Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Fëmijët e narkotrafikantëve, pistoleta të arta e jaguarë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Fëmijët e narkotrafikantëve, pistoleta të arta e jaguarë
Bote

Fëmijët e narkotrafikantëve, pistoleta të arta e jaguarë

anazapta
Published November 28, 2013
Share
SHARE

Të guximshëm dhe arrogantë: dëshirojnë t’u tregojnë bashkëmoshatarëve se krimi “paguan mirë” dhe stili i mafioz i të jetuarit ka shumë pak kufizime. Ata mund t’i lejojnë vetes gjithçka falë kokainës së pastër të shitur nga kartelet e drejtuar nga prindërit e tyre

Pistoleta dhe mitralozë prej ari të pastër, bizhuteri ndër më të shtrenjtat dhe jaguarë që zgjatin turirin nga xhamat e hapur të makinave luksoze. Fenomeni më i ri është ai i fëmijëve të narkotrafikantëve që në mënyrë kryelartë përdorin rrjetet sociale (kryesisht Twitter e Facebook) për t’iu treguar moshatarëve të tyre se sa mirë të shpërblen krimi dhe se mund të bëjnë jetën që dëshirojnë pikërisht falë kokainës së pastër të shitur nga kartelet e drejtuar prej prindërve të tyre.

mitroloze te arte

Ky është rasti i Serafin Zambadas, i biri i Ismael “El Mayo” Zambada García, një prej liderëve  të kartelit të fuqishëm të Sinaloas, mbi kokën e të cilit rëndon një shpërblim i dyfishtë, prej 5 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara dhe 2 milionë të tjera të ofruara nga autoritetet meksikane për këdo që sinjalizon vendndodhjen e tij.

Serafin në llogarinë e tij “@zambadacerafin” tregon instrumentet tipike të punës së tregtarëve të drogës më të sukseshëm në Meksikë, të tilla si pistoleta e mitralozë të veshura me ar të pastër, me të cilat “argëtohet duke përgatitur hakmarrjet i ati”. I biri i narkotrafikantit mburret me makinat e luksit, miliona bankonotat që vështirë se numërohen por ama peshohen dhe gratë e bukura, të cilat po ashtu janë të panumërta, por përzgjidhen sipas preferencave të tij.

Në të njëjtën linjë shkon Alfredo Guzmán Salazar, një nga fëmijët e Joaquín Archivaldo Guzmán Loera, i njohur më shumë nga të tjerët me nofkën “El Chapo” (në shqip shkurtabiqi për shkak të staturës së tij të kufizuar). El Chapo u rendit këtë vit nga revista “Forbes” në vendin e 67 ndër 100 njerëzit më të pushtetshëm në botë. Për sinjalizimin e vendndodhjes së tij është caktuar një shpërblim prej 10 milionë dollarësh nga SHBA e Meksika bashkë.

Joaquin konsiderohet lideri kryesor i kartelit të Sinaloas, një ndër më të fuqishmit në botë dhe i biri duhet të jetë aq i sigurt për mosndëshkueshmërinë e tij, sa disa javë më parë postoi në “Facebook” një foto të të atit ndërsa kalëronte një kalë race.

E njëta mendjemadhësi vihet në dukje çdo ditë edhe nga dhjetëra të rinj të tjerë, fëmijë mafiozash në kërkim të publicitetit dhe afirmimit midis popullsisë meksikane.

stoqet e parave te narkotrafikanteve

Është rasti i kartelit të Golfos që disa muaj më parë postoi në “Youtube” një video në të cilin reklamonte aktivitetet e zhvilluara në ndihmë të viktimave të uraganëve që tronditën Meksikën në shtator. Videoja ka arritur në 500 mijë vizualizime.

Por edhe më të ndjekura janë “fjalimet para popullsisë” që çdo muaj “La Tuta”, drejtuesi i kartelit të “Kavaljerëve Templarë” poston gjithnjë në Youtube. Disa prej fjalimeve të tij janë parë nga më shumë se dy milionë përdorues të internetit dhe “La Tuta” megjithëse është një trafikant i rrezikshëm, gëzon tashmë një popullaritet të ngjashëm me atë të yjeve të muzikës./D.Gjuzi

 

anazapta November 28, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?