Në Shqipëri, numri i popullsisë ka pësuar rënie, si pasojë e lëvizjeve demografike, ku uljet më të mëdha janë në qarqet e Veriut. Në shtypin e ditës lexova dje për një studim të kryer nga Shoqata e Demografëve, i botuar në një revistë të posaçme për vitin 2012. Studimi përfshin një dhjetëvjeçar mbi lëvizjet e qarqeve. Në studimin e kryer nga profesor Ilia Telo rezulton se në dekadën nga 2001-2011, në Qarkun e Kukësit ka 77% rënie të numrit të popullsisë. Sipas studimit rezulton se në vitin 2001 popullsia e prefekturës së Kukësit (rrethet Kukës, Tropojë dhe Has) ishte 111.393 banorë, ndërsa në vitin 2011 numri popullsisë rezultonte me 85.238 veta. Pra me një diferencë që shkon në 26.154 banorë. Shifra të tilla të botuar në studimet demografike zhvlerësojnë pretendimet e Ministrisë së Brendshme se ka pasur rritje të numrit të popullsisë në Qarkun e Kukësit. Ministria e Brendshme për vitin 2012 ka depozituar një shifër popullsie për Qarkun e Kukësit, e cila është e përafërt me atë të 10 viteve më parë. Mashtrimi duket qartë. Pastaj janë edhe rezultatet e censusit që aq shumë e mburri vetë qeveria e Berishës. Në census kjo zonë rezultoi me 85 mijë banorë, Ministria e Berishës thotë se ka 108 mijë banorë (!). Ia ka nisur Saliu që tani me mashtrime e vjedhje për zgjedhjet e 2013-s, kështu do vazhdojë kjo mesele?!
Email nga adresa: [email protected]