- Ku mbeti rinia ime?
Mbeti në një natë me hënë,
tek Ajo që bëra Nënë,
te një molle e te një ftua,
tek Ajo që bëra Grua…
Tek një këngë e tek një rimë,
tek një buzë-një psherëtimë,
tek dy gjinj-o prej floriri,
ku m’u robërua syri…
Te një shteg-ku ngjita malin,
te një ditë që linda djalin,
te një natë që zbraza kupën,
te një ditë që linda çupën…
As nuk shkoi-e as nuk mbeti,
as u tret si kripë deti,
kjo rini-rinia ime,
ai yll me vezullime…
Plot me bujari e fala,
në stacionet ku u ndala,
si dikur-mua njëherë,
tani ndrin njerëz të tjerë…
Tiranë, janar 2005
- Ca rreze e pakëz vesë…
Nuk mbaj mend se kur kam lindur,
dhe s’e di se kur do vdes,
po fati s’më ka braktisur,
tutje Urës së Qabesë.
Nuk jetova-siç kanë thënë,
në një botë shkretëtirë,
u mundova që çdo ditë,
të bëja ndonjë të mirë.
Drejt dritës së mirësisë,
gjithnjë gjeja nga një shteg,
dhe pas detit të trazuar,
ajo më priste në breg.
I pasur s’u bëra kurrë,
nëpër pallate të ndritshme,
po pa kuje dhe pa lot,
hëngra bukën e përditshme.
Dhe tani në fund të rrugës,
jam i qetë si Perëndia,
erë e dashur-Erë e Jugës,
veson mbi këngët e mia.
Nuk mbaj mënd se kur kam lindur,
dhe s’e di se kur do vdes,
më mjaftojnë për të jetuar,
disa rreze-pakëz vesë.
Kush jeton kështu si unë,
asnjëherë s’ka për të humbur,
se ca rreze e pak vesë,
të bëjnë vërtet të lumtur…
12.12.2004
Botuar në Dita, 15 Korrik 2017
I ndrite shpirti te PAVDEKESHMIT POET Arben Duka,qe na ka lene kete TRASHEGIMI te rralle Sa POETIKE e NJERZORE*86 vjecar jam, keq me vjen, Ai ndare nga jeta ne kulmin e KRIJIMARISE artistke!
Rellizmi shrehieve te tij POETIKE-jane*TRINITRINA* I
Faleminderi gazete *DITA*sa na sillni!
Arben Duka n´Kanada
tralala o tralala
Arben Duka n´Angli
per bukuri o per bukuri
O Guri Naimit! Ti vazhdo me trinitrinat, se ilaçet duhen kur je në moshë. Por, mos janë të vjetëruara si tip ilaçesh, apo Shqipëria kështu vazhdon 100 vjet me po të njëjtat? Nejse! Sa për Dukën, ai nuk ishte në kulmin e krijimtarisë poetike për në rënie të thellë. Kishe kohë që nuk krijonte më por vetëm publikonte përsëritje të krijimtarisë së viteve më parë. Por Duka nuk rreshti kurrë së shkruari me urrejtje kundër Sali Berishës, dhe nuk pushonte. Por për fat të keq të tij, i pushoj zemra, edhe iku nga kjo botë. E ndërkohë Sali rron akoma, sapo morri PD me vendim gjykate, dhe nuk është në burg (siç dëshironte ta shihet Duka). Pyetja që ngre unë është: A ia vlejti gjithë ai besim e adhurim që Benko kishte për Zotin? A u tregua Zoti i drejtë me të?
O Guri Naimit! Ti vazhdo me trinitrinat, se ilaçet duhen kur je në moshë. Por, mos janë të vjetëruara si tip ilaçesh, apo Shqipëria kështu vazhdon 100 vjet me po të njëjtat? Nejse! Sa për Dukën, ai nuk ishte në kulmin e krijimtarisë poetike, por në rënie të thellë. Kishe kohë që nuk krijonte më por vetëm publikonte përsëritje të krijimtarisë së viteve më parë. Por Duka nuk rreshti kurrë së shkruari me urrejtje kundër Sali Berishës, dhe nuk pushonte. Por për fat të keq të tij, i pushoj zemra, edhe iku nga kjo botë. E ndërkohë Sali rron akoma, sapo morri PD me vendim gjykate, dhe nuk është në burg (siç dëshironte ta shihet Duka). Pyetja që ngre unë është: A ia vlejti gjithë ai besim e adhurim që Benko kishte për Zotin? A u tregua Zoti i drejtë me të?