Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Berisha i jashtëzakoshëm: I kam një darkë borxh Luliçit!
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajme Flash > Berisha i jashtëzakoshëm: I kam një darkë borxh Luliçit!
Lajme FlashSport

Berisha i jashtëzakoshëm: I kam një darkë borxh Luliçit!

Dita
Published April 13, 2015
Share
SHARE

Portieri kuqezi është vlerësuar edhe dje, në fitoren ndaj Empolit, si ndër më të mirët në fushë për bardhekaltërit, pas gjysmëfinales së Kupës: “Ndihem gati dhe jam i qetë, këtë e mësova kur luaja tek Kalmari”

Në brenda pak ditësh disa ndërhyrje vendimtare dhe shpëtimtare për Lacion, duke zëvendësuar më së miri Federiko Marketin, portierin titullar të bardhekaltërve, që ka pësuar një frakturë në hundë pas përplasjes me Canën në stërvitjen e ditës së enjte. Po flasim për Etrit Berishën, portierin e Kombëtares kuqezi, që pas sfidës në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë, në “San Paolo”, dje ka rezultuar i pakalueshëm edhe me Empolin, në suksesin 4-0. Pas ndeshjes, ai është ndalur nga mediat dhe për ato laciale ka dhënë përshtypjet e tij.

– Ndeshja e dytë radhazi që e bëni shumë mirë…

– Jam i përgatitur për të ndihmuar shokët e skuadrës. Kam bërë disa ndërhyrje të rëndësishme. Përtej faktit nëse bëj një gabim apo nëse shpëtoj rezultatin, ndeshja zgjat 90 minuta dhe duhet të qëndrosh i qetë dhe i përqëndruar. Eksperienca tek  Kaljari më ka ndihmuar shumë, sepse edhe ata janë shumë më të qetë se sa këtu (Itali)…

– Kush ishte pritja jotë më e bukur?

– Ajo e Hamsikut të mërkurën në Kupën e Italisë.  E preka, por gjyqtari nuk akordoi goditje nga këndi

– Luliç vuri bast një darkë…

– Po, do të më duhet që t’ia ofroj unë. Ndërhyrja e tij në Kupën e Italisë vlen sa një gol i shënuar, edhe pse Luliç e bëri edhe atë gjë. Me të vërtetë që bëri një mrekulli

– Kundër Juventusit s’do të jetë aspak e lehtë…

– Ne jemi të përqëndruar dhe mendojmë që mund të luajmë ashtu si bëjmë gjithmonë, duke provuar të marrim edhe tri pikët

Dita April 13, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?