Në një kohë kur besimi i opinionit publik ndaj BE-së ka arritur nivelin më të ulët të tij në 32% ( sipas EB 415) dhe shqetësimet mbi papunësinë dhe situatën ekonomike po dominojnë debatin publik, Komiteti Ekonomik dhe Social (EESC) gjykon se nuk duhet reaguar me nacionalizëm dhe populizëm, por me një plan veprimi konkret europian.
“Pesë vite për të shpëtuar Unionin” ky është plani i veprimit për Europën i miratuar nga EESC. Plani fokusohet në tre shtylla kryesore, unioni ekonomik, unioni social dhe unioni demokratik. Fokusi tre planësh thekson dobësitë në BE në mënyrën aktuale të funksionimit të saj dhe propozon opsionet për dalje nga kjo situatë:
Unioni ekonomik: Konsiderohet i rëndësishëm dhe emergjent krijimi i Unionit Ekonomik dhe Monetar (EMU). Pikat kryesore përfshijnë një program investimi europian të përbashkët, koordinim më të mirë të politikave fiskale, krijimin e një sistemi të përbashkët të stabilizuesve automatikë dhe përfundimin e tregut të përbashkët.
Unioni social: Sugjerohet që rritja ekonomike të shkojë paralelisht me progresin social. Theksohet nevoja për një axhendë më të fuqishme të të drejtave themelore sociale dhe një axhendë të re gjithëpërfshirëse sociale për një Europë më të drejtë.
Unioni demokratik: Mbështetje ndaj qytetarisë aktive dhe risisë demokratike, duke propozuar që Konventa Europiane mbi Demokracinë Pjesëmarrëse dhe Qytetarinë Aktive të mbahet më 2015.
Synimi i përpilimit të këtij plan shpëtimi 5-vjeçar është dhënia e një përgjigje të qartë dhe të kuptueshme ndaj frikës në rritje të opinionit publik, duke nënvizuar disa hapa të rëndësishëm dhe të nevojshëm në të ardhmen. Periudha parazgjedhore është gjykuar si momenti më i duhur për të reaguar me një plan konkret përballë publikut europian. Ky plan konsiderohet si modeli ndjekës për vitet në vijim dhe aksi i vendosjes së prioriteteve evropiane.
STOP katrahures, korupsionit, papunesise, krizes, dhe shperfytyrimit te vendeve te BE. ka ardhur koha qe gjithsekush te shkoje ne shtepine e vet.