Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Berisha, ministri i tij Noka dhe Paramilitarizmi Elektoral
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Analiza > Berisha, ministri i tij Noka dhe Paramilitarizmi Elektoral
Analiza

Berisha, ministri i tij Noka dhe Paramilitarizmi Elektoral

anazapta
Published March 1, 2013
Share
SHARE

DITA: Cilët janë faktorët që ndikojnë në rritjen e valës së krimit? Çfarë e energjizon atë?

SHKRUAN: Bledar Prifti

Kriminaliteti në Shqipëri nuk mund të shihet i veçuar nga politika. Ndërsa Berisha dhe Meta ndanë mes tyre pushtetin për të vjedhur shqiptarët, qeveria e tyre bëri pakt me krimin ku gjithsecili do të ruante sferat e influencës dhe që të dy do të ndihmonin njëri-tjetrin kur do ta kërkonte nevoja. Qeveria do të ndihmonte krimin duke i dhënë hapësira veprimi, kurse krimi do të ndihmonte qeverinë për të marrë dhe mbajtur pushtetin me forcë. Kjo nuk është një praktikë e re për Sali Berishën. Berisha e ka bërë këtë gjë edhe gjatë qeverisjes së tij 1992-1997, ku qeveria Berisha i dha botës së krimit një hapësirë të jashtzakonshme për të vepruar në fushën e prostitucionit, drogës dhe pengmarrjes, dhe si shpërblim, bota e krimit u angazhua ta mbante Berishën në pushtet përmes metodave kriminale.

Ky fenomen është më se i kuptueshëm nga myzeqarët e Libofshës, të cilët në një ditë të vetme të vitit 1996 panë me sytë e tyre se si pushteti i Berishës kishte mbledhur kundër popullit gjithë botën e krimit.

Sot Berisha po vazhdon po të njëjtën strategji të lënë përgjysëm në vitin 1997. Strategjia kryesore e Berishës, ashtu si e Berishës të atëhershëm, është përdorimi i botës së krimit për të vjedhur zgjedhjet dhe kërcënuar votuesit dhe opozitën. Kjo lidhje e ndërsjelltë e qeverisë Berisha me botën e krimit u bë edhe më e dukshme me emërimin në krye të Ministrisë së Brendshme të Flamur Nokës. Emërimi i Nokës nuk ka asnjë lidhje me ruajtjen e rendit. Noka u vendos në krye të ministrisë për të përgatitur terrenin për të vjedhur zgjedhjet e 23 qershorit. Me të ardhur në krye të ministrisë, ministri Noka organizoi shpërnguljen masive të kuksianëve nga Tirana për në Kukës me qëllimin për t’i shtuar Kukësit dhe pushtetit një mandat në tavolinën e Jozefinës. Nga ana tjetër, ardhja e Nokës në krye të ministrisë i dha mesazhin për rizgjim strukturave të botës së krimit.

Dhe që nga ardhja e “ministrit të Antenës”, përveç qindra qytetarëve të thjeshtë, janë vrarë edhe tre oficerë të lartë policie. Dhe këta oficerë të lartë policie janë vrarë nga njerëz të lidhur drejtpërdrejt me pushtetin. Dje u zbulua se atentatori i dyshuar i kryekomisarit Dritan Lamaj është mik i afërt i disa funksionarëve të lartë të Ministrisë së Brendshme, përfshirë këtu të shumëpërfolurin truprojë të Sali Berishës, Agron Kuliçaj.

Mesazhi është shumë i qartë: Kurrkush, përfshirë këtu edhe oficerët e lartë të policisë, nuk mund të luftojnë krimin apo të prishin bashkëpunimin tradicional qeveri (Berisha)-bota e krimit. Pa botën e krimit sistemet autoritare janë të vdekura, dhe ndaj krimi prodhohet dhe inkurajohet në mënyrë sistematike nga këto soj sistemesh.

Sali Berishës i duhet ngahera bota e krimit; nëse nuk ekziston, ai e prodhon një të tillë, siç ka bërë rregullisht. Kurrkush nuk mund të dalë kundër krijesës së Berishës pa miratimin e tij dhe truprojave të tij. Nën udhëheqjen e Berishës dhe Nokës krimi sot ka krijuar një grupim të madh kriminelësh që i ngjason një njësie paramilitare që aktivizohet sa herë i nevojitet pushtetit.

Pavarësisht se krimi dhe qeveria Berisha operojnë të veçuara në dy sfera të ndryshme, ata do të takohen përsëri më 23 qershor, si në 1996-n.

anazapta March 1, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?