Biznesmeni shqiptar, Hajri Elezaj, i akuzuar se ka kryer krimin më të madh financiar të zbuluar ndonjëherë në Shqipëri, është dënuar me 6 muaj burg më 31 tetor, edhe pse vendimi u bë publik vetëm fundjavën e shkuar.
Elezaj akuzohej se së bashku me një biznesmen tjetër, dhe me bashkëpunëtorë në tatime dhe dogana, kishte manipuluar eksportet e asaj që njihet si nafta virgine, e cila më vonë tregtohej në mënyrë ilegale në tregun shqiptar nga viti 2007 deri në vitin 2009.
Prokurorja e Tiranës, Daniela Sulaj kishte kërkuar 13 vite burg për Elezajn për mashtrim të rëndë, pastrim parash, falsifikim dokumentesh dhe thyerje të arrestit shtëpiak.
Por paneli gjyqësor, i kryesuar nga gjyqtari Martin Deda, e gjeti fajtor vetëm për falsifikim dokumentesh dhe e dënoi me vetëm 6 muaj burg.
Për çudi, paneli gjyqësor nuk ofroi ndonjë argument për të mbështetur vendimin. Gjykata po ashtu hoqi gjendjen e sekuestros mbi kompanitë e Elezajt, Euroil dhe Lajthiza.
Elezaj u arrestua në mars të vitit 2011 bashkë me 12 të dyshuar të tjerë, por theu arrestin e shtëpisë dhe u paraqit në gjykatë një vit më vonë.
Nga të dyshuarit, gjykata shpalli të pafajshëm ish- zyrtarin e tatimeve, Dashamir Kasaj, që akuzohej për shpërdorim të detyrës dhe drejtorin e Euroil, Bledar Rama, që akuzohej për mashtrim të rëndë.
Dhjetë të dyshuarit e tjerë, që u gjykuan në raste të ndara pasi nuk kundërshtuan akuzat, morën dënime të lehta që variojnë nga tre deri në 16 muaj.
Nafta virgine, që prodhohet nga rafineria ARMO, ka një cilësi të dobët dhe nuk lejohet të shitet brenda vendit.
Megjithatë, sipas prokurorëve, dy kompani tregtare, duke përdorur dokumente false dhe të ndihmuar nga zyrtarët e tatimeve dhe taksave, falsifikuan eksportet e kësaj nafte, duke e shitur atë në pikat e karburantit.
Si rezultat i këtij mashtrimi, dy kompanitë, Euroil dhe Fisheku mendohet se kanë fituar 40 milion euro në akcizë të papaguar duke shitur naftë të një cilësie jashtëzakonisht të dobët.
Një zëdhënës i Prokurorisë së Përgjithshme, Albi Serjani, tha se vendimi do apelohet.
Ky vendim është një goditje ndaj përpjekjeve të Shqipërisë për të luftuar korrupsionin, që është renditur mes pesë prioriteteve kyçe që Tirana duhet të plotësojë për të ecur në procesin e anëtarësimit në BE./Nga Besar Likmeta
fut gjykatesit ne burg……MENJEHERE
Njerezit kane dicka qe i mundon…
Kjo bote ka shkuar per dreq dhe se di kush do ta ndreq…
pas intatit me njerezit tani kane filluar ta shfryjne tek kafshet
Shiheni se cfare i kane bere nje qeni ne Tirane 🙂
Ruajana o zot
http://dielli.al/lajme.php?id=20771&k=71
Burgjet qenkan per ata qe skane para per te paguar dritat ose ujin !?
ne nje kohe qe ka njerez qe per nje pule te vjedhur per te thyer urine perfundojne me vite te tera ne burg? eshte per te ardhur keq per gjendjen e rende ne te cilen ndodhet drejtesia ne kete vend. zoterinj ja ku i keni parate qe kerkoni duke leshuar alarmin qe arka e shtetit eshte bosh, dhe qe doni ta mbushni duke na sjelle LHL
KETO JANE VENDIME TE SHTETIT sali-SERBI…
Ketu duket Rilindja! Jemi në vezhgim të saj! Fijet e mafjes në drejtesi shkulen kur Sovrani do cojë në Gijotinen e ligjit,pas të akuzuarit si vrases shqiptaresh,Berishën dhe pas tij,menjeherë,shkelsit kriminalë në drejtësi! Afrohu dhe lufto për demokraci të drejtperdrejtë,pa Njesha partiak! NJESH je dhe ti që lexon këtë koment,i NJESHIT Sovran! Zbrit në fushën e betejës!…
hani derra ,pini derra …….do vije nje dite qe do ti nxirni te gjitha ………………Uh njerez te peshtire ,,,,,,,,,,,,na ngjallni neveri ,,,,,,,,,,,,,nuk jemi xheloz per paret e pista qe merni ….por na revolton gjaku i fukarait qe ja pini dhe piken e fundit ….per pak drejtesi …………….E katandiset kete vend si mos me keq ……….,ju palo gjykates .
Bravo Gjyqtari, do dhe rritje rroge.
Gjykatesit e tij nuk kane me nevoje ter punojne per tere jeten. Eh! Si nuk vazhdova Juridikun, por me pelqente t’i bija pianos!?
Sa shume maskaralleqe si ky i fundit duhen te ndodhin akoma ne Shqiperi qe Edi Rama ti leje pas nje here e mire medyshjet dhe pasigurite ne veprimet e tij sic beri ne rastin e kimikateve siriane dhe te veproje me dore te hekurt ne sistemin e drejtesise.
Le ta filloje me presidentin e me KLD-ne e ta vazhdoje me nje qilizem te thelle per prokurorine e gjykatat,me sekuestrim te te gjitha pasurive te paligjshme qe gjyqtareve e prokuroreve na ua dhurokan gjithe bujari vellezer,motra e kusherinj gjasme miliardere dhe me burg per te gjithe mafiozet e drejtesise pavaresisht postit qe mbajne.Le t’ja vejne prangat brenda ne KLD atij malokut qe liroi kryetrafikantin e droges me banim “ne kthesen e Kamzes”.
Nje zakon tjeter i mbrapshte duhet te marre fund nje here e mire ne ligjet e ketij shteti.Deri tani jo vetem qe ju japin denime qesharake hajduteve,por as nuk ju faturon kush demet qe ata bejne.Demet qe shkaktojne abuzime te tilla duhen paguar nje me nje nga fajtori,deri ne sekuestrim te cdo pasurie e biznesi qe disponon.Keshtu behet ne cdo vend tjeter jashte Shqiperise.Ky Hajriu duhet te paguaje vleren e taksave te shmangura,gjoben per to,demin qe ju ka bere konsumatoreve bashke me gjoben perkatese duke ja sekuestruar te gjitha asetet qe ka.
Eshte rast flagrant dhe ne kohen e duhur per ti treguar edhe nderkombetareve, luften pa kompromis ndaj personave qe e bejne ate , personave qe e mbrojne e nuk e nenshkojne si dhe taks tatimet qe nuk i denoncojne fallcifikimet e mos likujdimin , pagesen e detyrimeve
” Ti pritet ” koka ” ne gijotine cilit do qe pi gjakun e ketij populli ” ne emer te atdheut , popullit , Rilindjes , te bjere grushti po meshire i ligjit ndaj Korupsjonit , edhe ndaj banditeve te gjyqesorit , te cilet jana perfituesit e nje pjese te ketyre parave te vjedhura ketij populli
Po me 40 miljion Eurot cfare do te behet ?M.Drejtesise ka hapur nje portal qe qytetaret te deklarojne korrupsionin.Pra keta duan,qe populli ti sherbeje gjyqtarve te cilet e denojne ate qe kapet minimalisht,pasi me pare ja kane marre privatisht cka i denuari ka perfituar financiarisht ?
Keshtu do ti beje lufte korrupsionit qeveria e jone.
Gjyqet kundra korrupsionit duhet te transmetohet ne kohe reale ne TV.Denimi i shoqeruar me fature financiare.Ti hiqet e drejta per dy breza per te punuar ne administraten shteterore.
TE PAGUAJNE KESH DEMIN ,PASTAJ VJEN BURGU.