Nga Peter Schadt dhe Hans Zobel
Dyqind vite pas lindjes së tij, Friedrich Engels konsiderohet shpeshherë si një njeri i rrënjosur në kulturën e të menduarit të shekullit të 19të. Por nëse jo të gjithë parashikimet e tij tingëllojnë si të vërteta, kritika e tij e kapitalizmit industrial në ngjitje, ofron një analizë depërtuese në kohën e tanishme.
Friedrich Engels ka qenë shumë gjëra bashkë: ushtarak, gazetar, historian, ekonomist, kapitalist dhe komunist revolucionar. Për jetën e tij, mund të rrëfehen shumë histori, që nga dëshira e tij për gjuetinë e dhelprës me elitën drejtuese të Anglisë, deri te historitë e tij të dashurisë me gratë proletare irlandeze.
Goldenbahis Giriş
Kushdo që është i interesuar në aspektin tejet njerëzor të këtij “komunisti me frak”, do të gjejë një literaturë të pasur. Por, mjaft më pak studiohet, nëse kritika e veçantë e kapitalizmit të Engelsit vazhdon të jetë e vlefshme. Dyqind vite pas lindjes së tij, çfarë mund të mësojë aktualisht e Majta nga shkrimet e Engels?
Edhe thjesht sikur ta shtrosh këtë pyetje, do të thotë të thyesh radhët me mënyrat kryesore, përmes të cilave është trajtuar trashëgimia e Engels. Në vendet me “socializëm aktualisht ekzistues” të stilit Sovietik, ai ka qenë trajtuar si babai shpirtëror themelues i kombit – në të vërtetë, bashkëshpikës i ideologjisë shtetërore të “materializmit historik”. Përkundrazi, në Perëndim, ai gjithmonë ka qenë i dyshuar si bashkëfajtor në krimet e kryera në emrin e tij, që nga gulaget deri te Muri i Berlinit.
Goldenbahis Güncel Giriş
Mendimtarët liberalë të ditëve tona zakonisht adaptojnë një pozicion disi të mesëm, duke nderuar “shqetësimin e tij për pabarazinë shoqërore”, teksa mbeten dyshues lidhur me angazhimin e tij me “diktaturën e proletariatit”.
Megjithatë, është e udhës që të adaptohen analiza të sakta, qoftë edhe nëse ato gjithashtu mund të gjenden në një tekst shkollor sovjetik. Nga ana tjetër, çfarë nuk është e saktë, duhet shmangur, edhe nëse kjo mund të konsiderohet si një ofendim ndaj ortodoksisë marksiste. Në këtë shkrim, ne nuk pretendojmë t’i trajtojmë idetë e Engelsit në mënyrë gjithëpërfshirëse. Ajo çfarë bëjmë, është përzgjedhja e disa analizave themelore në punën e tij, të cilat mund të ndihmojnë me informacion të kuptuarit tonë, si edhe betejat e sotme tonat.
Kundër Maltusit, për Njerëzimin
Goldenbahis
Më 1844, në moshën vetëm njëzet e tre vjeçare, Engels publikoi esenë e tij “Skica të një kritike të politikës ekonomike”. Engels kishte identifikuar tashmë ekonominë politike, si një fushë qendrore të luftës teorike, madje edhe përpara sesa Karl Marks të ndërmerrte studime të gjera në këtë fushë. Kjo ese përmbante shumë nga idetë, që më vonë do ta gjenin vendin e tyre në “Kapitali”-n e Marksit.
“Për Engelsin, forcat prodhuese të pafundme, mund të mbanin një popullsi katër ose pesë herë më të madhe. Megjithatë, në kapitalizëm, kjo mundësi shpërdorohet.”
Ky shkrim, shquhet veçanërisht për kriticizmin ndaj ekonomistëve borgjezë, duke përfshirë këtu Tomas Robert Maltus. Ky i fundit, një klerik me influencë, kishte argumentuar se “mbipopullimi” – një tepricë objektive e njerëzve në planet – ishte shkaku i të gjitha llojeve të trazirave ekonomike dhe mjedisore.
Teksa emri Maltus nuk para është shumë i përdorur në debatin e sotëm politik, ideja e “mbipopullimit” është mjaft e gjallë. Që nga Klubi i Romës e deri te Konferenca Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara mbi Popullsinë dhe Zhvillimin, popullsia e tepërt, veçanërisht në “Botën e Tretë”, konsiderohet shpeshherë si shkaktare për urinë dhe varfërinë në botë.
Engels mori një qëndrim krejtësisht të kundërt. Siç u shpreh ai:
“Forca prodhuese në dispozicion të njerëzimit është e pafundme. Produktiviteti i tokës mund të rritet deri në infinit, përmes aplikimit të kapitalit, punës dhe shkencës. Sipas ekonomistëve dhe statisticienëve më të aftë, Britania e Madhe “e mbipopulluar” mund të jetë në gjendje, brenda dhjetë vitesh, të prodhojë një sasi misri të mjaftueshme për një popullatë gjashtë herë më të madhe sesa është numri i saj aktual.”
Për Engels, forcat prodhuese të pafundme, mund të mbanin një popullsi katër ose pesë herë më të madhe. Megjithatë, në kapitalizëm, kjo mundësi shpërdorohet:
“një pjesë e tokës kultivohet në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërsa pjesa tjetër…qëndron shterpë. Një pjesë e kapitalit qarkullon me shpejtësi kolosale, pjesa tjetër qëndron e vdekur në kuti. Një pjesë e punëtorëve punon katërmbëdhjetë ose gjashtëmbëdhjetë orë në ditë, ndërsa pjesa tjetër qëndron e papunë e joaktive, dhe vdes urie.”
Nga shkrimet e tij më të hershme, ne mësojmë se bota është e mbipopulluar vetëm nga perspektiva e kapitalit. Kjo është e vërtetë veçanërisht në ditët tona, kur çdo riprodhim social, nga ushqimi, te strehimi, te kujdesi për fëmijët, u nënshtrohet nevojave më të larta të akumulimit të kapitalit – dhe një masë në rritje e popullit lihet mënjanë, e konsideruar “jo e domosdoshme” nga këndvështrimi i kapitalizmit. Koncepti i mbipopullimit ka kuptim vetëm sa i takon këtij racionaliteti kapitalist: pretendimi i tij se “nuk ka mjaftueshëm për të gjithë” është një gënjeshtër. Pasoja është se neve na duhet të luftojmë jo kundër “një bote të mbipopulluar”, por kundër një ekonomie që i trajton qeniet njerëzore thjesht si një popullsi “e tepërt”.
Gjendja e Klasës Punëtore në Angli
Studimi i vitit 1845 i Engels, ”Gjendja e klasës punëtore në Angli”, konsiderohet sot si një studim klasik, jo vetëm nga të majtët. Ata që punojnë me studimet sociale empirike, e shikojnë këtë tekst si një lloj pararendësi për vetë përpjekjet e tyre. Në fakt, vepra është më e mirë nga sa kjo lë të kuptohet: ajo jo vetëm përshkruan gjendjen e mjerueshme të klasës punëtore, por edhe shpjegon përse gjërat janë ashtu si janë.
Në pamje të parë, kjo vepër ndan mjaft gjëra të përbashkëta me kërkimin sociologjik. Siç Engels vëren në parathënie, atij së pari iu desh të korrigjonte padijen ndërmjet shumë reformatorëve të supozuar socialë:
“gjendja reale e jetës së proletariatit është kaq pak e njohur nga ne, sa edhe “shoqëritë për përmirësimin e klasave punëtore”, në të cilat borgjezia jonë është tashmë duke keqtrajtuar çështjen sociale, nisen në mënyrë konstante nga gjykimet më qesharake dhe absurde lidhur me gjendjen e punëtorëve.”
Për këtë qëllim, ai paraqiti një raport të mirë-ilustruar të vuajtjeve proletare në “epokën e Mançesterit” të kapitalizmit. Ky aspekt i studimit është ai që vështrohet më me simpati sot, ndoshta sepse imagjinohet që në të vërtetë nuk ka shumë për të mësuar nga vuajtjet e së kaluarës – se gjërat kanë ndryshuar.
Duke qenë se vuajtjet e industrializimit kanë mbaruar prej kohësh, fëmijëve nëpër shkolla sot u mësohet që të tmerrohen nga kushtet e “kapitalizmit të Mançesterit”, për arsyen se ato justifikojnë kushtet aktuale. Logjika e krahasimit historik është e tillë: “Të paktën nuk jemi më si në vitin 1845.”
Por Engels nuk u mjaftua me përshkrimin e kushteve të mjerueshme – ai gjithashtu dëshironte të shpjegonte përse ishte kapitalizmi ai që i prodhonte ato. Prandaj Engels nxori një krahasim të vetin. Dhe ai nuk ishte aspak një krahasim qetësues:
“Skllavit i sigurohet vetëm mbijetesa nga interesi vetjak i të zotit, bujkrobi ka së paku një copë tokë ku mund të jetojë; secili ka, më së paku, një garanci vetëm për jetën. Por proletari duhet të varet vetëm te vetja, e megjithatë atij i ndalohet të vërë në zbatim aftësitë e tij në mënyrë të tillë, që të jetë në gjendje të mbështetet mbi to… Të kursesh është e kotë, sepse ai më së shumti nuk mund të kursejë më shumë sesa mjafton për të mbijetuar gjatë një periudhe të shkurtër kohe, teksa nëse ai e humbet punën, kjo situatë nuk zgjat as për pak kohë. Është e pamundur që ai të akumulojë prona të patundshme për vete; dhe nëse nuk do të ishte kështu, ai thjesht do të ndalonte së qeni një punëtor dhe dikush tjetër do të zinte vendin e tij.”
“Engels i parapriu argumentit qendror të kritikës marksiste të kapitalizmit: që puna e paguar nuk është mjet për të siguruar jetesën, edhe pse shumica e njerëzimit është e detyruar ta trajtojë atë si të tillë.”
Engels kishte formuluar tashmë një ide që, më shumë se njëzet vite më vonë, do të zinte vend qendror te “Kapitali” i Marksit: shfrytëzimi i punëtorit modern të paguar është një produkt i – dhe nuk është në kundërshtim me – lirinë e tij. Liria e tij prej çdo pronari, por gjithashtu mungesa e lidhjeve me çdo mjet për “të vënë në zbatim aftësitë e tij”, është ajo çfarë e detyron atë të hyjë në fushë e konkurrencës kapitaliste, duke shitur punën e tij.
Por në këtë konkurrencë, ai mëson shpejt se puna nuk është në të vërtetë mjeti i tij, por mjet i kapitalistëve: ai mund ta përfitojë një pagë vetëm nëse puna e tij është fitimprurëse për punëdhënësin, dhe ai e humbet menjëherë punësimin, sapo puna e tij pushon së qeni fitimprurëse. Gjithçka që ndodh me aftësinë e tij për të punuar, është krejtësisht jashtë kontrollit të tij.
Në këtë mënyrë, në studimin e tij të hershëm të jetës së klasës punëtore angleze, Engels i parapriu argumentit qendror të kritikës marksiste të kapitalizmit: që puna e paguar nuk është mjet për të siguruar jetesën, edhe pse shumica e njerëzimit është e detyruar ta trajtojë atë si të tillë.
Misioni Historik
Për fat të keq, analiza të tilla nuk ishin ato që kontribuan më tepër në famën e Engelsit brenda lëvizjes punëtore në lulëzim. Nga ana tjetër, ai ishte cituar si i pari që njohu “misionin historik të proletariatit” (siç është shprehur komunistja gjermane Clara Zetkin). Engels u nderua si “Marksisti i parë” – dhe socializmi i tij shkencor u degradua tek ideja se, socializmi, ishte një pashmangshmëri historike.
Në këtë këndvështrim, proletariati jo vetëm duhet të shfuqizojë punën e paguar, sepse ajo është një mënyrë e tmerrshme e fitimit të jetesës – por duke vepruar kështu, ai do të përmbushte ligjet e zhvillimit historik. Nëse proletariati do të vepronte në përputhje me ligjet e historisë, atëherë ai do të “shmangte çdo devijim” në “shtegun e tij të sigurt drejt fitores” ”asgjë [nuk mund] ta ndalojë atë në rrugën e vet drejt fitores” (ashtu si vërejti Vilhelm Liebknecht, në panegjirikun e tij për Engels, pas vdekjes së këtij të fundit më 1895).
Të tilla fjalime tingëllojnë sot optimiste, por në një mënyrë të pashpresë. Nuk mund të mohohet se ka shumë fragmente brenda punimeve të Engels, që mund të lexohen në terma të një teleologjie të historisë, duke ndjekur një sërë etapash të nevojshme. Për shembull, në pamfletin e tij të vonë “Socializmi: Utopik dhe Shkencor”, Engels argumenton se një “krizë kapitaliste provon paaftësinë e borgjezisë për të vazhduar të menaxhojë forcat prodhuese moderne”, siç i kishte bërë thirrje vetes.
Kjo është ironike, sepse një krizë kapitaliste tregon krejtësisht të kundërtën – pra që borgjezia është e interesuar vetëm në forcat prodhuese si një mjet për akumulimin e kapitalit për veten e saj dhe do të mbyllë me kënaqësi fabrika dhe do të pushojë punëtorë nga puna, nëse ata nuk i shërbejnë më këtij qëllimi.
Në mos tjetër, kjo provon aftësinë e kapitalistëve për t’ia nënshtruar krejt riprodhimin e shoqërisë qëllimeve të veta. Përmes krizës, klasa kapitaliste i rikthen forcat prodhuese në rrugën e duhur, duke ulur koston e punës përmes largimeve nga puna, uljes së pagave dhe intensifikimit të punës.
Ideja se “paaftësia” e kapitalistëve për të menaxhuar forcat moderne të prodhimit do të prodhojë, më në fund, vdekjen e kapitalizmit, është një produkt i imagjinatës së Engelsit. Klasa kapitaliste nuk mund të dështojë në përmbushjen e një qëllimi që nuk e ka patur kurrë, atë të “menaxhimit” të forcave prodhuese. Ajo nuk do të dështojë as në qëllimin që realisht i ka vendosur vetes, atë të përdorimit të këtyre forcave prodhuese për avancuar pasurimin e saj. Kjo, në rast se punëtorët nuk ndalen së pranuari diçka të tillë.
Pas çdo krize, ideja se klasa kapitaliste është e paaftë të përballojë kapitalizmin modern, del sërish në sipërfaqe – dhe nuk kufizohet vetëm tek e Majta. Kriza financiare e vitit 2008 iu faturua gjerësisht bankierëve lakmitarë, që e kishin djallosur punën e tyre. Por kjo nuk na ka sjellë ndopak më pranë fundit të kapitalizmit.
Diçka e tillë nuk do të kërkonte asgjë më pak sesa një lëvizje punëtore të ndërgjegjshme mbi klasat. Për fat, mjetet që na ndihmojnë për të ndërtuar një lëvizje të tillë gjenden gjithashtu në veprat e Friedrich Engels.
——
Përktheu për DITA S.Haxhimusaj
Mbi autorët:
Peter Schadt është një sekretar i DGB, sindikata më e madhe e Gjermanisë. Teza e tij e doktoraturës “Digjitalizimi i industrisë automobilistike gjermane” do të publikohet së shpejti në gjermanisht nga PapyRossa.
Hans Zobel është një historian dhe punon për arsimimin e të rriturve.
Vërejtje për autorin e shkrimit. Analizohet Engelsi i kapitalizmit anglez të mesit të shekullit 19-të me krizat kapitaliste të sotme! Harohet që kapitalistët e sotëm krijuan një shekull më vonë teorinë “Management” të Peter Dracker, në mënyrë që të sinkronizonin prodhimin me konsumin, gjë që sillte disiplinimin dhe kontrollin për të eliminuar problemet që Engelsi ka shkruajtur një shekull më parë. Krizat përsëri ekzistojnë, por intensiteti i tyre është në funksion të politikave makraekonomike që bejnë qeveritë të djathta dhe të majta. Të djathtët mbështeten në teorinë e Fridmanit që thoshte se tregu është vetrregullues, ndërsa të majtët në teorinë e Kaynesit që thoshte se Marksi ka patur të drejtë për krizat e kapitalizmit, por është detyrë e qeverisë që t’i zvoglojë pasojat. Pra, krizën e vitit 2008 e krijuan të djathtët dhe erdhi Obama që pompoi një trilion dollarë që të shuante krizën.
Duhet thene se kjo qe thote Engels , se ” Ideja se “paaftësia” e kapitalistëve për të menaxhuar forcat moderne të prodhimit do të prodhojë, më në fund, vdekjen e kapitalizmit…” nuk eshte produkt i imagjinates se Engels, sic thote artikull-shkruesi,
por eshte nje realitet here pas here ,
edhe ne shoqerite e sotme moderne .
Sepse keto kriza zgjidhen nepermjet ndihmes ju jep shteti Kapitalisteve per te dale nga Kriza , dhe duke qene nje zgjidhje e tile ,
atere duhet thene se “Kapitalizmi i paster vdiq” sepse kur te ndihmon shteti ne biznesin tend ,
ti nuk je me Shoqeri Kapitaliste e paster ku cdo gje e vendos Tregu i Lire,
por je nje Treg i Lire qe menaxhohet edhe nga shteti,ne raste krizash, por edhe shteti vete konkuron ne ate tregeti me pronat e veta,
dhe quhesh Shoqeri Socialsite moderne, sic jane sot psh vendet Nordike, Britania, Franca etj
Psh ne Amerike ne kohen e Bushit te Ri, ndodhi kriza e Fabrikes se Automobilave, ato pthuaj falimentuan , nga faktoret e ndryshem te konkurences dhe nga mungesa e shitjeve ,
ata nuk harrinin dot te mbulonin shpenzimet …
Atehere nje kandidat per President , i cili ishte Republikan, Mit Romney , tha, qe ” industria e Automobilave duhet te shpalli falimentin” .
Mirepo po te shpallej falimenti do humbnin vendin e punes qindra mijera punetore,
dhe pastaj Fabrikat e Automobilabe do rikonstruktoheshin ,duke ju ulur fuqine punetore dhe do dilnin ne shitje me cmim shume te ulet ,
dhe Amerika pothuaj do e humbiste ate Industri, sepse tregu Amerikan do pushtohej nga makinat Japoneze e gjermane
Mirepo President Bush nuk e lejoi kete gje , dhe i subvencionoi Industrine e Automobilave ne menyre qe ato te perballonin pagesat e asaj periudhe dhe nderkoh te punonin per te dale nga kriza ..
Dhe kjo sasi e madhe e injektuar nga qeveria e Bushit te ri tek Industria e Automobilave e shpetoi ate industri
Mirepo kur ndodhi kjo nderhyrje e Qeverise ne Kapitalin privat te Industrise se Automobilave ,
atehere nje nga socilasitet ekstremist ketu ne Amerike , nje gazetr me mbiemrin Moore
doli me artikullin ne revisten Time , ku thuhej : “Kapitalizmi vdiq ”
Dhe ne realitet ashtu i bije, qe Kapitalizmi vdiq, sepse u ndihmua ne menyre masive nga huaja e bute shteterore .
Dmth pake a shume ndodhi ajo qe thote Engels, dhe qe Amerikanet e riparuan kete krize duke perdorur pake a shume
teorine e Johan Keynes, e cila quhet Keynesianizem , dhe eshte teori puro Socialsite.
Dhe kete metode Amerikanet e kane perdorur shume here, jo vetem ne kete rast qe thashe une.
Megjithate , duhet thene se nuk ka Kapitalizem te paster fare,
sepse gjithmone do kete nevoje per shtetin ne rastin kur jane ndermarje te medha shume ,
mbyllja e te cilave shkakton drama sociale per shkak te papunesise masive qe prodhojne
Prandaj dhe eshte me e mire sistemi ekonomik,, ku Pronna Private ecin dore per dore me Pronen Shtetore, dhe qe quhet Socializmi modern,
sistem i cili funksionon shkelqyer ne vendet Nordike, ne Britani, France , Hollande , Belgjike etj
Ky lloj sisitemi do te thote , Minierat, Nafta, rruget, hekurudhat, mirembajjta e rugeve dhe qyteteve , sherbimi shendetsor , Elektriku etj duhet te jene shteterore,
dhe ato te ardhura krijojne nje baze te fuqishme dhe te sigurte mondetare
qe i sherben edhe ritjes se mirqenies se njerezve te thjeshte,
por edhe ndihmon qe te subvencionoje bizneset e medha ( prodhuese) kur ato bijen ne krize
Ndaj duhet qe ne Shqiperi te kemi nje Socializem te vertete,
ku psh Taksat e rrugeve ti mbledhi shteti, jo privati, jo Kastrati, jo Fusha ,
jo Abi BANK, –
Dmth , o socialste kopetente ,taksat e Shqiptareve te mos i mbledhi Vellai i Vucicit,
qe ti perdori per ti siguruar jeten ne 100 breza Zahos se tij
sepse ato jane parate tuaja, te popullit qe e kane paguar ndertimin e asaj ruge ,
dhe duhet ti kthehen popullit perseri ne shumice nepermjet taksave
Ndaj rugen ta mirembaje ndermarja shteterore e cila merr vetem rogat,
sepse gjithe pjesa tjeter e te ardhurave nga taksat shkojne ne Buxhet te shtetit per ritje te pensioneve ritjen e Assitences sociale , etj etj
Keshtu qeduhet qe Rama te largohet nga pushteti, se ai jo vetem qe ben korrupsion,
se korupsion bejne te gjithe,
por ai kerkon tua lere ne gryke lakun e vjedhjes nga taksat edhe per 50vitet qe vijne nepermjet taksave te rruges
dhe PPP-ve te ndryshme qe ai i ka per zemer , duke ju bere qe te punoni per Ramen e familjene tij ,
edhe per 50 vjet rresht
Sepse nuk diskutohet fare, qe ato para qyl q e merr Kastrati
ne taksat e Ruges se Kombit pershembull, ai i ndan me Zotnine Edvin,
nuk i merr te gjitha , se nuk besoj se Rama eshte aq hajvan ,
sa te sherbeje si sherbetor i Kastratit,
Kush jeni ju Raimond Vlonjati! Nuk e nderon askend: perdorimi i gjuhes se alabakeve!
Shkrim per muzhike.
Engelsi ishte Sanco Panco i Don Kishotit Karl Marx.
Demo kapitalisti! Marksi studiohet në të gjitha universitetet në perëndim dhe asnjëri nuk i thotë Don Kishot!!! Në Gjermani i festuan 200 vjetorin e lindjes dhe shtëpia e tij është muze në Trir. Ai mbahet si gjeniu i ekonomisë që asnjëherë nuk do të çvlerësohet. Kapitalizmi duke e studiuar atë përpiqet që të korrigjojë vetveten. Se sa do të zgjasë ky sistem asnjëri nuk e din, por që nuk është i përjetshëm është i sigurtë. Njerëzimi ecën përpara, ashtu si ka ecur deri tani. U provua në shekullin e kaluar, por kjo nuk do të thotë që nuk do të provohet përsëri me një formë tjetër më të sofistikuar. Pra, shkurt Demo bëj më shumë përpjekje për të ngritur nivelin tënd intelektuar, mbasi je në moshë të thyer dhe nuk ke shumë kohë për korrigjim. “Injoranca nuk ka brrirë”!
Bota sot është e pritur ndaj ndryshimeve esenciale, sistemi aktual tenton te jete gjithmone e më i brishte, ashtu si u shemb sistemi socialist (në dukje papritmas) edhe sistemi kapitalist (në dukje papritnas) do i lërë vendin zhvillimeve te reja
Pse Marksizem-leninizmin mbahen se nuk e perkrahin disa shtete komuniste edhe pse veprat e Marksit<Engelsit dhe Leninit i kishn taban politik te shtetit dhe qeverisjes me popull,Madje disa,si ish-Ju gosllavia edhe akuzonte levizjen kombetare per clirimin e Kosoves per Marksist-Leninist,Shqiptaet ne Kosove e kishin te qart si diten me diell se,Marksin dhe Engelsin,nuk e konsideronin as Gjermania e as Anglia qe i kishin te tyre.Levizja shqiptare ne Kosove,kishte qellim te vetem clirimin kombetar nga okupatori serbe,Pjesne ideologjike asnjehete nuk e ishte bazament veprimi.
Te bashkosh Marksin me Leninizmin eshte nje qellim shume i poshter dhe i ben nder Leninit,Stalinit dhe Enverit! Marksi nuk ishte si Engelsi! Nuk ishte komunist! Ai studiohet ne Amerike per vlerat e tij ne ekonomi!
Faleminderit gazetes DITA*dhe Penes- Haxhi Musai Sjelle .kete shkrim *kujtese*nje dite PIKA*,do vihet mbi *I* do dominoje teoria e mbrojtie se shumices *POPULL *.Faleminderit gazetes DITA*qe na e sjell kete mundesi komunikimi..
Dhimbia e madhe POPULL !
Obobobobobobo e hoqi kapakun ky uturaku plak dhe na qelbi me ere te keqe. O DHimiter Muti, po mjaft u bere qesharak mer plak i rrjedhur.
Eshte nji Analogji ,
si me Demokracine ne Shqiperi ,
udhehequr nga turmat idiote e drejtues injorante ,qe nuk kishin asnji lidhje me kulturen demokratike dhe qyteterimin .
Pra X – Teori Njerezish,,, nuk mundet te zbatohet ne Praktike nga injorante hajvane sepse automatikishte degjeneron , ne forme dhe permbajtje
Deshton !
Po perse e ben analogjine me Demokracine ne Shqiperi, dhe nuk e ben analogjine me “zbatimin” e marksizmit po ne Shqiperi????
Pastaj, me fal, po si ka mundesi qe keto gjenialitetet e Marksit ,mbeten vetem neper lilbra e neper universitete, e sapo nxjerrin koken paksa jashte na renkan ne duart e injoranteve? Edhe fiozofet e Greqise se Lashte studiohen neper Universitete, po nuk ka te marre qe pretendojne te zbatojne “mesimet” e tyre ne shoqerine e sotme. Kane kaluar me shume se 200 vjet nga Marksi. Tashti ose pordhet e Marksit jane aq te vjetra sa u ka humbur aktualiteti, ose bota eshte e mbushur me injorante qe sapo marrin ne dore teorite e Marksit i zbatojne mbrasht.
Mblidhni mendjen o milet, Marksi ishte ekonomist i shekullit te 19te, sot jemi ne shek.21. Ti referohesh akoma Marksit eshte si te injorosh gjithe c’ka ndodhur per 200 vjet.
Demokracia kapitaliste në Shqipëri nuk është zbatuar si në perëndim. Privatizohen monopolet, çdo sektor biznesi krijon shoqatën e vet, me qëllimin për të rakorduar veprimet në dëm të konsumatorëve, duke eliminuar konkurencën e tyre! Ka edhe të tjera, në kundërshtim me teorinë e Ekonomisë së Tregut. Në Shqipëri është zbatuar kapitalizmi anarkik, ashtu siç ishte amerika në fillim të shekullit 20, në kohën e Al Capone-s. Ata që jetojnë jashtë e kuptojnë ndryshimin, sepse janë të detyruar që të justifikojnë fitimet çdo vit.
Sa për pyetjen e zbatimin e marksizmit në Shqipëri, duhet thënë që vetëm në Shqipëri u zbatua dhe jo në vëndet e tjera. Deformimet u bënë në vendet e tjera, sa ishin bllok kundër Shqipërisë, e cila bëri sa mundi si një vënd i vogël. Madje, Shqipëria theu edhe parashikimet e Marksit dhe Leninit që thonin se socializmi nuk mund të ndërtohet në një shtet të vogël, sepse borgjezia e mbyt që në embrion. Këtu qëndron problemi se përse perëndimi e trajtoi ndryshe Shqipèrinë në këto 30 vjet, sepse tregoi se si mund të krijohet një sistem ekonomik tjetër në një shtet të vogël.
Thua:
“Këtu qëndron problemi se përse perëndimi e trajtoi ndryshe Shqipèrinë në këto 30 vjet, sepse tregoi se si mund të krijohet një sistem ekonomik tjetër në një shtet të vogël.”
Me fal po, e para, cfare do te thuash me perendimi e trajtoi ndryshe Shqiperine, dmth qe nuk pordhi per te fare, apo cfare? Dhe e dyta gjithkush mund te krijoje gjera absurde, qe nuk funksionojne dhe deshtojne totalisht. Ty, mos te duket gje ndnonje merite e vecante?
Thua: « gjëra absurde », të duket absurde që të krijosh një shoqëri ku njerëzit të jenë të barabartë nga pasuria dhe jo të polarizuar sikurse është bota sot?! Kjo është një meritë kaq e veçantë sa do të kujtohet edhe pas një mijë vjetësh, ashtu sikurse kujtohet rendi skllavopronar i Romës. Ndërsa për trajtimin ndryshe të Shqipërisë, duhet hulumtuar se kush i bëri shkatrimet me rrenjë në Shqipëri, ishte « laboratori » berishian, apo nga jashtë, njëlloj si Covid-19, që nuk dihet se si u krijua. Sido që të jetë, perëndimi ndejti si spektator në këtë shkatrim të padëgjuar në një vënd tjetër, duke diskredituar shqiptarët në sytë e kombeve të tjera të civilizuara që nuk kuptonin arsyen e kësaj çmëndurie. Shkatrimet dhe eksodi i fillim viteve 1990 i paraqiti shqiptarët krejt ndryshe në sytë e popujve të tjerë, sa do të duhet shumë kohë që të përmirsohet. Paradoksi qëndron që edhe për këto veprime ja vënë fajin sistemit ekonomik barazues dhe jo të berishizmit. Berisha, sot po kërkon fakte se përse u shpall « non grata » nga amerikanët, por në një vënd tjetër ai do të ishte dënuar me kohë për ato gjëra që ka bërë. Vetëm në Shqipëri mund të mbijetojë një monstër e tillë, gjë që tregon për mëndjet ekscentrike që kanë shqiptarët.
A e di ti qe “absurde” quhen gjerat qe edhe se tingellojne bukur, apo duken bukur, jane te PAMUNDURA. Pra te krijosh nje shoqeri ku njerezit jane te barabarte nga pasuria mund te tingelloje bukur po eshte e PAMUNDUR. Une nuk do te rri te te mbush mendjen ty per gjera qe jane te qarta dhe jane provuar qe nuk funksionojne, pavaresisht se njerezia vazhdojne te enderrojne. Po kur gjumi del endrra mbaron. Kaq per kete.
Sa per Saliun, me vjen cudi qe nuk e kupton qe gjithe c;beri Saliu e gjeti gati nga ai sistemi i “barazise”, Saliu te ndeshkohet per ato qe ka bere, por edhe per ato qe nuk ka bere. Saliu duhet ta kishte crrenjosur ndryshe sistemin e vjeter BURIM I TE GJITHA TE KEQIJAVE te djeshme dhe te sotme. Saliu u udhezua qe ta diskreditonte sistemin e ri ne menyre qe sistemi i vjeter te mbetej ne kujtesen e shqiptareve, sidozot puna jote, si sistemi i mire, i barazise, i punes, i shkollave etj. etj. budalliqe propagandistike. Pra Saliu do zhdukur me rrenje e me dege, po jo per ato arsye qe thua ti, po tamam per arsyet e kunderta. Ne Shqiperi, pikerisht ne saje te Saliut dhe per shkaka te Saliut vazhdojne te sundojne po ato plehra qe e sunduan Shqiperine per 50 vjet. Vetem se kane nderruar kostumin dhe nganjehere veshin atlete ose poturre.
Te studiohet Marxi ne Universitetet perendimore?O pika pika,cfare po thua?
Pse u torrolleps Perendimi te studjoje Marxin?
Eshte si te studjoje Mjeksia moderne, lexionet e Alfred Cakos per Koronavirusin dhe Vaxinen.
o demo,Marksi u shpalle ne GJERMANI NJERI I SHEKULLIT (XX),duke lene pas Einstein,Göte,…..a din cka flet?
naimo, po Marksi sikur nuk ka rrojt as edhe nje dite ne shekullin XX. E shumta mund te jete NJERI I SHEKULLIT XIX.