Rezar Taçi është zanafilla e problemeve që vijojnë ende sot në rafinerine e naftës në Ballsh. Në vitin 2008 biznesmeni mori në kontroll 85% të aksioneve të ARMO nëpërmjet kompanisë Anika Mercuria Rafinery Associated Oil, (shkurt AMRA Oil) për 128 milionë euro.
Ai e privatizoi kompaninë duke marrë një kredi nga “Banka Ndërkombëtare e Azerbajxhanit”, drejtuesit e së cilës në 2016 u arrestuan për mashtrim financiar në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.
Nga 2009 deri në 2013, nën drejtimin e biznesmenit kontrovers që kishte asokohe lidhje të ngushta me familjen e ish kryeminstrit Sali Berisha – ARMO u rrënua nga një kompani e shëndoshë financiarisht në një shoqëri aksionere të mbytur në borxhe ndaj bankave, tatimeve dhe furnitorëve.
ARMO (me dy rafineritë e saj në Fier dhe Ballsh) u koletarizua tërësisht pasi akumuloi deri në vitin 2014 më shumë se 500 milion dollarë detyrime ndaj autoriteve fiskale, bankave, furnitorëve dhe palëve të tjera.
Nëpërmjet mospagesës së taksave, tregtimit të paligjshëm të naftës D2, kredive fiktive bankare dhe skemës së huadhënies drejt kompanive të tij të tjera si “Taci Oil” dhe “KUID”, Rezart Taçi dyshohet se arriti të zhvasë në mënyrë të paligjshme nga ARMO më shumë se 200 milion dollarë.
Kjo vjedhje e dyshuar, e cila mund të jetë më e madhja në historinë e Shqipërisë, ka ndodhur nën hundën e ish-qeverisë Berisha, e cila me veprimet dhe mosveprimet e saj e ka lejuar Taçin të shpërfillë tatimet dhe taksat për vite me rradhë.
Abuzimet e Taçit me ARMO-n u ‘zbuluan’ në 2014, pas një auditi të kryer për llogari të Heaney Assets Corporation,.kompania azere e cila bleu paketën e aksioneve të AMRA Oil për 50 milionë euro, në vitin 2013.
Azerët tentuan ta rivinin në punën ARMO-n duke dhënë me qira rafinerinë e saj në Fier, por barra e detyrimeve të kompanisë ishte e papërballueshme duke e çuar atë drejt kolapsit.
Taçi, Berisha dhe privatizimi i ARMO
Rafineria e Fierit është ndërtuar në vitin 1968, ndërsa kombinati i përpunimit të thellë të naftës në Ballsh u vu në shfrytëzim në vitin 1975. Të dy rafineritë ishin nën pronësinë e Albpetrolit- i cili u nda në vitin 1999 në tre kompani, SERCOM për shpërndarejn e naftës, ARMO për rafinimin dhe Albpetrol për prodhimin e naftës bruto.
Albania Refining and Marketing of Oil, (shkurt ARMO) përveç dy rafinerive përfshinte në asetet e saj tre degë të shitjes me shumicë, një institut kërkimor, një terminal eksporti si dhe kapacitete depozitimi prej 220 mijë metër kub.
Përpjekjet e para për privatizimin e ARMO filluan nga qeveria shqiptare në vitin 2003, kur Ministria e Ekonomisë – në atë kohë e drejtuar nga Anastas Angjeli – ofroi 51 % ose më shumë të aksioneve të kompanisë për privatizim nga një investitor strategjik. Por tenderi në atë kohë dështoi, pasi pati vetëm një ofertë me një çmim prej rreth 10 milionë euro.
Ish drejtori i ARMO nga viti 2002 deri në vitin 2005 Përparim Hajnaj, tregon se në atë kohë rafineria e Ballshit prodhonte naftë dhe ajo e Fierit kryesisht bitume.
“Nafta jonë ka një veti unike në Europë, janë nafta të trasha me cilësi që varion nga 0 në 98 gr/cm3 pesha specifike e saj. Ishte naftë e trashë që mban fraksione të rënda,” – tregon Hajnaj që ka një eksperiencë 40-vjeçare si inxhinier nafte.
“Përveç kësaj edhe bitumi ishte shumë i kërkuar në tregun ballkanik. Ne furnizonim Bullgarinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Kosovën pra ishte një treg i siguruar. Me bitumin tonë janë shtruar të gjithë rrugët e këtyre vendeve. Ishte një ndërmarrje që e kishte prodhimin të sigurtë për tu shitur,” – shton ai.
Edhe pse nuk arrinte të prodhonte naftë të cilësisë D1 (me më pak 0.1% squfur) ARMO kishte një xhiro vjetore nga 90 milion USD deri në 120 milionë USD, kishte 2,135 punëtore dhe gjeneronte një fitim vjetor prej 3 milionë USD. Në vitin 2005 kompania vlerësohej me një çmim tregu prej 80 milion USD.
Në shkurt dhe mars 2008, Këshilli i Ministrave miratoi një seri vendimesh për paketën e aksioneve të ARMO-s që do të ofrohej për shitje si dhe mënyrën e paraqitjes, hapjes dhe vlerësimit të ofertave.
Këto vendime, të cilat bazoheshin në ligjin e vitit 2003 për përcaktimin e formës dhe strukturës së formulës së privatizimit të rafinerisë, i hapën rrugën tenderit ndërkombëtar për shitjen e paketës kontrolluese të aksioneve të ARMO.
Tenderi për privatizimin e ARMO-s u organizua nga Ministria e Ekonomisë në maj 2008 dhe vlerësimi i ofertave u asistua nga kompania amerikane e konsulencës Patton Boggs. Paketa e aksioneve e ofruar për privatizim nga shteti ishte 85 %.
Rreth 20 kompani paraqitën inters në privatizimin por vetëm 4 paraqitën oferta. Pas hapjes së ofertave komisioni i vlerësimit, i cili përbëhej nga 11 anëtarë dhe drejtohej nga ish zëvendësministri i Ekonomisë Neritan Alibali, njoftoi me 22 maj 2008 që nga katër kompanitë ofertuese tre ishin kualifikuar. Në krye të listës qëndronte konsorcuimi Refinery Associates of Teksas, Anika Enterprises & Mercuria Energy Group me një çmim prej 128 milionë euro, dhe premitimin për 240 milionë euro investime në katër vitet e ardhëshme.
Pas konsorciumit fitues të tenderit qendronte biznesmeni Rezart Taçi.
Taçi kishte kohë deri në fund te dhjetorit për të bërë pagesën për privatizimin e aksioneve të ARMO por pagesa po vononte. Javën e fundit që mbaronte afati Banka e Shqipërisë njoftoi se Taçi kishte bërë pagesën dhe paratë kishin hyrë nga Deutche Bank, 90 e ca milion [euro] dhe pjesa tjetër nga llogaritë e veta.
Kur u ble, kompania kishte në punë mbi 2000 punonjës dhe rreth 40 milion dollarë mall brenda në uzinë.
Paratë nga Azerbajxhani
Detajet se si Rezart Taçi e financoi blerjen e ARMO-s mbeten të mbështjella më një vello misteri. Megjithatë një padi e regjistruar nga Banka Ndërkombëtare e Azerbajxhanit në gusht 2012 kundër Bankës Credins dhe AMRA Oil, hedh dritë mbi origjinën e tyre.
Në vendimin e sigurimit të padisë nëvizohet që Banka Ndërkombëtare e Azerbajxhanit (IBA) një institucion financiar 50.2 % në pronësi të shtetit azer, ka depozituar në nëntor 2008 në Bankën Credins shumën prej 75 milione euro me qëllim “kryerjen e investimeve në Shqipëri.”
Sipas dokumenteve të paraqitura përpara gjykatës së Tiranës nga IBA, rezulton që shuma prej 75 milionë euro është depozituar në Banka Credins në tre keste: Kësti i parë është depozituar në llogari të Bankës Credins me datë 18 nëntor 2008 në shumën 30 milionë euro, kësti i dyti është depozituar me datë 19 nëntor në masën 40 milionë euro dhe kësti i fundit është depozituar me datë 21 nëntor 2008 në shumën 5 milionë euro.
Mesazhet SWIFT të shkëmbyera midis IBA-s dhe Bankës Credins tregojnë që transferta kishte për qëllim “financimin e AMRA Oil sipas kushteve të rëna dakord.”
Gjatë kohës në të cilën është kryer veprimi, AMRA Oil kishte fituar tenderin për shitjen e 85% të aksioneve të shoqërisë ARMO sh.a. dhe ishte në proces të përmbylljes së kontratës dhe kryerjes së pagesës,” shkruan gjykata në vendimin e saj.
Pra në këtë periudhë këto fonde ishin të domosdoshme për të realizuar qëllimin e tyre e konkretisht blerjen e 85% të aksioneve të shoqërisë.
Por sipas padisë një vit pas transfertave dhe blerjes së ARMO-s nga Rezart Taçi, IBA i ka këkuar kthimin e shumës mbrapsht, Bankës Credins. Në fillim Credins ka mohuar marrjen e SWIFT-it, por më 19 korrik 2010 ka pranuar se paratë janë përdorur për të kredituar AMRA Oil.
“Rezulton nga provat e depozituara para gjykatës që Banka Credins në datë 15 korrik 2010, i kthen bankës IBA vetëm 1.5 milionë euro, e cila është dhe shuma e vetme e kthyer deri tani palës kërkuese nga shuma që ajo i kishte dërguar Crendins Bank sh.a,” – shkruan gjykata në vendimin e gushtit 2012.
Nafta e D2 dhe vendimet e qeverisë
Një vendim i marrë nga qeveria Berisha me 21 mars 2007 “Për cilësinë e lëndëve djegëse, benzinë dhe diezel,” përcaktonte se nga 1 janari 2009, për përdorim nga automjetet në rrugë dhe gjeneratorët, lejohej vetëm tregtimi i naftës me cilësinë D1.
Përfaqësuesit e ARMO tashmë e privatizuar, u ankuan që ky vendim i detyronte ato që investimin që duhet ta kryenin për katër vjet, me vendimin e marrë për naftën D2 duhet ta bënin që në vitin e parë dhe nuk i kishin paratë.
Me 30 korrik 2008, qeveria nxorri një vendim tjetër për cilësinë e lëndës djegëse të prodhuar nga rafinimi i naftës bruto vendase, me anë të së cilit lejoi një përjashtim nga vendimi i marsit 2007 për ARMO-n për një periudhë 1-vjeçare.
Pas një ankimi të marrë nga Shoqata e Hidrokarbureve, Autoriteti i Konkurrencës i rekomandoi Këshillit të Ministrave ta shfuqizonte vendimin e korrikut 2008, pasi kufizonte konkurrencën në tregun vendas të hidrokarbureve.
Pas këtij rekomandimi Këshilli i Ministrave nxorri vendimin nr.52, datë 14.01.2009, i cili i jepte përsëri të drejtë ARMO’s të tregtonte naftë me cilësi D2, por rafineria duhet t’ia ofronte produktin të gjitha subjekteve tregtare të licencuara, me çmime dhe kushte të njëjta e transparente tregtimi.
Ky vendim i qeverisë u ankimua nga Shoqata e Hidrokarbureve në Gjykatën Kushtetuese, sepse sipas tyre kufizonte lirinë ekonomike dhe ishte i papajtueshëm me konventat ndërkombëtarë. Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë vendimin e qeverisë që përjashtonte ARMO-n nga kufizimi mbi shitjen dhe tregtimin e naftës D2.
Pak kohë pas vendimit të Gjykatës Rezart Taçi u shfaq përpara mediave me një enë qelqi në dorë dhe deklaroi me pompozitet se ARMO kishte arritur të prodhonte gazoil D1.
Biznesmeni kishte investuar një shume minimale prej 3 deri në 4 milionë euro dhe arriti të prodhoj D1 duke e lëshuar squfurin në ajër. Por edhe pse u pretendua që po prodhohej D1, kjo nuk arrit kurrë.
ARMO prodhonte D2 dhe e shisnin për D1. Që të bëhej D1 duhet të bëheshin reparte të tjera të pastrimit të squfurit. Nuk kishte reparte të reja.
Krijimi i borxheve dhe shmangia nga taksat
Përpara privatizimit në vitin 2008 ARMO ishte një kompani e shëndetshme financiarisht. Kompania nuk kishte borxhe ndaj bankave dhe furnitorëve dhe përveç se punësonte mijëra punëtorë mbi organikë, i paguante shtetit rreth 30 deri në 35 milionë dollarë në vit nëpërmjet taksave të akcizës, tatim-fitimit, sigurimeve shoqërore dhe taksës karbonit.
Por pas privatizimit të kompanisë së hidrokarbureve nga AMRA Oil, e kontrolluar nga Rezart Taçi, problemet me mospagimin e taksave dhe tatimeve u shfaqën që në vitin e parë të administrimit.
Në maj 2009, Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj në Fier lëshoi një urdhër bllokimi për kompaninë e hidrokarbureve. Ky veprim u përserit në nëntor.
“Kërkesat e herë pas hershme të administratës tatimore për plotësimin e detyrimeve ligjore nga ana e këtij tatimpaguesi nuk janë marrë parasysh që prej dhjetorit 2008,” tha në një njoftim për shtyp Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në nëntor 2009.
Në një reagim ARMO e cilësoi urdhërin e Tatimeve si të paligjshëm, ndërsa drejtori i saj në atë kohë Bledar Myrtaj, deklaroi se kompanisë po i shkatohej një dëm prej 5 milionë eurosh në ditë.
Pas kësaj, me ndërhyrjen e Berishës, nga viti 2010 deri në vitin 2013, ARMO nuk ka dorëzuar asnjë bilanc në Tatime dhe ka marrë vetëm disa gjoba të papërfillshme.
Në vitin 2013 penalitetet vetëm për shmangien e akcizës kapën në mënyrë të menjëhershme shifrën e 19 milionë dollarëve, ndërsa në total detyrimet ndaj shtetit arritën në 34 milionë dollarë.
Auditi i realizuar nga “Deloitte,” zbulon se kur Rezart Taçi e shiti ARMO-n në gusht 2013, detyrimet e kompanisë ndaj Tatimeve arrinin në 73 milion e 266 mijë dollarë.
I njejti audit zbuloi se tre kredi me vlerë totale vlerë prej 50 milion euro të financuara nga banka FBME me seli në Nikosia të Qipros, rezultojnë të jenë fiktive. Vlera e tyre dyshohet se raportohej vetëm për të rritur kostot e shpenzimeve me qëllim që të shmangej pagesa e taksave.
Bizneset e Taçit ishin kthyer në një tokë të ndaluar për Tatimet. Mungesa e kontrolleve tatimore konfirmohet edhe nga ish-ministri i Berishës, Genc Ruli.
“Më ftoi Ridvani kur donte të ngrinte ekip për kontroll. Nuk kishte dorëzuar asnjë bilanc. Por për këto gjëra unë e mbyll gojën sepse është puna e pasardhësit tim, por jo se nuk e kuptoj se çfarë është bërë” – tha ai ne nje interviste te 2016, duke iu referuar ish ministrit të financave Ridvan Bode.
Përdorja e ARMO-s si kolateral për 47.5 milion euro kredi që nuk u paguan
Sipas auditit të kryer nga “Deloitte” deri në shtijen e kompanisë tek Heaney Assets Corporation në gusht të vitit 2013, ARMO ishte koleteralizuar nëpër banka në shkëmbim të kredive tregtare dhe kishte akumuluar borxhe ndaj palëve të treta.
Duke vënë si kolateral asetet e kompanisë, Rezart Taçi ka marrë dy kredi të mëdha në bankat shqiptare, respektivisht 27.5 milion dollarë nga Raiffeisen Bank dhe 20 milionë dollarë nga Banka Credins.
Asnjëra prej këtyre nuk është shlyer, duke bërë që bankat të vendosin sekuestro mbi asetet e ARMO-s e të nxjerrin në ankand rafinerinë e Fierit.
Por më shumë se bankave, ARMO rezulton të jetë debitore ndaj palëve të treta. Një listë e gjatë me 10 kompani e nxjerr kompaninë e rafinimit të naftës bruto në borxh për shumën e 100 milion e 50 mijë dollarëve.
Lista e kompanive ndaj të cilave ARMO është debitore përfshin G&O Trading sh.a, Energy Trading sh.a., A&V Oil, Liona sh.a., Standart Oil sh.a., Eroil sh.a., Deveron sh.a., Tea Construction and Petrol sh.a., Fit-Mek-Oil sh.a. dhe United Colors.
Sipas një padie të rregjistruar në Mars 2012 në Gjykatën e Tiranës, vetëm Albpetrol pretendon 40 milionë dollarë detyrime nga ARMO.
Një çështje tjetër ligjore është në proçes mes ARMO-s dhe një kompanie panameze Wallis Trading Inc në Gjykatën e Arbitrazhit në Zvicër. Panamezët kërkojnë nga ARMO kthimin e 26 milion dollarëve të cilat janë dhënë shumë kohë më parë.
Rezart Taçi kishte lënë kolateral një sasi inventari nga ARMO për këtë shumë, me vlerësim të bërë nga firma Societe Generale de Surveillance, SGS, por në momentin që është kërkuar kolaterali për t’u ekzekutar, nuk është gjetur asgjë.
Një tjetër kërkesë e panamezëve është edhe për kthimin e 15 milion dollarëve të cilat pretendojnë t’ia kenë dhënë tre kompanive të tjera të Rezart Taçit: Anika Enterprises S.A., Taçi Oil ITSC dhe KUID sh.a. në bazë të marrëveshjeve lehtësuese që kanë patur.
Shpenzimet në media, sport dhe për fondacionin e Liri Berishës
Ndërkohë që ARMO mblidhte borxhe dhe detyrime qindra milionë dollarëshe ndaj Tatimeve, bankave, Albpetrolit dhe një liste të gjatë kompanish të tjera që i ofronin shërbime; Rezart Taçi krijonte në publik imazhin e biznesmenit të suksesshëm dhe të plotfuqishëm – dhe për të arritur këtë qëllim ai nuk u kursye.
Nga vitin 2008 deri në 2012, ai organizoi në Tiranë nëpërmjet kompanisë së tij Taçi Oil, eventin “Milan Junior Camp”, një kamp veror për futbollistë të rinj nga mosha 8 deri në 16 vjeç, të cilët trajnoheshin nga lojtarë të famshëm të skuadrës së Milanit.
Në 2008 dhe 2009 kompania e tij organizoi dy ndeshje miqësore bamirësie midis skuadrës së Tiranës dhe Milanit në stadiumin Qemal Stafa në Tiranë, në të ashtëquajturin trofeu “Taçi Oil.”
Të ardhurat që mblidheshin nga trofeu shkonin për Fondacionin e Fëmijëve Shqiptarë “Domenico Scaglione” të drejtuar nga Liri Berisha- bashkëshortja e kryeministrit Sali Berisha.
“Ardhja për herë të dytë e një skuadre si Milani, kaq të dashur në gjithë botën. Misioni për të ndihmuar për fëmijët në nevojë për të gjithë ata që janë në nevojë. Modelet që janë idhuj në të gjithë botën merr një përmasë. Jemi me fat që mbështetemi nga një skuadër si Milani,” theksoi Liri Berisha në 2009 gjatë një konference për shtyp përpara ndeshjes së bamirësisë.
Taci Oil listohej nga Fondacioni si një nga mbështetësit e tij në faqen e internetit.
Në vitin 2010 Rezart Taçi solli në Tiranë për një ndeshje miqësore Realin e Madridit, një nga skuadrat e futbollit më të pasura në Europë dhe botë. Në qoftëse për Milanin besohet që manjati shqiptar harxhonte 2 milion euro, ndeshja me Realin e Madridit raportohet t’i ketë kushtuar 5 milionë euro.
Në sezonin 2011-2012 Taçi Oil u bë dhe sponsor zyrtar i skuadrës së Milanit.
Në gusht 2009 Taçi është përfoluar si një blerës potencial për skuadrën italiane të futbollit Bolonja FC, e cila në atë kohë militonte në Serie A. Më 21 dhjetor 2014, nëpërmjet kompanisë Dastraso Holdings Limited ai bleu klubin e Parmës dhe emëron president 29 vjeçarin Ermir Kodra, vetëm për të hequr dorë nga skuadra pas disa javësh.
Përveç sportit Taçi iu fut dhe fushës së medias në vitin 2010, pasi mori në pronësi Alsat TV, i cili u riemëruar Albania Screen.
Ne korrik 2010, ai solli në Tiranë bashkëshorten e ish-kryeministrit të Britanisë Tony Blair, Cherie Booth, e cila u ul në Tiranë me një avion privat për të prerë shiritin e përurimit të stacionit të ri televiziv.
Taçi e përshkroi vizitën e saj si të “paçmueshme” dhe madje e cilësoi Booth si “kumbarin” e televizionit.
Një gjykatëse e njohur dhe avokate e të drejtave të njeriut, Booth mori pjesë në ceremoni duke theksuar rëndësinë e medias së lirë dhe të pavarur në një shoqëri demokratike.
Tre vjet më vonë Albania Screen falimentoi.
“Taci lidhjet i kishte, e njihte tregun, njihte sektorin e naftës, por ai shkoi më pas në delir. Iku në Itali, jo me Berluskonin, edhe ia vari fare pastaj,” tha ish-ministri Ruli ne intervisten e 2016. “S’mund të thuash që ishte njeri pa instinkt biznesi, por ai degjeneroi tërësisht si biznesmen” – tha Ruli.
Për mënyrën se si Taçi menaxhoi ARMO-n ish drejtori Hajnaj është i një mendje me Rulin.
“I ra shkurt. Nuk investoi. Që të investosh duhet të presësh që të marrësh fitimin. Ata donin të merrnin para shpejt dhe të fitonin menjëherë,” tha ai duke shtuar: “Fitonin në cilësinë e naftës, në taksa, në kredi. E ndërkohë me paratë e ARMO-s sillte Real Madridin të luante me Ersekën”.
Privatizimi i Albpetrol
Në shtator 2012 qeveria e ish kryeministrit Sali Berisha hapi një tender ndërkombëtar për privatizimin e kompanisë shtetërore të nxjerrjes së naftës bruto, Albpetrol. Për privatizimin e kompanisë qeveria punësoi përsëri kompaninë amerikanë të konsulencës Patton Boggs, e cila e vlerësoi Albpetrolin në një vlerë 300 milionë dollarë.
Katër kompani dhanë oferta për privatizimin e Albpetrol, dhe Vetro Silk Road Equity Ltd e regjistruar në Singapor u rendit fituese me ofertën e majme prej 850 milionë euro.
Në një konferencë për shtyp me 5 tetor 2012, Taçi shfaqet përsëri në skenë duke deklaruar se ai është pjesë e konsorciumit që ka fituar tenderin për privatizimin e Albpetrolit.
Sipas të dhënave të bëra publike Vetro Energy ishte 51 % nën pronësinë e YPO Holding, një kompani nën pronësinë e Taçit e regjistruar në Singapor, dhe 49 % në pronësi të fondit amerikan të investimeve Silk Road Equity.
Por ndryshe nga privatizimi i ARMO, kur paratë u dorëzuan në momentin e fundit, Vetro dështoi të siguronte paratë për privatizimin e Albpetrol. Qeveria e anulloi tenderin në janar 2013.
Kompania kishte ofruar një garanci prej 85 milion euro nga “American Chartered Bank” në Çikago, e cila më vonë u zbulua që ishte falso.
Shitja e dyshimtë te azerët
Në verën e vitit 2012 kompania e rafinimit të naftës ARMO ishte nën presion nga Tatimet, Doganat, bankat, Bankers Petroleum dhe Albpetroli- i cili nuk i jepte më naftë bruto dhe e kishte paditur për detyrimet në gjykatë.
Pasi Taçi nuk arriti të bentë pagesën marramendëse prej 850 milionë eurosh për privatizimin e Albpetrol, Tatimet zbarkuan në rafineritë e tij duke e sanksionuar me detyrimet e prapambetura dhe gjoba.
Në gusht 2013, mediat lajmëruan që aksionet e AMRA Oil tek ARMO i ishin shitur një fondi investimesh azer të quajtur Heaney Assets Corporation, i cili ishte i regjistruar në parajsën fiskale të ishujve Virxhin, për 50 milionë euro.
Heaney Assets Coporation nuk bëri një audit të ARMO-s në momentin e blerjes së kompanisë. Një audit i porosituar nga kompania azere dhe i prodhuar nga “Deloitte” një vit më vonë do të zbulonte falsifikime të mëdha të bilancit të ARMO-s dhe kredi të dyshimta ndaj kompanive të lidhura si “Taçi Oil” dhe “KUID.”
“Gjatë vitit 2013, shoqëria zbuloi mospërputhje ndërmjet invetarëve në sistemin kontabël dhe invetarëve sipas proçesverbaleve më 31 dhjetor 2012.” shprehet raporti i “Deloitte”.
Sipas auditit të “Deloitte” vetëm pak ditë përpara shitjes në gusht 2013, ARMO i kishte kaluar 69 milionë dollarë kompanive të tjera të Taçit “Taci Oil” dhe “KUID sh.a.”
“Huatë e dhëna ndaj këtyre kompanive janë disbursuar para datës së ndryshimit të strukturës së aksionerëve” shprehet raporti i auditimit të “Deloitte.”
16 punonjës të Bankës Ndërkombëtare të Azerbajxhanit, IBA sëbashku me drejtuesin e tyre sot ndodhen në burg, për një sëri kredish të këqija. Financimi i blerjes së ARMO në gusht 2012 besohet se është një nga këto kredi.
Kurse në Shqipëri, si në të gjithë aferat skandaloze të abuzimit ku ka gisht politika, asnjë hetim nuk u konludua. Mbetet për t’u parë nëse SPAK dhe institucionet e reja të drejtësisë do ta çojnë tashmë në fund në mënyrë serioze.
Perpara ketij krimi te llahtarshem, krimet e qeverise Berisha – financimi fals i Rruges se Kombit, borxhet e jashtme, tej kufijve ligjore, bizneset e favorizuara pa fitime per arken e shtetit si Gerdeci dhe fisheket kineze te shitur me ambalazhim shqiptar, fshirja e serverit te tatimeve – jane hicgje, jane lodra me kukulla.
Dhe yjet rrijne e veshtrojne!
Shqiperia eshte shtet mafjoz qe komandohet nga mafja.
Ky degjenerata eshte nje sherbetor i mafjes.
Ne shoqerite mafjoze,mafja dhe ushtaret e saj jane te pasur kurse populli eshte i varfer.
Si karabush shqiptar qe eshte nuk mund te rrije pa perfituar te shesi pordhe me parate qe nuk jane
te vetat por qe duhet ti dorëzoje kur t’ja urdherojne.Kur te bjeri ne çark padroni u vet mafjoz,
edhe ky laparak do ja mbathi si llalla & company.
Mortja te na haje kur ca fshatare me bekimin e klases politike me te korruptuar marrin peng nje Shqiperi te tere
Se si mundet qe Ruli dhe Bode te kene bere ato manovra te rrezikshme qe kane sjelle falimentim total te kompanise dhe nje grope te madhe ne financat shqiptare dhe te vazhdojne te jene te lire dhe ti thone hapur dhe me krenari dhe gjoja per te miren tone, vetem ne Shqiperi mund te ndodhin keto gjera.
Ai kabinet duhet te ishte i gjithi ne burg sot. Dhe me shume te tjere. Kane lene mijra vete pa rroga dhe pa buke sot. Dhe dalin kapardisen neper media si histori suksesi
Ka vetem nje emer! Sal Ram Berisha!
Doje te thoje Sali Vuko Karaxhiç
Ik ore Hajnaj,tashti u kujtove ti.Ku ishe ti ne ate kohe.
Qe Taci Liri Berisha dhe miku I tyre ne Credins,i emeriar nga Sala,e qe eshte bere si banka Ambroziane e Licio Gelit e kane hak burgun,as diskutohet.Por edhe ti me te gjithe drejtuesit,e kohes nga drejtor ne minister ,duet ti ndiqni nga pas.
Me mire shko edhe kallzo dhe behu I penduari I pare nga Tepelena.E mos bej der der neper gazeta.
Respekte gazetes Dita per nxjerrjen ne drite te ketyre fakteve per publikun shqiptare!
Besoj se gjerat jane te qarta per kasaphanen qe eshte bere ne naften shqiptare dhe ne kompanine(te) per nxjerrjen, perpunimin e shitjen e saj.
Urojme qe SPAK ti shkoje deri ne fund kesaj mynxyre, dhe te gjithe te implikuarit te japin llogari per krimet ndaj ekonomise se Shqiperise.
Do ta largoje vjedhja Rezar Taçit vemendjen nga vjedhja me e madhe ne Bote e Edvin Ramutit dhe ministrave te tij qe llogariten miliarda euro?Per kete arsye behet zhurma me Rezar Taçin ashtu si u be me fllusken e radhes OFL e famshme shpikjen e Ramutit qe i forcoi akoma me shume gangsterat per ti perdorur ne zgjedhjet e prillit.
Lexoni me kujdes pjesen e.ketij investigimi qe ka titullin “Parate nga Azerbajxhani”. Aty fshihet arsyrja e vrasjes se drejtorit te Credins Artan Santo
Une nuk e kuptoj se si shteti hesht, nderkohe kur DITA gjemon?!
Kjo eshte uleritese.Saliu kerkon prova dhe asnje nuk guxon ti tregoj te pakten fotografine e parafundit .Ajo i thote te gjitha .Vetem per ARMO Saliu duhet te futej brenda e te mos e shikonte kure driten e diellit
Shikoni foton e Doktor Mortja me presidentin e Azerbajxhanit.
Mimika e surratit, duart, trupi ne nje ane, kembet te perthyera ne krahun tjeter!
Nje fshatar serb i lig, i cili ka 30 vjet qe ka marre peng nje komb te tere.
Injorante, mbroni ato pak tentativa qe te hyjne pak invtestime infomale, sepse keshtu lulzuan Panama,Monako, Anglia ,Luxembourg,Singapore,HongKong ,Greece ,Cyprus etj.
Duhet verifikuar dosja e shitjes se ARMOs (eshte ne KLSH, ne se nuk eshte zhdukur nga ish Kryetari Çeku) dhe blerja e saj nga TAçI Oil, per shitjen e aksioneve ne kohen e gangsterit RULI, eshte nje pisllik i madh Taci nuk ka paguas asnje lek, nderrmarja eshte blere duke shfrytezuar gjendjen e ARKES se kompanise Armo prej 3.5 miliard leke te reja trasferuar tek Taci Oil pa u derdhur ne buxhetin e shtetit dhe 7,5 miliard leke te reja (mjte xhiro lende te para, produkt te gatshem dhe mjete te trjera qarkullimi) trasferuara perseri tek TAçI Oil, nderkohe qe duhej te derdheshin ne buxhet kundravlefta e tyre. Kjo tregon se Taç oil e mori ndermarrjen ARMO pa leke ato qe pagoi me kredi i mori i konvertoi menjehere ne formen tjeter para te thata dhe produkt te gatshem pra aq sa kerdi mori aq para siguroi menjehere nga ndermarja. I bej thirrje SPAK te verifikoje ne KLSH dosjen e Privatizimit ne vitin 2008 , ne se nuk eshte zhdukur nga ish kryetari ne kete vit
Shqiptaro-amerikani, Gerd Kokalari, ekspert në fushen e menaxhimit te financave të koorporatave, në nje leter qe i ka drejtuar ambasadores Kim në lidhje me zonjen Evi Kokalari (deklaratat e saj në “foltoren” Berisha), kish folur edhe per korrupsionin e Berishes me Rezart Taçin (nje nga shkaqet e shpalljes se tij non grata nga DASh, akuza qe në fakt i ka bere me shume kompetence edhe më heret, por në kete rast i thoshte asaj, qe ishte i gatshem të vinte dhe në Shqiperi dhe të deshmonte per kete afere te psite, para organeve te drejtesise, konktretisht SPAK-ut. Me që Rezart Taç qenka në hetim nga SPAK, atehere do te ishte rasti qe ta thërriste dhe zotin Kokalari. Ai di shume gjera sidomos me mashtrimin prej 80 mln dollare që gjoja ishin depozituar si garanci e blerjes se ARMO-s, në një banke ne Amerike, që sot eshte në ate gjendje qe eshte, pra në kolaps. Cili eshte pra roli i Taçit dhe i Berishes, por edhe Bodes e Rulit, në atë afere të tmerrshme korruptive?! Pergjigje qe pritet me shume durim nga shqiptaret por sidomos nga ata mbi 2000 naftetare te asaj Rafinerie qe kane dy vjet pa pune dhe qe vazhdojne te mbahen me therrime nga Buxheti i Shtetit.
Keto asete te shtetit Shqiptar, ndertuar nga populli ne kohen e diktatures,shkuan ne favor te bastardeve qe e katandisen kete vend nje “shkretetire”.Tifozet politike,per te mbrojtur grabitjet e bera hedhin tymnaja,po Edi e Beketi e nuk japin mendim per kete problem.Natyrisht nafta jone mund te jete viskoze por me te punoj nje ekonomi e tere para 1990-tes.Nga hesapet e asaj kohe ne Shqiperi nxirrej nga nentoka rreth dy milion ton nafte ne vit dhe fitimet ishin kolosale. Kalemxhinjte e Saliut,(Ruli,Bode,e te tjere)edhe sot deklarojne se deri ne privatizim ndermarrja ishte me fitime dhe punesonte shume njerez.A ka pergjgjes per shkaterimin e ketyre aseteve.Politika ekonomike e ndjekur ne keto dekada eshte nga me antipopulloret qe mund te egzistojne ne historine boterore.Akuzojme me te drejte Saliun por harojme :”Ujku ,ujku po cakenjte bejne kerdine”.A mos mendojme se Ruli,Bode, Malaj, Angjeli e qeveritaret e sotem mos jane me pak fajtore?Pse qeverite Rama ne dy legjslatura nuk kane bere qofte edhe nje perpjekie per zbardhien e te vertetes per kete sektor e per te tjere?Ekonomia Shqiptare,Qe ne kohen e Ramiz Alise e deri me sot ka mbetur si “Kopea e bagetise perpara lukunise se ujqerve”