Banorët e Marinzës nuk janë dakord me verifikimin e dëmeve të fundit në fshatin e tyre, të cilat u shkaktuan nga shpërthimi i dy fontanave në Pusin P29 të kompanisë “Bankers”.
Ata kërkojnë verifikim të gjithë dëmeve që iu janë shkaktuar edhe më parë nga shpërthimet e nëntokës, në të kundërtën nuk do të pranojnë asnjë lloj kompensimi të premtuar lidhur me ngjarjen e katër ditëve më parë. Verifikimi i dëmeve nga fontana e gazit në Marinëz është kundërshtuar që në fillim nga banorët e prekur prej shpërthimit.
Ata kërkojnë gjithashtu garanci se nuk do të ketë më shpërthime dhe lëkundje toke në të ardhmen. Por ende nuk ka një përgjigje zyrtare nëse shpërthimi dhe pasojat e tij kanë kaluar plotësisht. Për disa prej tyre ka vetëm një zgjidhje: “Ose të largohet Bankers, ose ne banorët!”. Shpërthimi ka ardhur nga mosrespektimi i rregullores së shpimit të puseve dhe avaria e pësuar, ndërsa firma ishte edhe e pezulluar nga Ministria e Mjedisit.
Prokuroria ka njoftuar nisjen e procedimit penal ndaj kompanisë dhe do priten rezultatet përfundimtare për të nxjerrë përgjegjësitë. Fontanat shkaktuan dëmtimin e 50 shtëpive dhe sipërfaqeve me të mbjella përreth, ndërsa për fat të mirë nuk pati viktima.
Autoamnesty ne fair ,se keta Kane ma shume buildinge joligjore!