeli Xhumba. Nga Dibra: Sefedin Tomçini e Sabri Toçi. Nga Mallakastra: Azbi Serjani e Luto Sadiku. Nga Erseka: Dhimitraq Robo e Jorgji Fana. Nga Lushnja: Sokrat Basha. Nga Tepelena: Tefil Agai. Nga Kavaja Haki Skuqi. Nga Pogradeci Islam Mani. Nga Skrapari Veiz Kovaçi. Nga Saranda Eduart Kostidha. Nga Përmeti Hektor Lako, Në këtë listë dëshmorësh të aviacionit tonë do të qe e moralshme, madje e domosdoshme që të futeshin edhe dy pilotë të tjerë të rënë pak ditë para se të diplomoheshin. Pikërisht Ibish Vokshi, i cili në ditët e fundit para se të merrte diplomën e pilotit, në vitin 1947 dha jetën në Slloveni, ku vazhdonte studimet. Të njëjtin fat pësoi edhe piloti tjetër Qemal Mërtiri nga Tragjasi i Vlorës, i cili pak ditë para se të mbaronte shkollën dha jetën aksidentalisht më 1951, atje në Rusinë e largët pa ju gëzuar diplomës së pilotit. Por që të dy këta pilotë në prag të diplomimit nuk përfshihen në Vendimin e Këshillit të Ministrave të 22 prillit 1996!?
Të bën përshtypje fakti se, ashtu si vendlimdja e tyre edhe vendrënia heroike ka një shpërndarje në pjesën më të madhe të zonave të Shqipërisë, sikur deshën të na lënë të kujtojmë se sakrificat, gjaku dhe amaneti i tyre për ndjenjën e përgjegjësisë dhe përkushtimin ndaj popullit e Atdheut, na përkasin të gjithëve. Me këtë ndjenjë përgjegjësie e filluan punën edhe Shoqata e Aviatorëve dhe ajo e Dëshmorëve të Kobit për kompletimin e dokumentave të pilotëve dëshmorë- na thanë në këto shoqata. Madje na folën me një ndjenjë shqetësimi e kritike për disa organe shtetërore e shoqata që, për kompletimin e dokumentave të pilotëve dëshmorë si dhe organizimin më të mirë të punës për t’u bërë nderimet që ata kanë merituar vite më parë, nuk ka akoma një bashkërendim të mirë. Unë mendoj se kanë të drejtë. Nuk është e motivuar zvarritja e rivarrimit të tyre në varrezat e “Dëshmorëve të Kobit”. Duhej një bashkërendim më i mirë edhe në përkujtim të datave e ngjarjeve që lidhen ne jetën e tyre. Po nejse. Nga të harruar, dalëngadalë ato po zënë vendin e vet në atë piedestal që ju takon, ku shumë prej tyre populli ua kishte dhënë për së gjalli.
Papërgjegjësia e disave dhe sakrificat e pilotëve
“…Mes shiut, furtunës, mjegullës, u ngritët,
detyra ish e shenjtë edhe pse me rrezik,
plotësove me zhurmën e helikopterit,
qarjet e fëmijës të lindur mes territ…”
(Shkëlqen Logu: Baladë për pilotët)
Çdo punë, profesion apo detyrë ka vështirësitë e veta. Ka gëzimet, të papriturat, e pse jo edhe rreziqet e saj. Për pilotët këto janë të përditshme. Madje për pilotët as një fluturi nuk i ngjan një tjetri. Secili ka diçka të veçantë. Të veçantat e punës, detyrës e jetës së tyre janë afërsisht këto: “Mbrojtja e kufijve të Atdheut”, “Thërret jeta e dikujt”, “Një përmbytje uji rrezikon një zonë të tërë“, “Dëbora bllokon një krahinë“, “Deti kërcënon jetë njerëzish”, “Një aksidenti i duhet ardhur në ndihmë“.
Shkurt, në shërbim të Atdheut e popullit, pilotët qëndrojnë gjithmonë të gatshëm. Kur ato marrin urdhërin “Të ngrihen avionët” i gjithë përqëndrimi i tyre është kryerja me sukses e detyrës pavarësisht nga vështirësitë e motit, natë apo ditë qoftë.
Edhe historia e aviacionit tonë ka plot ngjarje, heroizma e sakrifica shumë nga të cilat njihen edhe nga populli. Deri në vitin 1990 konsiderohej i jashtëzakonshëm ndonjë shkelje e kufirit ajror të vendit. E megjithatë pilotët tanë të aviacionit tonë luftarak disa herë kanë kapur dhe detyruar të ulen avionë shkelës të kufirit ajror, midis të cilëve edhe një avion amerikan e një jugosllav vite më parë. Pak kohë më parë erdhi në Shqipëri një ushtarak me profesion pilot. Duke folur për të mediat shqiptare i veçuan si “Meritë“ realizimin e 1800 fluturimeve. Pilotët shqiptarë, midis të cilëve edhe nga këta dëshmorë, e kishin kaluar vite më parë këtë numër fluturimesh. Në një përvjetor të përkujtimit të rënies së pilotit Ndue Logu, ushtarakë të lartë dhe kolegët e tij thanë se “…Ka realizuar mbi 5500 fluturime…”. eshtë i njohur edhe fakti tjetër, ai i uljes së avionit luftarak me motorr të shuar mbi 3000 metra lart, pa pësuar aksident nga piloti i taletuar Bilal Sina, çka tregon për aftësi profesionale, trimëri e përkushtim në detyrë. Në librat e fluturimeve të pilotëve tanë dëshmorë gjen fakte shumë interesante, të një shkalle shumë të lartë specialiteti, çka kanë habitur edhe specialistët e huaj kur janë njohur me to. Fakte të tilla që përmendëm më lart ka plot e në çdo kohë në efektivat e aviacionit tonë luftarak. Shumë detyra dhe po kaq të vështira kanë kryer edhe njësitë tona të aviacionit helikopter në çdo skaj të vendit, shumë nga të cilët kanë mbetur në kujtesën e popullit.
Por ndërsa i hedhi një vështrim të shkurtër jetës, punës dhe sakrificave që bënë 38 pilotët tanë dëshmorë (kuptohet me aq sa njohim), nuk më del nga kujtesa paaftësia dhe brutaliteti deri në përmasat e një krimi i disa drejtuesve të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes në ato vite. Eshtë plotësisht e vërtetë se të 38 pilotët dëshorë nuk ju shangën kurrë detyrës deri sa dhanë jetën. Por sot shtroj një pyetje e cila më ka shqetësuar vite më parë (bile jo vetëm mua por edhe familjarë të pilotëve dëshmorë): A mund të shangeshin disa nga këto aksidente të pilotëve? A është e ligjshme, e moralshme, njerëzore që t’i vësh alternativën ligjore, ushtarake, morale e atdhetare ekuipazhit të fluturimit, ”o të bëhet kështu o s’ka…?!” Aq më tepër që kjo alternativë, në formën e urdhërit ushtarak, të jepet nga disa drejtues të lartë të M.M. që ishin injorantë në fushën e aviacionit, si ish- ministri i mbrojtjes Prokop Murra.
Qërkuse ndodhi aksidenti tragjik e më i madhi në historinë e aviacionit tonë, ai i Llogarasë, rastisa të takoj një dëshmitar ( të para aksidentit) të asaj nate të tmerrshme. Pas shumë vështirësish- tregon ai – dy helikopterët mbërritën tek ndodhi aksidenti automobilistik së bashku me ekipet mjekësore. Pasi ju dha ndihma e shpejtë të plagosurve u bë përgatitja për kthimin në Tiranë me të aksidentuarit që ishin më rëndë. Por kushtet e motit u keqësuan së tepëri. Urdhëri ishte për t’u kthyer patjetër, madje edhe me urgjencë. Dy ekuipazhet e helikopterëve ishin zënë ngushtë. Kushtet meteorologjike si nga deti ashtu dhe në lartësitë e maleve ishin keqësuar shumë, e sa vinin e keqësoheshin deri në pamundësi për t’u ngritur në fluturim. Udhëtimi atë natë, të paktën për disa orë, ishte i pamundur. Për këtë u njoftua udhëheqja e lartë e Ministrisë së Mbrojtjes. Por në kufjet e radios së pilotëve vjen urdhëri fatal me përmasat e një krimi të llahtarshëm: “O gjallë o vdekur, me çdo kusht me u kthye në Tiranë“!!! Kishte urdhëruar partizançe Prokop Murra nga kolltuku i butë i ruajtur në vilën e tij e gardianë.Tani për pilotët nuk kishte më asnjë mëdyshje. Ata, të ndërgjegjshëm për detyrën e të vetëdijshëm për rrezikun, u ngritën në ajër dhe u drejtuan drejt vdekjes së llahtarshme, për të shkuar mes për mes ferrit, me të vetmen shpresë tek aftësia profesionale. Por jo. Ishte forca e natyrës e papërballueshme… Bile aq të qartë e panë pilotët rrezikun me sy, sa njeri nga pilotët u përqafua me të gjithë dhe në fund ju tha: “Latumirë.. se zor se shihemi më gjallë…” Dhe ndodhi ajo që tronditi tërë vedin. Madje u bë edhe lajmi i parë i TV të huaja. Forca e natyrës, fati i keq, por më shumë urdhëri kriminal i kishte gjykuar tepër rreptë këta heronj. Dhe si për turpin e atij dhe të disa të tjerëve Kopi qëndronte akoma Ministër i Mbrojtjes.
Po kështu më ka mbetur në kujtesë edhe një fakt tjetër. Në një takim të ish zv.Ministrit të Mbrojtjes Simon Ballabani më 14 maj të vitit 1987 me një pjestarë të familjes së një piloti të rënë heroikisht në krye të detyrës. Ballabani ju përgjigj: “Ne nuk kemi përgjegjësi fare…., nuk e kemi urdhëruar ne që të bënte atë akt… çdo gjë e ka bërë vetë dhe po vetë mban përgjegjësitë e pasojat.”
Kuptohet qartë nga kjo përgjigje se ç’vlerë kishte për ta piloti, kuadri, komandanti, njeriu sipas koncepteve të këtyre sharlatanëve. Jepte një përgjigje të tillë për një pilot kuadër të lartë të aviacionit, kur po ky Simon Ballabani e kishte shok banke në Akademinë Ushtarake! Po kaq banal e poshtërues ka qënë qëndrimi i kuadrove të lartë të Ministrisë së Mbrtojtjes sa as për ngushëllim nuk kanë shkuar në familjen e këtij piloti.
I kësaj natyre ishte edhe qëndrii ndaj pilotit Idriz Hoxha nga drejtuesit e atëhershëm të Ministrisë së Mbrojtjes të Safet Zhulalit. Edhe pse Idrizi ishte pilot luftarak i zoti dhe një komandant regjimenti i përgatitur, me çertifikatë politike të spiunëve mbas 22 marsit, Idrizi u shkarkua nga të gjitha detyrat, ju hoq e drejta e fluturimit, u largua nga ushtria. Mbas shumë peripecish Idrizi mundi të fitonte të drejtën e fluturimit, por si pilot i thjeshtë. Pas këtij qëndrimi të padrejtë e poshtërues ai e pati të vështirë gjetjen e qetësisë në fluturim dhe sigurinë e së ardhmes. Por dhe vdekja e tij më 20 gusht 1993 është e dyshimtë. Në atë fluturim të fundit Idrizi shoqëronte komandatin e tij, i cili kur zbriti tha: “S’kam parë asgjë…”! Një qëndrim poshtërues dhe një vdekje e mistershme e këtij piloti trim.
Po nejse, T’i lëmë sharlatanët hakmarrës. Le të kthehemi tek pilotët dëshmorë. Një gjë duhet thënë me forcë, në sakrificat dhe gjakun e derdhur të 38 pilotëve dëshmorë ka pjesën e vet edhe papërgjegjshmëria, paaftësia, aroganca, e pse jo edhe paturpësia e kastës së lartë drejtuese dhe injorantët që kanë uzurpuar herë pas here dikasterin e M.M. në ato vite. Këta pilotë që sot janë dëshmorë nuk e meritonin këtë qëndrim. Ata dhanë gjithçka që patën mundësi. Ndërsa shoqëria jonë mendoj se duhet të bëjë maksiumin e mundshëm për ta, sepse ata lanë fëmijët jetimë, lanë prindërit të vetmuar, gratë të veja. Mbi të gjitha lanë moshën në kohën më të mirë. “… Ata i përkasin edhe memories së kombit të tyre për aq sa mundën të bënin…”, shkruan në librin e tij me titull “Fluturimi i fundit” Llazar Çuçi kushtuar pilotëve dëshmorë.
Emra, toponime dhe kujtime
“Ti piloti me ngazëllim,
i vure emrin e bekuar, AJRIN….”
Sh. Logu
Cilido që ka patur fatin që të jetojë me pilotët siç e kam patur unë, të ketë shoqëri apo miqësi me ta, duhet t’iu ketë rënë rasti të njihet me aspekte të ndryshme e shumë interesante të jetës së tyre, me pilotët, me guximin, herozimin, aftësinë dhe detyrën, veçanërisht të regjimentit të helikopterëve. Njerëz që kanë diçka të lidhur me to, Dikush ka kujtim shpëtimin e jetës nga pilotët, diku është vënë një emër, një toponim vendi, dikush tjetër ka si kujtim emrin e vet nga një pilot.
Në Dukagjin të Shkodrës, diku afër qëndrës së zonës, në një shesh që historia e kishte lënë në harresë, kur aty u ul për herë të parë në vitet 70-të një helikopter për t’u ardhur në ndihmë malësorëve, dukgjinasit i vunë emrin “Sheshi i helikopterit”, i cili edhe sot njihet me këtë toponim të ri. Po kështu në Shëngjergj të Tiranës, vite më parë e kishin lënë një copë tokë pa shfrytëzuar dhe e kishin emëruar po ashtu “Sheshi i helikopterit”.
Duke ju kthyer këto ditë bllokut me kujtime për pilotët e me pilotët, gjeta një shënim të vitit 1980, 42 vjet më parë pikërisht me njerin nga këta pilotë dëshmorë, e vëllain tim Nduen. Dhe ja se si. Nga një zonë e thellë e veriut u muar me helikopter një grua në një lindje të vështirë. Gjatë kthimit për në Tiranë, gjatë fluturimit, në prezencën e mjekut të urgjencës gruaja lindi një djalë. Dikush tha se ky do të bëhet pilot sepse lindi në ajër. Nuk e di si ndodhi, por si nëna e djalit të porsalindur ashtu edhe të tjerët, emrin e lanë në dëshirën e pilotit. Atëherë vëllai që pilotonte avionin e pagëzoi me emrin simbol AJRIN. Që të gjithë qeshën dhe e miratuan këtë emër të bukur e domethënës. Tani Ajrinit i takon që të jetë plot 42 vjeç. Nuk e di se ku mund të jetë apo çka ka ndodhur me fatin e tij. E ndërsa nuk dimë gjë për fatin e tij, dimë se piloti që i vuri emrin kur lindi në ajër nuk jeton më. Ai është në listën e 38 pilotëve dëshmorë.
Ndjenjë të fuqishme dashurie e respekti shpreh edhe një nënë nga Kavaja ndaj një piloti që sot është dëshmor. “…E bijtë e mij- ju drejtua ajo pilotëve – ju paçin nënat tuaja që ma shpëtuat djalin… Ejani t’iu puth në faqe se më duket sikur ju puth të gjithëve pilotët që na gjenden afër në raste rreziku”, ndërsa i rridhnin lotët nga sytë. Nuk ka zonë të Shqipërisë ku të mos ketë kujtime të tilla. Këto kujtime ruhen nga populli sepse janë të lidhura me jetën e tyre, me detyrat e pilotëve, shumë nga të cilët janë dëshmorë. Të tjera kujtime do të shtohen në vite e dekada. Por duke uruar që të kemi sa më pak dëshorë, në mos hiç, e sa ë shumë fitimtarë në luftën e madhe të jetës në shërbimin tonë të aviacionit luftarak e civil, nga pilotët tanë, se siç ka thënë një gjeneral rus, pilot i Luftës së Dytë Botërore “… Pilot do të thotë koncentrim vëmendje, vullneti dhe aftësie për të shkuar në rrezik…” dhe për të dalë gjithmonë fitimtar- shton piloti veteran, ushtaraku i talentuar, një nga krijuesit e aviacionit dhe ish- komandant njeriu i sakrificave e privacioneve të mëdha Edip Ohri.
Kujtime, mall dhe lot
“…Fluturim të mbarë, o shpirt fëmije.
zemër e trishtë e mikut të uron,
qoftë i ëmbël flladi, që të shpie,
n’ato vise, ku veç malli shkon….”
Jorgo Bllaci
Akoma më kujtohet ajo ditë e rivarrimit të vitit 2003 tek po vijnë njeri pas tjetrit pilotët tanë trima në arkivolet e kuq të mbuluar me Flamurin tonë Kobëtar, sepse ata ishin flamurtarë të njësive tona të aviacionit. Ata priten me nderime ushtarake sepse që të gjithë ishin ushtarakë të devotshëm. Ata priten nga pilotët e tërë brezave, sepse ishin që të gjithë, pedagogë, eprorë, kolegë e shokë. Ata priten e përcillen nga qeveritarë, deputetë e ushtarakë të lartë, sepse të gjithë ishin ushtarakë të lartë, intelektualë me fakultete, me akademi e gjuhë të huaja. Ata priten nga kuadro e komandantë repartesh, sepse shumë prej tyre ishin komandantë njësish. Priten nga pilotët me emblemën e bukur në kapele, e krahët e shqiponjave të hapura, sepse ishin dhe MBETëN SHQIPONJA Të PëRJETSHMe. Priten me nderime të mëdha, sepse ishin dhe mbetën nderi i njësive ushtarake ku shërbyen e i tërë ushtrisë sonë dhe i mbarë kombit.
Edhe pse kishin mosha të ndryshme, edhe pse kishin vite të ndryshme lindje e vdekje, edhe pse kishin aerodrome të ndryshme ushtarake, ata kishin pothuajse gjithçka të përbashkët. ata mbi të gjitha kishin idealin, kishin profesionin, që të gjithë ishin pilotë, kuadro të mirë. Që të gjithë kishin të njëjtin motiv të rënies, ndjenjën e lartë të përgjegjësisë për detyrën, dashurinë për popullin dhe Atdheun. Ata ranë në kohë e vende të ndryshme, por që të gjithë i bashkoi profesioni, ashtu siç i bashkoi qielli, po i bashkon tani edhe toka e shenjtë. Dhe nuk janë pak për vendin tonë. Plot 38 dëshmorë që kurse u krijua kjo ramë luftarake në vitin 1951. Po t’u shtohej këtyre edhe dy studentët pilotë që ranë jashtë shtetit në prag të diplomimit, atëherë ky numër do të shkonte në 40. Saktësisht në çdo rreth 18 muaj i takon të ketë rënë një pilot dëshmor. Ose një dëshmor në çdo 13 muaj që kurse ra dëshmëori i parë më 1958 që ishte Vasil Trasha. Tepër i madh ky numër për një vend të vogël si ky yni dhe i paangazhuar në asnjë luftë.
Jo vetëm rënia e tyre është heroike, por tërë jeta e secilit është po kaq heroike. Për këtë ka tregime të jetuara, ka statistika dhe fakte arkivore e muzeale.
Me qindra e mijëra fluturime ka kryer në qiellin tonë secili nga këta pilotë dëshmorë në interes të mbrojtjes së vendit dhe në shërbim të popullit. Madje ka prej tyre që i kanë kaluar mijërat e fluturimeve çka përbën një rekord më vete. Po të bashkojmë tërë kohën e qëndrimit në ajër të një piloti që ka realizuar 5500 fluturime- siç thamë diku më lart- i takon të ketë qëndruar në ajër për rreth 6 muaj. Prandaj është pak të thuhet se vdekja e tyre ishte një humbje. Eshtë një hubje e shumfishtë. Ata hubën jetën, humbën fëmijët e tyre, humbi aviacioni, humbi vetë ushtria sepse ishin edhe si ushtarakë nga më të përgatiturit. Që të gjithë ishin me shkollë të lartë specialiteti. Rreth 60% e tyre ishin komandantë repartesh e nënrepartesh. Gati 40% e tyre ishin me akakdemi të lartë ushtarake, e gjuhë të huaj e specialitet të dytë. Mbi ¾ e tyre ishin në shërbim të aviacionit luftarak të drejtpërdrejtë. Rreth 1/3 e tyre ishin në njësitë e aviacionit helikopter në shërbim të dyfishtë, ushtarak dhe civil. Rreth 28% e tyre i përkasin tragjedisë më të madhe, asaj të Llogarasë. Gati 1/5 e tyre i përkasin rrethit të Vlorës. Kishin një moshë mesatare nga më të bukurat, rreth 33-34 vjeç. Më i riu ishte 19 vjeç ndërsa më i moshuari nuk i kalon 48 vjetët, moshë kjo që të shkakton gjithmonë dhimbje e lot që s’thuhen kurrë. Në këto 32 vitet e fundit veçanërisht në prag të këtyre ndryshimeve e transformimeve të kombit tonë, do të qe më e nevojshme se kurrë prania e tyre, edhe pse disa prej tyre do të ishin në pension.
Vazhdimisht takoj, por këto ditë kam takuar më shumë shokë e kolegë të pilotëve dëshmorë për t’u njohur me aspekte të punës e jetës së tyre, edhe për interesat e këtij shkrimi. Kanë emocione takimet me ju pjestarë të familjeve të dëshmorëve pilotë- më thoshte dikur piloti Sami Guzina. Ata i kishin nga kuadrot më kryesorë, i kishim komandantë e pedagogë disa prej tyre. Por mbi të gjitha i kishin shokë, shokë pune, shokë ideali, shokë jete… dhe vijon të na tregojë aspekte pune e jete shumë interesante çka ne nuk i dinim edhe pse jetonim me të. Dhe ashtu i tretur në kujtime Samiu ngriti kokën lart si për të mposhtur emocionet që ridhnin nga tregimet për jetën e pilotëve dëshmorë, shton: “Ata i kishim dhe mbeten shembulli ynë i gjallë, për ne e për brezat e pilotëve të ardhshë“. Unë mendoj se piloti Sami Guzina ka plotësisht të drejt dhe ja pse.
Në asnjë shtresë a sektor tjetër të shoqërisë sonë nuk mund të gjesh njerëz me virtyte kaq të larta se sa tek pilotët. Ata të shohin tërë dashamirësi, me ata sy të thellë sa qielli, e atë shpirtin e tyre të madh sa deti, me thjeshtë e fisnikëri së bashku. Kur bisedoja me ta të dukej se po të falin të gjitha mirësitë. Biseda e ta ishte shumë e çiltër, dashamirëse deri në përmallim. Ata duan të ndajnë me ty tërë mrekullinë që të fal vetë fluturimi. Kështu më ka ndodhur gjithmonë kur rrija, bisedoja apo ndodhesha në shoqërinë e pilotëve, disa nga të cilët tani po i përkujtojmë si dëshmor. Kështu ndodhte kur bisedoja me pilotin veteran, ushtarakun e talentuar, ish-komandantin e aviacionit tonë Edip Ohri. Kështu më ka ndodhur kur takoja e bisedoja me pilotët veteranë Gizdar Veipi, Qirjako Dhima, Masar Agën apo me Samiun., Veliun, Jorgon, Enverin e shumë të tjerë që kam patur fatin të njihen me ta, me punën edhe jetën e tyre të pilotit.
Në bisedat tona flitej për atë pjesë të jetës së tyre që kalonin “midis tokës dhe qiellit”, për gëzimet që ndjejnë gjatë kryerjes së detyrës së shenjtë ndaj popullit dhe Atdheut. Por dhe të rrënqethin me të papriturat që sjell profesioni i pilotit si psh vështirësitë e atosferës, të teknikës së fluturimit, të armatimit, terrenit, të natës apo ditë e keqe etj. Pikërisht me të tilla vështirësi i patën përballuar me sukses. Por gjatë jetës së tyre dhe detyrës së pilotit pati dhe vështirësi të papërballueshme e me rrezik jete. Ata e dinin mirë këtë, por asnjëherë nuk ju shmangën detyrës. Ndaj me ndërgjegje e vetëdije të plotë sakrifikuan gjithçka. U vetëflijuan në emër të detyrës, në emër të përgjegjësisë së lartë, në emër të jetës së të tjerëve për interesa humane, më se njerëzore.
Më datën 24 prill të vitit 2003, në prag të 53 vjetorit të krijimit të aviacionit luftarak, qe organizuar në Tiranë ceremonia shtetërore për rivarrimin e këtyre pilotëver “Dëshmorë të Atdheut” në varrezat e Dëshmorëve të Kobit në Tiranë. Atë ditë ishta dhe vetë prezent sepse rivarrosej edhe vëllai im Ndue Logu, pilot dëshmor. Pak ditë më parë diçka nga ky shkrim desha ta botoja në një gazetë. Erjon Braçe i “Zërit të Popullit”atëherë , nuk pranoi ta botonte. As Luan Kondi te gazeta “Panorma”, as Nikoll Lesi tek “Koha Jonë“, as Skënder Minxhozi te “Gazeta Shqiptare”, e një italiani, as Blendi Fevziu tek gazeta “Korieri”. Po kështu edhe dhjetë gazeta të tjera. Këto gazeta dhe gazetarë shkruajnë për gjithfarë pisllëqesh por për pilotët dëshmor jo, ndërsa votat e familjeve të pilotëve dëshmor i duan, bile edhe ju a kërkojnë sa herë bëhen votime. Në këtë ceremoni mortore poshtërsinë e gazetarëve e bënë edhe qeveritarë e politikanë.
Nga 140 deputetë që kishte dhe ka Parlaenti Shqiptar, 137 prej tyre nuk e gjykuan me vend për të dalë deri tek varrezat e “Dëshmorëve të Kombit” për t’i nderuar këta heronj të aviacionit, edhe pse dëshmorët pilotë ishin pothuajse nga të gjithë rrethet e vendit. As ministrtat e qeverisë së kohës nuk u dukën gjëkundi. As kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk e mori mundimin të dalë edhe pse betohen për të nderuar të rënët. Turpin e paçin. Ja pse them kështu: Kur vdiq një koloborscionist në Elbasan i gjithë parlamenti dhe qeveria u shkulën drejt Elbasanit. Për këta, një bashkëpunëtor i fashizmit, peshoka më rëndë se 38 pilotë, studentë pilotë dhe teknikë heronj të aviacionit. Dhe me paturpësi betohen për dëshmorët, për vlerat, për historinë, luftën etj… Mashtrim banal.
Me gjithë këto tragjedi njerëzore të këtyre dëshmorëve, të halleve, problemeve, shqetësimeve e punëve që solli vdekja e tyre, unë si njëri nga pjestarët e familjeve të pilotëve dëhmorë dhe si autori i këtyre rradhëve modeste për këta heronj, shpreh konsideratën më të lartë për të gjitha strukturat që kishte aviacioni shqiptar, kuadrot e komandantët, shokët dhe ish kolegët e vëllait tim të paharruar Ndue Logu për gjithçka ata kanë bërë për ta vënë atë në piedestalin e nderit. Po kështu duhet veçuar edhe kontributi i ish- kryeinistrit Pandeli Majko, i cili ka meritën kryesore për nxjerrjen e ligjit dhe trajtimin e veçantë të familjeve të pilotëve dëshmorë të cilët dhanë jetën në krye të detyrës.
Duke kryer këto obligime ndaj pilotëve dëshmorë dhe familjeve të tyre, është njëkohësisht edhe plotësim i atij oblikimi e respekti për tërë të rënët, për historinë e lavdishme të popullit tonë, sepse siç shkruante djali im Shkëlzeni, në baladën kushtuar pilotëve dëshmorë:
“…Dhimbja për ta nuk mund të tretet,
pjesë e së shkuarës kurrë s’mund të mbetet…”
Pilotet kane qene dhe jane nje nga trupat me te nderuara te kombit tone dhe duhet te nderohen sic e meritojne. Ata benin detyren e tyre ndaj atdheut. Si bir piloti jam krenar për ta dhe sakrificat e tyre. Ka di e perjetshme deshmoreve te aviacionit dhe respekte atyre qe akoma jane gjalle. Te paharruar qofshin.
Lavdi perjetesise se shqiponjave te qiejve shqiptare!
I paharruar kujtimi dhe respekti per ta!
DRENICA E KUQE
Lavdi Heronjëve qe çane qiellin!?/Krenar per ju perjete do jemi,/Se ju per ne ,çdo gjë flijuat/dhe me flijimin , perjetesi fituat,!?
Ti e ke shkruar kete panagjerik me te drejten tende per fjalen e lire dhe ke kujtuar se po i ben nder deshmoreve te ajrit. Me gjithe respektin dhe keqardhjen qe me ndjellin protagonistet e shkrimit tuaj, me shkoi mendja qe 38 bij nenash u vrane KOT, ne aksidente qe nuk kishin te benin me mbrojtjen e atdheut, Mund t’i quash shqiponja, e c’te duash tjeter, por ata nuk jane vecse deshmi e paaftesise profesionale dhe tangerllekut te kohes per te pasur arme moderne etj. etj.. Te ishin vrare ne lufte keta 38 djem do ta meritonin titullin e deshmorit. Por te gjithe vdiqen neper aksidente. Me vjen keq, por kjo eshte e verteta dhe realiteti. Te rroni dhe t’i kujtoni te afermit tuaj, por kaq, si gjithe te tjeret, lavdia e asaj kohe ishte fallco dhe ne funksion te egos se nje individi te marre qe spekulloi me dashurine e njerezve per atdheun per te mbreteruar per vete per 40 vjet rresht.
Ti je nje zvarranik, frikacak, …
E di ti sa vriten ne Amerike ne stervitjet, dhe ne operacionet civile?
Para nje jave ra nje helikopter me 7 vete ne ekuipazh.
Cfare ndryshimi kane ata nga pilotet tane?
Pilotet tane ishin ajka e forces Armatosur.
Ata ishin per te mbrojtur terriotorin tone nga armiku.
Fakti qe kufirin dhe ajrin tone nuk e preku asnje ushtar apo avion i huaj, tregojne qe ata e kane bere detyren shume.
Lëre Pilo është nga ata “trima,, që kur ia “punonin,, mamanë mbante kandilin për dritë.
Ju pilet, e ju lalat shkumezoni sa te doni, e verteta eshte e hidhur, 38 djem te vrare kot, per pordhat e heroit legjendar, Ju vazhdoni te na çani menderen. Hani mut, hani.
PS. Ty LALA te duket vetja trim e i mencur po koken e ke te mbushur me kake, ne vend te trurit, e mamate i perzjen kot ne kete muhabet, apo eksperienca jote te thote qe mamase mund tia mbash edhe kandilin. Neqoftese e ke bere vete, me vika keq
I nderuar Ndoc Logu,shkrimi juaj,me pasionin qe tregoni,me pelqeu.Jeni nder te rrallet,qe shkruajne,per deshmoret,e sidomos,ata qe rane ,gjate kryerjes se detyrave ushtarake,ne kohe paqeje.Si pjestar i familjes deshmon dashurine ,per njerezit ,si dhe zellin,perkushtimin dheperpjekjet ,per te kryer detyrat e tyre.Por,jo gjithcka,ka qene e lidhur:Detyra-mbrojtja e Atdheut-Pregatitja profesionale,dhe realizimi i tyre ne jete.Ne kishim,sic thoni edhe ju,nje fllote te mire ushtarake ajrore,por sherbimi i tyre real ne praktike,nuk i sherbeu realisht,qellimit.Sektori i helikoptereve,ka qene me prane sherbimit.Pilotet e tyre,shpesh,kane vene jeten ne rrezik,disa edhe kane patur fatin e keq,te humbjes se jetes,por kane sherbyer ne te kater anet e Atdheut,ne kohe te mire e te keqe,ne dimer apo vere,duke shpetuar jete njerezish,ne rrezik,apo duke furnizuar me ushqime,zona te thella malore,te izoluara nga dimri,bora e tje.Ndersa avionet e tjere,ushtarak,apo edhe ato pak avione civil (qe me shume qendronin ne “parking”),nuk treguan asnje rast,po e quajme,trimerie,apo edhe profesionalizmi.Ju permendni nje pilot,qe megjithese motorri i avionit,u fik (per cfare aresye,se nuk ka ndodhur rast i ngjashem?) me aftesine dhe guximin e tij – shkruani ju,e uli avionin,pa rrezikuar jeten,e tij,apo te tjereve!!! Por nuk thoni,se ai avion,doli krejtesisht jasht perdorimit,gjate uljes pa motor.Nje tjeter pilot,qe me shume merrej me sport (hedhje gjyleje),edhe pilotimin e merte me sportivitet,dhe gjate nje stervitjeje,ne toke,pa u ngritur fate ne ajer,krejtesisht per pa aftesi e eprofesionalizem,e nxorri avionin jasht piste,e natyrisht,jasht perdorimit.Asnje mase,ndaj ketij shkaterrimi te mjetit,dhe per cudi,kohe me vone,ky pilot (qe as ne sport nuk shkelqeu),na dekorohet,deri ne drejtor fluturimi ne Ministri!!! Ndersa flagrant ,ka qene nje deshtim i plote i aviacionit tone,jo vetem pilot,por edhe ne sistemin e fluturimeve.Ka qene viti 1968,kur Sovietiket,pushtuan Cekosllovakine.Ushtria jone,por edhe i gjithe populli,ishte te gadishmeri te larte,qe presupozonte,se te gjithe ishim ushtare.Rezervistet,qendruan neper repartet,ku kryenin detyrimin rezervist,dite me rralle (mundet rreth dy jave),dite e nate ne repart,te armatosur simbas detyrave.Si rezervist ne reparin ushtarak te aviacionit ne Rinas,pashe me syte e mij (natyrisht,te gjithe ushtare,oficere dhe rezerviste),ne nje dite te bukur me diell,qershori,nje avion,qe nuk ishte civil,por as i ushtrise tone,nje tip tjeter,po fluturornte mbi aeropor,duke ardhur rrotul zones se aeroportit,duke tundur krahet.Kjo shenje,per pilotet,tregonte,se ai kerkonte te ulej,kerkonte leje,ose nje drejtues (avion tonin),qe t’a udhezonte….Per cudi,ne fundin e pistes se Rinasit,qendronin kater avione,ne “Gadishmeri te plote (simbas detyres),meqenese ishte kohe gadishmerie e larte,sepse zakonisht,ne gadishmeri qendrojne vetem dy avione.Ne (rezervistet)pritnim,qe ata kater avionet e gadishmerise se larte,te ngriheshin me uturime dhe shspejtesi maksimale per te kryer detyren,qe po ja kerkonte avioni i huaj!!!! Asnje levizje ne nje repart ushtarak ,ne gadishmeri te larte,prej frikes se sovietikeve.Mbas disa minutave,dikush e njofton nje pilot (Dizdarin),qe po flinte ne hotelin e pilotave, si pilot,qe do merrte gadishmerine,turnin tjeter.Ky ishte edhe nje nga komandantet e pilotave.Me te marre lajmin e cuditshem,zgjon edhe nje kolegun e tij te turnit (nje pilot nga rrethi i Tiranes) dhe te dy dalin me vrap,me mbathje dhe kanatjere,drejt fundit te pistes,ku ishte gadishmeria>Pilotet e gadishmerise i thane se nuk kishin marre asnje njoftim,e jo me urdher,per tu ngritur,dhe thane se kishin frike te ngriheshin pa urdher.Dizdari,me kolegunhipin ne avionet e gadishmerise,sic ishin dhe u ngriten shume shpejt,ndrkohe,avioni i huaj vijonte xhirot e tija,mbi Rinasin,qe na ishte ne gadishmeri te larte luftarake….Shikojme nje cfaqje interesante,te papare ndonje here,ku dy avionet tane,qe me ne fund ishin ngritur,e futen ne mes avinin e huaj dhe me sinjalet e tindjes se kraheve,e drejtuan,nga linja,qe duhet te ndiqte,per t’u ulur ne pisste.Piloti huaj realizoje,udhezimet dhe filloi te ulej,nderkohe,qe avionet tane vijonin xhirot,lart mbi aeroport,deri sa avioni huaj preku pisten ,ndaloi ne fillim te saj dhe priti deri sa shkoi nje xhip,per t’a pritur ne toke.Sikunder tha piloti i huaj,na paska qene ne nje stervitje qitjeje,me raketa ajer toke (dhe dukeshin qarte dy raketar) ne nje poligon te Maqedonise,por na paska humbur(!?!) rrugen.Dhe prej Maqedonise e deri ne Rinas,asnje radar,apo sherbim i MKA nuk na e paska pikasur. Kjo pra zoti Ndoc,ka qene mbrojtja jone e kufijeve te Atdheut,ku mund te hynte kushdo,pa u diktuar,ne mes te dites me diell qershori,dhe ne mesin e nje gadishmerite te larte luftarake te te gjitha forzcave tona te armatosura.
Or ti Krist me emër të ri! Ti mor birbo duhet të jesh nga ata bythëpambukët tiranas që në stërvitjen dimërore jo që ikën si minjë të rjepur por lanë edhe kuaj e mushka lidhur sa i çau ujku ose ngordhën për të ngrën.
Po ti na Ushnja cfare je ti, bythelesh qe i vret armiqte pa dale nga shtepia. U ftofsh ne bythe, u ftofsh, debil i lindur, apo te ka hedhur jot’eme nga minderi kur ishe 4 vjec se ju merzite ngaqe dhisje shume.
Ehhh… more vëlla, lodhesh kot me këtë shkrim. Nuk ka më burra atdhedashës, nuk ka më krenari Shqipëtari, nuk ka më tradita Shqipëtari. Në vendin tonë të dashur mbizotëron rrugaçëria,kurvëria, hajdutëria, ligësia, pabesia dhe mospërfillja ndaj gjithçkaje që na ripërkujton të shkuarën tonë të vuajtur por në të njëjtën kohë, heroike dhe të lavdishme. Mjerë ne të gjorë që na ka rënë për pjesë të jetojmë në këtë shtresë shoqërore që flet vetëm në emër të lekut.
38 pilote deshmore jane viktima te arkivoleve fluturues qe Bota i tregon me gisht si MIG-et sovjetike dhe kineze qe jane rezili i aviacionit boteror si shpikje e Rusise Bolshevike dhe qe erdhi si nje mallkim i aviacionit shqyptar
PSE E THEM KETE?
Sepse MIG 17, MIG 19, madje edhe krenaria e hershme e sovjetikeve, MIG 21 jane cilesuar nga pilotet si:
ARKIVOLE FLUTURUES
Per shkak te defekteve te shumta dhe te manovrimit te veshtire nga kabina e pilotit dhe po te shtojme ketu krahet e shkurtera keta aeroplane gerdalla sovjetike kane vrare shume pilote qe kur profesori i aviacionit bolshevik Mikojan vendosi qe te projektoje aeroplane gjuajtes reaktive per te konkuruar F 4 dhe F 14 amerikane,
prandaj:
Faji nuk eshte i piloteve shqyptare, por i Murtajes Bolshevike qe mbolli Enveri me LANC -in kriminal qe sollen me vete aeroplane sovjetike MIG si:
ARKIVOLE FLUTURUES
Nga 250 avione qe kishte gjithe e gjithe shteti nshqiptar,,50 cope u rrezuan dhye 38 pilote vdiqen kot nasikoti,,pa lufte,pa krisma..Jo shqiponjat,por edhe sorrat dhe laraskat kane rendiment me te larte fluturimi.
I bie qe 15% te avioneve dhe piloteve te kene rene deshmore ne kohe paqe.Kjo ndodhte sepse pilotet i merrnin nga klasa katundare,,njeres te trashe,maloke dhe katundare hesapi,qe plotesonin kriterin e besnikerise ndaj partise se Punes
demo, sorra e Salehut , shkurt , turpi i Shqiperise , po juve ju deshen vetem 5 vjet ti nxirrnit fundin gjithe asaj pune kolosale qe u be per 50 vjet ,perfshi ketu edhe ushtrine. Tani qe i sistemuat te gjitha ne xhepat tuaj ,kerkoni te diskretitoni edhe ata qe dhane jeten per mbrojtjen e kufijve , punuan e sakrifikuan ne ato kushte te veshtira te kohes, edhe aq ishte arritje se asgje s’kishin trasheguar nga regjimi i Zogut. Ata qe ti i quan ‘sorra’ ishin Shqiponja Krenarie , askujt s’ia mbajti te shkelte kufirin ato kohe se i shkerdhehej rraca dhe linte kermen atje. Turpin e bete ju ne 94-en kur nje komando e famekeqeve te MAVI-it , u mori peng gjithe repartin me 120 rekrute , ku humben jeten nje ushtar dhe oficeri i rojes(i vetmi i armatosur), ja kaq poshte e ulet ju ushtrine derisa i dhate dermen ne 97-en! He mo , ku e keni ‘partnerin strategjik’ qe ju zhveshi nga gjithcka dhe sot hapsiren ajrore ua ruajne Greket e Italianet , bleni avione moderne dhe dilni zot vendit. Se beni dot sepse jeni PULA qe beni vetem gelasa dhe keni qelbur anembane vendin!
Ndihem krenar sa dhimbie ndiej 3vjet te krijimit te asaj ARME te aviacionit me syte nder ata, sa zemra ndiere gezime sa dhe dhimbie, mbi tre vjet ne sherbim te Vrojtimit Ajror Roadio-Llokacion thirej reperti Yne me mbi 6 stacine vrojtimi me mjetet modrne te kohes,siciishte dhe R.satcioni P.30ta ne Kodrat e Lushnjes,me i rendesishtmi i asaj arme. Me sa shkruani ju i ndeuar Ndoc Logu me Jun jam,po do doja te vecoja ate konkluzionin tuaj,per anet negative te udheheqies,ne ket shkrim, vertet qe na ben KRENAR per ate ARME te sigurimit tone kombetar. Mbi dy ore me shkrimin tuaj mare,perjetuar,ato 3vjet e 4 muaj ushtar, me kujtimet e atyre viteve jetoj,deri me kryedhimbien,shoqeruar me ekranin e Radiostacionit P 30t ne Lushnje,shoqerova ate katastrofe, rrezimin e avionit reakti te Vasil Trashes,ne ulje drejt aeroportit te Kucoves,(Qytetit Stalin-thirej ato vite…)sa te Komandantit legjenda,Niko Hoxha,me dhimbie percielle …Faleminderit sa silni ju i nderuar Ndoc Logu.deri ate vellain tuaj te nderuar*mes 39 deshmoreve PILOTE sjelle.
I perjetshem kujtimi i TYRE.*PELLUMA te paqes fluturues*..
.Sa kemi per te treguar per Ta.Turp sa i denueshem eshte,shkaterrimi i aviacionit shqiptar sa i gjithe ushtrise populore nga vitetet,pas 90tes perjetuar
. *Dhimbie e madhe POPULL* Guri Naimit D
E mbyll komentin tim,si 86 vjecar,tej oqeanit, dhimbie te dyfishta marre…
I PERJETSHEM kujtimi i DESHORREVE TANE
I nderrove shqytkat o i currufjepsurÉ Po shteti kapitalist kanadez ia more asistencen mer legenÉ
shkrim per Qytetarin objektiv pa harruar dhe hajvanin Krist.
Te dy o njeres pa tru keni mllefe. Ti qutetari objektiv bèke pjese ne kanalin e Visar Zhitit. Ai shkruan genjeshtra te tilla. Ndersa ky Krist mjafton ti thuash K..ar pa koment. Ky Demo do tè jetè ndonje Tufe
Intelektuali e qerosa pa tru ka me bollek ne shqiperi. Frymezues keni Saliun
Bravo Leksi, tashti qe i vure vulen ti nuk ka tope qe e luan. Ti me siguri qe duhet te kesh qene shef kuadri,s e te vika ndoresh per te bere karakteristika dhe biografi. E thashe nje here e po ta perseris edhe ty o Leksi. Njerezit qe vriten ne aksidente nuk kane pjese ne heroizem, as ne lavdi Shpesh aksidentet jane pasoje e budallallekut ose/dhe padijes. Te pelqen apo jo ty re Leksi, e verteta mbete e vertete. Lavdia eshte per te tjere njerez, jo per ata qe vriten ne aksidente.
Jane mbledh ca koqe ne org e partise si intelektuali qe shan miget(sikur ky ka shpik ndonje avion tjeter me te mire) si difektoz dhe qe vrane 38 vete(jo te gjithe jane heronj) dhe harron se sa raketa hapsinore kane deshtuar,sa jane vrare ne stervitje ne cdo shtet(te mos themi sa jane vrare ne luftra koti te sajuara per interesa) dhe ca te tjere na diskutojne se ishin fshatare apo te pa afte,por harrojne keta buth pambuke se ne ate kohe preferonin deget qe u jepte babai sekretar partie apo drejtor dhe i shikonin keto deget e ushtrise me perbuzje.
Kan rene deshmore jo per Demokracine, por per mbrojtjen e diktatures.
Rane deshmore per ruajtjen e sovranitetit te shtetit o njerez te pa dinjitet , sot e keni kthyer ne nje bordello e vend tranziti per gjithe llumin e botes!
Kushdo qe anatemon pilotet apo cdo atdhetar tjeter qe punuan per vendin duhet te jete gjakprishur e jo Shqiptar.Ata deshmore i falen vendit cdo gje,edhe jeten e tyre.Eshte absurde te identifikosh “diktaturen”me punen ne sherbim te atdheut.Clidhje ka diktatura me pilotet e elikoptereve qe shkuan per te shpetuar studentet e aksidentuar ne Llogora ne 1989-n?Lerini te qete e mos leshoni mbrockulla antishqiptare.Kreret e diktatures iken nga pushteti pa u hyre ferre ne kembe e pa kerkuar falje per bemat e tyre.Bijte bastarde te tyre qe drejtojne vendin per 31-vjet kane krijuar imazhin me te keq per vendin (ne mendimin tim)Kushdo qe ka vendosur nje gure ,sado te vogel, ne themelet e Shqiperise duhet te nderohet e te respektohet,nga te sotmit e ata qe do te vine pas nesh.Lavdi te gjithe atyre qe me vetmohim u flijuan per Shqiperine.
Pilo Lales,nuk i ve faj,se komenti i tij,eshte perpara meje,por Lala i Lushnjes,dhe Aleksi,jo vetem qe nuk ilexojne komentet,por edhe nuk i kuptojne fare.qenkan dhe arrogant,e goje palare.Une po ju tregoj fakte konkrete,po ju tregoj,se edhe kur kufiri yne u shkel,bile ne kohen e nje gadishmerie teper te larte,se gjate pushtimit te Cekosllovakise,prej Bashkimit Sovietrik.Pra aviatoret tane,qe ju po i fetishizoni pa aresye,nuk a paskan mbrojtur jo vetem kufirin,por armiku erdhi ne mes te dites,deri ne Rinas,e po te donte shkonte deri ne Tirane,e askush nuk do e ndalte,edhe sikur te donte te luej ne bulevardin e saj.E ju po thoni ,qiqra ne hell.Cfare vreri mund te kem une,qe thjesht,si nje zborist,i thirrur,si gjithe te tjeret,per te”mbrojt”nje repart ushtarak (te aviacionit),pashe me syte e mij,qe avioni “armik”ngarkuar me raketa ajer toke,jo vetem nuk pikaset qe ne kufi,prej mbrojtjes kunder ajrore,por as ngrihet asnje prej kater avioneve,qe qendronin ne gadishmeri per cdo rast rreziku.Dhe me qesharakja,rrotullohet mbi Rinas,dhe sikur i lutet ushtrise tone,hajdeni more frikacake,se dua te ulem qetesisht dhe t’u tregoj,se nuk jeni kurkund,me detyrat qe keni,po hapni syte,se ne Maqedoni,po behet stervitje e forte,dhe nuk i dihet kesaj pune….e keta komentues,grijne sallate,dhe si idiote,teper te trashe,kerkojne te na mbushin me lavdi boshe.A e kupton more Aleks,me shoket e tu,se edhe bunkeret,qe u prodhuan duke e lene popullin pa ushqim,jane shume me pak koti,se rasti qe tregova per avionin Jugosllav,qe tregoi se kufiri tone ajror,ishste ne meshire te fatit,se ata pilote qe ju po i ngrini ne qiell,perjashto helikopteret,dhe disa te tjere,qe vertete meritoni respekt,shumica ishin thjesht konsumatore speciale edhe te ushqimit te pilotave (qe jo te gjithe e meritonin).Po perseris rastin e pilotit qe nxorri avionin jashte piste (pra jashte perdorimit).Kur avioni u ndal vete,prej grumbnullit te dherave,jashte fundit te pistes,piloti,doli dhe si nje karajfil,tundete,nje si tip vareseje,neper duar,e duke fershellyer,sikur nuk kishte ndoshur asgje,papiken e pergjegjesise,per demin e madh qe shkaktoi,vetem prej pa kujdesise se tij,por edhe nga paaftesia dhe papergatitja e tij ne stervitje (per te cilen,shteti shpenzonte,pa hesap).Prandaj,Aleksit e Lales lushnjar,nese jane njerez,me kembe ne toke,me e pakta te kerkojne falje,per fjalet fyese ,dhe te mos flasin me ,kur nuk kane idene,por as e njohin realitetin.
o zotni *?*me vjen keq per sa njoh Genit tend sa Ty,mos qofsha i gabuar, fatkeqesisht pa te njohur, si shprehi per mua…!Per VETE i keni. Ne rrespekt te asaj famile, njohur ne intimitet shoqerore,ju uroj shendet e miresi…
Mos vazhdo me kesi komentesh!.Sa shtetit Kanadez i jam mirenjohes jo vetem une,po mbare emigrantet tane .
O Guri trapi, po si nuk ke turp qe shkruan me “Pasuesit veterane”. Po kush te vjen prapa e behet pasuesi tend mor idiot? Ti je nje cope i currufjepsuri me pure patatesh ne vend te trurit e do te shesesh pordhe ketej andej. Po mer ti shteti kanadez u jep nje cope buke edhe paraziteve si puna jote, po kjo nuk e ndryshon faktin qe ti je parazit, sic ke qene gjithe jeten tende te mjere.
Ate kush Jam une dhe per me teper ajo shprehia juaj”e Parazit, “me njohin te gjithe e nuk me shqetesondhe per me teper nuk kam qene e jam i mjere…vetem kam jetuar e jetoj me djersen e ballit nje jete.Do te doja qe pergjigjen per personalitetit tim,tju a japin,kush me njef sa vete organet koepetente,. per te mos u marre une me ju sipas ligjeve NJERZORE….,Prape une nuk dua te kaloj ne problemet tuaja sa familiare dhe personale .Gjithnje me cudit nga niseni me keto deponimet tuaja ,qe jane te inskenuara,kjo me cudit. Nuk kam patur ne jete asnje te tille,me konsiderata per mua.
Per vete e KENI!…ndihem krenar..kush JAM!
Mos mu dretoni *o Guri *trapi* se jam GURI NAIMIT e ndihem krenar- Dhimiter M Xhoga,”Pasues veteran”,biri i Dangellise Naimjane e jam krenar… ndaj po e bej kete koment,jo per ju per ke s’me njeh direk.
VO me falni te nderuar lexues,sa botuesit te gazetes-zene me keto fjale,kur kemi te tjera halle…
Megjithate,Ti ?-teje-gjithcka.. ja ke bere vetes,jo mua.
Ik or rrote k@ri, or maniak llafesh koti, i fryre si gjeli maje plehut.Parazit ke qene, e parazit ke mbetur.
Ore …?-tje..Dil me emer qe te te japin pergjigje qe te takon -njerezit-NJEREZ. Po do te te them mos zere Faqet e gazetave me keto komente,ne je -NJERI ! Me cudit cke me mua?!…