Franz Vranitzky ka dy periudha të rëndësishme në karrierën e vet. Njëra është periudha 1986-1997, në të cilën ai ka qenë kryeministër i Austrisë, dhe tjetra është menjëherë më pas, po në vitin 1997, në Shqipërinë e mbërthyer nga kriza e çuditshme e atij moti, dhe ka zgjatur veç gjashtë muaj, nga marsi në tetor (sepse të vjen në mendje gjashtëmuajshi i Princ Wied-it: të dy gjermanikë me përvoja gjashtëmujore në Shqipëri). Kanë kaluar shumë vite prej asaj krize, por ish-kancelari austriak nuk i është rikthyer shpesh asaj periudhe. Edhe kur i rikthehet, thotë gjëra krejt të parëndësishme, sidomos kur i duhet të flasë për Nanon e Berishën. Këta dy të fundit i përshkruan me tone krejt asnjanëse e indiferente. Të njëjtën gjë ka bërë dhe në një intervistë për GSH-në, në numrin e djeshëm. E vetmja gjë interesante e kësaj interviste është një vëzhgim i natyrës ekzotike. Me gjakmarrje? Me gra të virgjëra, alias burrnesha? Jo, me armë. Më poshtë është rrëfimi i tij:
“Një ditë një burrë m’u afrua në rrugë dhe më pyeti pse isha kundër që shqiptarët të mbanin armë në duar e në shtëpi. Iu përgjigja: ‘Armët nuk janë gjë e mirë në një vend të civilizuar’. Kjo bisedë ndodhi në mëngjes. Në mbrëmje, i njëjti person erdhi në Rogner dhe më solli një pako, brenda së cilës ndodhej një kallashnikov. Ma dha mua. Kurrë nuk kisha mbajtur në duar një të tillë më parë. Më pas i thashë se ishte gjë shumë e mirë që erdhi dhe ma dorëzoi kallashnikovin. Dhe e pyeta: ‘A të binda’? M’u përgjigj aty për aty: ‘Jo dhe aq, sepse ky është një nga tre kallashnikovët që kam në shtëpi’.”
Vitet ikin, dhe shqiptarët mbeten po ata? Apo të huajt nuk dinë t’i shohin ndryshe? I bëj këto pyetje, pasi kjo anekdotë më sillet si një version urban, dhe i banalizuar, i Isa Boletinit të çarmatosur para se të takohej me Edward Grey-in, ministrin e jashtëm britanik, në vitin 1913. “Nesër gazetat do të thonë se Isa Boletini më në fund u çarmatos në Londër”, thuhet t’i ketë thënë Grey. “Jo, jo, as në Londër nuk më keni çarmatosur”, i është përgjigjur Boletini, dhe prej xhepit ka nxjerrë një kobure tjetër.
Kur do na shqitet neve ky imazh i njerëzve të marrosur pas armëve?
Mirë z. Muç! Por mua s’me lane ndonje mbrese ato qe tha kancelari austriak! Më shume m’ dukën si përshtypjet e nje njeriu té ardhur pér turizëm sesa si i ngarkuari me pune për zgjidhjen e nje krize? Sa për dashurinë shqiptare për armet them se duhet ta ketë origjinën te fakti që shqiptari e ka ndjere vehten gjithnje te pambrojtur. Të pambrojtur nga armiqte individuale, te pambrojtur nga xhelozia dhe smira fshatareske dhe veçanërisht të pambrojtur nga qeveritë e tij. Pas viteve 90-të unë personalisht e kam ndjerë këte të fundit sidomos në momentet kur politika ka qënë prodhuesja kryesore e konflikteve politike në shqiperi!? Mendoja se nuk është keq ta kesh një armë për vetmbrojtje kur arrinte çasti që palet gati dukej se po konfrontoheshin… Politika e çonte situatën në këtë pikë…! Veçanërisht ajo e sali berishës ishte aq agresive sa s’të mbinte në kokë tjetër mendim pos “te qënit gati për luftë”! Në lidhje me pyetjen që shtroni në fund do të thosha se imazhi i marrezise tonë për armët do te zhduket atëhere kur t’ju jepet fund marrezive te politikës e cila ka qënë dhe eshte inspiruesja jonë kryesore për të gjetur të vetmin mjet mbrojtës e vetëmbrojtës-armët! Ajo se fundmi béri dhe nje ligj për të armatosur vetvehten duke u dhënë shqiptarëve një shembull sesi marrezite e saj nuk jane vetem thjesht agresive por dhe legjislative(armatosja e deputetëve)!? Në vështrimin historik ka dhe shumë arsye te tjera te dëshirës shqiptare për armë por unë u ndala kryesisht vitet e fundit kur politika jonë bëri dhe atë marrëzi qe s’besoj se e ka bërë ndonje politikë tjetër në botë,- hapi depot në 97-ën dhe u dhuroi shqiptarëve mjetet për “mbjelljen” e vdekjes. Qysh atëhere shqiptaret bujq veç “mbjellin” sipas zakonit të një populli përgjithësisht “inatçi fshati” të prirë nga këshillat e kryeinatçiut fshatar sali ram berisha!? A e njeh o muç? Nuk duhet të jetë nga strora ky se me atë inat qe gjeneron me siguri do të kishte rënë në ndonjë rripë të saj! Bën mirë që tërheq vëmëndjen për një problem madhor qe kanë sot shqiptarët si “dhuratê politike”. Sipas statistikave të O. K. B janë ende 400.000 mijë armë të pambledhura dhe civilizimi ende nuk duket në horizontin tonë? Vranicki s’ka thënê ndonjë gjë qe nuk e dime,përkundrazi atë që dimë prej kohesh dhe qe politika nuk na pengon “ta mbajmë e të mos e shkulim nga mendja”. Veçanërisht saliu e kishte shume deshirë “mosshkuljen”. Shqiptaret do të vrisnin kështu njéri-tjetrin për një vijë uji e për një gardh dhe do të harronin saliun dhe të keqen qe vinte nga skenari i tij serb per shfarosjen e shqiptareve pa agresion te tipit klasik !? Skenar perfekt!
Pëllumb zaimi -shkurt,sakte.
mos u genjeni nga turistet (miq te politikaneve tane) qe bredhin ne shqiperi
vranoja nuk i ka sugjeruar asnjehere berishes te hiqte dore nga ndertimi i ekonomise informale.armet u shperndane vetem nje muaj para se te vinte vranoja ne shqiperi.ne kemi qene te carmatosur qe prej 1944-1997.vranoja nuk i sugjeroj as nanos heqjen dore nga ekonomia informale(shkaku banal i 1997) ka shkaqe te tjera qe shpertheu 1997 dhe ato jane shkaqe gjeopolitike te ballkanit.ka shume vende ne BE(anetare te BE) dhe jashte saj ku popullsia eshte e armatosur.CJANE KETA MIQ TE BEFTE??????ik vrano ik se nuk ju a hedh dot shqipove.shko blij ndnje ufo…………………
Vazhdimit te politikës me arme(mjete dhune)sipas klauzeviçit i fryu sali berishoviçi dhe kësaj pyetjeje te z. Mustafa i ështe pergjigjur sakt pëllumb zaimi. Mustafa nano ka folur me vërtetësi për nje problem te mprehtë që kanë shqiptaret dhe politika e miqve te tyre që shpesh nuk ka qëne racionale pér kushtet shqiptare…?
Ja edhe artikulli i dites nga Faja (Muci)…e terci e verci