Një pikë e rëndësishme që dëshmon krizën e rëndë të financave shqiptare është dhe Fondi Rezervë i shtetit. Ky fond rezervë është shpenzuar i gjithi nga qeveria e mëparshme, në masën 99.87 përqind të tij. Kjo qeveri i lejoi vetes të linte vendin pa fondin e emergjencave për katër muajt e fundit të këtij viti. Më datën 10 shtator 2013 kishin ngelur vetëm 18 milionë lekë të vjetra. 1.2 miliardë lekë të këtij fondi u përdorën vetëm për shpenzime operative, të cilat mund të shmangeshin ose financoheshin nga burime normale.
Janë 12 institucione të Shtetit që kanë përfituar nga ky fond, i destinuar normalisht për situata emergjente e të paparashikueshme. Janë 50 vendime të Këshillit të Ministrave që kanë prekur dhe përdorur këto para të paracaktuara për ditë të këqija për Shtetin. Dhe kur këto ditë nuk janë parë, qeveria e ikur ka menduar t’i përdorë praktikisht sipas qejfit. Duke mos i lënë asnjë gjë Shtetit për një të tretën e fundit të vitit. Kur dihet se situata më e vështirë financiare do të dukej në fund, pas shterimit të investimeve publike të kryera në gjashtëmujorin e parë me një ritëm vrasës për interesat publike. Pjesën më të madhe të këtyre 10 milionë eurove të Fondit Rezervë e ka përfituar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me 521 milionë lekë (rreth 4 milionë euro).
Ministria e Ekonomisë dhe Tregtisë zë vendin e dytë, me 120 milionë lekë. Këshilli i Ministrave ka marrë edhe ai 120 milionë lekë. Të bën përshtypje që në shpenzimet për të cilat është prekur ky fond rezervë, që caktohet nga të gjitha buxhetet normale të vendeve normale për raste përmbytjesh e katastrofash të tjera natyrore, fondi është prekur edhe për Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, që kujdeset për vilat qeveritare në zonat e plazheve. Janë rreth 80 milionë lekë të ikur në këtë farë feje! Me fjale të tjera, kur vendi digjej i tëri me ulje të ardhurash publike dhe me shpenzime pa fund për zgjedhjet dhe blerjen e votave, qeveria shpenzonte nga Fondi Rezervë për kolltuqet dhe dushet e vilave qeveritare të plazhit.
Fondi Rezervë është përdorur në shumicën e tij pas zgjedhjeve, kur qeveria që po ikte nuk kishte asnjë arësye ta harxhonte këtë fond. Nuk kishte asnjë zjarr, përmbytje, tërmet apo rast fatal natyror tjetër, që të prekej ky fond. Ato para i duheshin vendit, pasi që kjo qeveri e papërgjegjshme të kishte lënë mandatin. Kjo nuk ndodhi, pse qeveria në ikje, e pangopur me dhënie klienteliste lejesh e koncesionesh për pasuritë publike të vendit, e gjeti të udhës të harxhonte edhe të gjithë fondin rezervë.
Rama tha e kemi lexuar mire voten e 23 Qershorit, ta shofim sa mire e ka lezuar me vepra. Deri tani ka dhene sinjale pergjithesisht te mira (pergjithesisht). Pse te mos behet nje hetim per keto shpenzime??/ te shofim pastaj si do jet buzeqeshja e Bodes, me dhembe 20.000 Euro
Sepse Gjykatat jane akoma ne doren e SB dhe Bode & CO dalin te pafajshem.
Duhet nje gjykate e pavarur per te gjykuar qe nga Presidenti deri tek civili ne menyre te pavarur.
Pra eshte e kote te cohen dosjet e ‘peshkaqeneve’ ne Gjykate per momentin
E cfare i gjeti? Ja ku i ke duke u zgerdhire me parate qe kane vjedhur. Sa e padrejte 🙁
Shum mir …. e keni gati procedimin penal…nje kryeminister qe le vendin pa asnje kacidhe…pse nuk vepron qeveria e re?
– do ti kete hyre mola,s’ka si justifikohet ndryshe
U mundua shume sala me lefterien e Kqz-ne po prape….humbi
Kjo tregon se sa e papergjegjshme ka qene qeveria e meparshme.
Kjo tregon qe Berishes i interesonte pushteti dhe jo shteti.
Marrja peng e Shqiperise dhe PD nga Berisha nuk ka marre fund akoma.Nese Basha nuk distancohet nga Berisha,do te pesoi po te njejtin fat si ai.
Berisha i ka shkaktuar nje dem aq te madh Shqiperise sa nuk mund te krahasohet me te gjith armiqt e Shqiperise te marre sebashku.
Ndertimet pa leje ,shkatrrimi i pyjeve,mos abrogimi i ligjit 7501,rrjedhja e trurit jasht Shqiperise,degjenerimi moral i shqiptareve,rritja e kriminalitetit me permasa alarmante,
perulja ndaj Greqise,shkatrrimi i bujqesise dhe rezurseve te turizmit mund te thuash qe jan vepra te Fatos Nanos dhe Sali Berishes.
Nuk eshte sukses i ketij koalicioni shporrja e PD nga pushteti,suksesi eshte i popullit 1 miljon.A e shihni si fshihet drejt shqiperise ministri i korruptuar i armenise?Cfere pret qeveria e re ,pse nuk con dosjen e saliut e te bodes ne prokurori?Jua ka lene arken e shtetit bosh,me Fullanin brenda.Prangat,prangat do te jene sukses i qeverise se re.E pate Nano frikacakun si perfundoi? Pa degjo,o beu ine
Mbaje mire terezine
E pe Abdyl bej Hamitne
Kullat e bardha ne brinje
Kukuvajkat ulerijne
Shpërdorim i pastër detyre i sali berishës e ritvan rakickës! Kërkoni arrestimin? Çfarë prisni? Apo doni té na thoni se s’ka për popullin pasi i ka zhvatur saliu? Prangat zotérinj të pozitës dhe merrjuni parate! Përndryshe mos llomotisni sepse bie erë bashkëpunim në prapaskenë. Aty ku haen ngjala dhe né skenë i dergoni popullit të fala!
Coja agait te Korces furgonin e policise ke shpia jo per ta arrestuar por, per parajmerim.Ta shikoje Ritka dhe te pregatitet.
Media ka per detyre te zbardhe e te sensibilizoje opinionin publik, kurse Qeveria e ka per detyre te vendose drejtesine ne vend e jo vetem te mos lejoje me abuzime me parate e shtetit por te ndeshkoje ata qe kane ngjyer doren ne mjalte.Mendoj se kjo e fundit eshte me e rendesishmja.Po nuk e beri kete Rama, eshte i deshtuar.Dhe Rama eshte shansi i fundit per kete vend te cfilitur….
RAMA SIGURISH DO TA BEJE, POR SALI KRIMINELI I KA MARRE DISA MASA ME PARE. VURI PRESIDENTIN, KRYEPROKURORIN E TE GJITHE GJYGJTARET E KORRUPTUM NE VENDET QE JU DESHEN, E RAMA VETEM NUK MUNDE TI BAJE TE GJITHA. POR DALE NGA DALE DO JA DALI BESOJ, MBASI KA DHE POPULLIN QE E PERKRAHE. MOS U MERZITNI SE RAMA SA TE MUNDET DO I RREGULLOJE PUNET SIC DUHET, NUK I FAL HADUTAT AI.
duhet atij katunari te plases se Korces ti tregohet vendi – nese ka shkelur ligjin burgun e ka pak ai pis burre – nuk u denua per piramidat ne 1997 nuk denohet per piramiden e borxheve dhe shpenzimeve pa asnje justifikim e kuptim – ato jane parate per ndihma per popullin ai i ka shpenzuar per shpellaret ne plazh !!!
Antikatunar! Nuk është nga plasa e korçës por nga rakicka e devollit ku ka shume shejtanë budallenj! Plasa ka njerëz puntorë e të zgjuar! Nderime!
Kryeministri Edi Rama ne raste se e ka lexuar dhe kuptuar voten e popullit te 23 Qershorit duhet te veproje dhete gjithe shperdoruesit, te korruptuarit dhe hajdutet ti fuse ne burge. Po nuk e beri ky zotria (Rama) kete do te thote qe nuk ka kuptuar asgje dhe pas 2 vjetesh ne zgjedhjet lokale do te marre pergjigjen e mirituar po nga ky popull. Mjaft jemi ngopur me riciklimet e politikaneve qe vendin e merituar e kane patur ne Burge.
Ligji duhet te beje punen e vet. Ata qe kane abuzuar me prekjen e fondit te paprekshem, te ndiqen penalisht njesoj si ne kohen e Enverit qe kush prekte fondin rezerve me titullin “101k” ,pavarsisht nga shkalla e demit, denohej automatikisht meburgim. Sikur kete ta kishte bere qeveria Rama dhe te ishte Berisha fitues me 3/4, do i kishte arrestuar me perpara se sa te kujtohej prokuroria apo hetuesia. Fajtoret me dashje duhen ndshkuar menjehere. Ndryshe harram vota e 1 mln shqiptareve.
kush i ka shperdoruar te mbaje pergjegjesi .ligji duhet te bjere mbi ta .jo vetem duke i denuar per edhe ti detyroje ata te kthejne parate e shperdoruara ose me mire te themi te mara prej tyre ne arken e shtetit .K y shperdorim eshte bere me dashje dhe ndergjegje te plote i frymezuar nga njeriu me shpirtin me te zi ne historine e ketij vendi Sali egersira,
Ne kete vend nuk denohen te medhenjt. Edhe pse shahen, mes tyre ka nje mareveshje e pa shkruar qe mbajne njeri tjetrin. Keshtu, kot e keni qe pretendoni se drejtesia do vihet ne vend .
Qeveria qe iku nuk punoj per popullin por per te krijuar nje olagarki te fuqishme financiare qe nga pasuria qe ka siguruar i kalon vendet perendimore qe kane shekuj ne ekonomine e tregut.
Ata kane te drejte qe te zgerdhihen se ne i kemi besuar dhe ju kemi shkuar mbas.
Me ne politikanet jane tallur, te djathe e te majte, jane tallur dhe kane zbatuar Katovicen.
Tranzicioni te ne nuk ka mbaruar ndoshta ka ende rruge.Na genjejne me hyrjen ne Nato dhe tani me statusin e kandidatit per ne Europe. Edhe sikur te na pranojne ne Europe ne kemi nje standart mjaft te ulet, bile 30 % te popullsise diskuton buken.
Nje vend i bekuar nga zoti me det,fusha dhe klime malore, me nafte e minerale, qe te vuaj per buken e gojes ka nje domethenje.
Tani te ne nuk komandon ligji por oligarkia financiare. Po nuk u vu ne banken e te akuzuarve kupola e oligarkise financiare ky vend do mbetet rempalle dhe pa shprese.
Le te shpresojme qe keta qe erdhen ne qeverisje te bejne shtet.
http://accounting.smartpros.com/x42051.xml
deloite&touche kompania qe kreu transparencen e firmave piramidale shfaqet perseri ne shqiperi……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………….tani mbas qershorit2013.e mbani mend farudin arapin dhe deloit &touche sa mire e ben transparencen? prandaj nuk ka frike politika shqiptare.shkoni ne shtrat lexues te internetit.edhe per sot genjeshtrat tona per ju mbaruan
mireupafshim here te tjera.
Lerini kohe qeverise se re vellezer. Mali i krimeve te Sali Berishes dhe bandes se tij nuk shembetper nje muaj…duhet pak kohe te pastrohet shteti nga plehrat berishiste e pastsj te filloi orteku i vendosjes se drejtesise.Kete predim te gjithe ne qe votuam per debimin e horrave nga pushteti, kete pret edhe Europ nga kjo qeveri.Drejtedia do te vendoset!
Zgjidhje e vetme eshte qe te pergjigjet dikush per keto qe jane bere, ndryshe edhe keta qe jane nuk do te kene frike nga ndeshkimi dhe do te bejne me keq.