Ministrja e jashtme Italiane Znj. Emma Bonino ka nisur vizitën e saj në Shqipëri. Në takimin e parë që kishte me Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati ajo theksoi marëdhëniet e mira mes dy vendeve.
“E njoh Shqipërinë prej kohësh, në vitet 90 ishte krijuar ideja e një shteti gri, por kur erdha në vitin 2002 gjeta një Tiranë plot ngjyra” u shpreh ajo .
Ndër të tjera theksoi se Italia ka një interes të madh për Shqipërinë duke qenë se ngjashmëria mes dy vendeve është e dukshme sidomos në rrafshin social. Ajo u shpreh se Italia do vazhdojë të japë mbështetjen e saj që Shqipëria të marrë statusin e BE-së. Përveç raportit që pritet të dalë tani së shpejti, ajo theksoi se Italia do të sigurohet që të jetë sa më pozitiv dhe për këtë qeveria shqiptare ka shumë punë për të bërë.
Pas takimit me Kryetarin e Parlamentit, Kryeministrin dhe Kryetarin e Opozitë, Bonino dhe Meta dhanë një konferencë të shkurtër për shtyp. Z. Meta theksoi miqësinë e hershme që Ministrja e Jashtme Italiane ka me vendin tonë, si dhe ndihmesën që ajo dha gjatë Luftës së Kosovës.
“Shqipëria dhe Italia kanë një të kaluar bashkëpunimi tepër solide, gjithashtu marëdhëniet tona do të kenë një të ardhme në të gjitha drejtimet sidomos në aspektin ekonomik” – u shpreh kryeparlamentari shqiptar.
“Vizita ime në Shqipëri ishte planifikuar që të ishte në takime vetëm me homologun tim shqiptar, tha Bonino, por do doja që kësaj vizite ti shtoja, ashtu siç ndodhi, takime në të gjitha insitucionet e larta të vendit”, vazhdoi ajo. “I shpreha kryeparlamentarit Z. Meta që të krijojë një bashkëpunim të ngushtë me parlamentin Italian i cili absolutisht është në mbështetje të integrimit të Shqipërisë në BE” – mbylli fjalës e saj për gazetarët Z. Bonino.
Gjithashtu u njoftua prej saj një tryezë e rrumbullakët me gratë sipërmarrëse shqiptare si dhe me sipërmarrës italianë.
(vijon)
LA ZITELLA ALLEGRA DI BRA
Emma Bonnino (emri korrekt shkruhet keshtu me dy “n” kjo edhe per Artur Zhejin qe pretendon se e ka njohur e punuar me te ne Largo Argentina ne Rome per 10 vjete – nuk di as emrin e saj !!)
Piemontese ne origjine e lindur ne qytetin Bra, eshte dalluar tere jeten e saj per beteja shoqerore e politike ne favor te :
– perdorimit te lire te marihuanes – eshte edhe arrestuar se bashku me liderin e saj Marco Pannella
– nderprerjes se shtatezanise se grave edhe pa ndonje shkak madhor
– lirimin e te gjithe krimineleve nga burgjet italiane dhe reduktimin e denimit
– rihapjen e bordeleve
– ka shperndare financimet me parate e buxhetit te shtetit njerezve ne rruge edhe pse mbahet me keto financime
– ka votuar gjithnje ne favor te mafiozit Silvio Berluskoni edhe kur u votua ne parlament qe marokinja ne moshe adoleshente Ruby, qe kishte kryer rraporte seksuale me 80 vjeçarin Berluskoni, ishte nipja e Mubarakut !!
– etj
Thote proverbi francez: Piemontèis, faus e cortèis, Italian, faus e vilàn
Qe mund ta pershtatim ne shqip: piemontezet jane mashtrues e te edukuar apo te qajne diten e te vrasin naten!
Kjo eshte beqaresha piemontese qe do ndihmoje Edi Ramen me nje pjese te kontributeve per pension te 380.000 shqiptareve qe jetojne e punojne ne Itali.
Besjana,eshte me nje”n”mbiemri,jo me dy,Emma Bonino si Emma Marrone kane nga nje”n” ne mbiemer.Ka qene aktiviste e Radikaleve dhe pak a shume eshte nje grua energjike qe ka zhvilluar debate e levizje mbi feminizmin,te drejtat e njeriut,etj
Besiana ! emrat shkruhen si shqiptohen shqip , nuk ka nipe ne gjinine femerore shqip por mbese -a , nuk na duhet biografia stil komunist qe i beni znj. Bonino apo M.Paneles si Radikale , kjo znj. e nderuar me koleget e partise se saj kane bere buje ne favor te shqiptareve e kombit Shqiptar qe ne fillimet e viteve 80-ta qe ishte koha e E.Hoxhes per se gjalli , Bonino eshte nje mbrojtese e madhe e çeshtjes mbare-shqiptare nga Kosova e deri ne Cameri , shkruaj per idete dhe punen e saj ne drejtimin tone . populli thote : mos i shiko gunen por punen . Pershendetje nga nje mergimtar ne perendim .
Sipas arsyetimit tend edhe emri i saj duhet shkruar me nje “m”” dhe jo dy siç eshte korrekt te shkruhet.
Kjo teknike e ndryshimit te emrave sipas oreksit eshte mjaft e perhapur ne tere vendet perendimore, ne nuk duhet te bejme te njejtin gabim edhe sepse emrat e emigranteve te ndryshuar nuk jane vetem injorance e mungese kulture por jane thjesht diskriminim racial!
Emma Bonnino mund te jete edhe simpatike per ty e Artur Zhejet e turnit por per mbi 380.000 shqiptaret emigrante ne Itali eshte perfaqesuesja e Tremontit, ish ministri legist qe emetoi dhe arriti te aprovoje ne parlamentin italian ligjin per grabitjen e kontributeve te emigranteve, edhe pas thirrjes zeçjerrese ne parlament te Massimo D’Alemmas:
“.. questa è una ruberia..” kjo eshte nje vjedhje.