Vëllai i ish-Kryeministrit Mehmet Shehu, këtë radhë nuk flet për tragjedinë e vëllait të tij dhe të familjes së Shehajve. I ardhur si çdo fundvjeshte nga Kanadaja ku jeton prej vitesh familjarisht, Duro Shehu nuk kishte ndërmend të prononcohej në shtyp. Ç’kisha për të thënë për Mehmetin dhe kurthin e vrasjes së tij, i kam thënë prej kohësh si në libra, ashtu dhe në shtyp. Këtë radhë ‘sebep’ për këtë intervistë ekskluzive në ‘DITA’ bëhet diçka tjetër. Një mbrëmje tetori ai ka ndjekur në TV një intervistë të ish-bashkëshortes së Hysni Kapos që e ka revoltuar pa masë.
Afro 35 vjet pas vdekjes së numrit 3 të regjimit komunist, pra të Kapos, ish-bashkëshortja pohon se Hysni Kapon e ka helmuar Mehmet Shehu. Shpesh vitet e fundit është folur për dyshimet mbi një helmim të mundshëm të Hysni Kapos, por asnjëherë nuk është folur me prova dhe fakte për një vrasje të tillë. Për më tepër pohimi i Vito Kapos është befasues. Po cila është vërteta? Në këtë intervistë, Duro Shehu hedh poshtë kategorikisht mundësinë e helmimit të Hysniut nga Mehmet Shehu. Për këtë ai sjell disa fakte, ndër të tjerat dhe bisedat që ka bërë më Mehmet Shehun për këtë çështje. Një akuzë direkte për Vito Kapon si bashkëpunëtore në helmimin e Hysni Kapos dhe një kujtim i Duro Shehut nga nata e fundit pas 26 muajsh hetuesi….
Zoti Duro, tani së fundi gjatë një interviste në një TV, ish bashkëshortja Hysni Kapo bëri papritmas një zbulim që ka tronditur një pjesë të opinionit. Vito Kapo, afro 35 vjet pas vdekjes së Hysni Kapos, tha se Hysni Kapon e ka helmuar Mehmet Shehu. Cili është reagimi juaj, si vëlla i Mehmet Shehut për këtë akuzë apo zbulim që bën Vito Kapo?
Po, e pashë dhe e dëgjova atë që tha ajo grua që ishte bërë për të qarë hallin. Dhe po i përgjigjem publikisht nëpërmjet gazetës ‘DITA’ akuzave të saj, duke iu drejtuar drejtpërdrejt asaj:
Kohët e fundit ti Vito ke lehur duke vjellë vrer kundër Mehmet Shehut. Ke shpifur. Ke mashtruar shqiptarët duke thënë se Mehmet Shehu ka helmuar Hysni Kapon.
Dëgjo Vito Kondi (Kapo nuk të them se ti nuk e meriton kurrë atë mbiemër): Hysni Kapon nuk e helmoi Mehmet Shehu. Jo dhe jo. Këtë ti e di shumë mirë.
Si e argumentoni këtë që sapo thatë?
E them me bindje absolute sepse Mehmet Shehu e kishte Hysni Kapon jo vetëm shok lufte e hallesh. Mehmet Shehu Hysni Kapon e kishte vëlla. Këtë Mehmet Shehu na e kishte thënë neve vëllezërve tërë jetën kur mblidheshim tek ai në shtëpi për sebepe të ndryshme (për Vitin e Ri, ditëlindje etj.) Mehmeti e ngrinte gotën e rakisë (ai kurrë nuk pinte raki, vetëm sa uronte) duke na thënë: “Ta pimë këtë gotë për vëllanë tonë Hysni Kapon. Neve, na thoshte Mehmeti, jemi pesë vëllezër e jo katër: Jam unë, është Hysni Kapua, pastaj vini ju të tre: Arshiu, Durua e Nexhipi”.
A kini biseduar ndonjëherë me Mehmetin posaçërisht për Hysniun?
Pse, një herë? Kushedi sa herë. Po ju tregoj vetëm një nga takimet që kam patur vetëm për vetëm me të. Tri ditë pasi u varros Hysni Kapua, unë vajta takova Mehmetin në shtëpi. E gjeta në dhomën e punës. Kishte përpara një dosje, por nuk po punonte. Po mendohej i vrenjtur në fytyrë. I thashë: “Vdiq Hysniu, Mehmet”. Ai, ashtu i ngrysur dhe me sytë ulur, më tha: “Po Duro, të tërë do vdesim një ditë. Hysniu ishte i sëmurë, por nuk e prisnim të na ikte kaq shpejt…”
Unë e ngava më tej bisedën dhe e pyeta: “Pse nuk shkove në Paris ta shikoje Hysniun e sëmurë?”. Me një zë të butë Mehmeti m’u përgjigj me një pyetje që më vuri në mendime: “Pse ti Duro mendon se unë vendos për gjithçka?”
E ç’të më thoshte më tepër Mehmeti mua! Ai ishte burrë shteti, parimor dhe i rreptë. Ai kurrë nuk i bisedonte as me mua dhe as me vëllezërit e tjerë problemet e shtetit. Megjithatë, unë vazhdova bisedën: Unë nuk e di se kush vendos, por ti duhej të kishe shkuar ta shikoje Hysniun në Paris se na ke thënë që e kishim vëlla.
“Po e kam thënë dhe po ua them që në ishim pesë vëllezër bashkë me Hysniun”.
Po tjetër ç’të ka thënë Mehmeti për Hysniun?
Po, më ka thënë po atë ditë. Ta thashë që ishte shumë i brengosur për vdekjen e Hysniut. Pastaj, pasi heshti pak, Mehmeti më tha: “Më ka ngelur një gozhdë këtu në zemër”, dhe vuri dorën te zemra. Pa pritur që unë ta pyesja se çfarë ‘gozhde’ ishte ajo, Mehmeti vazhdoi: Më ka ngelur një gozhdë e rëndë sepse i kam bërtitur një herë Hysniut… I bërtita kur ai la gruan e parë, nënën e Pëllumbit. I thashë: Po pse more Hysni e bëre këtë? Pse e le gruan, ç’të bëri? Neve jemi komunistë e kemi parime të larta, more Hysni. Po neve bëmë luftën more Hysni. Po neve derdhëm gjak more Hysni. Po neve jemi udhëheqës dhe populli na shikon në bebe të syrit, more Hysni…”
Pasi pushoi për një moment, Mehmeti vazhdoi: Që ia thashë këto gjëra Hysniut, bëra shumë mirë, nuk jam pishman, por më ka ngelur gozhdë se ia thashë me tërsëllëmë, ashtu siç e kam unë ndonjëherë zakon.
Unë e pyeta: Po Hysniu, çfarë të tha?
Hysniu ishte gojëmbël, tha Mehmeti. Më tha vetëm kaq: “Po ja more Mehmet, kështu ndodhi…”
Cili është sipas jush versioni i eliminimit të Hysni Kapos?
Këtë po ia them drejtpërdrejt Vito Kondit: Ti e di shumë mirë që Mehmet Shehu nuk e helmoi Hysni Kapon. Ti e di shumë mirë që Hysni Kapon e helmoi Ramiz Alia, të cilin Mehmeti e ka quajtur ‘Jago’ dhe ‘Kalë Troje’, me urdhër të Enver Hoxhës dhe Nexhmije Hoxhës, motrës tënde shpirtërore. Ramiz Alia e helmoi Hysniun në Paris. Atje ishe edhe ti, Vito. Prandaj të pyes: Zotrote nuk pe gjë, nuk kuptove asgjë kur Hysniun e helmuan? Ti atje ishe, te koka e shtratit të Hysniut. Mos vallë edhe ti vetë je bashkëpunëtore në komplot për vdekjen e Hysni Kapos? Këtë duhet të na tregosh dhe jo të shesësh pallavra 35 vjet pas vdekjes së Hysniut.
Pse kërkon t’ia hedhësh fajin Mehmetit për vdekjen e Hysniut? Ti e dije dhe e di shumë mirë se Enver Hoxha, Ramiz Alia, Nexhmija dhe tërë banda e zezë e Byrosë Politike dhe ti bashkë me ta, nuk e hanin dot Mehmet Shehun pa likuiduar më parë Hysni Kapon. Sepse fjala e Hysni Kapos në Byro kishte peshë. Prandaj duhej helmuar, duhej likuiduar më përpara Hysni Kapua për t’i hapur dritën jeshile të pushtetit Ramiz Alisë. Kjo është e vërteta. Këtë duhet të thuash ti Vito Kondi.
Kështu ju kini pohuar edhe për eliminimin e Mehmet Shehut. Ku e mbështesni këtë bindje?
I jam kthyer e rikthyer atyre ngjarjeve që ndodhën në udhëheqjen më të lartë të partisë dhe të shtetit të asaj kohe, trishjetë e ca vjet më parë. Dhe jam bindur plotësisht se ka funksionuar dhe është vënë në veprim i njëjti skenar si për eliminimin e Hysniut, edhe për vrasjen e Mehmetit. Autorët janë të njëjtët. Ajo ishte një luftë për pushtet. Përndryshe, pa eliminuar Hysni Kapon e Mehmet Shehun, nuk i hapej rruga Ramiz Alisë për të dalë i pari i vendit. Kështu do të kuptohet më mirë pse Emver Hoxha para se të vdiste vendosi si pasardhës të tij në krye të partisë dhe të shtetit, Ramiz Alinë, i cili bashkë me Nexhmijen është një nga arkitektët e shkatërrimit të Shqipërisë.
Por unë mund të shkoj edhe më tutje: Të gjithë heronjtë e Shqipërisë, ata që luftuan e punuan me përkushtim për popullin dhe atdheun, që nga Qemal Stafa, Nako Spiro, deri tek Beqir Balluku, Petrit Dumja, Hito Çako e të tjerë, për ta mbyllur kapitullin me Hysni Kapon e Mehmet Shehun i hëngrën Enveri, Ramizi e Nexhmija. Kjo dhe vetëm kjo është e vërteta dhe jo helmi e vreri që nxjerr Vito Kondi nga goja.
Çfarë do t’i thoshit tjetër Vito Kapos?
Doja t’i thoja publikisht: Ti zonja Vito dhe motra jote shpirtërore Nexhmije Hoxha shpëtuat për mrekulli, kur në fakt duhej ta pësonit si Çian Çini i Mao Ce Dunit dhe Helena e Çausheskut. Prandaj po i them: Mos leh e mos shpif kundër Mehmet Shehut! Lëre Mehmet Shehun atje ku është. Nuk u mjaftuat që e helmuat dhe e vratë Mehmet Shehun në natën e zezë të 17 dhjetorit 1981, por i zhdukët edhe varrin. Dhe hakmarrja juaj satanike arriti deri atje sa zhdukët edhe varret e prindërve të Mehmet Shehut që bënë tërë ato sakrifica në luftë për lirinë e Shqipërisë. Mehmet Shehu ishte ai që ishte. Mehmeti luftoi dhe punoi pa u lodhur për të mirën e këtij populli dhe të Shqipërisë deri në natën që e vratë. Mehmet Shehu është mal i lartë. Lavdinë e tij nuk e uli dot as Enveri, as Nexhmija dhe as Ramizi. Nuk ia ul dot as ti. Prandaj mos leh kot. Lëre Mehmet Shehun të qetë atje ku është.
Si shqiptar, si veteran i Luftës Nacionalçlirimtare dhe si vëlla i Mehmet Shehut, e paralajmëroj Vito Kondin se do t’i punoj qindin. Do të bëj t’i dalë qumështi i nënës nga hundët, siç themi ne andej nga Mallakastra. Jo me mjete dhunë, por do të publikoj në shtyp gjithë ato gjëra që të lemeriset bota. Vito Kondi, e kuptoj që jeta të mplak, të deformon etj. Megjithatë të këshilloj ta shikosh veten në pasqyrë para se të dalësh në ekran, sepse je bërë si ato shtrigat që na tregonin nënat për të na trembur në Çorrush kur ishim të vegjël e bënin ndonjë prapësi. Prandaj, mos u merr me Mehmet Shehun! Shiko punën tënde. Shko pi kafe e hidh fall në filxhan me motrën tënde shpirtërore, Nexhmije Hoxhën.
Në fund të kësaj interviste, a ke ndonjë gjë tjetër për të shtuar?
Eh, jeta qenka e çuditshme. Ja po të tregoj diçka nga ato plagët e së shkuarës. Të gjithë e dinë tragjedinë që i ndodhi familjes së Mehmet Shehut pas vrasjes së tij. Edhe unë u arrestova dhe u dënova me burg, dënim që e kam bërë në burgun e Burrelit. Pas 26 muajsh hetuesie, kur isha katandisur nga 80 kile në 30 kile burrë, një natë para daljes në gjyq (gjyq i thënçin) më thërret hetuesi, një njeri shpirtkazmë, e më thotë vetëm për vetëm: “Dëgjo Duro, ky është shansi i fundit për ty. Me porosi të shokut Enver, ti duhet të ndihmosh partinë dhe veten, duke na treguar se si ke komplotuar me vëllanë tënd, armikun Mehmet Shehu për të vrarë shokun Enver dhe përmbysur pushtetin popullor”. I them unë: “Nuk kam pasur asnjë plan armiqësor me Mehmetin. Ai nuk më llafoste kurrë për punët e shtetit. Prandaj bëni punën tuaj”. “Mirë, më tha hetuesi, por nuk do të kesh as varr, Duro. Ose edhe po pate varr, nuk do të ketë asnjë nga Shehajt të të sjellë lule te varri…”. Këtu gabohesh, i thashë, unë varr mund të mos kem, por fisin e Shehajve nuk e shuani dot”. Dihet si rrodhën punët dhe unë sot jam gjallë. Po më kujtohej kjo bisedë me ish-hetuesin tim në Kanada para se të vija këtu dhe i menduar sillja ndërmend episode të ndryshme. Kur papritmas, tri mbesat e mija kishin bërë një buqetë të madhe me lule dhe ma sollën mua gjyshit me shumë dashuri duke më puthur. Eh, thashë me vete, si është jeta… Ja rrojta, më sjellin lule, dhe unë vij këtu në Shqipëri dhe kam fuqi t’i përgjigjem edhe atyre që na sulmojnë. Para disa vjetësh iu përgjigja Nexhmije Hoxhës, pastaj Ramiz Alisë, tani po i jap një përgjigje edhe Vito Kondit.
Çfarë ndodhi pas mbledhjes së Byrosë Politike në mesin e dhjetorit 1981
Mbrëmja e 17 dhjetorit 1981. Ka përfunduar vonë mbledhja e Byrosë Politike, ku është marrë në analizë qëndrimi dhe përgjegjësia e Mehmet Shehut në lidhje me zbutjen e luftës së klasave, si dhe gabimet e tjera të Mehmetit në funksionin e tij shtetëror në përmbushjen e detyrës së tij si kryeministër. Mehmeti, sipas procesverbalit zyrtar të kësaj mbledhjeje, ka bërë autokritikë, gjë e cila nuk është pranuar nga Enveri dhe anëtarët e tjerë të Byrosë. I është lënë detyrë që të përgatitej, të “thellohej” e të bindte Byronë Politike me autokritikë në vazhdimin e mbledhjes të nesërmen. Por gjatë natës, Mehmet Shehu ndërron jetë. Të nesërmen, u gjet i shtrirë në krevat me dy plumba në zemër, ndërkohë nuk pohohet që dikush të ketë dëgjuar krisma. Zyrtarisht (në komunikatën e së nesërmes) u tha se “ka vrarë veten në një moment depresioni”, kurse jo pak, ndër kryesorët vëllai i tij, ushtaraku i karrierës Duro Shehu, thonë se e vranë.
Keta apo kjo,nuk u shkonte ne mendje qe ne spitale te frances behet autopsi dhe sa kaq del jo vetem qe eshte helmuar,por dhe kush e helmoj… Sepse jemi ne France ,jo ne tirane ku mund te beje si te doje… A thua keta qe e helmuan paskan qene dhe budallenj?! Po ik o xha Duro e lej rehat te vdekurit,se si hyne me ne pune askujt sote,si do qe te kete ndodhur… lavdi te mireve.
Mehmet Shehu ka qene,qe para LUFTES SE SPANJES agjent i CIA-s amerikane!!
Gjate Luftes Nacional-Clirimtasre ka vrare me qindra BALLISTE E ZOGISTE gjoja ne emer te Partise Komunisdte,por ne fakt per te ulur IMAZHIN E SAJ!!!
Enveri e ka kritikuar disa here Mehmetin,por ai vazhdonte te tijen!!!
Krimi me i madh i M.Shehur eshte bere ne FORTIFIKIMIN E MBROJTJES SE SHQIPERISE!!!
Per t’u dukur si mbeshtetes BESNIK I ENVER HOXHES,duke perfituar nga qenia e tij edhe KRYEMINISTER edhe MINISTER I MBROJTJES,ai PLANIFIKOI NJE SASI KOLOSALE NDERTIMESH FORTIFIKUESE,MBI MUNDESITE REALE TE VENDIT,per te SHKATERRUAR EKONOMINE deri ne HUMNERE!!!
Vetem nje BUNKER i vogel kushtonte atehere 150 mije leke te vjetra,kur nje HYRJE 2 dhoma e nje guzhine kushtonte 75 mije leke!!!
Zeli i tepruar i tij gjoja per te forcuar mbrojtjen ne fakt behej per te GLLABERUA MILIONA DOLLARE NGA EKONOMIA DUKE E LENE POPULLIN NE MJERIM!!!
Ishte ky shkaktari,qe shqiptaret u bene me TALLONA ne nje vend me plot PASURI!!!
Leri DENGLAT DURO,se te kam patur komisar ne Shkollen e Bashkuar dhe ke qene QULL,ndersa tani qenke bere TRIM ne PLEQERI!!!
Mehmet Shehu drejtoi te gjitha mbledhjet me ushtaraket per DENIMIN E Beqir Ballukut,Petrit Dumes,Hito Cakos,Rrahman Perllakut etj!!!
Kam qene vete deshmitar okular i ketyre mbledhjeve,ndaj mos na DERDELLIT SI CUB!!!
Ka pasur dis rryma ne pushtetin e 50 vjeteve, dhe nje nga me te fortat ka qene rryma vlonjate, Kadri Hazbi dhe Hysni Kapo në nje ane, dhe ne anen tjeter Mehmet SHehu. M. Shehu nuk ka qee asnjehere mik me Hysni Kapon, perkundrazi ata kane luftuar njeri tjetrin ne menyre te fshehte. Ishte e tera lufte per pushtet. Kur lexoj qe D. Shehu thote qe kane qene si vellezer me krijohet pershtypja se dicka mundohet te mbuloje, ose nuk di gje dhe ja fut kot sa per muhabet.
Dhe sa per helmim ne Paris meduket pak si absurde qe te ndodhe ne nje spital francez nje gje e tille.
lexo vepren ‘e pashe Lazgushin”ku Bashkim Shehu me mire flet per ate se kush ishte Mehmeti.Ismail Kadarea dhe Bashkim Shehu ne vizite te Lazgush Poradeci-Flet Kolevica per kete ngjarje
Ky po i le rehat o derdimen, kete nuk po e lene rehat as te gjalle!
KUSH E VRAU ALQI KONDIN?
Kjo pyetje e hershme per motren e tij, Vito Kondin, sekretaren e pare te Enver Hoxhes qe ja fali me pas per perdorim Partie Hysni Kapos, kjo pyetje mjaft beazike duhej te kishte marre pergjigje sot, 23 vjet pas renies se Murit te Berlinit.
KUSH PRA E VRAU ALQI KONDIN?
Sipas llogjikes se Duros qe i njeh gjerat nga BRENDA kuzhines qe gatuante krimet makabre te Enver Hoxhes ndaj kundershtareve potenciale te vet me qellim sigurimin e pushtetit te pakufizuar mbi shqyptaret, VRASTARI i vellait te Vito Kapos eshte ai qe vrau te gjithe komunistet e tjere idealiste qe besonin tek aftesite mbinjerezore te ANTIKRISHTIT shqyptar Enver Hoxha, por qe e hengren tullumin nga ky ANTIKRISHT. Nga ana tjeter Vito Kapo akuzon Mehmetin qe ka helmuar Hysniun, por nuk flet asnje fjale se kush e ka vrare vellane e saj Alqi Kondi dhe kush sajoi pisten e aksidentit, te ngjashme me ate te Lym Ketes te Kohes se Qepes dhe te Kosta Trebickes ne Kohet Moderne te Sali Berishes. Gjithashtu nuk e kemi degjuar Vito Kapon te flase per krimet me monstruoze te Enver Hoxhes si vrasja e Bahri Omarit, kunatit te vet, vrasja e Loni Adhamit qe ishte sekretar i Ambasades Amerikane ne Tirane, vrasja e Zoi Fundos qe i foli Enverit ne France per komunizmin dhe e ndihmoi me leke, vrasja e Sabiha Kasimatit qe Vito Kapo e njihte fare mire dhe e dinte arsyen e vertete te vrasjes makaber, vrasja e deputeteve dhe e intelektualeve shqyptare me nje egersi mesjetare, vrasja e te gjithe shokeve te vet duke i zevendesuar me dordolece pa shkolle te Partise se Punes. Vito Kapo nuk ka folur asnjehere si sekretare e besuar e Enverit per krimet dhe vrasjet e gjakatarit Enver Hoxha dhe per kete arsye nuk ka te drejte te flase per helmime komunistesh. Sepse ne fund te fundit kujt i plas per kriminelin komunist Hysni Kapo?
mbahu Natradin se qenke me i gjitheditur se ai i verteti qe i ke marre emrin Edhe mos u nxeh shume se do te bjere damllaja..
Shko pir..u o nastradin i dike te gjitha ti mos llap kote se pote iken jeta per lesh me keto budallalleqe qe i ka ikur koha. Xhaja ka Kavaja me brekushe te medhaja.
E cfare na derdellit,o nastradin turkoshaku!!!
Na flet per Alqi Kondin sikur ti je PERENDI dhe nuk ke asnje FAKT,ndersa nuk merr mundimin te na thuash :
-PSE U VRA AZEM HAJDARI DHE KUSH E VRAU????
Po THESARIN E SHQIPERISE ME FLORINJ,KUSH E VODHI dhe si nuk u fut njeri ne BURG???
Pse Fazllici u fut ne mbledhjet e KOMITETIT TE SIGURISE KOMBETARE dhe u kerkonte llogari ministrave???
Sinuk doli nje FAJTOR per 26 te vraret ne Gerdec,kur ligjet percaktojne sakte qe ORGANIZATORET DENOHEN ME SHUME SE NJE INDIVID I THJESHTE???
Eh,sa ka nga keto,po ik SHPORRU e mos na GERRIC SUMEN!!!
Te lumte goja o nastradin, ke thene te verteten per ndyresirat komuniste/
Pergezime Duro,
Ti je nder te paktit qe ke kurajon qytetare te thuash te verteten,
SE E VERTETA ESHTE NJE MAL QE NUK FUTET NE THES…E fut dot ne thes Korabin, Tomorrin, Jezercen, Griben?!…
Jo , kurren e kurres.
Mehmet Shehu ishte nje Mal i madh i Nenes sone Shqiperi…Ate nuk e lindi Sulltana, por e lindi Shqiperia!
Dhe ai i sherbeu Shqiperise, Perendis se vet, me gjithçka, me arme ne dore, me nje trimeri te pashoqe…Ai i shetiti me kembe malet e Shqiperise, me pushke ne dore deri sa e çliroi Shqiperine …Ai punoi me mish e me shpirt per ta ndertuar Shqiperine , ndersa armiqve te Shqiperise u dha gjysmen e Lekut…Udheheqes i dale nga lufta, i lindur per lufte, GjenerL qe nuk e ben me Nena,,,
Mos u hidhero Duro, vetem armiqt e ti te cileve sa qe gjalle , nuk e munden dot Gjeneralin Legjendar….
Por e mundi pabesia, e mundi tradhetia…Ji krenar gjithe jeten per vellane tend te mrekullueshem, kryeministrin me jetgjat te Shqiperise…
SI KA KRUJA NJE SKENDERBE,
E EGRA KA NJE MEHMET SHEH…
Populli i Mallakastres se Eger, nuk e harron kurre, ne jete te jetve Birin e saj me te lavdishem!
Respekt Duro, per te vertetat qe thua…
Mos flasim me tifozllikun krahinor,se ky Mehmeti per tu bere minister i brendshem mbas 48 formuloj e akuzoj se bashku me ate Enverin te birin e Hoxhes nje ser akuzuash per Xoxen per kariere politike dhe e ndeshkuan deri ne pushkatim nga Bedri Spahiu nje anadollak Islamo-komunist qe me vone e pesoj nga eprori vete Mehmet e Enver Hoxha per te humbur gjurmet e krimit!
Mehmet shehu ishte nje kriminel me i keq se Hoxha vete dhe Hoxha si me i shkathet ja beri gropen,kur flitej per pushtet!
Nuk replikova per te revoltuar,por vetem te drejten!
Mehmet Shehu po te kishte helmuar Enver Hoxhen bashke me kriminelin Hysni Kapo do t’ja kishim falur te gjitha krimet e tij edhe te Luftes edhe ato te pasluftes. Sepse sot Shqypnia do te ishte fare ndryshe, nje shtet normal me popull me dinjitet, jo si nje GROPE PLEHRASH per LHL-te e Asadit te Sirise. Neti Interneti mesiguri ka harruar dhe ka shuar nga kujtesa masakren monstruoze te Mehmetit me BOMBEN e sajuar nga ai vete ne Ambasaden Sovjetike qe kishte per qellim likuidimin e intelektualeve shqyptare properendimore, te cilet aderonin per nje kauze qe po e kerkon Shqypnia sot me kaq force. Sa qesharake eshte t’i kendosh elegji dhe t’i thurresh hymne Mehmet Shehut shpirteger, te lig dhe frikacak kur te pakten nuk pati as guximin e gjeneralit rus Zhukov per t’ja numeruar ne lule te ballit ANTIKRISHTIT shqyptar Enver Hoxha para se ta vriste e gjumin e nates me Sulo Gradecin.
Mehmet Shehu ka qene kryeministri me gjakatar dhe kriminel i Shqiperise komuniste…ju mallakastriotet mos u krenoni me me…merruni me figurat e tjera qe keni nxjerre…psh. Kac Islami..
DURO BASTARDII VELLAI I NJE BASDARTI TI NE FAKT ME GJITHE ATA TE TJERET QE VRANE ATE PLEHREN…DUHET TJU DIGJEN DHE KOCKAT…PO MIRE OR BASTARD SI MUNDESH TE FLASESH …..JU DUHET TE DIGJENI…TI…AJO BUCA VITO… AJO PEHRA NEXHMIJE …JU DUHETY TE DIGJENI NE TURREN E DRUVE……PLEHERAT E KOMBIT
Se pari do te thosha RESPEKT per zotin DURO…!
Hysni Kapo eshte helmuar nga profesori francez Alexandri ne pavionine te cilit edhe vdiq ne Paris.
Hysni Kapo ishte “besniku” i partise dhe Enverit , ishte ai qe mbante “kodet” e konteve te valutes se huaj per vendin dhe partine, pas vdekjes se te cilit ato ju ngarkuan Ramizit dhe u bene dyfish sekretet bankare te valutes shqiptare. Nje nga pergjegjesit e kesaj valute shqiptare ishte nje francez (x) i cili merej per te gjitha veprimet bankare dhe ne swicer, gjithmone nen pergjegjesine e re te Ramizit pas eleminimit te Kapos.(infeksion i pakthyeshem i pankreasit) rreth mbi nje vit qe te vinte ne Paris per te vdekur .
PRANDAJ SOT JETOJNE BASTARDET NE LUKS… I BIRI I BASDARDIT RAMIZ ALIA ESHTE SUPER I PASUR….PLEHERAT E KOMBIT JU LANE BIJE VE TE TYRE FLORI DOLLARE…….PO A DI MOR BASTARD DURO SE SA NJERE KA VRARE YT VELLA…PO A E DI MOR PLEHER SE NA KE GJAKUN BORXH…….PO SI NUK KERKO NDJESE PO DEL DHE THUA QE KA QENE BURRE I MIRE….SI MUNDESH MOR BASTARD.
RESPEKTE
Histori bastardesh,vampiresh,vrasesish.Te gjithe kane qene njelloj,te ligj gjer ne pafundesi.Askujt nuk i interesojne keto lloqe leshi
shume e sakt
Po ata qe ka vrare mehmeti pse nuk i permend ky!?Se po na e nxjerin hero.
Mehmeti ishte i MADH , duhet respektuar , dinte te mundste kundershtaret , por dhe atij ja bene te keqen , ne ate kohe por dhe me vone duhet te kishte transparence per vrasjen e tij , jo vetem nje foto me syze ne krevat , ku jane materialet , si e vret veten njeriu me dy te shtena , kohe te veshtira per SHqiptaret , historia po vazhdon ne kohet e sotme
Nuk eshte sic thote Vitua, e as sic thote Durua!
Vitua eshte fare skandaloze.Na beri nje film ” artistik” me 2 a 3 seri qe e transmetoi e ritransmetoi me zell te madh news – 24. Pas 35 vjetesh na ben te rivajtome Hysniun se ajo, Vitua, ka zbuluar kush e vrau! Vitua parrallis sot kur kane vdekur te gjithe, si miqte dhe armiqte e Vitos.
Por une nuk dua te futem ne polemikat Vito- Duro , per Viton Bota vertitet rreth Enverit dhe Hysniut, ndersa per Duron rreth Mehmetit!
Enveri, Mehmeti dhe Hysniu jane tradhetaret e idealeve te pastra te Luftes , jane aventurjeret qe si ” kacake” ndiqnin ” rruget e pashkelura”, qe e bene Shqiperine armike me gjithe Globin per te ruajtur kolltuket e pamerituara qe kishin uzurpuar! Na thoni, ti Vito e ti Duro sa KQ perfunduan ne plumb e ne burg nga viti 41 deri ne 90- en?! ” Besniku i Partise” e mbante mjek personal qelbesiren Sali Berisha dhe i thurte dhe vjersha kesaj qelbesire- keshtu ke thene ti Vito ne intervistat e tua pas 90- es!Le ta leme me kaq! Sa me shume flisni aqe me shume ju del boja- nivel mizerabel intelektual dhe politik! Mjere kush doli ne krye te asaj Partie te Lavdishme!!!
pa pike rrespekti –gjueti shtrigash– merr rrogen gazetari FATOS VELIU me keto intervista me keto kriminele
Nga kjo sketerre dolen vetem kobe dhe krime makbethjane.Vetem heronj nuk ka pasur atje.Nga dera e Vito Kondit doli edhe Sali Berisha.E degjova nje interviste te saj kur Saliu ishte kryeminister,kur kujtonte vdekjen e te shoqit,ajo perseriste:- Saliu erdhi e me tha,…..saliun e dergova atje …..skur fliste per maxhordomin e shtepise.
Shan muti kaken , keta vampira nuk kane mundesi sot ti hane koken njeri tjetrit si ne epoken makabre te tyre , popull mos u merrni me keta qe po tu jepet mundesia na shtypin me keq se me perpara histori kriminelesh si Enverit , Mehmetit , Duros , Hysniut me te kuneterit e tij Alqi e Pirro , Vito Kondi .( Nastradin ty te dhimsen kriminelet orthodhoks si Alqi qe piu u be tap me raki e vajti ja futi me triçikel shtylles para ish Kom.Ekz.te Tiranes dhe me qe ishte kunati i shokut Xhemal u be Hero i Kombit -Popullit )
E ke gabim o mergimtar miku qe nuk e ke mesuar tere historine; Alqi Kondi u perplas me nje kamion qe levizte ne krahun e kundert. Bashke me te u aksidentua edhe Fadil Pacrami. Alqi Kondi nuk vdiq menjehere por pas disa ditesh, menjehere pasi e vizituan ne spital mjeket e pocacem jugosllave te derguar nga Beogradi me urdher te Enver Hoxhes. Fadil Pacrami i shpetoi paq me disa plage te lehta. Asnjehere nuk u be e qarte se kush ishte shoferi i kamionit misterioz qe levizte ne kah te kundert, kush e kish derguar ne qender te kryeqytetit dhe cfare detyre kryente ne bulevardin bosh te Tiranes ate kohe. Ky mister ka mbetur i mbyllur ne arkivat hermetike te Sigurimit te Shtetit, nderkohe qe kalmexhinjte e Enverit perhapen me shpejtesi versionin e perplasjes me nje shtylle elektrike te triciklit fatal te vellait te Vitos Alqi Kondi. Bile i shtuan edhe hollesi interesante me raki dhe meze per te rritur besueshmerine ne milet. Prandaj mengadale me akuzat per nastradinin se fjala eshte per te VERTETA historike dhe jo per MALLENGJIME bolshveike.
Popull pa kulure qe nuk ju intereson asgje. Historia eshte histori dhe duhet studiuar dhe ditur edhe kure eshte histori e krimit. Qe Mehmet Shehu per shqiperine e shqiptaret ka qene kriminel si vellai i tije Enveri kete nuk esoj se e ve kush ne dyshim por shikoni more injorante se kjo bande kriminelesh kane vjedhur jo vetem mundin dhe djersen e shqiptareve per reth 50 vjetesh por edhe floririn e shqiptareve prej qindra vjetesh.
anditet jane kacafytur per te zotruar ne fund thesarin e shqiptaret shterngojne rrypin dje dhe sot. Realisht nuk meritojme tjeter trajtim.
Tung
Tarrasi
Lani gojen para se te permendni emrin e ENVER HOXHES ,qe e udhehoqi shqiperine me barazi dhe drejtesi.Mirenjohja e shumices prej nesh qe jemi te varfer dhe pa udheheqjen e duhur shkon vetem per kolosin e pavdekshem ENVER HOXHA.
Tani qe vdiqe Ramiz Alia flisni o burracak,deri dje i lepinit kepucet,nuke i ha askushe keto podhavra te pista dhe te pa moralsheme,mbetet duke rrejtur neper gazeta sa here qe vini ne Shqiperi.
Ju mendoni se ju beson njeri intrigave te shume ishe qeveritareve te sistemit komunist,qe po kerkoni te beheni te perndjekur me zore,apo “demokrat”.
Turpi i atyre gazetareve qe mbushin faqet e gazetave me bllokmenet e djeshem,kujte duan te ja shesin keto mashtrime dhe deklerata te ndyta.
Nje popull qe nuk di te vleresoje heronjt e vet, ai popull eshte i destinuar te vdes, heret ose vone…Mehmet Shehu qeverisi dhe gjykohet per kohen e vet, per idealin e vet, per karakterin e vet! AI QEVERISI ME KRISMAT E LUFTES NE KOKE!….NJERIU QE DINTE TE ECTE ME SHPEJT SE KOHA, NJERIU QE GUXONTE TE MATEJ ME ARMIKUN NE FUSHEN E BETEJES, i pakompromentueshem si Ai!…….INTERNACIONALISTI I PAEPUR , QE LUFTOI NE SPANJE, I NDERUAR DHE RESPEKTUAR DHE NGA KUNDERSHTARET E TIJ….
HISTORIA NUK BEHET ME SIKUR….
Misri, qe te rritet i shendetshem , duhet tarrur…Spiunet, kriminelet, armiqt e Kombit, ne çdo shtet te botes denohen!…Kush nuk e di kete, ai nuk ka mesuar as Abc-nĕ e Historise se popujve.
Si theshnin Jevgjit!!!
Te rroje partia,te rroj Enveri te qe Mehmeti dec na theri???
Mehmeti jo vetm qe ish kriminel por dhe rracist,harove qe te gjith njerzit me ngjyre qe jetonin ne shqiperi do ti conte ne Indi,sepse ish njelloj si te paret e tij Osmane rraciste e ekstreme nacionaliste Orientale!
Ndonje ushtarak edhe mundeshe,per te kerkuar me shum disipline,por jo per Kryeminister,ai ishte koqe kandari!Andej nga Murrsiu nuk ke shkuar me,se e preferoje shum Egjiptin!
Shko ketej nga Kanaren se esht shum e shum me bukur,qetsi rregull dhe sherbim per tu kenaqur,jan te tjere njerez,qe te bejn per vete Spanjollet!
Kam menduar me mir nje hyrje atje se sa ne Vlore,ku ne kte kohe krize cmimet jan ulur drastich!Hidhi nje sy agjensise imobilare!Ishujt jan ndare ne gjermane Angleze e Holandeze temp minimale ne janar 22Grade!
eshte mese llogjike qe e ka helmuar mehmeti agjent i UDB dhe i cia-s
PJERDH SE LIROHESH
Pas vitit 1990, na kane dale shume viktima te sistemit te monizmit, na kane dale dhe shume heroi te atij sistemi. Nder kata jane edhe Duro Shehu e Vito Kapo. Nuk dua te ndalem ne krimet e sistemit, te strukturave te veçanta te atij sistemi apo te individeve te veçante duke shfrytezuar postin e tyre, te cilat nuk jane te pakta. Asnjeri nuk tregon te verteten se, secili mundohet te dali hero apo te dali viktime. Te verteten do ta nxjerri historia, do ta nxjerrin brezat qe vine, te cilet do te jene me pak te kompleksuar qofte indeologjikisht, qofte politikisht, qofte edhe ne mentalitetitn fisnor.
Kam lexuar intervista te Vitos, te cilat nuk me kane bindur. Ato, jane hamendesime dhe shfryrje te inateve personale ndaj njerit apo tjetrit, ne funsksione te larta te atij sistemi.
Lexova dhe kete te Duros, e cila nuk eshte tjeter gje, veçse nje shfryrje e pakuptimte. Mehmet Shehu paska qene dhe eshte nje “Mal i Madh”, nuk besoj me i madh se mali i Korabit, per ate atdhedashuri e pune te madhe per kete atdhe e per kete popull, qe ai paska bere … Ai dhe te tjeret, nuk kane bere asgje per veç detyren e tyre, per te cilen paguheshin dhe madje paguheshin dhe sigurohesh ne nivele princash. Prandaj nuk ka bere asgje te veçante dhe ate ne qofte se e ka bere ne emer te ligjit dhe te popullit se, jo ne pak raste nuk udhehiqte ligji, por “maliqi”. Sigurisht, Duro, dini me shume se une per krimet e Mehmetit, madje krime masive se, ai kujtonte qe me frike do te sundonte kete popull. Nuk e di, nese keto krime ja ka informuar Enverit, por ato krime te tij, jane shume me te tmerrshme se sa ato merita qe ju i jepni atij, dhe patjeter ja jepni se eshte vellai i juaj. Me kete nuk them se ai nuk ka punuar, por edhe ti qe e ke pas vella, e kishe tmerr dhe te duhej shume kohe te mendoje per ta takuar … Ju, tregoni tmerrin qe keni pesuar ne hetuesi dhe ta besoj, po ju a besonit me pare per torturat qe jane bere ndaj shqiptareve, qe jo vetem mendonin ndryshe, por edhe per nje thenie te thjeshte: Nuk kam buke … apo, ky anetar qeverie apo anetar byroje nuk me pelqen … Duro dhe pse nje skenbegas ne moshen e adolishences, ka
thene diçka qe ju nuk ju pelqente, eshte katandise … Prandaj, edhe nje here, ne veçanti ju te perveligjuarit dhe te afermit e atyre qe drejtonin atehere, pavaresisht çka kane pesuar, te cilen e dinin me mire se ju, çfare do ti gjente, te heshtni … Ju dhe as te tjeret nuk kercnoni kend, dhe as Viton, qe e kercnon se, mund te thuash te larat e te palarat, te cilat mund te jene ato, qe secili nga ne i merre me mend … Ta dish se, atehere me siguri do te kthehesh ne nje njeri fare pa personalitet …
Keto, mendova te shkruaj pas leximit te kesaj interviste, me Duro Shehun … se, na keni merzite, vertete me “meritat” e …
Respekt pe rgazeten “Dita”!
Turp per vito kapon qe per egon e saj qe te dali ne televizor pergojon dy figuar te tilla si mehemet shehun dhe hysni kapon qe dihet si dy myslimane te mire,dy laber e dy komuniste organizuan e drejtuan luften na-cl ne nje zone si ajo vlore – mallakaster per tu ber me tej ne lufte e pas saj si dy”qe”ne nje pende qe drejtoheshin nga enveri dhe u likujduan nga ai me Ramizin e Nexhmien.Po te ishte per te likujduar Hysniun,mehemeti e kishte likujduar me kohe.
Nje pyetje kam per Viton:Si u trajtua Hysniu ne morg ne france nga Ramizi dhe ku rrinte Ramizi ne avjonin qe solli trupin e tij ne shqiperi.MOS PINTE UISKI NE KABINEN E PILOTIT DHE TI VETE E DYTE RRIJE VETEM TE ARKIVOLI?PO TE JET KESHTU KUPTOHET SE RAMIZI FESTONTE.Une ne fakt i besoj shkences qe hysniu vdiq nga kanseri gje e cila eshte deklaruar edhe nga i nipi i tij doktorr i shquar qe u gjent ne france gjat ketij procesi.Bisedat e tua e pegejne figuren e Hysniut,prandaj leri te qete te vdekurit.
MEHMET SHEHU E KISHTE HYSNI KAPON MIK QE NGA VITI 1918 ;PASI HALLA E HYSNI KAPOS ISHTE GRUAJA E DAJOS SE MEHMET SHEHUT GRUAJA E GANI ALIKOS DHE HYSNI KAPO ISHTE MIKU I ALIKAJVE DHE PROBLEMET E ALIKAJVE I KA ZGJIDHUR I NDERUARI HYSNI KAPO !
Une per veten time , vetem nje gjeje ,te atyre qe thot ky Duro Shehu ne kete interviste , i besoj . Pra vetem asaj qe thote per sjellejen kriminale te atij hetuesit ne burg per ta detyruar kete qe ti pohonte , si te verteta e te shprehet pro atyre gjerave qe i kerkonte “drejtesia” e atehershme me qellim per te bindur popullin per “tradhetine e tyre te madhe”. Te tjerat jane kundra akuza per te bindur ata qe akoma nuk kane pas ardhur ne jete ne ate kohe , ose qe kane qene te vegjel e qe nuk kane arritur te ushqehen me informacionet e asaj kohe . Per Belulin ish kryeministrin e veterare MEHMETIN , dijme edhe ne shume shume gjera te tjera qe ti nuk i thua . Ja nje e vertete e madhe jane edhe ato metodat barbare qe perdoreshin me te arrestuarit ishin vazhdim i kohes se Mehmet Shehut e te Kadri Hazbiut me shoke ,qe i kishin futur ne hetuesine shqiptare . Ne vitin 1974 ne NB e Krumes u sajua po nga Mehmet Shehu grupi i sabotatorve ne bujqesi dhe u denuan me pushkatim drejtori i Ndermarrjes Bujqesore Hajdar Kastrati dhe shefi i llogarise Hamit Dida . Gjithashtu u denuan me nga 25 vjet burg Krye agronomi Hysni Alia dhe agronomi Halit Maqi . Ne kete gjyq famekeq pati dhe shume denime monstruoze te tjera , produkt keto i politikave diktatoriale te ketyre karrjeristeve qe i aplikuan me te tjeret , por qe me vone u kthyen ndaj tyre . Po per vrasjet pa gjyq ne Mirdite , ne vitet e para te vendosjes sistemit qe lam pas, pas vrasjes se Bardhok Bibes , a s’na thua ne ,se ishte Mehmet Shehu ai qe i kreu ekzekutimet . Per nje njeri ka vra 25 te tjere pa gjyqe .A eshte e justifikueshme kjo ? Me e mira eshte qe te heshtesh ti or Duro , se edhe ato qe ka deklaruar zonja Vito Kapo nuk jane pa gje .Ne mos Mehmeti njerezit e tij te grupit me Kadri Hazbiun e Hito Cakon ate mision detyre kishin se nga kush nuk dihet , por gjithe se si dikush i drejtonte dhe i dirigjonte ata .
Duro! Jemi bashkekohes. Leri te qete te vdekurit. Enveri, Mehmeti e Hysniu me te keqiat e te mirat e tyre, ishin nje treshe qe nuk mund te ndaheshin ne ate kohe dhe nuk mund te ndahen as tani sidomos nga ne qe bejme ende hije mbi dhe. Kjo eshte ne nderin e tyre. Ata kishin nje jete e nje ide dhe e bene ashtu si e bene. Te jeshe i sigurte se e verteta nuk lidhet me vdekjen e tyre por me ate qe dhane sa ishin gjalle, me ate qe besuan dhe ju perkushtuan. Ata, ne kuadrin e sistemit qe ngriten se toku, i shkuan se toku deri ne piken e fundit te frymes se tyre. Kjo eshte e verteta dhe me sofizma te tuat e te Vitos nuk mund ta shmangni. Te kuptohemi, edhe pse mund tekem kritika kunder tyre vlersoj ata per gjithshka bene te mire per Shqiperine
Hysni Kapo ne vitet ’70’kur merte vesh se ne vilat e dajtit ishte me pushime Mehmet SHehu anullonte pushimet ne vilat e Dajtit.Hysniu pushonte ne Dajt kur nuk ishte Mehmeti.Atehere cfare vellezerish ishin keta! Gardisti i viles Dajt.
Të kuptoni sakt se kush ka qën Memet SHehu lexoni librin e djalit të Metit ( Bashkimit )
UDHEHEQESIT SHQIPTARE I KA NGRENE UDB-JA JUGOSLLAVE ME DOREN E VETE AGJENTEVE TE SAJ SHQIPTARE TE FUTUR NE UDHEHEQJE TE SAJ.AJO PUNIO ME KOHE ME LARGESI VEPRIMI DUKE KRIJUAR AGJENTET KUADRO REZERVE QE NUK ISHIN GJE TJETERVECSE ATA UDHEHEQES QE DOLEN NE KRYE NE LUFTEN NACIONAL-CLIRIMTARE NGA RADHET E RINISE KOMUNISTE SHQIPTARE QE ISHTE ORGANIZATE ME VEHTE POR QE THUHEJ UDHEHIQEJ NGA PARTIA.NE FAKT UDHEHIQEJ NGA PKE JUGOSLLAVISE DHE UDB.FATALITETI I KESAJ VEPRIMTARIE FILLON QE ME KURSIN E KUADROVE REZERVE TE PARTISE NE PANARIT TE KORCES NE MARS TE 1944.PO TE SHOHESH FOTOGRAFINE E KURSIT VEC TE DERGUARVE TE TITOS TEMPO,STOJNIC DHE MUGOSHA SI DHE ENVERIT TE TJERET JANE ISH ANTARE TE RINISE KOMUNISTE QE VEPRUAN ME VONE SI AGJENTE TE JUGOSLLAVEVE,GRADUALISHT.PERMENDIM RAMIZ ALIA,NEXHMIJE XHUNGLINI(HOXHA),TODI LUBONJA,FADIL PACRAMI,ADIL CARCANI,VITO KONDI(KAPO)ALQI KONDI,PIRO KONDI,NAKO SPIRU,FIQRETE SHEHU,KADRI HAZBIU ETJ.KETA JANE ATA QEE PERDOREN ENVER HOXHEN,HELMUAN HYSNI KAPON,VRANE MEHMET SHEHUN,DHE ELEMINUAN NJERI TJETRIN KUR PREKESHIN INTERESATE JUGOSLLAVEVESI GJATE LUFTES DHE PAS LUFTES.NESE DONI TE KUPTONI LEVIZJET E KUADROVE DHE ELEMINIMIN E TYRE NE SHQIPERI,STUDJONI DOSJET E TYRE NE ARKIVAT E BEOGRADIT DHE DO TJU DALIN QARTE HISTORITE E LUFTES,DSHURISE,NGRITJES DHE RENIES SE TYRE.KETE PUNE BENE JUGOSLLAVET EDHE ME LEVISJEN PER PAVARSINE E KOSOVES KU INFILTRUAN AGJENTE TE TYRE SI NGA QEVERIA E BUKOSHIT,NGA PERKRAHSIT E RUGOVES,EDHE NGA RADHET E E NDONJE ISH ANTARI TE UCK,POR SIDOMOS TE FARKUT QE U BE ME POROSI TE UDB PER TJU KUNDERVENE LEVIZJES SE VERTET PER PAVARSI NGA BEOGRADI.
O Duro qe keni luftuar e dime Qe keni drejtuar vendin me zgjuaresi dhe e bete te begate e dime.Qe kini vrare njeri tjetrin duke hedhur doren ne qafe e dime. Pse nuk thoni ato bemat tuaja qe strategu shehu mbushi vendin me bunkera,pse nuk thoni qe ndermarja jone realizonte planin duke prodhuar shigjita qe i vinit neper vreshta qe te mbroheshit nga desantet ajrore,pse nuk thoni per idene e shkelqyer te mehmetit qe mos bejme ruge te gjera si na ulen avjonet.Ju lutemi Duro ,Kapo,Hoxha,Alija Berisha,e gjithe soji e sorollopi i juaj meruni me mbesat tuaja se juve keni qene fara me e keqe qe ka dale nga ky vend.
Ore vila,
po qe ke fare kokerr kandari, mor tu mbyllte…
Sipas teje duhet shkonin te pushonin tok, qe te vertetonin qe ishin si vellezer, te linin punen njekohsisht dhe te shkonin ne Dajt, qe ti shikoje ti(!)…si Mehmeti qe ishfe Njeshi Qeverise dhe Hysniu qe drejtonte de fakto organizativisht Ppsh-ne…
Medet, medet çfare ushqen kau i parmendes!…
Pale, ka dhe ndonje qe i fut ne nje thes te gjithe, te gjithe i quan kriminele se kane likujduar kriminelet!….
Mire thote i shkreti Kadare, shqiptaret nuk i duan njerzit e zgjuar….
…duane Sali Katrahuren e Tos Bixhozin, partizanet e 100 hileve, mashtrimeve dhe maskaralleqeve, prandaj nuk bejme hajer ne dhe cdo dite po humbasim si popull neper bote…Per 20 vjet eshte pergjysmuar popullata, se ata qe kane ikur nuk kane ndermend te kthehen njehere ne ate vend qe e ka bekur zoti, por e mallkojne vet shqiptaret……
Une e kam qene prezent, kur doktori i njohur si me i miri per organet e brendsheme, me mbiemrin Dauti i tha nje shokut tim mjek se Hysniut i ka dale kancer ne pankreas. Vito e di shume mire kete diagnoze. Enveri e kishte Hysniun njeriun me te besuar dhe do ia linte trashegim Partine dhe shtetin shqiptar. Fat i keq per popullin shqiptar se ate e eliminoi kanceri. Eshte e vertete po ashtu se Ramiz Alia e ka festuar vdekjen e Hysniut, pasi iu hap rruga si trashegimtar i mundshem i Enverit. Po ashtu, Ramizi e likujdoi Mehmetin me anen e Kadri Hazbiut dhe Kadriun me ndihmen e KGB-se Sovjetike, agjent i te ciles ishte vete. Nexhmija, si grua ambicioze dhe shpirtlig[, ia kishte friken Mehmet Shehut dhe perkrahte Ramizin per trashegimtar, pasi shpresonte se do ta trajtonte si mbretereshe. Ne fakt, Ramizi i beri mu… ne radhe te pare Shqiperise, pastaj Enverit e Nexhmijes. Regjimi do te kthehej, por Hysniu e Mehmeti do ta kthenin si burra shteti, kurse Ramizi e ktheu te kurve baleti.
Une mendoj ndryshe.Demokracia e flliqur shqiptare e ka cu popullin ne dite te zeze sa qe rri e komento ato njerez qe per hire te vertetes nuk duhet ti shkoj kujt neper mend sepse nuk meritojn asgje pervec urrejtjes popullore . J
Si Hoxha e Shehu te gjith byroja politike ishin kryeminel.Te gjitha eleminimet e kryera ne mes tyre jane bere per arin shqiptar.Si Enveri si Mehmeti u vune ne krye te livizjes per te ardhur ne pushtet duke pasur besim,se ata qe kerkonin se dona baben[sulltanin] do ju vine mbrapa sic u erdhen.Nje gje me habin sa jete gjate kta veterane,69 qe Shqiperia ra ne pushtimin e tyre.
Kete nuk e dija se nejra nga grate e Gani Alikos ((Ganiu ishte ,vellai i NENES se Mehmetit ,,Sulltanes ) ,te ishte halla e HYSNI KAPOS .
Po cila se Ganiu kishte 2 gra ,e para nje grua zonje ,fjale urte ,qe nuk me kujtohet emri ,nga VAJZA ishte me duket dhe e dyta GJYZUA nje grua me tersellime nga LIBOHOVA ,me te cilen Ganiu pati 2 djem .
Po te kishte qene gjalle MEHMET SHEHU ,Shqiperia nukdo te behej keshtu si eshte bere sot sic edhe themi ne ketej nga anet tona si : “Bisha qe ha dhe ben Gomarin “, d.m.th. e shqyen sa te mos njihet me qe ishte gomar .
Mehmet SHehu ,ishte nga karakteri serte ,por ishte personi me ADEGUAT qe i duhej vene ne krye shtertit Shqiptar te kohes .
Mehmeti ,ishte euridit ,i zgjuar ,puntor ,,inteligjent ,fliste rrjedhshem 5 gjuhe te huaja ,kerkues llogarie si AI .
Mehmeti ,ishte me fisnik edhe se HYSNIU edhe se ENVERI , por qe te tre LEBERIT i hengri RAMIZ ALIA ,qe nuk me hiqet kurre nga mendja se ka qene I INFILTRUARI i U.D.B-se jugosllave qe nga koha e LUFTES .
Nje gje me ka bere qe te jem ne dyshim :
Si ka mundesi qe djem shume te rinj dhe pa asnje BACKGROUND ,te viheshin qe ne moshen 17-18 vjecare ne poste si Politike por edhe Ushtarake ne lufte .
Dyshimi im eshte se ata te gjithe kane qene te perpunuar nga sherbimet intreligjente te Kohes sic mund te kete qene Enveri ,Mehmeti Hysniu ,Ramizi apo te tjere..
Nje gje eshte e qarte qe :
Hysniun ,Mehmetin, Kadriun i hengri dhe vrau ENVERI por duke perdorur Ramizin dhe Nexhmijen .
Nje gje desha tu them une te gjithe atyre qe e pershkruajne MEHMETIN si “KRIMINEL “.
Ne se Shqiperia ka nxjerre ndonjehere nje Djale apo Burre Trim qe ta mbroje SHQIPERINE nga armiqte ,ky Burre apo Djale ka vetem nje emer :MEHMET SHEHU .
Mehmeti eshte si ajo maja e malit me bore qe ne kurre nuk mund ta pushtojme .
Po Mehmet Shehun e kane Vrare ,Hysniun ,per kete jam i bindur 1000 % se e kane helmuar sepse e mbeshtes ne shume e shume aresye te tjera,kurse Kadri Hazbiun e eleminuan me kollaj sepse ai i DINTE te gjitha dhe ndoshta ka qene i detyruar qe te perdorj nga ENVER HOXHA ,per disa eleminime te tjera .
MEHMET SHEHU ka qene dhe mbetet nje nga kryeministrat me te sukseshem qe ka nxjerrre ndonjehere kombi Shqiptar .Ka dhe kafshe me dy kembe qe besojne se Hysniun e helmoi Kadriu bashke me Hiton Cakon( kur Hito kishte vite qe hante dhe kur vdiq Hysniu ) ose shkon dhe me larg debilizmi i tyre kur akoma nuk dine kush u arratis me floririn e Shqiperise dhe kush po pergatitet te arratiset perseri .Shqiperria u katandis ne kete derexhe se hengri burrat si Mehmeti dhe ngriti burrat si Saliu .Lereni Mehmet Shehun te prehet atje ku eshte se burra si ai nuk i vine ketij kombi .Sa ishte ai kryeminister nuk ja lejoi kurre vetes qe populli i tij te hante me tollona ,pas vdekjes se tij mori Shqipëria rrugen e m………qe hani dhe sot .Ushtaraket qe paten fatin ta kishin minister e mbajne per ministrin me te pa korruptueshem ,e qe e kalonte buxhetin e ushtrise ne vrime te gjilperes per te mos shperdoruar asnje qindarke te djerses dhe mundit te shqiptareve .Poshte diktatura e torollakeve .
DY BURRA njihen Historikisht, qe Luftuan e Punuan per KOMBIN Shqitar! Ata Linden dhe u Varrosen ne kete MEMEDHE! I QAU me Lote Hidherimi nje popull i tere:GJERGJ KASTRIOTIN dhe ENVER HOXHEN! Qe eshtrat e Tyre u cvarrosen nga Antinjerzoret mbetet MALLKIM! Do te vuajme SHUME!!!
Te gjithe ish blloku qe nga Enveri e deri te me i fundit,ishin……………….ZORRE THARRE den baba den,gjyshi,babai ata vete,Fshatare,Injorante,Debile….etj,dhe pastaj u vrane tamam si injorante mes tyre.
Te gjitha te tjerat jane PORDHE ME RIGON!!!
ramizi shkaktari qe shqiperia sot eshte ne pike te hallit,sepse berishovici dhe tosi nanos u vune nga ramizi ne krye te pd dhe ps duke bere lojen njeri, tjetrit .ramizi dhe nexhmija jane kryesoret ne eliminimin e DYSHES SE NDERUAR DHE RESPEKTUAR ,KAPO,SHEHU.
Turp..i gjalli me te gjallet dhe i vdekuri me te vdekurit , thote populli… lexova me vemendje t gjitha komentet, dhe po ri e vras mendjen si ka mundesi qe agjensi zbulimi te huaja kane luajtur dhe mbase po luajne akoma me fatet e ketij populli ? A jemi ne shqiptaret kaq te pazote sa te katandisemi ne kete fare feje , sa te shajme e mallkojme akoma me nje urrejtjete pashoqe njeri tjetrin ? a do nxjerre ky vend burra ? cfare garancie ka nje brez i ri apo nje tjeter qe do vije me pas per nje jet me te mire ne kete vend, kur e kaluara dhe hijet e saj po na mbajne ende peng jetet tona te ardhmen tone..
E verteta ne dijen e historise nuk eshte si ne matematike 2+2=4. Mund te behen edhe njemije intervista dhe nje milion diskutime, por perseri vetem hamendsime mund te sjellin.Vitoja eshte e vonuar dhe e pjerdhur dhe prandaj hedh nje gur ne lume dhe njeqint po kerkojne ta gjejne. Ne fakt vetem sa e trubullojne me shume dhe e mbulojne te verteten.Intervistuesi gazetar i pa fytyre e nguc nje plake te mbaruar ne piken me delikate te jetes saj, jo se ajo dote thote te verteten, por per te bere shou mediatik. Nga shtypi i sotem shoqeria shqiptare ka nevoje te shohe te sotmen drejt ashtu sic eshte dhe te hedh veshtrimin ne horizont nga e si duhet te ecim perpara.
Wilhelm Derishi
Alqi kondin e vrau enveri ne nje mbledhje sepse nuk ishte dakord me idete e tije dhe tha ai qe do ta hapi gojen do perfundoje si ai nena ime kishte nje kursheri qe ruante mbledhjen perjashta me arme dhe normalisht nuk kishin te drejte te futeshin me arme ne mbledhje te gjithe komunistet por enveri e mbajti pistoleten me vete e kam ditur kete histori ka 35 vjet