Një fjalim i ambasadorit të Federatës Rusë në Serbi, Aleksandar Çepurin,i mbajtur të mërkurën në Beograd, më saktë gjuha e tij, ka nxitur edhe reagimet negative të përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe të botës akademike në Serbi.
Aleksandra Joksimoviq, kryetare e Qendrës për Politikë të Jashtme, e ka cilësuar skandal diplomatik fjalimin e Çepurinit dhe ka theksuar se veprimi i tij nuk do të duhej të shpërfillej nga autoritetet shtetërore.
“Nuk është roli i diplomatit që të japë leksione dhe të orientojë politikën e jashtme të shtetit mikpritës. Dyshoj se aparati ynë shtetëror do të jetë në gjendje që të aplikojë masa adekuate, por mendoj se të paktën edhe një reagim intern nuk guxon të mungojë””, ka thënë Joksimoviq.
Por, Predrag Simq, profesor universiteti, ka thënë se sjellja e ambasadorit rus në Beograd nuk është asgjë e pazakonshme, sepse është Serbia ajo që toleron ndërhyrjen në punët e saj të brendshme.
“Rusia do të bëjë çmos që Serbinë ta mbajë jashtë NATO-s dhe është e gatshme që këtë ta mbështesë përmes donacioneve, kredive të lira dhe projekteve të ndryshme. Zyrtarisht nuk kanë asgjë kundër anëtarësimit tonë në BE, por me dëshirë do ta shihnin Serbinë në unionin evroaziatik”, ka thënë Simiq për gazetën Blic.
Ambasadori rus në Beograd Aleksandar Çepurin, njësoj sikurse pararendësi i tij, Aleksandar Konuzin, i ka caktuar Serbisë “vija të kuqe” në rrugën e integrimit të saj në BE dhe NATO.
Çepurin, gjatë fjalimit që ka mbajtur të mërkurën, në Akademinë për Diplomaci dhe Siguri, në Beograd, ka thënë se për Rusinë është i papranueshëm anëtarësimi i Serbisë në NATO dhe se do të ishte “një marri e madhe” që dikush “të ecë zhagas dhe të lutet” për pranim në këtë organizatë.
“Kjo është linja e kuqe, e cila nuk i përgjigjet Rusisë” ka thënë shumë hapur Çepurin.
Ambasadori rus ka folur edhe për [ështjen e Kosovës dhe ka lënë të kuptohet se autoritetet shtetërore e politike të Serbisë duhet të imponojnë zgjidhjen që e duan vetë.
“Në të drejtën ndërkombëtare ekzistojnë më shumë mundësi që çështja të zgjidhet ashtu siç është e interesuar Serbia”, ka thënë Çepurin.
Ruset e krijuan Serbine,sot kerkojne haracin.
Shqiptaret nqs duan qe ta mbyllin muhabetin me Sebrine njehere e pergjithmone, duhet te bejne shkembim teritoresh
Dmth Mitrovica e veriut tu jepet serbeve dhe ne te marim Luginen e Presheves –dhe pastaj te gjithe serbet ne Kosove te largohen nga Kosova ..dhe Kosova te bashkohet direkt me Shqiperine
Ne fakt kete zgjidhje duhet qe Shqiperia ta bisedoje me politiken kosovare,
Se ka dicka ketu Serbia nuk terhiqet nga veriu i Mitrovices, nga ana tjeter nqs Kosova e mban veriun brenda saj
, do kete gjithmone probleme me Serbine…..e cila ka perkrahje jo vetem ne Rusi, por edhe ne EU
Ndersa ne nuk kemi perkrahje fare,vetem USA na perkrah, dhe ne nuk jemi as te armatasour ushtarakisht
Ndaj zgjuarsia eshte qe ta leshojme veriun dhe te marim Luginen e Presheves ..dhe menjehere bashkohemi
dhe hidhemi ne Maqedoni per te mare pjesen tone shqiptare
Ne te kundert do kemi gjithmone probleme ne veri te Mitrovices dhe nuk do kete qetsi asnjehere
Ka perfunduar ndaja e botes nd blloqe .Tashme eshte vetem NATO dhe BE. Ruset duhet te bejn cmos qe edhe ata nga reformimi qe do te bejne ti afohen NATOS por jo te kerkojne te lergojne te tjeret cofte dhe Serbia.
C`fareneshte Lugina e Presheves.Ajo eshte toke shqiptare pra ne te kompesojme token shqiptare me toke shqiptare. A e din ti Vlonjati se Serber kan shkombtarizuar sanxhakun e Nishit ku kane shperngulur brende nje jave 16 000 shqiptare dhe i kan kolonizuar me serbe.
Ata Mitrovicen kerkojn dhe asgje tjeter se aty eshte Trepceja. Pra si tu japesh Serbeve trepcen dhe Grekrve Detin ateher ne do te fryjme syte.!
😉
Edhe Rames kur takoji Lavrovin ne OKB i eshte premtuar perkrahje me qellim sabotimin e integrime te Shqiperise dhe Kosoves
pa izren e daj samit, shqiptaret edhe gishtin nuk mund ta levizin per kto ceshtje prandaj mos shihni endrra ne beze, amerika e cliroi ajo vendos
Kam qene gjithemone partizan i idese se shkembimit te territoreve mes Serbise dhe Kosoves !
Mitrovica serbe do te jete gjithemone ”molle sherri,, e ”gozhde Nastradini,, per shqiptaret e
Kosoves . Prandaj per te eliminuar kete ”ciban,, ndrrimi i territoreve do te ishte rruga me e mire.
Presheva, Bujanoci, Medvegja t’i bashkohen Kosovess, duke i lene ne punen e tyre serbet e
Mitrovices .