Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Berisha lan duart me “Piramidat”, i dërgon në gjykatë për faliment
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Berisha lan duart me “Piramidat”, i dërgon në gjykatë për faliment
AktualitetLajmi i fundit

Berisha lan duart me “Piramidat”, i dërgon në gjykatë për faliment

anazapta
Published February 22, 2013
Share
SHARE

Gjashtë firma piramidale janë dërguar në gjykatë, me kërkesën për shpalljen e falimentit zyrtar. Kryeadministratori Bajram Malaj ka kërkuar falimentimin zyrtar të piramidave, 16 pas trazirave që patën si origjinë pikërisht mashtrimin që këto skema u bënë shqiptarëve. Gazeta Shqiptarja.com shkruan sot se firmat Sude, Global Foods, Arsed, Univers, Nahlel dhe Beno janë në thelb të kërkesës së përfaqësuesit të qeverisë për t’ia kaluar në kompetencë pushtetit gjyqësor mbylljen e këtyre firmave.

Ligji parashikon që nëse gjykata i shpall firmat në proces falimenti, ajo duhet të caktojë një administrator të pavarur që duhet të likuidojë detyrimet e mbetura. Administratori caktohet kësaj radhe nga gjykata dhe jo ekzekutivi, por kjo nuk i shton shpresat për likuidim të shumave që nëpërmjet mashtrimit iu morën shqiptarëve vite më parë.

Në këtë mënyrë, përmbyllet dosja e piramidave, duke i mbyllur rrugën çdo kërkese të mundshme të qytetarëve drejtuar qeverisë për shlyerjen e borxheve që u kanë këto firma. Mesa duket, kjo është një lëvizje e Berishës, për të larë duart me një problem që u kushtoi jo pak shqiptarëve në vitin 1997.

anazapta February 22, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?