Një pyetje dhe “precedenti Gorrea” i shkurtit 2006, kur prokuroria arrestoi Luiza Hoxhën ish-deputete e PS-së, ish prefekte, ish-drejtoreshë të përgjithshme të postave dhe anëtare e KPD-së. Disa momente nga orët e dorëzimit të pushtetit në 2005 dhe ditët e fundit të Berishës. A ka nisur të furnizohet “me lëndë të parë” Prokuroria? A do shtrihet rasti Ksera? Sa milionë euro mund të rikuperohen nga ministrat Bode, Ruli, Imami e Noka? Çfarë presin shqiptarët pas dekorimit të zyrave dhe pastrimit të spitaleve?
Në 3 korrik 2005 PD-ja pas tetë vitesh në opozitë me ndihmën edhe të aleatëve fitoi ngushtë, mbi socialistët e velur deri në kalbësi pas 8 vitesh pushteti. Fitorja ishte paralajmëruar nga i ndjeri Potter Goss, numri 2 i CIA-s, që pak javë para zgjedhjeve i kishte “prerë biletën” Nanos dhe qeverisjes socialiste.
Në 2005, periudha e tranzicionit deri në shtator u përdor nga administrata e lartë socialiste për të rikontrolluar dosjet, praktikat e ndryshme të punës me synimin për të eliminuar sa të ishte e mundur çdo gjurmë hajdutërie dhe korrupsioni. Në të folurën popullore ministrat dhe drejtorët e majtë po kopsisnin letrat me ngut dhe me shumë përkushtim..
Fitorja plebishitare e boshtit PS-LSI në zgjedhjet e qershorit të këtij viti pati tjetër efekt mbi administratën “Berisha”, shumëfish më të korruptuar se administrata Nano e vitit 2005. Ministrat, zyrtarët e lartë të administratës në vend të kopsitjes së letrave dhe fshirjes së gjurmëve të hajdutërisë iu futën vjedhjes e plaçkitjes me temp të përshpejtuar. Motoja e këtyre kolltukofagëve ishte: të vjedhim e të rrëmbejmë çfarë të mundim deri ditën e fundit, që të ndenjurat tona do ulen në kolltuqet e zyrave të pushtetit. Ky qëndrim kontrastonte dukshmë me qeverinë socialiste të vitit 2005. “Mamuthi i korrupsionit” përshembull, pastronte letrat në 2005, ndërsa financieri Bode në 2013 firmoste për emërimin në dogana edhe të kushërinjve të katërt apo të pestë. “Duka i krimit” mbyllte dosjet e punës në Ministrinë e Bujqësisë në 2005 ndërsa “druri i arrës” i Salës firmoste tendera edhe ditën e fundit të pushtetit në 2013 njëlloj si me kontratën e ACR-së në Bulqizë, në 2009. Madje edhe figura anektodike si Aldoja i fakseve gërdeciane të Shkëlzenit apo “Sherlok Holmsi” Mul Noka bënin emërime në vende pëllumbash dy muaj pasi kishin humbur zgjedhjet duke lënë litarët jashtë, që të pengohej e të thyente qafën kryeministri i ardhshëm Rama. Tipik është edhe emërimi me kohëzgjatje dy tre javore i Prefektes së Tiranës, apo emërimi djallëzor i Meidanit në drejtorinë e doganave.
Shkurt puna, këtyre myteberëve jo vetëm që u kishte plasur cipa, por kishin harruar edhe frikën. Ata kanë menduar që sekserë mediatiko-opozitarë pranë kryeministrit të ri Edi Rama do shërbejnë si zyra Aluizni e sekserllëku për të legalizuar veprimet e tyre antiligjore madje edhe ‘pas pilafit”, d.m.th., pas humbjes spektakolare të 23 qershorit.
Por Edi Rama ka folur për një mision të madh të jetës së tij në këtë mandat. Shqiptarët shpresojnë që ky mision të mos jetë thjesht dekorimi (plot shije) me harta mesjetare i mureve të Kryeministrisë apo spastrimi nga ambjentet e spitaleve i hale-mejhaneve. Por ndëshkimi-burgosja e fajtorëve dhe rivendosja e drejtësisë sociale.
Skota e hajdutëve të ish-qeverisë Berisha ka harruar një precedent të shkurtit 2006, kur prokuroria arrestoi Luiza Hoxhën ish-deputete e PS-së, ish prefekte, ish-drejtoreshë të përgjithshme të postave dhe anëtare e KPD-së. Luiza u arrestua, gjykua dhe vuajti dënimin për një dëm të shkaktuar shtetit në vlerën 3 milion e 200 000 Euro. Arqile Gorreja drejtori demokrat i postave e kishte besuar me të vërtet parrullën demagogjike të Berishës: Qeverisje me duar të pastra. Në zbatim të kësaj parrulle duke shfrytëzuar edhe faktin, që zonjusha Hoxha kishte lënë si të thuash gjurmë elefanti në aferën 3,2 milion euroshe të pullave të postës, drejtori Gorreja pa ngurruar firmosi shkresën për të kallëzuar në prokurori paraardhësen e tij.
Ky është precedenti Gorreja. Ky precedent mund të shërbejë fare mirë si manual për Kryeministrin Rama për të shkuar përtej face liftit të kryeministrisë te furnizimi me ‘lëndë të parë” i prokurorisë.
Drejtorët dhe ministrat e rinj duhet të provojnë me vepra jo me fjalë, që rilindje nuk do të thotë, se shyqyr Zotit na erdhi rradha edhe neve për të vjedhur gjithçka që la pa vjedhur Berisha me të tijët këto tetë vite. Antidoti më i mirë kundra psikologjisë së radhës për të vjedhur është njohja e menjëhershme e situatës nga titullarët e rinj kuptohet pa e zgjatur maksimumi brenda pak javësh. Më pas mbetet domosdoshmëri përgatitja e dokumentave për ndjekje penale për abuzimet e paraardhësve.
Të tilla ndjekje penale mund të shërbejnë fare mirë edhe si një nga mënyrat për të siguruar para për buxhetin e shtetit, që Sala e la siç i la Ramiz Alia dollapet e frigoriferët e shqiptarëve në vitin 1991.
Të tilla operacione mund të sigurojnë të ardhura modeste nën gjysëm milion Euro si në rastin e ministrisë së Kserës, ku çështja tashmë është në duart e drejtësisë, por mund të ketë edhe “jack pot-e” prej 15-20 milion Eurosh në tatime si psh rasti i biznesmenëve fantazma kinezë dhe ustallarëve të Bodes te tatimet me efekt financiar 15-18 milion Euro. Dikasteri Imami i shndërruar në shpellën e Ali Babës mund të sigurojë rekuperimin në favor të shteti të miliona eurove të tjera. Mjafton të përmendim këtu afera të tilla si skrapet e metaleve me ngjyra në Mjekës, skrapet e mjeteve detare si nëndetëse, anije silur kapëse, rimorkjator, kater rade etj apo eksportin e 1000 (një mijë) tonëve lëndë eksplozive te “sivëllezërit” sllavë. T’i hysh pastaj hajdutërisë së rrugëve në kohën e Lulushit-Tuneli i Kalimashit dhe në kohën e Olldashit-Tuneli i Kërrabës do të thotë të rikuperosh dhjetra milion Euro.
Ministria e Brendshme përveç impaktit direkt te qytetari mund të prodhojë para për buxhetin, nëse njësia e super-prokurimeve e koncentruar në këtë dikaster kalohet në sitë. Aty krahas “xhevahireve” për prokurimin e uniformave të reja të policisë, furnizimit me karburante etj do peshkoheshin miliona Euro në tenderimet, që janë bërë në favor të dikastereve të tjera. Edhe Ministria e Bujqësisë në duart e një hajduti veteran si Ruli mund të ofrojë çudira e të prodhojë miliona Euro për buxhetin nëse stafi i ri vërtet është për integrim europian jo për hajdutëri të stilit afrikan.
A është e lehtë të bëhet kjo? Sigurisht që jo! Por kryeministri i ri gjithsesi publikisht u ka bërë një premtim shqiptarëve: Po bëhem kryeministër që të le gjurmë. Me këtë premtim ai ka treguar se të paktën verbalisht ka këllqe t’i kundërvihet me kopaçe në dorë hajdutërisë, që trashëgoi nga qeveria Berisha. Të emëruarit e tij përgjithësisht nuk kanë hipoteka korrupsioni dhe hajdutërie nga e kaluara. Kanë rastin ta tregojnë veten.
Në këtë rast precedenti Gorrea fare mirë mund të shërbejë si referim. Fjala vjen, nëse zonjusha Spiropali si Drejtoreshë e Doganave arrin, të mbushë buxhetin me detyrimet doganore duke çuar njëkohësisht kontrabandistët dhe nëpunëist e korruptuar për ndjekje penale, atëhere Kryeministri Rama mund ta mbajë atë për tetë vjet drejtoreshë doganash, siç e mbajti Berisha Gorrenë për tetë vjet drejtor postash, pasi futi në burg paraardhsen e vet.
Kush thotë që shqiptarët nuk e duan këtë drejtësi pas 23 qershorit, gënjen veten dhe ata që ka përreth. Shqiptarët natyrisht dëshirojnë të jetojnë në paqe, gjithnjë e më mirë, njëlloj si europianët. Por gjithsesi shqiptarët janë gati të durojnë edhe sakrifica momentale me kusht, që të rivendoset drejtësia sociale dhe shteti i sundimit të ligjit.
Nuk duhet të ketë më drejtorë e ministra të paprekshëm! Shprehur më shqip banorët e këtij vendi duan, që hajdutët të shkojnë në burg e të mos kapërdisen bulevardeve të Tiranës majë jaguar-it si mizat në majë të m….
TE ARRESTOHET SALI BERISHA.
Te tjeret jane zara qe zberthehen shpejt, maloqet shkojne nga kane ardhur, malsoret kane qene dhe jane te mirseardhur, se kurre skane qene te pabese, por kane respektuar mikpritesin.
I arrestuari i pare i administrates se korruptuar te Sali Berishes,duhet te jete drejtori i DREJTORISE SE PARANDALIMIT TE PASTRIMIT TE PARAVE,ne ministrine e Financave,mafiozi ARBEN DOCI!!!
Kontrollojeni kete njeri dhe shikoni se sa PUNE TE PISTA KA BERE!!!
Po te ishin arrestuar te paret qe vodhen ne menyren me te paturpeshme, atehere kur populli vuante per buke dhe doganieret si ky Gjergj llapazani qe as ju vinte turpe kur ti merrnin parat dhe kur njerezit vuanin ky Gjergji i bente pushimet ne ishujte Sejshelle……atehere po do te futen ne burg edhe keta te Bodes apo te Canit…..Shqiperia eshte vende korrupsioni….ne vete i zgjedhim keta tipa hajdute….keshtu qe mos u prifni shume se nuk do te kenaqeni me te burgosur…hajduti e mbron hajdutin….
Shkrim shume i goditur.Nuk e di se cfare presin akoma qeveritaret e rinj,nqs e kane seriozisht qeverisjen e ketij vendi.Shqiperia nuk mund te ece perpara pa u vene drejtesi,sepse perndryshe keta hajdute do ti shohim cdo dite ashtu sic thote dhe autori ne mbyllje te artikullit,dhe njerezit do te vazhdojne te besojne se “nuk ka shtet”.
Shkrim shume i pikasur .Nese qeveria e re, nuk do te marre ne konsoderat demet e shkaktuara nga qeveria e me parsheme ,keq do ta ket per veten e saj.Te gjith abuzuesit perpara ligjit. Kjo do t’ju ngreje autoritetin qeverise se re..
horr,
je utopist,realis do te jesh po te mbash briskun dhe shkumen.
Tung
Shkrimi este interesant. Pushtetaret kane vjedhur pa iu trembur syri. Duhet te ndeshkohen te gjithe ataqe kane abuzuar me pasurine e popullit
Doganat kane qene te komanduara totalisht nga Bodja. Me ardhjen ne fuqi te PD-se ne vitin 2005 u gjet nje formule e re pune: nuk hynte tregetari ne mareshje me doganierin, por spedicioneri me doganjerin.Ne Doganen e Tiranes kapo e spedicioneve ka qene kunati i Bodes me emrin Bim se bashku me djemte e niperit e tij.Neper spedicione jane falsifikuar faturat e mallit nga Kina dhe Turqia. Eshte nje regull nderkombetar per doganat:Kur malli kalon tranzit vuloset nga cdo dogane ku kalon .Keshtu, i bie qe malli qe vjen nga Turqia te vuloset ne doganen e tranzitit bullgare dhe asaj maqedonase n.q.se kalon nga Bullgaria e keshtu nme radhe. Analizoni faturat e mallit i kane keto vula dhe neqoftese jo kush duhet te pergjigjet me pak se Ministri i Financave dhe Drejtori i Pergjithshem i Doganeve.
Ne se duam te bejme shtet duhet te vihen para ligjit ne radhe te pare ata qe i kane sjelle dem kolosal vendit. E kemi si zakon qe meremi me cironkat ne vend qe te meremi me peshqit e medhenj.
O Korca Bukur te kan heq nga puna me ndonje agjensi apo ste ka maru pune ndonje doganier?? Mos flasim kot mos bejme sikur na preu per Ramen a per korrupsionin.Gjergji ka te drejte te beje se nuk ja fut njeri ne po….rtokall kjo eshte gazeta e 5 ku ka filluar te shkruaje po prit sa ta njofin edhe keta eshte vetem nje thasheshemexhi qe rri gjithe diten verdall degjon nje llaf ketu e nje aty i shton lidhezat ne mes e ben artikuj neper gazeta.Korrupsioni do vazhdoje ja edhe dy jave sa ta nin kto drejtorat e rinj lezetin e lekut.
HERA PARE ESHTE E VESHTIRE TE DYTEN TA KERKO TRUPI.
nji shkrim perfekt,qe nuk mund ti hiqet as dhe nji presje..!!
Shkrim mjaft i goditur.Nuk ka c fare te shtoj.
Asnje ska per tu arrestaur. te tera fluska sapuni jane 🙂
Keta sic duket vetem fasade qenkan se brendia po le per te deshiruar.
Deri per vit te ri do na vdesi shpresa.
Edhe MZIUN do e kemi pedagog tek KRISTALI ose tek CILI
http://dielli.al/lajme.php?id=12827&k=71
Por ka dicka!!! Diktatori malok,duke parashikuar me kohe humbjen,vendosi ne vendet kyce te institucioneve te pavarura,ushtaret e tije qorra te nenshtruar. Ata kane dosje te sigurimit te shtetit ne sirtarin e Malokut. Ky ju tund dosjet e keta i binden. Nuk denon qeveria,por heton prokuroria dhe denon gjykata. Keto i ka ne dore Saliu,sepse keto varen nga Presidenti yne sakat.Le te kerkohet referendum popullor per largimin e Presidentit,si person qe pengon reformat ne drejtesi,pengon qeverine ne luften kunder korrupsionit e krimit,me ane te veglave te tije.Vetem largimi i Nishanit dhe freskimi i Prokurorise,gjykatave,deri tek kushtetuesja,KLSH-ja, ILDKP-ja,SHISH i Vishos etj dhe zevendesimi me persona jashte politikes dhe te pavarur,do ishte hapi ma domethenes i 23 viteve.Personat e ardhur,duhet te mos jene kontigjent i qeverise se majte e as te djathte. Athere do shikoni si vihet drejtesia ne vend e si penalizohet krimi.
Shkrim shume realist! Kjo kembane duhet te bjere ne veshet qe degjojne dhe te mendjet qe veprojne!
SHKRIM I PERSOSUR !
Te fillohet nga ILDKP…nga ZANA XHUKA ,..qe po ben starin e sistemit qe e futi dhe aty po e mban …dhe sepse gjarpri vritet nga koka .E pra aty eshte koka !
{sigurisht mos prekni hal.eatin }
Banda e Bishes vodhi deri diten e fundit
per dy aresye:
1-E ka ves.
2-Mendonte se kishte sistemin e drejtesise
me vete.
Uroj qe Rama te pakten te luftoje korrupsionin
bandit.Te gjithe do ta perkrahin.
Askush nuk e kritikon burgosjen e hajdutit.
Te tille kane qene drejtoret dhe ministrat e
Bishes.Hajdute ordinere.
Bravo Arqileja. Nuk eshte rastesi qe ne keto vite te PD-nga institucionet qe ka pas ndryshime pozitive ka qene Posta Shqiptare.
ore thoni te denohen hajdutet por e dini se kush do i denoj? ata i kan niperit te gjithe e mbesat ne prokurori e ne gjykata keshtu qe nqs do te bejme drejtesi te ngrihet nje prokurori qeveritare me disa persona e me pas te behen trasp[arente gjerat edhe ti gjykoje nje gjykat enkas se po te jet per keta qe kemi ska drejtesi mjafton te shikojme fiks fare te topi edhe e kuptojme qe jemi shum mbrapa
Per poshtersirat dhe hajdutlleqet qe kane bere kelyshet e Saliut zor se do kene vend burgjet per gjithe kete armat rrugaçesh.
E para qe duhet te bej edi rama ta fusi ne burg kete flliqesir njeri si Arqile Gorea se sa ka vjellur ai ne nuk kemi henger buk ai shperdoroi kantinen e pijeve ne durres duke vjedhur pa mas se atje ai kishte postin e drejtorit leje fare se ca them dhe un se ca pret nga hajdut pellumbash qe me ato meret edhe sot e kesaj dite me pulluma eshte nje cop injoranti vodhi me tenderat e rrugeve ne qytetin e durresit kur ai ishte kryetar bashkie vjedhjen me te madhe e ka kryer me tenderin e rruges se shtruar nga stacioni trenit deri tek ura e dajlanit e sa e sa vjedhe ka bere ky hajdut ARQILE GOREA sa qe duhet nje dimer i teri qe tjua tregoj pale pale pa piken e turpit mire qe bente vjedhje ashiqare fare po na blen dhe nje shtepi ne BOLONJA prandaj qeveria eRAMES duhet te merret me kete horr te ndyre dhe batakci si ARQILE GOREA
Si tiranas i vjeter (2003) i jap te drejte Eduardit. Me perpara dhe ndoshta urgjentisht duhet te reformohet prokuroria dhe gjykatat. Sigurisht qe Nishani nuk e deshiron nje gje te tille. Por puna duhet te filloj qe ketu.Ne qoftese presidenti do behet pengese, besoj qe vendi nuk duhet te mbetet peng i ketij te fundit.Per ne nuk ka rendesi se kush eshte ne krye te vendit, por kerkojme te behet shtet, te kthehet qetesia dhe jeta normale, dhe ne fund te fundit boll kemi halle per punesime, te pakten kur kemi nje gjyq te dale e drejta, femijte ne shkolle te shkojne vete si dikur dhe jo me shoqerus, te rikthehet vlera e jetes se njeriut (Tani jeta e njeriut ka vleren me te vogel… ).Per te gjitha keto shtrojme pyetjen: Kujt ja kemi patur per borxh qe kete vend e ka futur ne amulli e anarki, pa shtet, pa mbrojtje?
KU SHKUAN 55.000 €UROT E BUSHATIT TE EDI RAMES ?
Per te ngelur ne teme persa i perket Postave Shqiptare te drejtuara nga ARQILE GOREA (dhe jo Gorreja ! arqile.gorea@ postashqiptare.al ) çuni i Mihalit nga Durresi, ish kryeinxhinjerit i Kantines se Durresit, mund te them se jane nga me te prapambeturat ne bote.
Eshte interesante te kuptohet perse ne Langley te USA-s i eshte dhene titulli “Qytetar Nderi”, siç e publikonte ai ne CV-ne e tij deri pak kohe me pare. Mbase i ka sherbyer me devotshmeri CIA-s amerikane per te spiunuar te gjithe me rrjetin e tij postar, sespe mban shume tituj amerikane, visita, graduime ne token e dollarit.
Edhe ne Somaline e ambasadorit italian GAIANI (ka lindur ne Somali), sherbimi postar eshte me modern. Nuk gjen atje adresa te tilla p.sh: – Endri Fuga, Rruga e Elbasanit, 50 metra prane shtepise se ANDON KUQALIT, Tirane apo te tjera te kesaj natyre, perballe pallatit jeshil, 30 metra nga Selvia, prapa xhamllekut etj.
Kaq per “modernizmin” e Gorea-s, le te shohim nje fakt (Pagesat e Thesarit) te ketyre diteve:
Ministri ediramist Bushati ne daten 8 tetor 2013 ka firmosur nje urdher pagese per ambasadat tona ne NATO, Moske, Hage, Budapest dhe Bukuresht per levrimin e shumes 130.000 € (njeqindetridhjetemije €uro) me vlefte kembimi 142,4 £eke per 1 €uoro, nepermjet Bankes CREDINS.
Çdo gje normale mund te themi, sepse per te mbijetuar ne kryeqytetet europiane pinjollet e Sali Ram Shiqere Berishes, kane nevoje per para.
Fatura eshte rregjistruar ne Pagesat e Thesarit te CANAJ-t ne te njejten date 08 tetor 2013 dhe mban numurin: 103-1015002-2013, por ne vend te 130.000 €urove te urdheruara nga Bushati, jane paguar plot 190.000 €uro!
Ku kane vajtur 55.000 €urot e diferences ?
Perpara qeveria e “Rikthimit” te parajsave te humbura per 23 vite, e shfryhuni deri ne humbje ndjenjash pas pjatave me fasule ju 1.000.000 votuesit e 23 Qershorit 2013.
Llainke, te kuptoj qe ta paskan vene fshesen dhe mire paskan bere, por lutju zotit se mos e hash me keq dhe ske per te patur rruge tjater vetem me dal ke semafori.
I SAT’EME E TET’ MOTRE
Ne koken tende.
Mos e bej kaq te madhe llainke, ke kalu modelin Pango me hy ne administrate, prandaj mendova se semafori eshte me i lehte per tu kalu si eksperience.
Se modeli Pango ka qene CV-ja e punesimit ke PeDe-jerat.
Bay.
Rasti Gorea eshte rasti fjasko i Berishes per luften ndaj korrupsionit, nese merrni kete rast si shembull do te thote qe paralajmeroni se edhe Rama do beje nje vrime ne uje ne luften ndaj korrupsionit. E cfare lufte do beje ai kur eshte martuar me te kryekorruptuarin Meta per bllokun e te cilit u vrane 4 njerez te pafajshem,. Cdo demagogji apo iluzion tjeter per te ndershkuar te korruptuarit e Berishes eshte tallje me te gjithe, edhe me vetveten nese e marrim sikur edhe nje moment per te vertete.
nga hajdutet me te medhenj eshte dhe sait dollapi apo dhe disa nga sejmenet e tij qe i kishte drejtora dhe i mbarte nen sqetull nga nje nderrmarrje ne tjetren,si ilir shkembi etj.Te hetohen dhe kane per te pare se sa prona dhe llogari bankare kane ne emer te farefisit.
Nibiru? Eshtë shumë, shumë e vërtetë ajo që thoni ju për sahit dollapin dhe ilir shkëmbin. Të dy në ujesjellës bënë kërdinë,te dy prapë nuk u ndanë në cez ku bënë të njëjtën gjë. Sa për dijeni ilirjan shkëmbi është nga fshati cerje i pakicës maqedonase buzë liqenit prespa!!!
Shkrim që i bën “shkollë” Rilindjes dhe njëkohsisht opozicion të pritshëm! Shqipërinë,megjithatë Rilindja nuk e nxjerr dot nga balta dhe krimet e perbindshme të bandës Berisha!Sovrani me demokraci të drejtperdrejtë,po!…Autori një NJESH i vërtet në masivin e NJESHIT SOVRAN! Urime!
Komenti i z.Nibriu eshte real. Edhe une kam qene dhe jam punonjes ne ndermarrjen ku ka drejtuar berishiani Saip Dollapi bashke me sejmenin shpirtzi ILIR SHKEMBI. Ata kane krijuar para per disa breza.Le te shletesohen letrat, me garant do gjeni vjedhje te medha.
Titulli i artikullit nuk eshte i sakte dhe realist jo; Cili nga Drejtoret e administrates se Berishes do arrestohet i pari. Por duhet te jete : Cili pas Sali Ram Berishes do te arrestohet i pari.
kjo qeveri ne qofte se do te punoj per te luftuar korrupsionin e ka shume te lehte cdo ministri te bej auditimin, dhe te korruptuarit ti coj ne prokurori, mos tna i kthej politike, jo sala jo bodja, por ato njerez ti kthejne leket dhe te denohen, dhe ta morin vesh gjithe zyrtaret, qe nuk punohet per titullaret, ose te vazhdoj me dokrra, maqinash e karburatesh
Sikur po bëhen ca si shumë këta ministrat, drejtorët, anëtarë bordesh, drejtues institucionesh etj. që po na dalin me ferma e vila nga Teksasi e deri në Milano e Bolonja…Po mirë çfarë pret qeveria e re me drejtësinë e saj??? A do gjykohen këto raste të përfolura kaq shumë në media apo do lihen me kaq??? Se nga ana tjetër kemi dhe “plakun e fb-ut” që nuk ka ditë që nuk lëshon helmin e tij me akuza, apo për të nuk ka vend drejtësia??? Se të flasin kështu qesim ish-titullarë sikur nuk shkon më, se ne pretendojmë se do ndërtojmë shtet me ligje. Po mbi kë do veprojnë këto ligje? Vetëm mbi koka turku? A do dënohen dhe kokat e urdhërdhënieve? Po nuk u prenë disa koka flagrante, kokat e tjera as që do zënë mend kurrë!
Qeveritarë të dashur! Sovrani ju ka dhënë aq vota, sa të veproni pa ju dridhur dora e syri! Veproni dhe vini në funksionim Ligjet mbi këdo që i ka shkelur për interesa përfitimi personal! Ndryshe as ju nuk do e meritoni këtë mandat që populli ju delegoi më 23 qershor! Ministri i Mirëqënies bëri me dije një listë të këshilltarëve lokalë, që kanë shpërdoruar fondet e individëve me aftësi të kufizuar, duke futur emrat e familjarëve të tyre si të tillë!!! A ka flagrancë më të madhe se kjo?! A ka nivel më batakçinjsh e më delenxhinjsh se këta??? Të vjedhësh fondet dhe të ardhurat e vetme që mund të kenë njerëzit që jetojnë me ndihma sociale??? Si mos të indinjohesh kur dëgjon të tilla maskarallëqe e turpe, që vetëm mendjet e sëmura perverse mund ti mendojnë? A u ka mbetur një fije ndërgjegjeje dhe humanizmi këtyre monstrave që në çdo moment vazhdojnë akoma dhe bëjnë karshillëk me popullin duke u hequr si të paprekshëm? Po përse Ministri Veliaj, nuk nxjerr një urdhër të posaçëm me emrat e listës së këshilltarëve dhe familjarëve, sipas shumave përkatëse dhe të kërkojë menjëherë që ti kthehen arkës së shtetit të gjitha shumat e përvetsuara apo më troç të VJEDHURA me pa të drejtë??? Mos vallë u duhen falur këto shuma hajdutëve ish pushtetarë??? Kushdo që po del në shkelje financiare dhe përvetsime abuzive, të detyrohet me ligj të kthejë të gjitha shumat e përvetsuara dhe të ndëshkohen dhe penalisht me burg!
Qeveria duhet ta kuptojë njëherë e mirë atë që shkruan dhe z. Thanasi, që shqiptarët Kërkojnë Drejtësi Sociale dhe Shtet Ligjor!!! Kjo nuk do të thotë aspak se po vepron Hakmarrja, përkundrazi tregon se shteti do të funksionojë sipas ligjit dhe rregullave!
Deri dje njerëzit ishin mësuar të punonin e të jetonin sipas metodave alla-berishiane. Sot ka ardhur koha të mësojnë se qytetaria do të thotë të jetosh e punosh duke respektuar edhe të tjerët ashtu si vehten tënde!
Shteti është i të gjithëve por dhe ligjet janë për të gjithë!!!
Per te gjitha vjedhjet ne administraten “berisha”, Berisha te denohet me “VDEKJE” te tjeret me “vdekje” sigurisht duke ju sekuestruar pasurite se dihet qe i kane vene jo ne menyre te padrejte por ne menyre HAJDUTSHE – pa thojza.
DREJTESI……DREJTESI……….DREJTESI !
horrat e bulevardit , na vodhen pushtetin
Lidhur me teansformimin edestinacionit te 52 mije eurove te mpj besoj se ka gisht Ilda D (Alias Sadiku). Po te germohet do dalin qindra mijera euro transferta te bera ne firmen e saj ne drejtim te paditur
I PARI -SALA
I DYTI-LULI
I TRETI -MULI
4 -BARK DERRAT
5- PROSTITUTAT E P DSE
6- SHKERDHENI
7 -KRENAR -AHMETI
Se pari prgezime redaksise qe perdite kerkon te sensibilizoje opinionin dhe te mbeshteten masat e Qeverise per te evidentuar rastet apoper te evidentuar Fenomenin e korrupsionit.Sugjeroj qe ne kete rast modeli Gorea as nuk perligj luften e nisur as nuk mund te trajtoje ligjerisht problemet qe mesa duket jane te shumta.Sot gazeta qe te behet me investiguese dhe pjesemarrese ne “katarsin”ligjor jo shpirteror i duhet te hape nje rubrike plotesuese perdite me fakte te reja me qellim qe ajo dhe lexuesit te jene ne vezhgim e nxitje qe:-te rikuperohen demet financiare ndaj popullit,-te rritet pergjegjesia e qeverisjes ne opinionin qytetar per te mos u terhequr nga cuarja deri ne fund e kesaj lufte,e cila duhet te adressohet dora dores tek individe te ngarkuar me detyrat qe kane kryer.Ndryshe do te behet rrethi vicioz midis te akuzuarve dhe “fansave”te tyre qe do te cenonte sadopak nivelin e brishte te mirkuptimit qytetar dhe keshtu rastet me “demaskime”publike do te shtohen, te cilat vetem sa i fshehin pergjegjesite dhe – do te harrohen sepse edhe fajtoret do te pranonin pergjegjesite me te vogla sic eshte largimi nga pozicioni i punes,-as te mos lejohet ne shkrime pastaj qe megjithese te gjithe prekemi kur ka vjedhje te pasurise te te gjitheve “flirtohet”tek bindjet.Pyes a kini arritur si ent botues te mirepriteni dhe te shkruani me sinqerisht per te realizuar angazhimet e te cilat gjithsesi kerkojne si kusht paraprak nxjerrjen e pergjegjesive dhe ndeshkimin ligjor,nga administrata e re?Te ndeshkosh do te thote te godasesh ne shenje dhe te RIKUPEROHET demi i cili sipas ligjit ka format e veta por qe me e pelqyeshmja te kthehen leket e vjedhura apo te perfituara PADREJTESISHT!,e ne vazhdim te zgjidhen krahas pergjegjesive civile dhe ato penale..
Cili nga Drejtoret,ministrat,deputetet deri tek ” administrata ” e berishes duhet te mbetet pa u arrestuar ?
TE THUASH ” KUSH DO TE ARRESTOHET I PARI ” , ESHTE E NJEJTA SIKUR T’I KESH HEDHUR NE NJE GROP TE ZEZE DHE TE THUASH KUSH KA MBETUR PA U BËRE PIS E NUK BIE ERË ?
Duhet filluar me Salen +Lolon(basha) per DETIN,rruget, Muli a Nuli per horrlleqet etj,etj. Duhet futur Ndrea Prendi-per vrasjet ne 21Janar dhe mbi te gjitha per shperblimet qe ka dhene ne kete rast ,ku ka shperblyer dhe dashnoren Shqipe Spahiu -dhe pse kjo prej 6 vjetesh rron ne Austri.vec kesaj ka marre rrogen.
Paradoks. Shembulli me i keq i mundshem per reference. Arqileja ishte thjeshte masha. Pretencen e dhane Berisha dhe Basha..
Drejtor me i preferuar per Berishen i cili ka shire me leket e popullit eshte Saip Dollapi se bashku me ndihmesi i tij Ilir Shkembi. Duhet pa tjeter te hetohen keta se shkonin ne sektoret kyc te ekonomise atje ku kishte tendera si tek Ujrat, elektriku etj.