Kryeministri Berisha ka inauguruar mëngjesin e sotëm një shkollë të mesme profesionale në Kamëz, nga ku bëri premtimin e radhës për mësuesit dhe nxënësit. “Ne do bëjmë gjithçka që çdo i ri të përshtatet me kushtet e reja të tregut. 4 vitet që vijnë do jenë vitet e cilësisë të sistemi tonë arsimor të shkollimit të nxënësve tanë në arsimin parauniversitar dhe universitar. Kemi arritur gjatë 7 viteve të fundit të kapim nivelet më të larta në ndjekjen e shkollave. Detyra jonë më parësore të kapim vendet e zhvilluara në cilësinë e arsimit para dhe pas universitar. Ndaj dhe transformimi tërësor i kurrikulave do të ndodhë gjatë këtyre viteve që arsimi shqiptar të kapë nivelet më të larta të cilësisë”, tha Berisha. Ai u premtoi se nëse merr një mandat të tretë, qeveria do të rrisë rrogat e mësuesve në 700 dollarë.
Duke u ndalur në investimet e bëra në Kamëz, Berisha tha se drejtuesve lokalë nuk u mbarojë kurrë projektet për këtë bashki.
“Falënderoj kryetarin që nuk i mbarojnë kurrë projektet për Bashkinë e Kamzës. Këto vite kemi investuar 46 milionë euro në Kamëz, kemi ndërtuar dhe rindërtuar me fonde të qeverisë dhe bashkisë 80 km rruge. Rrugë të reja do të nisin së shpejti ndërtimin e tyre, falë kushteve dhe përpjekje të mëdha të bashkisë dhe punonjësve të saj në kamës më shumë se kudo janë zhvilluar biznese të shumëllojta”, tha Berisha.
Goxha rritje, as me 10% c’do vit ! Po cmimet sa do i rris keto kater vjet, se gjate 2 mandave te para sa u rriten pagat po aq u rriten dhe cmimet.
Per mesuesit e punesuar keta tete vjet, jane shume se pervecse jane te paafte, kane paguar dhe 3000 euro per tu futur ne pune
atje i ban dekleratat te ai kryebashkiaku faqezi qe te kerkon 5000 mije euro per vend pune o trap vuqidoli a ke turp more malo kodra
PIKOJ VESA E MENGJEZIT HAPI SAL I GRYKEN E THESIT PUC PUC SHAMI KUQJA
BASHKIA TROPOJA 2 .