Astronauti Thomas Pesquet kaloi gjashtë muaj në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës vitin e kaluar.
Periudha e gjatë me këmbët jashtë tokës së fortë i dha atij një perspektivë unike dhe të privilegjuar në planetin tonë.
Llogaria e tij në Instagram po shpërthen me imazhe të bukura të “topit blu që ne e quajmë shtëpi”.
Por bukuria është e njollosur. Pesquet thotë se edhe nga hapësira efektet e ndryshimeve klimatike janë shumë të dukshme.
Ai thotë se që nga vizita e tij e mëparshme në hapësirë, pasojat e aktivitetit njerëzor janë bërë më të dukshme, me tërheqjen e akullnajave dhe rritje të ngjarjeve ekstreme të motit.
Shqetësimi mjedisor e motivoi atë të bëhej ambasador i vullnetit të mirë të Organizatës së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).
Si astronaut në bordin e ISS, ai mbështeti kërkimet e FAO-s mbi inovacionet bujqësore dhe metodat e prodhimit të ushqimit.
Pesquet dëshiron të nxjerrë në pah paralelet midis jetës në një anije kozmike dhe jetës në Tokë.
Ai thotë se kur shikon Tokën nga stacioni hapësinor, është absolutisht magjike.
“Ju nuk jeni aq larg, kështu që keni ende një pamje relativisht të afërt. Por ju mund të dalloni lakimin dhe shihni atmosferën.
Ajo shkëlqen në blu. Është absolutisht befasuese hera e parë që e shihni. Është peizazhi më i bukur që mund të imagjinoni.
Kur je në Tokë, të duket se gjithçka është kaq e madhe, gjithçka është e pafundme. E keni të vështirë të kuptoni se sa të kufizuar jemi.
Por kur e shihni Tokën nga lart në tërësinë e saj, befas kupton se ne jetojmë në një oaz në kozmos. Rreth nesh nuk ka asgjë, nuk ka jetë, errësirë, zbrazëti, absolutisht asgjë — përveç këtij topi blu me gjithçka që na nevojitet për të mbështetur jetën njerëzore dhe jetën në përgjithësi, e cila është absolutisht e brishtë.
Kjo ju bën ta dëshironi, ta vlerësoni Tokën dhe ta mbroni atë, sa më shumë njerëz duhet ta shohin atë nga hapësira që ta ndjejnë se githçka kemi është absolutisht e brishtë”, – tha ai për CNN.
Duhet sqaruar Putin dhe caret e tjere si ai.