Prokuroria dhe Gjykata e Vlorës kanë kërkuar që procesi gjyqësor ndaj kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika dhe të pandehurve të tjerë të transferohet në një gjykatë tjetër.
Kërkesa erdhi pasi gjatë seancës së parë gjyqësore në Gjykatën e Vlorës jashtë ndërtesës janë grumbulluar dhjetëra mbështetës të kryetarit të Bashkisë, të cilët qëndruan në pritje të rrjedhës së procesit.
Nga frika e ndonjë trazire apo ndikueshmërie tek gjyqtarja e çështjes, prokuroria dhe Gjykata e Shkallës së Parë i kanë kërkuar Gjykatës së Lartë transferimin e dosjes.
Sipas prokurorisë, deri në një vendim të Gjykatës së Lartë, dosja do të vazhdoj shqyrtimin pranë Gjykatës së Vlorës, ku të pandehurit do të përballen me akuzat e “falsifikimit të dokumenteve” dhe “ndërtimit të paligjshëm”.
Seanca e radhës është caktuar për në orën 11:30 të datës 5 dhjetor. Gjika akuzohet për lëshimin e dy lejeve të ndërtimit në kundërshtim me procedurat, ku ka hedhur firmën e tij pa kaluar kërkesën e subjekteve në KRRT. Sipas prokurorisë, Gjika në cilësinë e kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, në bashkëpunim me të pandehurën Eleni Dardhaj, punonjëse pranë bashkisë, kanë falsifikuar përmbajtjen e dy proces-verbaleve të mbledhjes së KRRT-së së Bashkisë Vlorë, përkatësisht të datës 24 mars 2010 dhe 15 korrik 2010. Lejet janë përfituar nga dy subjekte private, një prej të cilëve deklarohet se ishte edhe zyrtar në bashki.
Burime nga Prokuoria e Vlores bejne me dije se dosja mund te shqyrtohet nga organet e drejtesise ne Tirane.
E turpshme frika e drejtësisë në Vlorë! Gjika,nëse ka shkelur ligjet dhe mjafton Hoteli i vjerrit të Bashës,duhet të denohet po në Vlorë dhe nëse nuk është dakort ta anikmojë dënimin.Nëse është i pafajshëm duhet drejtësia e Vlorës ta shpall! Antidemokratike veprimet e drejtësisë se Vlorës të cilat dobesojnë shtetin dhe japin imazhin e frikës atij! Perpara ligjit të gjuthë të barabartë!
Po le te nxjerrin nje altoparlant jashte gjykates qe te degjojne shoket e Sh Gjikes se cthuhet brenda ne gjyq ! Keshtu benin edhe te paret e Gjikes kur denonin hajdutet ne Vlore , te kinema Perlat Rexhepi psh .
kJO ESHTE NJE TURP QE E KONSIDEROJNE SI NJE TERRORRISTE TURP GJYKATES,
GJIKA NUK KA VETEM ATE DOSJE .NJE TJETER DOSJE DUHET HAPUR PER NDERTIMET QE JANE BERE NE SKELE NE KRAHUN E PORTIT TE VJETER VLORE SI 2 HOTETLET DHE 2 PALLATET ME TYNEL .KJO I KAZENE FRYMEN GJITHE SKELES PER TE DALE NE DET SI KA QENE ME PARE PRONE E SHTETIT PASI KA QENE PORT ME ZYRAT E TIJ.
Turpi eshte i Edi Rames qe bashke me Gjiken ne fshehtesi bejne presion gjykatesve si dhe kenge folk keta kriminele.Ky eshte shteti i Edi Rames
Me sa duket:- Ne VLORE, dhe jo vetem, “DREJTESIA” NUK eshte DREJTESI!!! 1 MILION votat e 23 Qershorit, se pari, KERKUAN te PASTROHET Sistemi i Drejtesise. Nuk mjafton vetem me KANCELARET! Do te Bindemi kur para DREJTESISE te PERBALLET KRYE/KRIMINELI,HAJDUTI,VAMPIRI B..ISHA. Ai eshte PESHKAQENI, pastaj vijne CIRONJTE.
A ca te degjeneruar jane keta gjyqtaret eVlores ….Si ore paskeni frike ju ,…hahahahahah sa per te qeshur ..Ju paskeni frike mos ndodh gje ??? Po pse mor burra simpatntizantet e Gjikes jane goxha burra …..Po ju nuk keni frike nga te afermit e”krimineleve “…..qe i denoni aq shume …apo se nuk kan tju paguajne ….ata dhe se cani koken …se te guxojne te shkretet te flasin se fordi policice pas dere eshte …..Mendoni se ja hidhni ketij populli …….Pse do te keni frike …perkundrazi ju duhet tju lavderojne …..se do vini drejtesine ne vend ………….A mor qyqare a ,,,,KOHA DRIDHET E PERDRIDHET ,DO VIJ KOHA QE DO TE ZGJIDHET
DHE NGA SHPORTA <PEMA E KALBUR DO TE HIDHET ….
DALLAVERA NEPER ZYRA ,DALLAVERA NEPER ARE
DALLAVERA ME TE HUAJ
DALLAVERA ME SHQIPTARE ……I Madhi ALI ASLLANI