Në disa nga mediet e shtypit apo vizive, si dhe në rrjetet sociale, është e njohur e dhëna se, kësaj të hëne, në emisionin “Opinion”, do të ishte i ftuar deputeti Sokol Olldashi, i cili aksidentalisht(?) ndërroi jetë para pak ditësh. Është thënë po ashtu, dhe kjo është e saktë, se intervista e tij do të ishte një javë më parë, por kjo u zhvendos në një të hënë tjetër për shkak të protestave për lëndët kimike. E hëna erdhi dhe Olldashi nuk është më mes njerëzve që e kanë dashur dhe të cilëve i mungon sot , e më shumë do ju mungojë në të ardhmen; por nuk është edhe mes atyre që nuk e kanë dashur, por kërkëllitën lotët sikur të ndjenin një gjëmë, e njëkohësisht do ia ndjejnë mungesën edhe ata për të cilët Olldashi ishte thjeshtë një ministër, ish njeri i Partisë Demokratike, deri në një ditë njëri nga krahët e Berishës , por jo më shumë se kaq. Në rastin e fundit, dhimbja për njeriun, birin e prindin, do të jetë shumë më e madhe se sa për njeriun e politikës.
Në këtë të hënë njerëzit, gjithnjë sipas medieve, disa nga të cilat të lidhura me Olldashin, sidomos javët e fundit, ai, jo krejt papritmas, do të bënte të qartë në intervistën e tij arsyet pse humbi PD- në zgjedhjet e 23 qershorit, qëndrimi i tij ndaj Berishës e Bashës, si një simbiozë e përbashkët, për të ecur më tej me hamendjet e tyre se mund të shkohej deri në fillesën e një shkëputje të re brenda partisë opozitare të tashme. Mund të kishin ndodhur të gjitha këto. Njerëzit që kanë qenë më afër tij, sidomos në javët e fundit, të cilat në një farë mënyre janë edhe javët e para të rebelimit të tij, e dinë më mirë se të gjithë këtë dhe unë e besoj plotësisht se, njeriu që, në Kuvendin e Shqipërisë, bëri një diskutim krejt ndryshe disa ditë më parë, ishte duke dalë jashtë rregullave të lojës politike të partisë së tij, kishte vendosur të bënte një “katarsis”, të paktën me ndërgjegjen e tij, si të donte të lironte veten nga ajo pjesë që e rëndonte.
Një pritshmëri normale
Kështu që e hëna do të kishte qenë nën pushtetin e një pritje disi të ankthtë, mirëpo, krejt ndryshe nga ata që besojnë se pas kësaj, si një rrjedhë lëvizjesh, do të kishte pasur zhvillime të reja e ndoshta dramatike, deri në çarje, mendimi im është se asgjë nuk do të kishte ndryshuar. Do të ishte një përsëritje e gjërave që edhe më parë kanë ndodhur në këtë parti, ku në vrullin e një lëvizje populiste, u bashkuan në një njerëz të idealeve dhe principeve me dëshirën për një Shqipëri ndryshe dhe të tjerë që ishin dërguar aty, studentë që ëndërronin të ishin një pjesë e kontinentit të vjetër dhe zhvatës të përbindshëm që do të shikonin atdheun si një vend ku mund të zhvatësh deri në palcë; të dënuar politikë, të përvuajtur nga gjëma që u kishte rënë mbi kokë dhe të dënuar ordinerë, të cilët pasi e kishin sharë regjimin që shkoi se nuk ua kishte falur vjedhjet e mashtrimet, i ishin përveshur regjimit të ri si hienat; e në fund, por jo më pak të rëndësishëm, në këtë parti, që nga fillimi ishin bashkuar njerëz atdhetarë deri në qelizën e tyre të fundit dhe bashkëpunëtorë të Serbisë, Greqisë dhe gjithkujt tjetër, dhe këto të fundit, shumë më parë se atdhetarët e idealistët, u bënë ministra e deputetë. E hëna e Olldashit në emisionin “Opinion” nuk do të bënte më shumë se vajtja e Neritan Cekës tek presidenti Alia për të demaskuar Berishën; nuk do të bënte më shumë se thirrja e deputetit të PD-së, Emin Musliu në natën tragjike të prishjes së qeverisë së Stabilitetit se pas kësaj prishje ai shikon gjak e mjerim,dhe gjaku skuqi rrugët; nuk do të bënte asgjë më shumë e hëna e Olldashit se sa largimi i Arben Imamit, Genc Rulit, Preç Zogajt, Arben Demetit dhe krijimi i një partie opozitare, që rendte sa nga e majta në të djathtë…për të përfunduar në një hiç politik; nuk do të bënte asgjë më shumë kjo “e hënë” se sa bëri largimi i Dashamir Shehut e Bashkim Koplikut, të dy ish zëvendës/kryeministra në qeverinë e Meksit, nën hijen e Berishës; e në fund të fundit nuk do të bënte asgjë më shumë kjo e hënë se sa bëri largimi i Genc Pollos e afrimi i tij me Doris Pack-un…të gjithë, ose thuajse të gjithë, njëri pas tjetrit, u rikthyen tek vathi plangprishës, bjerrahumbës në moralin e tyre politik e njerëzor, duke ripërtypur në vete e sheshas të gjithë atë që kishin thënë e stërthënë për Berishën e regjimin e tij.
Në garë me kohën
Olldashi mund të bënte ndryshim në fundin e këtij rebelimi, pra mund të mos kthehej në vathë, por nuk do të mund të prishte vathën. Ai do të kishte dëshiruar të lëvizte gjërat nga vendi, por kjo do të kishte qenë një dëshirë e tij kokëfortë, tepër idealiste ndoshta, por kur pak kush do të kishte pasur ribesim tek ideali i tij, ai ndoshta do të kishte ngulmuar se kjo ishte e vërteta , e cila tashmë kishte kohën për të ju thënë njerëzve, por do të kishte qenë një e vërtetë, e cila, sado që ishte e ditur, ishte edhe e vonuar njëkohësisht. Kjo e hënë, që sado të ashpër të kishte pasur dëshminë e Olldashit,përsëri do të ishte e heshtur dhe e paksa shpresë, nuk ka lidhje me të vërtetat që do të mund të sillte Ai, e që nuk do të mund të sillen kurrë; nuk ka lidhje se gjithë të rebeluarit nuk kishin të drejtën e tyre kur u rebeluan,qoftë edhe përkohësisht; ashtu si nuk ka lidhje me ” të drejtën” që mund të kishte pasur Berisha në vijën e tij. E hëna e Olldashit do të kishte si çdo e hënë tjetër, ndoshta me një jehonë të shkurtër, jo se Ai nuk do të kishte pasur të drejtë, por nga fakti se , deri dje, ai jetonte mes një detashmenti politik e jo brenda një strukture politike. Është fakt se PD-ja , pas fillimit të saj rrezëllitës, u thye shume shpejt në një detashment ushtarak, i cili nuk mund të diskutojë e nuk i lejohet të diskutojë, e aq më pak të marrë vendime,jashtë asaj stature që është përcaktuar nga kreu i saj. Strukturat jashtë partiake, të krijuara nga berishët, si një linjë paralele me struktura të sigurimit, por thjeshtë partiake, ishin më të fuqishmet në këtë parti e vazhdojnë të jenë. Krahu militant, agresiv dhe i shndërruar në një hije brenda partisë , ishin e vazhdojnë të jenë ata që ndjekin, shantazhojnë, organizojnë mafien politike e ordiniere, krijojnë mjedisin e punëve të pista, heqin qafet ata që duhen hequr, pastrojnë rrugën për të dashurit e shefit, krijojnë mjedisin e vorbullën e fjalëve ndaj kundërshtarëve, edhe kur ata janë më militantë se sa vetë ata, si ishte Olldashi.
Një ditë e zakonshme
Para së hënës së Olldashit u shfaq ” e enjtja” e Bashës. Media e lidhur ngushtë me të, në fare pak çaste pas aksidentit ( unë dua ta quaj aksident) krijoi menjëherë alibinë e një personi të dytë në makinën e Olldashit, dhe ajo, si në një rast tjetër “aksidenti”, duhej të ishte një femër, domosdo e bukur, e lidhur prej kohe ose jo me shefin, dhe përbaltja duhej të zinte vendin e keqardhjes. Të dukej sikur këto media dhe kjo strukturë e fshehtë brenda PD-së e kishin pritur këtë aksident, asaj dite ose në një ditë tjetër, në atë formë apo ndryshe, dhe kishin krejtësisht të gatshëm skenarin e udhëtimit të tij nëpër natë, njeriun që e shoqëronte, enigmën e një zhdukje etj etj, dhe të nesërmen do të ishin pjesë e ” vajit”, duke të rikujtuar pa dashje një thënie të vjetër, ” të vrasin natën e të qajnë ditën”. E hëna e Olldashit do të ishte një ditë e zakonshme. Pa saj do të vinte përsëri e marta dhe deri të shtunën do të harrohej se kishte pasur një të hënë të Olldashit. A nuk e provoi Patozi, me një intervistë në një tjetër ” opinion” dhe për pak atë gati e palosën? A nuk e dinë me dhjetëra njerëz, në hierarkinë e lartë të PD-se se me cilët kanë të bëjnë dhe përsëri heshtin? Nuk mund të ndryshosh gjë në një parti, as me dhjetëra të “hëna”, kur atë e drejton një njeri i cili në halucinacionet e tij përsërit 2 prillin e Shkodrës dhe enigmën e vrasjes së katër vetëve, 21 janarin e Tiranës dhe përsëri numri fatal i 4 të vrarëve, një njeri i cili ka makthin e 26 të vrarëve në Gërdec ku ishin njerëzit e familjes së tij të afërt pjesë e tragjedisë; një njeri i cili , megjithëse përbetohet për kodin e familjes, nuk na paska njohur as baxhanakun që e dërguan vetë drejt vdekjes në Gërdec; nuk mund të pritet ndryshimi i të hënave në një parti,ku figura e dytë e saj, një grua, sepse nuk mund t’i them zonjë, cilëson se gabimi i vetëm i Berishës në vitin 1977 paska qenë se ” nuk i ka vrarë të gjithë” , dhe vrasjen e fëmijëve të Sirisë e përshtat me ndjelljen e vdekjeve në Shqipëri. PD- ja prej kohësh e jo prej sodit është një strukturë që herë pas here në gjenet e saj ka enigmën e vdekjes. Ka enigmën e ardhjes së liderëve të saj. Ka enigmën e një bordi serb pranë qelizave të saj. Ka të fshehtën e dukshme të kolonës sekrete brenda partisë e mbi parti. Të kujton tezen serbe të pasluftës, e aplikuar edhe në Shqipëri, që sigurimi i shtetit (i partisë), të jetë mbi partinë dhe të kontrollojë atë. Shpesh herë kam menduar se çfarë do të kishin bërë këto njerëz, nëse jeta do u kishte dhënë mundësinë të ishin liderë, drejtues, udhëheqës në kohën e diktaturës. Të ishin ministra, anëtarë të byrosë politike, shefa të sigurimit? Çfarë do të kishte bërë Berisha, Topalli, Koliqi, e shumë të tjerë pranë tyre ose nën hijen e tyre. Nuk dua ta mendoj , sepse nuk jam i aftë ta mendoj. Vetëm se jam i bindur se edhe asaj kohe, më falni për togfjalëshin, një njeri do e kishte bërë në brekë. Basha, njeriu që qesh kur i thotë shefi, dhe që qan kur i do qejfi. Dhe një parti, të cilën, jo vetëm unë, por edhe shumë të tjerë, nuk munden dot ta përfytyrojnë se çfarë të zezash do të kishte bërë në një kohë tjetër, nuk mund ta reformojë një e hënë e Olldashit.
As dhjetëra të tilla.
Ndaj , ” e hëna” e Olldashit, do të kishte qenë vetëm një e hënë më shumë. Asgjë tjetër. Zoti e ndjeftë atë. Pushoftë i qetë.
MESAZHI HYJNOR I NJE VETVRASJE TE SHUMEFISHTE
– Vdekja e Sokol Olldashit ne nje kendveshtrim ndryshe
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Vdis te te nderojme apo …
U shkrua e cfare nuk u shkrua per vdekjen e Sokol Olldashit. Nuk u la himn e thashethem, nuk u la perdhosje e ngritje ne qiell pa i perdorur nga ata qe e deshen me shume te vdekur se te gjalle dhe nga ata qe e vrane per se gjalli per ta nderuar per se vdekuri.
Vdis qe te thurim elegji.
Vdis qe te ngreme monument!
Vdis qe te nderojme aq sa kurre nuk ta beme as nuk do ta benim per se gjalli.
Cila eshte e verteta cullak per vdekjen e “studentit te shkelqyer” e “gazetarit te persosur”, e “politikanit te shkelqyer”, e ” Ministrit te talentuar” e ” deputetit erudit” e “vellait dhe mikut tim Sokol Olldashi” !?
Cili eshte mesazhi i vdekjes se Sokol Olldashi ne moshen 41 vjec!?
Ne katerdhjete fillon jeta e vertete, thone Italianet…
Njeri prej nesh
Sokol Olldashi ishte njeri prej nesh. I qeshi fati per pak muajt e pare te jetes kur ishte nipi i nje prej “bllokmeneve te mesem” te ish- diktatures komuniste…
Kjo buzeqeshje i ngriu ne buzet ende me qumesht kur gjyshi u burgos dhe degdis ne rrethin e nente te Ferrit komunist qe i mori edhe shpirtin!
Lufta barbare e klasave te shtriges komuniste qe i hante edhe bijte e vet e la gjysem jetim. Nje nene e degdisur ne baltrat e kampeve e pergjakura te punes se detyruar, sic i kam quajtur “kampe perqendrimi”. Nje baba qe zgjodhi te ndahej nga e jema e Sokolit per te shpetuar cfare mund te shpetohej!
A ka gje me te shtrenjte ne kete Bote per prindin se femija!
Sa e sa raste te tilla njeh Shqiperia e kohes se koleres komuniste?
Sa nena e baballare me femije te ndare per gjysem!
Sa e sa femije jetime apo gjysem jetim me prinder gjalle!
Si mijera e mijera te rinj te tjere edhe Sokol Olldashi u radhit ne anen e se ardhmes demokratike qe u tradhetua e llangos, qe u degjenerua dhe kalb nga mendesia e se kaluares enveriste dhe Katovica shqiptare, nga etja per pushtet te pakufizuar e korrupsioni ne permasa pa fund e pa ane qe i vuri flaken e zhberi nje shtet te tere ne 1997-en qe kalbezoi e rrenoi nga maja ne themele nje shtet te tere ne 2003- 2013!
Viktime e diktatures dhe katrahures se korrupsionit
Nese ne femijerine e hershme Sokol Olldashi ishte viktime e diktatures cnjerezore komuniste, ne kulmin e pjekurine tij u be edhe aktor, asistent- regjizor edhe viktime e katrahures se korrupsionit te Fatos Berishes dhe vetvetes!
Pse !?
Si minister i Brendshem dhe si minister i Trannsportit te qeverise Berisha ai ka jo pak pergjegjesi per korrupsionin ne ndertimin dhe cilesine e rrugeve dhe tenderat e tyre, qe hengren me shume se gjysmen e buxhetit, pra te taksave dhe djerses se shqiptareve, gjate tete vjeteve te fundit.
A ka shembull me te dukshem e deshmi me te qarte se vete rruga qe i hengri koken e tij!?
Jo vetem neper kthesa por edhe ne zone krejt fushore ketu ne SHBA dhe ne BE jane vendosur mbrojtese celiku special per te mos lejuar daljen e makinave nga rruga!
Ne raportet e policise dhe nga pamjet duket qarte se ne kthesen ku doli nga rruga “Mercedes- Benzi” i Sokol Olldashit nuk kishte asnje shenje mbrojtese anesore !
A nuk eshte e njejta gjendje ne “Autostraden e Kombit” ku u shkaperdershen 1. 25 miliarde ( 1 250 000 000 ) euro e u vodhen te pakten 300 milione prej tyre prej kusareve te Berishes!?
A nuk ishte e njejte edhe pamja e rruges se Bregut ku perfundoi ne humnere autobouzi me dhjetra studente te Universitetit ‘ Aleksander Xhuvani” te Elbasanit !?
A nuk kane humbur jeten mbi 150 shqiptare ne keto rruge mortore gjate viteve qe Sokol Olldashi ishte Minister i Transporteve te Shqiperise!?
Askush nuk eshte i pavdekeshem ne kete Bote !=
… Sokol Olldashi eshte nje prej qindra viktimave te korrupsionit te qeverise, anetar i se ciles ishte edhe ai !
Ish- Ministrit te Transportit ( perfshi edhe rruget ) Sokol Olldashi ia hengri jeten edhe korrupsioni i qeverise pjese perberese kyce e te cilit ishte edhe ai vete!
Nese kapesh i pa lidhur me rrip ne cfaredolloj automjeti si shoferi edhe pasagjeri gjobiten me 90 e shumefish dollare ketu ne SHBA deri ne heqje te lejes se drejtimit te mjetit, patentes, bile dhe me burg !
Ne 100 e me shume dollare eshte ndeshkimi per bisede me telefon ose dergime mesazhesh elektronike ne kohen qe je duke ngare makinen!
Per shpejtesi mbi kufijte e saj, sidomos ne kushtet e nje moti te keq si ai i nates tragjike te Sokol Olldashit, gjoba eshte shumefish dhe vleresohet si shkelje e rende e ligjeve federale ne SHBA pasi rrezikon jo vetem jeten tende por edhe te te tjereve. Aq e rende sa con edhe ne heqjen e statusit ligjor dhe deportimin e shkelesve te tyre nga nena e demokracise boterore, sigurisht mbas kryerjes se burgut….
Askush nuk eshte mbi ligjin dhe rregullin
Zbatuesi kryesor ketyre rregullave ne Shqiperi eshte Departamenti i Transportit -Ministria e Transportit dhe Ministria e Brendshme ne krye te te cilave ai ishte per disa vjet.
Ish- Ministri Brendshem dhe ish – Ministri i Transportit te Shqiperise Sokol Olldashi i theu te gjitha keto rregulla njekohesisht duke mos u lidhur me rripin e sigurise se automjetit , duke perdorur telefonin ne nje rruge pa kushtet minimale te sigurise anesore dhe ne kushte te renda atmoferike e terreni…
Ish Ministri i Transportit te Republikes se Shqiperise Z. Sokol Olldashi mori gjoben maksimale e terminale njekohesisht, ra viktime e moszbatimit te rregullave me elementare te shtetit ligjor dhe te qarkullimit rrugor.
Demtimet vdekjeprurese ne koken e tij dhe te cilitdo qe i shkel ato jane pasoje e tyre. Askush , ne asnje vend e ne asnje kohe nuk eshte e nuk mund te dale mbi to…
Me fjale te tjera Sokol Olldashi me dashje ose pa dashje kreu nje vetvrasje te shumefishte nga korrupsioni dhe nga moszbatimi i rregullave elementare te qarkullimit rrugor.
Mesazhi i nje vdekjeje tragjike
Vdekja e Sokol Olldashit perben ne vetvete nje mesazh hyjnor se pari per qeveritaret e djeshem, te sotem por edhe te neserm jo vetem te Shqiperise:
Pervetesimi i djerses dhe mundit, i pasurise dhe taksave te shqiptareve apo kujtdo qofte, korrupsioni eshte burim fatkeqesie jo vetem per qytetarin e thjeshte por se pari per vete ata qe shperdorojne ato. Edhe atehere kur impuniteti, pandeshkueshmeria, perdoret si mburoje duke rrenuar shtetin ligjor, te mos harrojme se ka edhe nje ligj mbi ligjet qe eshte ligji hyjnor para te cilit jane te barabarte te gjithe!
Edhe po i shpetove ose iu shmange ligjit te Robit nuk mund ti shmangemi Ligjit te Zotit! Harami eshte haram , thote sovrani !
E sic thoshin latinet e lashte Vox Populi Vox Deus! Pra, Zeri i Popullit eshte Zeri i Zotit!
Atij nuk i shpeton askush ! As Sali Berisha e as Fatos Nano, as Lulezim Basha e as Edi Rama, as Ilir Meta…. As Zoti vete, thoshin greket e lashte!
Vox Populi Vox Deus Ky eshte edhe titulli i shkrimit tim te botuar pikerisht per korrupsionin ne Shqiperi dhe vecanerisht ne ndertimin e rrugeve ketu e kater vjet me pare!
Mos harroni mesazhin hyjnor te vdekjes tragjike e ne kulmin e “jetes se vertete” te Sokol Olldashit as ju ish- qeveritare te sterkorruptuar as ju qeveritare te sotem, as ata qe do te vijne… Askush nuk eshte mbi ligjin e rregullin !
Kambanat bien per ata qe kane veshe te degjojne!
Thjesht faleminderit !!
Komplimente!
PD funksionon tashme hapur si familje mafioze,eshte krejtesisht e xhveshur nga idealet fillestare djathtiste te demokracise europiane,kthimi i pronave,rehabilitimi i te burgosurve politike.madje u kthye ne grabitese te pronave te fisnikeve dhe persekutore e te persekutuarve,.Tani PD mund te quhet vetem bashkesia e perfituesve nga grabitjet,nga krimet e kesaj partie.Jo vetem njerezit,por edhe toka,deti,lumenjte,ajri i Shqiperise ndihen te kercenuar nga egzistenca e kesaj partie.Kane nje aftesi te llahtarshme per te perfituar nga gjithcka.Kush mund te imagjinonte se mund te shitej deti?Kujt i shkonte nder mend qe miljona fisheke te destinuar per demontim,ti ripaketoje dhe tja shese perseri pikerisht shtetit amerikan qe pagoi per ti asgjesuar!Kujt do ti shkonte ndermend se embargon fatlume kunder agresiveve serbe,do ta thyenin drejtuesit e popullit me te viktimizuar nga serbet!?
Nuk eshte ceshtja se dine te perfitojne, poshtersia lind me njeriun…ceshtja eshte se deri tani pervec votes si instrument i ndeshkimit moral.nuk ka funksionuar asnje instrument tjeter ndeshkimor nga ato qe ka krijuar shteti i te drejtes…flas per ndeshkimin penal.E keqja eshte se edhe krahu tjeter ai qe ka pushtetin nuk ka deshire te tregohet radikal ne kete pike..Duke perdorur si alibi tolerancen ne politike, por duke ruajtur ne fakt nje statusquo ne lidhje me ndeshkinmin…thjesht duan te ruhen qe makineria ndeshkimore mos ti haje neser edhe ata vete per pislleqet e tyre
Do te falenderoj per komentin lisdushku,dua te shtoj dicka ne vazhde te kesaj ideje,PD ka dy jave qe qan rastin e arte te Edi Rames me armet kimikeAta nuk qane Olldashin,por qane miljardat e Amerikes,qe u shpetuen pa grabitur,Ata me vete thone:-Ah si nuk na erdhi ne ne dore ky rast,se ja gjenim ne gropen,po qelloi ky tarallaku gjate!.Nxitja e protestave eshte vetem fabula e vjeter e dhelpres kur nuk i arrite rrushte.
Olldashi thjesht dhe sakte nje politikan super i korruptuar i cili ka bere pjese ne grupin antishqipetar te çetes se sali kermes. As me shum as me pak.
Olldashi? Koka e vogel masakroi koken e madhe.
Ky lajm sikut gjoja Olldashi do dilte ne OPINION dhe do dilte kundra vijes se Berishes eshte nje genjshter qe u perhap me qellim qe ta paraqesin Olldashin pas vdekjes si reformator brenda PDse. Une po jap disa arsye perse Olldashi nuk mudn ta bente nje gje te tille
1. Nqs vertete do e bene nje gje te tille ai duhet kish bere ne fund te korrikut kur ai kandidoi per kreun e PDse, nuk kish perse priste fund vitin dmth eshte nej absurditet
2. Olldashi kurre nuk ka treguar devijim nga fryma e shokurt Sali ne veprimet dhe qendrimet e PDse. Kujtoj GHerdecin, 21 janarin, zgjedhjet e 8 majit etj. Ai ishte ushtar i rradhes se PDse dhe mbrotjtes famekqe i zullumve te Saliut. Kujtoj 21 jnarin kur tha se do vriste me shume se 4 vete…
3. Ai kurre nuk ka teguar asnje veti lidershipi dhe asnje lloj mendimi ndryshe
4. Ai ka qnee i zhytur koke e kembe ne afera korrupsioni sidomos ne ato te rrugeve ku eshte akzuuar ne menyra te hapura edhe ne media
Ne se eshte vrare eshte vrare nga ata qe megjithse ishin kundershtaret politik e nderuan me hipokrizi.E vrane ata qe kane per detyre ta zbulojne kush e vrau.Ne se u vra u vra nga bijte atyre qe e internuan.Ne se u vra u vra nga Rama e klika e tije mafjoze sic u vra i dashuri i Rudina Magjistarit
O KARABUSH PO PER ÇA INTERNIMI FLET TI MER
PO KY LEGEN KRIMINEL DHE MIK KRIMINELESH NE RAST SE E DIN TI MER KATUNAR SHKOI NE UNIVERSITET NE KOH TE KOMUNIZMIT
A DIN TI QE TE PERSEKUTUMVE SI JEPTE KUSH SHKOLL
A DIN TI QE NE GJIMNAZ KY KAMALEON MERREJ ME RININ KOMUNISTE PRA BOTE PJES KE AI GRUP NJERZISH TE PRIVILEGJUM ME BAB OFICER
KY LEGEN FITOJ VOTAT E DEPUTETIT DUKE PERDOR KRIMINELA
PER TE VUJT PO KA VUJT E AMA PO JO KY HAJDUT LEGEN
E KOM PAS NE TETVJEÇARE DHE GJIMNAZ DHE E NJOF MIR DHE PSE KOM PAS SHOQNI ME TE VLLAIN KY PORDHAC SME KA PELQY KURR
LEKET E VJEDHEM NUK I GZOI DHE KSHU UROJ TI GZOJN EDHE SHOKET E ARMVE TE VET QE HUDHEN LOT KROKODILI
PER TA VRA E VRAN ATA QE DONTE ME I ZAN KARRIGEN SE RAMA I FITOI ATY KU DUHEJ
NJI HALE ME PAK
GJYNOF FMIJT DHE E AMA
prit kur ti bojn bust me nenshkrimin ” pishtar i demokracis” !
………….KA TE FSHEHTEN E DUKESHME TE KOLONES SERBE BRENDA PARTISE E MBI TE …………………..Pra edhe ky “kadeli” eshte pjese e kesaje strukture….Nuk dua te bej asnje koment,se edhe sikur te dua nuk mund te bej asgje me shume se i nderuari BEDRI ISLAMI,i cili nuk ka lene asnje presje mangut ne shkrimin e tij.Te jam lutur e te lutem qe na ushqe me disa nga ato qe di sepse vajti shume vone,per vrasesit,tradhetaret,kusaret,dhe keta kadelet. Rrespektet me te vecanta z.Bedri Islami.
o alban dega po ku e sajove ate shkelje e ligjeve federale per ngarje mjeti pa rryp.nuk ka ligje federal qe merret me disiplinen rrugore.ka vetem rregullore (ligje) te ndryshme per cdo shtet.
Nje nga antaret e asaj strukture ne hije qe eshte mbi partine PD dhe qe eshte struktuara paralele e saje eshe Rexhep Meidani. Ne kete strukture duhet te jete edhe Ilir Hoxha djali i Enver Hoxhes..
Meidani ka bere edhe lidhjet mes dy partive. Dhe kjo strukture eshte ideuar qe te punoje e te komandoje njekohesisht te dy partite.
Planet u a prishi Edi Rama.
gjithsesi e ke godit si shkrim !thnx.
Ah , more mik… Te rrosh e te na lesh pas Shoku shok i ’41- shit.
ne evgjiteria jemi me ju, shoke, shokeni…
Asgje nuk ka per te ndryshuar ne Pd nese nuk qerohet Berisha nga rradhet e saj . I ka tredhur te gjithe shpellari. Mjaft me endrra ne diell.
Ndoshta jam bere boze duke komentuar per te ndjerin Olldashi, Por detyrohem, kur tentohet te rehabilitohet nga politika antishqiptare e Sa Berishes.
Cfare Do deklaronte Olldashi ne Opinionin e se henes?, ja u them une, asgje, se vete jeta politike e tij, ishte e nje mvartesi pa kellqe para udheheqesit, ashtu sic ishte jeta e gjyshit te tij, Qe para toges se pushkatimit, therriste, rrofte partija Dhe Shoku Enver, ska gje se partija ime Po Me vret.
Per familjen, vdekja e familjarit te tyre, eshte humbje e madhe, natyrisht nuk ishte rradha e tij, kur akoma jeton prindi, Por nuk mundeni ta rehabilitoni politikisht, se jeta e tij politike, ishte nje turp, Qe i ngjasonte bythelepiresve te komunizmiz.
Cfare Do deklaronte ne Opinion, asgje, se ai nuk kishte kurajen te kerkonte falje, per mbeshtetjn Qe i dha familjes Berisha kur vrau Me dashje 26 te pafajshem, as atehere kur vra 4 demonstrues ne bulevard, Por perkundrazi, i dha mbeshtetje maksimale.
Deri Me sot vetem nj politikan ka kerkuar falj publike Dhe viktimat e falen, se falja e saj ishte e sinqerte, Dhe kjo ishte Liri Belishova.
Prandaj lereni te ndjerin ta qaje familja e tij.
olldashi eshte mehmet shehu i radhes
pse nuk shkruan ,o zoti bedri ,
cilat ngjarje dihen per kete person gjate asaj dite ?
c’del nga deshifrimi i cel.te tij ?
apo e ke lene per …me vone ?!