Instituti i Kërkimeve Ekonomike Ifo, i bazuar në Munih, ka akuzuar institucionet e BE-së, se kanë manipuluar shifrat e financave publike të Greqisë. Presidenti i Ifos-, Hans-Werner Sinn në një deklaratë për shtyp (7 maj) , ka theksuar se zyra Europiane e Statistikave ka hequr nga regjistri i saj i të dhënave shifrat mbi deficitin publik grek, vetëm disa ditë më parë.
“Në këtë mënyrë, institucionet Europiane po ndjekin strategjinë e zbukurimit të situatës financiare të vendeve në krizë, para zgjedhjeve të Parlamentit Europian. Në të vërtetë, Greqia është larg rifitimit të shëndetit financiar. Heqja e të dhënave ndodhi pasi instituti Ifo akuzoi Komisionin Europian, se po manipulonte publikun,”- thuhet në deklaratë.
Sipas deklaratës, pas kërkesës së Ifo-s, Eurostati ka deklaruar se i ka hequr të dhënat statistikore mbi deficitin fillestar nga regjistri, pasi ato nuk janë pjesë e të dhënave që krijojnë deficitin eksesiv. Por, deklarata e cila akuzon institucionet europiane për një ndërgjegje të fajshme, insiston mbi faktin se edhe nëse ndiqet logjika e Eurostat, sërish arrihet në deficitin prej 8.7% të balancës fillestare dhe jo në 0.8% të tepricës.
Reagimi i Komisionit Europian
Komisioni Europian ka reaguar nëpërmjet zëdhënësit të tij mbi çështjet ekonomike dhe financiare Simon O’Connor, i cili deklaroi se sipas të dhënave të Autoritetit Europian të Vëzhgimit (ESA) ekzistonte një deficit primar prej 8,7% në rastin grek. Gjithsesi, sistemi i kontabilizimit ka ndryshuar në mes të krizës financiare për të izoluar injektimin masiv të parave publike me synim evitimin e fundosjes së sektorit bankar. Midis 2008-s dhe 2013-s, 4 mijë e 900 miliardë euro të nxjerra nga fondet publike, d.m.th 39% e PBB evropiane, u angazhuan për të shpëtuar bankat në vështirësi, sipas FMN-së. Mbi këtë shumë, 1,7 miliardë euro vijnë nga kontribuuesit, pra 13% e PBB evropiane.
Gjithsesi, këto injeksione masive të likuiditetit janë konsideruar si “masa të jashtëzakonshme” në kuadrin e rishikuar të Paktit të Stabilitetit dhe rritjes, që kufizojnë deficitet kombëtare në 3% të PBB në zonën euro. “Çka do të thotë se shpëtimi i bankave nuk mund të kontabilizohet në deficitin e shteteve anëtare për të nisur një procedurë në lidhje me deficitet eksesive” ,- shpjegon Olli Rehn në një letër drejtuar Ministrave të Financës më 9 tetor 2013.
“Ju duhet t’i fshini këto kosto, në të kundërt ato do të japin një vizon të pabazuar të situatës strukturore”,- shpjegon Simon O’Connor. “P.sh. Irlanda prezanton një deficit prej 32% të PBB-së së saj, më 2010 pas masave të marra në kuadër të shpëtimit bankar. Sigurisht, kjo praktikë nuk ka aspak të bëjë me atë çka të tjerët po na akuzojnë se bëjmë : të pretendojmë se ky borxh nuk ekziston”,- shkruan ai. Për këtë arsye, vazhdon O’Connor, ne refuzojmë në bllok, sulmet e disa aktorëve sipas të cilave të dhënat qenkan manipuluar me synim dhënien e një vizioni më pozitiv të gjendjes së financave publike greke.
si ka mundesi qe asnje vend eurodemokratik te jete pa borxhe?? cfare do te thote kjo per qeverine e rilindjes qe po ashtu eshte e mbytur ne borxhe . a duhet insistuar per te shkuar ne kete europe te kalbur??