Nga Shaban Murati
Botuar në DITA
Qeveria dhe diplomacia greke kishin ushqyer shpresa të mëdha për takimin dhe bisedimet e kryeministrit grek Kiriakos Micotaqis me presidentin rus Vladimir Putin në Soçi në datën 8 dhjetor, që ishte edhe takimi i parë me presidentin rus i kryeministrit grek, qysh nga koha kur mori postin e kryetarit të qeverisë në korrik të vitit 2019.
Gazeta e njohur greke “Ekathimerini” shkruante në 7 dhjetor, një ditë para takimit Putin-Micotaqis: ”Kryeministri Micotaqis kur të takojë presidentin Putin nesër do të përpiqet që t’i japë fund traditës së marrëdhënieve greko-ruse të fjalimeve të mëdha dhe të rezultateve praktike zero”.
Samiti dypalësh përfundoi dhe kryeministri grek u kthye në atdhe duarbosh, sepse presidenti Putin hodhi borë ruse në bisedimet me kryetarin e qeverisë së një shteti të vogël ballkanik, anëtar të NATO-s dhe të BE.
Përveç retorikës pa ngjyrë për lidhjet historike dhe kulturore, ajo që lexohet në faqen “kremlin.ru” të presidentit rus nga konferenca e përbashkët e shtypit e Putinit me Micotaqisin, të bind për dështimin, sepse u quajtën “rezultate” shtyrja gjashtë muaj e “ Vitit të historisë Rusi-Greqi” aktivitet që ka qenë gjatë vitit 2021, miratimi i një “Plani të Përbashkët Veprimi 2022-2024” për marrëdhëniet ekonomike dhe për fusha të tjera bashkëpunimi, shuarja e zjarreve në Greqi gjatë verës me ndihmën ruse, njohja nga Greqia e certifikatës së vaksinës ruse “Sputnik”, si dhe përkrahja e Athinës për kandidaturën e Rusisë si vend mikpritës i Ekspozitës Botërore Universale EXPO-2030.
Është një bilanc shumë i varfër edhe për një ministër, pale për samitin e parë Putin-Micotaqis, të kërkuar dhe të programuar nga diplomacia greke që prej vitit 2019.
Blloku i parë i akullit rus ishte refuzimi i presidentit Putin në bisedimet e Soçit për të pranuar kërkesën e qeverisë greke për uljen e çmimit të gazit, që Rusia i shet Greqisë. Në konferencën e përbashkët të shtypit pas bisedimeve, Putin i përmendi jo pa qëllim kryeministrit grek se Greqia plotëson me gazin rus 40 përqind të nevojave të saj.
Kjo ishte për t’i kujtuar mysafirit varësinë e Greqisë nga gazi rus dhe nevojën madhe greke për gazin rus. Sidomos në situatën e tanishme ndërkombëtare të një krize energjitike të lidhur me çmimet shumë të larta të gazit dhe të energjisë në tregun ndërkombëtar, pozita e shteteve importuese të gazit apo të naftës ruse është bërë tepër kritike.
Ndaj dhe Athina iu drejtua Kremlinit me kërkesën zyrtare për ulje të çmimit të gazit, që Rusia i shet Greqisë. Por presidenti rus nuk i akordoi Greqisë as dhuratën gjashtëmujore të gazit me çmim të ulur, që i bëri Serbisë në 25 nëntor, kur takoi presidentin serb në Soçi.
Burime diplomatike nga Athina bëjnë të ditur se presidenti Putin në bisedimet me kryeministrin grek e ktheu mbrapsh me mospërfillje kërkesën greke për gaz rus me çmim të ulur. Në datën 11 dhjetor agjencia ruse “lenta.ru” publikonte deklaratën e prerë të Dmitri Peskovit, sekretar shtypi i presidentit Putin, i cili i shpallte publikisht palës greke se “Rusia nuk ka ndërmend të ulë çmimin e gazit për Greqinë”.
Madje agjencia ruse jepte edhe tonin përçmues të deklaratës së zëdhënësit të mësipërm të Putinit, i cili i drejtohej Greqisë: “ A mos doni ju që ne t’jua japim pa para gazin natyror?”.
Kuptohet se refuzimi i presidentit rus për të dhënë një ulje të çmimit të gazit, që Rusia i furnizon Greqisë, ka brenda këtij vendimi një përmbajtje të qartë politike. Është e njohur që Rusia e përdor varësinë e shteteve të ndryshme nga gazi i saj si armë politike për të ushtruar presione dhe për të krijuar vartësi politike dhe lëshime politike.
Është e njejta strategji politike në vendimin e presidentit Putin për uljen e çmimit të gazit rus për Bjellorusinë dhe Serbinë, dhe për shtërngimin e jashtëzakonshëm ndaj Ukrainës lidhur me tranzitimin e gazit rus nëpër gazsjellësin ukrainas dhe për ta detyruar atë shtet të dorëzohet.
Blloku i dytë i akullit rus, që ndeshi kryeministri grek, është refuzimi presidentit Putin ndaj kërkesës apo pretendimit të qeverisë greke për të marrë një rol specifik në marrëdhëniet e Rusisë me BE dhe me NATO-s, pra për të përfituar një rol të ri diplomatik grek me përmasa europiane dhe atlantike.
Fondacioni i njohur grek i politikës së jashtme “Eliamep”, që financohet nga shteti grek, në një analizë në prag të takimit Putin-Micotaqis, e përcaktonte në 3 dhjetor këtë kërkesë si “përgatitje e qeverisë greke për të sjellë një dialog të ri BE-Rusi”. Kurse media “greekcitytimes” shkruante në 7 dhjetor se “Miti numër 1 se Athina mund të luajë një rol ndërmjetës është një dëshirë e zjarrtë e disa qeverive greke, të cilat e mbivlerësojnë potencialin e tyre”.
Presidenti rus jo vetëm e refuzoi përçapjen diplomatike të kryeministrit grek për “rol ndërmjetësi”, por i kërkoi hapur që Athina të distancohet nga politika e tanishme ushtarake e NATO-s. Qëndrimin e ashpër të Kremlinit ndaj Greqisë në këtë drejtim e paraqiti sekretari i shtypit i presidentit, Dmitri Peskov, me deklaratën e dhënë nga agjencia zyrtare ruse e lajmeve “TASS” në 11 dhjetor:
“Rusia është e shqetësuar për transportin e pajisjeve ushtarake të NATO-s dhe të SHBA përmes portit grek të Aleksandropullit. Keni shumë e më shumë ushtarë të NATO-s dhe ushtarë amerikanë në territorin tuaj. Ju po hapni baza të reja për NATO-n, në kohën që NATO na cilëson “armik”.
Në këtë mënyrë Moska i theu Athinës çdo aspiratë, që diplomacia greke kishte shprehur në qarqet diplomatike, se Greqia mund të luajë një rol ndërmjetës në dialogun e Rusisë me BE dhe NATO-n, si dhe në konfliktin e tanishëm midis Rusisë dhe Ukrainës.
Presidenti Putin e hodhi poshtë çdo aluzion të kryeministrit grek që Moska t’i jepte një shans për ndonjë hapësirë apo mundësi ndërmjetësimi grek në dialogun e Rusisë me BE dhe me NATO-n.
Është e kuptueshme se Rusia si fuqi e madhe nuk mund të pranojë që një shtet i vogël ballkanik të marrë rol ndërmjetësi në dialogun e saj me BE dhe me NATO-n.
Takimi Putin-Micotaqis u zhvillua të nesërmen e bisedës telefonike, që patën midis tyre presidenti amerikan Biden dhe presidenti rus Putin për çështjet me të mprehta të gjendjes ndërkombëtare, që nga marrëdhëniet dypalëshe amerikano-ruse e deri tek konflikti në kufijtë Rusi-Ukrainë. Uashingtoni dhe Moska, Brukseli dhe Moska, as që mund ta shkojnë nëpër mend se mund të pranojnë ndonjë rol të Greqisë në marrëdhëniet midis tyre.
Blloku i tretë i akullit rus kishte të bënte me refuzimin e presidentit Putin ndaj kërkesën së kryeministrit Micotaqis per bashkim të Rusisë me politikën antiturke të qeverisë greke. Kryeministri grek bëri një gabim taktik dhe strategjik që në bisedimet me presidentin rus tentoi t’i kërkonte Moskës një aleancë greko-ruse kundër Turqisë.
Është një llogari e gabuar strategjike dhe diplomatike, sepse një politika e një shteti të madh si Rusia ka dimensione makrostrategjike dhe parametra makrofuqie, ku Greqia nuk arrin dot. Në median greke “greeekcitytimes” në 7 dhjetor profesori grek i Kolegjit të Londrës, Manos Karagiannis, shkruante në një analizë të tij rreth bisedimeve të kryeministrit grek në Soçi:
“Konvergjenca e interesave Rusi-Turqi përbën një kërcënim për Greqinë. Është interesante se forcimi i marrëdhënieve Rusi-Turqi koincidon me keqësimin e marrëdhënieve greko-ruse”.
Edhe konferencën e përbashkët të shtypit me Putinin kryeministri grek e përdori për të sulmuar një shtet të tretë, gjë që nuk është shumë etike në diplomaci. Aq më pak etike është që një shtet anëtar i NATO-s, Greqia, i ankohet një shteti armik të NATO-s, Rusisë, për një shtet aleat të NATO-s, Turqinë. Micotaqis deklaroi:
”Unë në mënyrë të pakuivok i theksova në bisedimet se Turqia jo vetëm është angazhuar në një retorikë inflamatore, por gjithashtu në veprime agresive që dhunojnë ligjin ndërkombëtar dhe rrezikojnë shpesh stabilitetin rajonal”.
Turkofobia është bërë motori kryesor lëvizës i diplomacisë greke, e cila po shpenzon përpjekje kolosale dhe miliarda dollarë blerje armatimesh për të joshur shtetet të ndryshme në aleanca antiturke, që nga Izraeli e deri te Franca. Mirpo presidenti Putin e refuzoi joshjen antiturke të kryeministrit grek.
Nga dështimi i samitit të presidentit rus me kryeministrin grek dalin disa elemente.
Së pari, që diplomacia e një shteti të vogël si Greqia nuk mund të harrojë në veprimin e saj ndërkombëtar rregullatorin themelor të hierarkisë dhe të dispropocionalitetit sipas fuqisë dhe madhësisë. Se pavarësisht se mund të ulesh në tavolinë me presidentin rus, kinez apo amerikan, nuk duhet harruar kurrë se çfarë shteti dhe pushteti përfaqëson një shtet i madh, i mesëm apo i vogël.
Qeveria aktuale greke po zhvillon me fanatizëm një diplomaci disproporcionale, e cila shkon përtej fuqisë reale politike, diplomatike, ekonomike dhe ushtarake të Greqisë. Pretendimet e diplomacisë dhe të qeverisë greke për t’u bërë faktor kryesor mesdhetar, ballkanik, kaukazian apo në Veriun e Afrikës, janë diplomaci e hijes së mëngjesit dhe një ambicje hiperbolike në kufijtë e sureales për fuqitë dhe mundësitë reale të shtetit greke.
Realitetin e fuqisë duket nuk e pati në konsideratë kryeministri grek në bisedimet me presidentin rus, ndaj dhe nuk mund të kishte rezultat në pretendimin e një roli diplomatik të Greqisë në raportet e Rusisë me BE dhe me NATO-n. Ariu nuk banon dot në shtëpinë e mizës.
Së dyti, Greqia i ka dhënë një rol prioritar fesë në marrëdhëniet me Rusinë, duke harruar se në shtetin më të madh ortodoks në botë prevalon hegjemonia e pushtetit botëror dhe jo feja. Kryeministri grek i mëshoi kësaj fryme arkaike edhe në bisedimet e Soçit dhe në konferencën e përbashkët të shtypit i përmendi presidentit rus se të dy shtetet kanë luftuar sëbashku si ortodoksë kundër perandorisë osmane në 1821.
Por për Rusinë si fuqi e madhe nuk është feja që drejton politikën e jashtme, por është politika e jashtme që drejton fenë. Politika e jashtme ruse përcaktohet dhe udhëhiqet nga interesat e mëdha të Rusisë për sundim botëror dhe jo nga interesat e kishës ortodokse ruse. Kisha ortodokse ruse është në shërbim të shtetit rus, të diplomacisë ruse dhe të presidentit rus.
Nëse shteti bisedues nuk përputhet me prioritetet politike apo strategjike ruse Moska nuk e merr në konsideratë njejtëshmërinë fetare. Mjafton të kujtojmë se presidenti Putin e pret dy herë në vit udhëheqësin separatist të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, që përfaqëson vetëm një entitet të vogël dhe jo një shtet, ndërsa me zor e priti kryeministrin grek pas dy vitesh e gjysëm në krye të qeverisë greke.
Të dy politikanët ballkanikë janë ortodoksë, por për Moskën interesi më i madh aktual është Dodiku, që po krijon tensione në qendër të Ballkanit siç i intereson Rusisë.
E njejta mund të thuhet edhe për përdorimin nga diplomacia të lidhjeve të vjetra historike, që duhen parë gjithmonë në funksion të interesave politike dhe gjeopolitike aktuale.
Kryeministri grek u përpoq të krijonte klimë familjare diplomatike, duke i shfletuar presidentit rus hartën historike të lidhjeve dypalëshe, që nga ministri i jashtëm rus që ka qenë kryetari i parë i shtetit grek, që nga pranimi i faktit se Rusia krijoi shtetin grek, dhe deri te vjershat e poetit të madh rus Pushkin për luftën e popullit grek për liri. Madje i përmendi se ai ka qenë dikur për vizitë në Bashkimin Sovjetik me një delegacion të babait të tij kryeministër, Kostantin Micotaqis.
Mirpo kontorno historike është pa vlerë dhe pa efekt në diplomaci, nëse nuk ekziston interesi strategjik i momentit.
Samiti Putin-Micotaqis ishte një dështim për kryeministrin grek dhe për diplomacinë greke. Duket se do të duhet kohë që diplomacia greke të mësojë se marrëdhëniet midis shteteve duhet të jenë proporcionale me takatin. Objektivat dhe veprimtaria e qeverive dhe e diplomacisë operojnë brenda kufijve të madhësisë dhe të fuqisë, të cilat janë rregullatori determinues në sistemin ndërkombëtar të shteteve.
Greqia e harron dhe e ka harruar disa herë këtë rregull të artë. Ndaj dështoi para dy dekadash të realizonte ambicjen e saj që të bëhej lokomotiva e Ballkanit. Dhe duke ndjekur të njetën rrugë dhe mentalitet të gabuar nuk do të realizojë dot as ambicjen e tanishme të kushtueshme për t’u bërë lokomotivë e Mesdheut.
material cilesi e pare formidable
micotaqis i perket familjes se sorrave qe shyqyr ka vende si rusia qe s’i qasin ne dere
Korigjim presor Lymi. Lym Alla legjenda.
Po ca merreni kot me te ca mbaruar si greket.
A nuk keni ndonje teme tjeter diskutimi?
Kush po i qin me greket aman. Ata kane shitur komplet cdo gje, dhe breket i kane shitur, dhe as qe behet fjale te shlyejne dot qindra miliarda euro borxhe qe kane.
Po mire greket nuk i qika njeri , po neve turko-shqiptaret , kush na qin , more Niko ? ( Mazllem ose Mahmut , desha te them) .
“material cilesi e pare formidabel” per te gjithe turqerine shqiptare . Rrofte deri neser , Erdogani turk .
Historia e Alvanise zoti Murat fillon ne 1913en.
Deri ne ate kohe Albania ishte pjese e dy Perandorive te fundit 2000 vjecare. Asaj Bizantine per rreth 1160 vjet dhe 500 Osmane.
Kur u hap per here te pare Mesonjetorja e pare Shqipe kishte rreth 1460 Skolio Greke dhe Qindra Kisha Greke ne Vorio Epirin e Kastriotit.
Dhe rreth 1100 Shkolla turke.
Keto fakte (facts) historike nuk i luan topi o Murat Shabani.
Eshte e drejta tuaj te vleresoni nje Shtet apo Perandori si Tur-qija qe ju ka shker…….,…er per 500 vjet si Strategice.
Vete e thoni qe Osmanet “Pusht-uan Alvanine” dhe ju ndryshoi Kombesine Vorio Epirite ne Turq myslimane.
Nje nga aresyet perse (perke) do egsistoje (egzist) Ligji i Luftes me Arnautine eshte se ju nuk hiqni dore nga Baba Sulltani.
Mohoni Figura Perandoresh Ilyre si Megas Kostantinos, Iustinianos, Adhrianos, Iulianos etj dhe nderoni nje plakushe me Mision Fetare si Tereza mbi keto figura qe do ishte Krenari per ju neqofte se do kishit prejardhje Ilyre.
Qe kini patur lidhje gjaku,Identiteti,Historike,Politizmo (culture”Shqip”) etj por i kini i kini braktisur se Ilyret ishin pjese e Historise dhe Mithollogjise Greke.
Po nuk u cliruart nga Turqia nuk do consideroheni “Njerez”
Ti Erdogan je qesharak si Arbeni.
Gra-qia u krijua ne vitin 1830. Nuk ka graqira para atij viti, as ne lashtesi. Graqiret e erdoganmutet nu kane lidhje me iliret, arvanitet, e shqiptaret.
Pra , Greqia u be shtet ne vitin 1830 , ndersa Shqiperia me 1912 , d.m.th. 82 vjet me vone . Shqiperia shkroi gjuhen e saj kur hapi shkollen e pare fillore ne Korçe me 1887 , ndersa Greqia e ka shkrua gjuhen e sai 2 mije vjet para eres se re , d.m.th. 3887 (tre mije e teteqind e tetedhjet e shtate vjet) para Shqiperise . Diferenca fare te vogla…..te pa konsiderueshme .
hahahah i shituramerikan i mjere qe di shqip. Gerrkine e krijuan fuqite evropiane ne 1830. NUK KA PATUR gerrgerr para vitit 1830 dhe as gjuhe gerrgerr ne lashtesi. Gjuha qe quhet “greke” tani eshte gjuha e kishes ortodokse lindore. Lexo dhe mesoje te verteten o vogelush.
Po per te ashtu quajturin Vorio Epir do kene folur valle?
Gazin mund tia shese Greqise me cmim te ulet nese Micotaqi lidh kontrate afatgjate sic beri Hungaria.
Eshte me mire nje takim qe duket i pasuksesshem sesa asnje takim, sic kane zgjedhur te bejne politikanet shqiptare.
Shaban more Shaban, edhe në gjumë të shfaqet Greqia.
Duket qartë se je financuar dhe se po punon për politiken e turqis otomane sepse ky artikull është copy paste i dizinformimit dhe propagandes turke.
“greqia” e sotme eshte e = me ISIS keshtu u krijua ne vitin 1821 nga rusia dhe europa kurv. 70 % e popullsis eshte shqiptare, 80% tok shqiptare, traditat shqiptare, gjuha e krijuar nga shqipja, viti 2022 akoma veshin breket tona. C’do gje fallco, dhe sa do genjeni?
Torrpllos Edvin Ramen,,Atij vuri samarin,,hipi siper,,kalo edhe Gjirin e Sarandes,se eshte gomar blloku .
Putini eshte KGB,nuk eshte prift
Shqipetaret jane Osmanllinj
Allahu Ekber
Shabe boll me brockulla ti dhe gazeta dita keni budallallepsur shqiptaret me mediokritetin tuaj ik se nuk ja ke haberin fare ketyre puneve nga gazetar shetites nuk behesh dot diplomat.
Po per Turqine qe po ha bar , nuk ke ndonje gje per te thene , zoti turkofil ? Shabo Murati , i pe dje rradhet e gjata te njerzve ne Stamboll per te blere buke me racion ? Po i vjen ngordhja kucedres rajonale qe na la 500 vjet mbrapa botes . Ngushellime , zoti Murati !
Nuk e kupton o pellasgos,qe nuk ka greke ne Greqi?
Ay ministri i jashtem rus,qe u be presidenti i pare i Greqise,,nuk eshte gje tjeter vecse Gjon Gjika nga Palortoja,me origjine nga Terbaci i Xhebro Gjikes,,i mbiquajtur Johann Capo D`Istria nga xhaxhai i tij,qe ishte stratiot Lab ne sherbim te Venedikut.
Per kete e ka fjalen Micotaqis,,per turpin e tij e quan grek,se kujton qe bota ha bar dhe nuk e di qe Stratiotet Laber,himariote i punesoi Ekaterina e Madhe e Rusise per te krijuar Floten Luftarake Ruse ne Krime.
Edhe sot ke rruge dhe sheshe ne Sevastopol,Odese me emra shqiptare.Po nuk ka greke ne Athine,o tuc,,jo ne Arberi,.Po Akropolin ne 1821 e mbrojten Arberoret e Fshatit PLAKA rreze Akropolit me ne Krye Jani Kulluriotin dhe Karaiskain,.I biri Jani Kulluriotit,,Anastas Kullurioti hapi shkolla shqipe ne Athine per banoret AUTOKTONE TE ATHINES,Solli edhe Shtypshkronje nga Amerika per Abetaret ne Gjuhen Shqipe,,e helmuan grekerit..Kryetari Arberor i Athines i pat thene:-Ne po perpiqemi t`ja shkulim gjuhen shqipe Athinjoteve,,qe t`u mesojme greqisht,,ti dashke tu mesosh gjuhen shqipe!!!???
Nuk ka greke ne Greqi ,o pellasgos erdoigani!
Cpo vazhdon te ndodh?
Tubi i WC-es,otomane,paska ´´rrjedhur´´ perseri rrugeve europiane..
Vaso, ai tubi i WC-se, ka plasur qe tridhjet vite me pare kur Salehu si rastesisht, ‘ngaterroi’ rrugen qe te conte drejte Europes e perfundoi ne konferencen islamike! Ne ate kohe ky turkofili ka qene i ngarkuar me pune diplomatike si Salist i zellshem! Masandaj si analist per ceshtjet e rajonit, por ne fakt, ithtar i dogmes se Erdoqenit per turqizimin e trojeve Shqipfolese! Kundermon era otomanizem ngado por qe askujt si ben me pershtypje! Procesi ka ecur me sukses, mjafton qe te kete jete Erdoga se vilajetin turk buze brigjeve te Adriatikut e ka gati!
Perseri i fshiheni te vertetes,o kusherinjte e Shabanit,qe nuk ma botoni shkrimin.
Verine me mire celsin gazetes se late koqen e namit me kadavren shaban.
Ju faleminderit,per kulturen demokratike,qe treguat si gazete,per botimin e mendimit tim.
mjafton te shikosh qendrimin e putinit ,dhe te le te kuptosh ,cfare eshte ky legeni ,,,kurva greke eshte mesuar me bythqirat tane qe rine lepe peqe
Po takimi i Rames me ambasadoret ne Elbasan si shkoi,z.Murati?Kjo u intereson shqiptareve.Pse eshte kjo heshtje nga media?
Ku osht haberi ktu ? Hum greku e fito turku? Mico e ka zgjedh rrugen me koh SHBA, NATO. Putinit i thot si ortodoks qe jena m’bo noj favor po deshe se po s’deshe siguria ime varet per cmimin e gazit nga Europa, per tersin territoriale nga NATO!
C’ngel nga shkrimi osht:Mico s’ka nevoj per leksione nga nje “kom qef me qen diplomat i modh”
Haber do ishte nji MURAT t’merte krahun, n’ket rast, e drejt , t’Micos!!!!!!!!!
Analize otomane e nje neo-otomani.Greqia eshte antar I BE dhe nuk mund te beje jashte politikave te BE.
Greqia eshte lidhur me SHBA me tractate ushtareke si ky i fundit qe u aprovua pardje nga Senati Amerikan e pas firmosjes nga Presidenti Biden do te behet ligj i shtetit dhe nuk mund te veproje me Rusine si te doje njeri e tjetri..Etj Etj .Ne Shqiperia shumica nuk i kuptojne ose i shohin si neo-otomane keto gjera.
Greqia nuk i kerkoi asnje ndihme Rusise ne lidhje me Turqine por thjesht diskutoi sepse politika greke eshte lidhur me te tjere per keto probleme.
E qe te mos e zgjat,ne godinen kryesore te shkolles ushtarake te Turqise eshte gdhendur ne mur :”Armiku kryesor i Turqise eshte Rusia,pastaj Greqia”
Neo Otoman fjal e madhe me histori nga mrapa qe s’ka lidhje me Murat (kam qef me qen sulltan diplomat) dhe akoma me pak me shqiptaret!
Murati do i cop buk me plotsu pension kurse Kacifi do me justifiku pensionin! Mut njoni kak tjetri i thojn ke lagja ime!
ARIU, NUK BANON DOT, NË SHTËPINË E MIZËS.
Nuk është hera e parë që grekërit kthehen me bisht në shalë nga Moska.
Le të përmendim vitin 2015, kur greqia de facto falimentoi.
Shkoi në moskë Çipra në qershor të atij viti, të merrte “oksigjen” nga moska.
E meqenëse e përcolli Putini me trastën bosh dhe me deklarata bombastike, ai erdhi dhe organizoi “referendumin e grekërve” në Athinë. Me pyetjet e thjeshta: 1-A jeni dakord që greqia të qëndrojë në zonën e Euros? Dhe pyetja e dytë: 2-A jeni dakord, që greqia të dalë nga zona e Euros?
E vërteta është që popujt e bashkuar të asaj ngrehine që sot quhet greqi(pra popujt e bashkuar, se populli grek nuk ekziston, pa lere më, kombi grek), votuan kundër. Domethënë, që greqia të dilte nga BE-ja!
Ky rezultat u shpall nën zë nga mediet greke, por pushteti i athinës e mblodhi mendjen dhe në ekranet që shfaqnin “rezultatin” e referendumit, deklaruan se… “populli grek, votoi pro qëndrimit në Be”…
Hera e dytë, është kur kisha ortodokse ruse, në zbatim të Direktivës së Putinit, doli në mënyrë demostrative nga patriarkana e Stambollit. Kuptohet, duke tërhequr nën ombrellën e saj, edhe kishën ortodokse ukrainase.
Sado që u këputën grekërit me “dhipllomacinë e tyre të shkathët”, kisha ruse ruajti vijën e strategjisë së shtetit të saj.
Kurse në greqi, në timonin e shtetit, është kisha greke. E cila të paktën një herë në vit, para medieve, i deklaron hapur partive: -“Zotërinjve të politikës, duhet t`u (ri)kujtojmë se shtetin që ata administrojnë sot, e kanë nga kisha greke”…
Por greqia që nga viti 1840, kur u bë shtet i pavarur, kështu ka qenë:
DASHNORJA E LINDJES DHE GRUAJA E PERËNDIMIT!
Sa pwr kwtw “erdoganin” që këput broçkulla këtu, i duhet thënë:
-Më kot leh për greqinë o derëzi! Sepse athina të paguan ty të lehësh për të, me paratë e kishës greke.
Kurse kisha greke, të helmon me helme që prodhon në laboratorin modern të saj…
Kisha ortodokse ruse është në shërbim të shtetit rus, të diplomacisë ruse dhe të presidentit rus.
Po çfare shkruan , more hajvan islamik , sipas emrit qe ke ? Po kush e pjerdh ne Greqi , kishen ortodokse , more idiot ? Ke qene ndonjehere ne Greqi ti , apo shkruan nga Turqia ? Ne kishe , shkojne vetem pleqte dhe jo te rinjte , nuk i plas askujt per kishen , une kam 30 vjet qe jetoj ne Selanik . Nuk ka asnje ligj , nen apo rregull ne kushtetuten greke , qe shteti na u varka nga kisha ortodokse , s’ke turp qe mbush komentin me marreazira e shpifje te pa skrupullta . Eshte si tradite , qe kryeministri dhe presidenti betohen me doren mbi Bibel , siç betohen edhe presidentet e SHBA-ve dhe te plot shteteve te tjera demokratike me shumice kristiane ne BE dhe bote . Kur na paska votuar Greqia kunder BE-se , more sharlatan , genjeshtar , mashtrues e budalla ? Pse shpif ? Greqia , sipas radakes tende , na qenka nje ngrehine me popuj te tjere dhe jo greke . Po mire , more psikopat , po ku shkuan greket e vjeter , ku u zhduken , kush i hengri dhe nga erdhen keta popuj te tjere qe gjeten kete boshllek kaq te madh ? Une e njof mjaft mire historine , per arsye pune dhe nuk njof as une dha asnje historian tjeter , ndonje dyndje popujsh te huaj brenda kufijve te sotshem te Greqise . Neqoftese di ti , ndonje dyndje te tille , na e thuaj , kur dhe kush na paska hyre ne Greqi . Po , eshte e vertete , qe pati nje dyndje e mizori njerzish , kur hordhite otomane pushtuan Kostandinopojen dhe rrethinat e kryeqytetit perandorak bizantin . Keta pushtues mizore , te ardhur nga shkretetirat arabe , bene reprezalje dhe genocid te pa pare ndaj popullsise vendase , qe ishin 97% popuj greke , me gjuhe greke te folur e te shkruar , ishin greke prej te pakten 2 mije vjetesh (Troja greke , sa per nje shembull , ishte pikerisht ne rrethinat e Stambollit te sotshem) . Kjo popullsi greke u zhvendos ne drejtim te kontinentit , pra , te Greqise se sotme . Eshte njesoj siç , çamet tane u zhvendosen nga Çameria ne Shqiperi , per shkak te perndjekjes nga trojet e tyre . Popullsi te tjera numerikisht te larta , qe te kene hyre ne Greqi , nuk permban historia . Natyrisht qe levizje njerzish ne permasa te vogla , ka pasur , ka dhe do te kete vazhdimisht ne çdo vend , sidomos ne BE , por qe nuk mund te ndryshojne etnine e nje populli . Prandaj , turkoshake e turkofile shqiptare , me ne krye Shaban Muratin , hiqeni nga shpirti urrejtjen ndaj Greqise , sepse neve emigrantet shqiptare te Greqise , qe gjetem nje Atdhe te dyte tek fqinji yne , nuk jemi kurre dakord me mendimet tuaja dhe e falenderojme ZOTIN e madh , qe na dha si fqinj nje vend te BE-se si Greqia , ku filluam nje jete te dyte nje mije here me te mire se jeta juaj ne Shqiperi dhe nuk patem ndonje Turqi ose Afganistan ne kufi , se do kishte ngordhur gjysma e Shqiperise .
Ne vitin 1923 turqia dhe greqia rane dakort per shkembimin e popullsise ,dhe erdhen ne greqi mbi 1.2 milion turq ortodoks , po ashtu greqia ka asimiliuar komunitete te terra ,maqedonesish ,vllehesh , arvanitasish ,dhe ka perzene me dhune muslimanet shqiptar te epirit ,po ashtu çamet musliman !
Greqia e pesfishoi teritorin e saj me 5 here me toka shqiptate dhe jo vetem ,po ashtu zgjeroi me disa here detet !
Turp per ty nuk je gje tjeter veç se nje byth lepires dhe argat i grekeve ,shumica e barkthareve qe shkuan duke punuar si skllever ne greqi jam me anti shqiptar sa me ska
Por nese sitauata ndyshon gjeni vend ku te futeni sepse perveç zores se jashtqitjes se skllavopronareve tuaj nuk do gjeni vend tjeter !
Bajlozi – injorant qe nga koka e deri te kembet . Greku perzuri me dhune myslymane ? Por jo myslymane greke ama , qe nuk kane ekzistuar kurre . Shume mire beri qe i syrgjynosi . Pranoi greke te krishtere , qe jetonin ne ish viset greke , te pushtuara nga perandoria famekeqe otomane , u be ndrim popullsie .
“erdhen ne Greqi 1.2 milion turq ortodokse” ?! Ore , mbush mire ti bajloz leshi ? Po ku kane ekzistuar ndonjehere turq ortodokse , nga na e nxore kete marrezi ? Ishin greke ortodokse qe jetonin ne Kostandinopoje dhe pjesen evropiane te Azise se Vogel , qe u shvendosen ne Greqine e sotme , t’a spjegon shume mire Realisti me siper , po ti qenke fare budalla . Po a mund te kete turq ortodokse , apo talebane ortodokse , apo arabe ortodokse ? Edhe ata pak kristiane qe ishin ne vendet arabe , i vrane e i zhduken islamiket e qelbur , ja prene kokat . A mund te jetohet ne mez te kamikazeve te asaj feje te mallkuar ? Vetem nje popull i vjen hakut myslove : Ebrenjte . Ata ja hane mamane races se poshter islame .
Ata nuk ishin greke ortodokse por ishin bizantine.
Hahahaah , ata ishin mbetje bizantine , pasi jetuan 700 vjet neper haremet osmane , shkurt turq pordhodoks !
Mbetje te bastarduara , e ju me thoni greke hahahaah
Po ti shikosh nuk ka njerez me te shemtuar si pasoje e kosumimit te lloj lloj sperme ,bashk me armenet jan popujt me te shemtuar te botes !
O anti pall
E di se ne Egjipt ka mbi 10 milione arab pordhodoks?
E di ti se ne Liban ka mbi 1.5 milione arab pordhodoks ?
Kete logjiken tuaj futeni ne sume pasi
Sot ne europe shkon emigranti dhe femija qe lind ne emigrim thot jam psh gjerman , dhe mbetjet pordhodokse qe nuk lane harem pa provuar per 700 vjet i quani greke hahaha
Apo perandorine Romake te lindjes e quani greke ,pik e zeze !
Dhe mbetjet Romake tw lindjes i quani greke ,dhe grumbullimin e mbetjve ortopordhodokse te lindjes se mesme i quani greket e lasht hahahaaha
Kur te gjith e dime qe ne kete palo shtet te krijuar nga shpata arvanitase dhe kisha ortopordhodokse e kostandinopojes bashk me interesat europiane te kohes mblodhen pordhodoks nga ,armenia ,gjeorgjia ,libani ,dhe ariti kulmin ne 1923 me 1.2 milion turq ortopordhodos
Imagjino nese sot do vinin ne shqiperi 5 milion arnautet e turqise çfar permbytje do krijohej !
Dhe sado qe ata prejardhjen e kan shqiptare per 1 ose 2 shekuj jan turq ,imagjino 7 shekujsh !
Epo duhet nje mendesi prej pordhodoksi mbeturine greke qe mbas 700 vjetesh kan ngel grek safi ,nderkohe qe greket safi ka nja 4000 vjet qe jan shuar si fis apo si me demek shtet ,dhe greket gjate ketyre 4 mij vjetesh nuk kan pas ndonjehere shtet dhe nuk permenden askund
Pasi siç e thame perandoria romake e lindjes kokren e lidhjes nuk e ka pas me kete palo shtet qe u krijua pas 6 shekujsh pa shkrirjes se asaj perandorie ,pra jepni lopates fort atje tek afendikoi edhe mos haroni llapen ne byth se kush e di ju jep ndonje merokame me te larte !
Ty Realist duhet të të ketë bërë greku gocën. Është i vetmi shpjegim për brroçkullat që hedh.
Greqia eshte matur gjithmone me diellin e mengjesit dhe kjo e ka bere te duket donkishoteske , ajo gjithmone ka dashur te qendroje ne 2 karrike , por e ka by,,, e vogel dhe i mjafton edhe nje gjysem , por fatkeqesisht kete nuk po e kupton dhe kjo e ben qesharake dhe ne fune si pasoje e oreksit te madh por takatit te paket do ta beje qe te falimentoje edhe me keq se heren e kaluar hakde udhe e mbare mbase pas ca vjetesh Greket dikur afendikoj do te vijne ketej nga Alvania dhe do te kerkojne pune tek ish ciraket Alvanoza
Por , perpara grekeve , me duket se do te vijne turqit per pune ne Shqiperi o Tano , apo s’di gje ti se ç’behet ne Turqi . Greqia pati mbrapa mbeshtetjen e BE-se dhe doli nga kriza , po gjithe ate astallek Turqi , kush do t’a nxjerre nga kriza ? Kush do t’a mbeshtese ? A e di ti qe rrogat ne Turqi jane me te uleta se ne Shqiperi ? A e di ti qe turqit nuk kane te drejten e levizjes ne Evrope , levizin me viza ? Erdhi koha qe turku dhe Erdogani t’i terheqin gjithe ato mburrje e pordhe qe na shisnin , ndersa turkoshaket e Shqiperise na e paraqesnin si superfuqi . Superfuqia e by..es .
Kam tre pytje qe lidhen me interesat tona kombetare:
1. Si lidhet me interesat e Shqiperise maredheniet “Ruso- Greke”?
2. Ne kete rast, cila lloj “mareveshje, apo mirekuptimi midis Rusise dhe Greqise” do ishte me e pershtateshme per interesat e popullit tone?
3. Ne se do ndothte qe “nje lloj “virusi i ri = corona-politike” hyn ne skene dhe turbullon mendjen e “lidereve te Turqise dhe Greqise” dhe ka efekte anesore qe pasqyrohen ne “pakesimin e frikes dhe rritjen e besimit tek forcat e tyre”, kush do paraqiste me rezik per interesat e Shqiperise?
Pergjigje :
1. Rusia i thote Greqise nuk me plas cartoni, se kam dalje ne Shqiperi. Pra, i thote se ja ha zverkun nga Srbia dhe Shqiperia. I rri ne krye Greqise
2. Asjne mareveshje midis Greqise dhe Rusise ne kete rast nuk ka ndonje perfitim te dukshem, pervec faktit qe Ruset e injoruan teresisht axhenden fetare greke, dhe e bene grekun te duket si fshatar i mbaruar perballe interesave kombetare. Ramuti duhet ta kete parasysh kete fakt, kur shkon si katolik, dhe puth bythen e Papes qe nuk njeh Kosoven.
3. cfaredo lloj virusi te hyje apo te dale nga mendjet e turqve dhe grekerve, rrezik aktual per shqiptaret ngelet gjithmone Vorio Epiri. Pra, Greqia
Pyetja ime: Sa duhet te presesh qe te mendosh ne menyre llogjike?
Mutrel , Vetem ti mos hyre ne debat , se nuk ka njeri normal te debatoje me nje jevg , rrugaç e goje qelbur , si puna jote . Shko mblidh kanaçe neper kazanet e plehrave , aty ke plot shoke per te debatuar .
o Lluce e kepuces, shkerdhate varrezash, putane muti
Analize brilante ,me kembe ne toke . Krimbat e gjirizit te Athines nuk gjejne derman kur u perplasen ne fytyre te vertetat . Si megalomane te pa ndreqshem qe njane , fluturojne me presh ne b*** , atyre u pelqejne lajkat e levdatat , teper larg realitetit !
Po mire more Realist, sipas teje meqenese kisha nuk paska asnje ndikim mbi qeverine Greke atehere perse ajo fut hundet ne punet e qeverise,si ne rastin e pashaportave Greke kur erdhi udhezimi nga Europa qe te mos shkruhet perkatesia fetare ne pashaporte,apo perse protestoi kisha Greke ne rastin kur qevera Greke pranoi emrin e Maqedonise se Veriut,apo perse kisha Greke mban meshe te vecante per vrasjen e Kacifes?? a nuk te duken se te gjitha keto raste kane karaker politik? E kuptoj qe Greqia eshte atdheu yt i dyte, por duhet te permendje ketu dhe ata 700 Shqiptare te vrare nga ushtria dhe policia Greke qe nga 90-ta e ketej, se dhe une kam prej 30 vjetesh qe jetoj ne Greqi. Nuk po e shaj Greqine si shtet par ka disa gabime qe duhet ti pranoje.
Turkun s’kena pse me e bo as shum mik po as armik n’mes nesh osht greku qe mire bohet me sy hapet ta kena mik! Ky far “kom qef me qen dipllomat” c’pun ka me komentu ate qe i intereso vetem grekut dhe deri me i far mase turkut? Hajde se po e pranojm qe ka nevoj me u grric si Shab Qosja (hunderri) po s’bohet komenti pa citu tekstin origjinal me pergjegjesi!!!!
Lajmin e bo vet komentin na e qet ne n’gazet me na thon se qeka bo greku per gjynof!
Hajde gazet e hajde diplomat!
Komento pak vleren aktuale te monedhes turke o Qose Murati dhe krahasoje pak me ate gerne …..
Zhabë Murati