Mark Frroku ka mohuar kategorisht përfshirjen e tij në vrasjen për të cilën akuzohet se ka kryer në Belgjikë.
Gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve, Frroku ka thënë se ai ndodhej në Shqipëri, në kohën që ka ndodhur vrasja në Belgjikë, për të cilën ai akuzohet.
Frroku thotë se këtë gjë e ka të provuar.
“Mark Frroku nuk ka vrarë njeri, nuk ka organizuar vrasjen e askujt
Autoritetet belge të ofrojnë provën më të vogël që kam qenë në Belgjikë në atë kohë dhe unë pranoj vrasjen.
Unë kam qenë në Shqipëri në këtë kohë dhe unë këtë e kam të garantuar”, ka thënë Frroku gjatë fjalës së tij.
Duke folur për atë që është quajtur “takimi i baballarëve” për vrasjen e ndodhur në Bruksel, Frroku tha se babai i tij e ka sqaruar këtë çështje.
“Familjarët tanë kanë pasur një takim, jo ai që flitet në media, por më i mëvonshëm. Babai im ec sipas të drejtës zakonore, unë sipas ligjit. Është sqaru ajo punë. Babai është 88 vjeç. Për të tjerat janë i gatshëm të përgjigjem për çdo gjë,” tha Frroku.
Mbledhja e Këshillit të Mandateve ka nisur me debate, pasi demokratët kanë kërkuar që ajo të mos drejtohej nga Ilir Meta.
Por, ky i fundit tha se nuk kishte asnjë arsye përse të mos e drejtonte mbledhjen, duke qenë se në këtë rast nuk ka asnjë konflikt interesi.
Me keto qe tha duket se e ka bere …sepse nuk ka pse merret nje blegjike e tere me ty mer hale !
Po mor marku e ke te garantuar qe ke qene ne Shqiperi!ashtu siç e kishe te garantuar dosjen qe ta fshehen se nuk do dali por ja qe doli.Tani meqense ta futen,trego te verteten e çeshtjes Doshi sepse ti je ai qe i pari ke njoftuar Doshin,ti je çelesi i kesaj çshtje,rrefehu marka!
*****….ne mbledhjen e kshillit te mandateve te parlamentit sot, se mos kane harruar ti qojne Ristanit dopjan e rakise me rruza floriri se ai pastaj eshte shume i lumtur per rendin e dites dhe goja i bene si kukuvajke ,kurse Halimi si kukumjaçke te dy ne duet ralizoin luften kunder de more de dekriminalizimit dhe pastrimit te parlamentit dhe politikes shqiptare,vaj medet ne duar te kujte kemi [email protected]@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@
Edhe vllau i tij dekleronte se nuk ishte ne Tirane kur u vra komisar Lame. Sajmir Tahiri po mbron edhe vrasesin e Santos.Nje person ka deklerue ne policin e shtetit se i dine vrasesit po TAHIRI po e meshef.