Gjinushi: PD nën kontrollin e Berishës, zgjedhja e Bashës si tender me ftesë

anazapta

Kreu i Partisë Socialdemkrate mendon se PD është ende nën ndikimin total  të Berishës. Në një intervistë për Albanian Screen, Skënder Gjinushi e cilëson zgjedhjen e kryetarit të ri të demokratëve si një “tender me ftesë”.

“PD është ende e kontrolluar 100% nga Berisha. Edhe mënyra e zëvendësimit të tij u bë si kjo loja e aktit normative. Konkurrimi nuk qe i hapur, por u caktuan dy, u bë si tender me ftesë dhe jo tender i hapur. Dhe ky mandat brenda partisë sikur u vodh, sepse kishte konkurrencë të deformuar. Që këtu tregohet se bartet e njëjta filozofi, sepse duhet të kishte distancime. Deformimi më i madh i Berishës ka qenë mosrespektimi i votës së lirë, qoftë të qytetarëve, qoftë të partisë dhe ai që e zëvendëson vjen pikërish me këto deformime, këto politika të gabuara që e kanë çuar Shqipërinë deri këtu dhe bartës ka qenë Sali Berisha, këto janë ende të trashëguara në PD”, shprehet Gjinushi.

 

Share This Article
2 Comments
  • Z. Gjinushi gjithnjë qëllon në shënjë por kësaj radhe nuk na ka thëné gjë? Dihet ajo: kur themi pd nënkuptojme saliu dhe kur themi saliu nënkuptojmë pd. Por kjo parti është e vdekur kështu? Dhe saliu këtë do? Kërkon ta marë me vehte në varr!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *