Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Burg përjetë Viktor Gushit
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Burg përjetë Viktor Gushit
Aktualitet

Burg përjetë Viktor Gushit

redaktor
Published October 15, 2013
Share
SHARE

Autori i 16 grabitjeve dhe I dy vrasjeve pjesën tjetër të jetës në qeli. Gjykata e Tiranës jep vendimin për vrasësin e Sinanajt dhe Kaloçit.

Para se të kapërcente pragun e gjykatës, për tu vendosur në shtëpinë e tij të përhershme për pjesën tjetër të jetës, kërkoi falje. Viktor Gushi i 16 grabitjeve, vrasës i dy jetëve, u dënua me burgim të përjetshëm.  Pas 25 seancave, Gjykata e Tiranës e shpalli fajtor të pandehurin për 16 grabitje me armë, me pasojë vrasjen e 2 personave dhe plagosjen e tre të tjerëve. Pak minuta para se Gjykata të tërhiqej për vendim, Gushi kërkoi mëshirë nga treshja gjykuese, duke i kërkuar falje publike familjarëve të viktimave dhe të plagosurve. Avokatja mbrojtëse, kërkoi një masë më të ulët dënimi, duke pretenduar se Gushit ju mohuan të drejtat e tij, të pranimit të kërkesës së gjykimit të shkurtuar. Nga ana tjetër, prokurori kërkoi dënimin  maksimal për të duke e cilësuar person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Viktor Gushi brenda 2 viteve ka grabitur banka, zyrat e postës dhe ato për pagimin e faturave të ujit dhe dritave.  Kur punonjësit e arkave kundërshtonin kërkesat e Gushit, ky i fundit i qëllonte me armë. Kështu ndodhi me argjendarin Rrapo Sinanaj, arkëtaren Leonora Kaloçi dhe tre raste të tjera më pasojë  plagosje. Viktor Gushi u arrestua pas denoncimit të një qytetareje, e cila e kishte parë atë në një lokal në lagjen “Don Bosko” vetëm pak orë pas grabitjes me pasojë vrasjen e arkëtares së bankës.
Gushi
Viktor Gushi një nga 6 fëmijët e çiftit Gushi, ka 3 vëllezër, 2 motra dhe nënë, ndërkohë që i ati Kozmai ka vdekur para 4 vitesh. Njëri i pashoqëruar dhe pse me një fëmijëri normale, pa tronditje. Pas përfundimit të arsimit 8-vjeçar, ka filluar arsimin profesional për “ndërtim-montim” dhe më pas atë pa shkëputje nga puna për “ teknik ndërtimi”. Gjatë kësaj periudhe është punësuar si murator dhe më pas ka kryer shërbimin ushtarak, ku pas përfundimit u largua në Greqi.  Në vitin 1992 është kthyer në Shqipëri  dhe ka hapur një dyqan në qytetin e lindjes, si dhe është martuar, martesë e cila zgjati 3 vite.  Pasi u divorcua ka humbur një shumë të konsiderueshme parash në firmat piramidale  dhe u rikthye në emigracion ku ka qëndruar deri në vitin 2005.  Gjatë kësaj kohe është dënuar dhe ka vuajtur për 5 vite dënimin për drogë. Pas lirimit nga burgu, u  rikthye në Shqipëri dhe banonte në Tiranë. Për shkak të paqëndrueshmërisë së vendbanimit, ndërpreu marrëdhëniet me familjen dhe nuk krijonte shoqëri. Gjetur punë si përgjegjës fabrike ku ka punuar për rreth 1 vit dhe më pas e largua për vjedhje materialesh në ambientin e punës, për të cilën u dënua me 3 muaj burg. Më pas ka jetuar me të ardhurat e siguruara nga aktiviteti kriminal.

 

 

redaktor October 15, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?