I dënuar me burg të përjetshëm, me disa tentativa për t’u arratisur, Alket Rizai ngul këmbë se është i pafajshëm. Duke komentuar pengmarrjen e javës së kaluar në burgun e Malandrinos, me anë të të cilës tentoi të arratisej sërish, Rizai thotë në një intervistë për gazetën greke “Ethnos” se nuk kishte ndërmend të dëmtonte asnjeri, ashtu siç ka ndodhur edhe dtyherët e tjera, kur nuk është gërvishtur askush.
“Unë jam në mënyrë të padrejtë në burg. Nuk kam vrarë askënd, herën e parë jam dënuar pa ndonjë dëshmi. Që atëherë, të gjitha gjykatat e mëvonshme ishin të njëanshme për shkak të dënimit të parë”, thotë ai.
Rizai tregon se si e mori vendimin për të nisur pengmarrjen që zgjati më shumë se 24 orë. “Vendimi për të shpëtuar ishte një vendim i momentit. Vjen një moment në burg kur shpirti yt mbytet. E vendosa, e projektova në pesë minuta. Kaluam 13 dyer dhe për pak ia dola mbanë dhe ngeli e fundit para se të afroheshim tek makinat”, thotë Rizai.
Ai thotë se vendimi për t’u dorëzuar erdhi pas telefonatave të miqve, avokatit dhe gruas. “Shumë u përpoqën të më bindin të dorëzohem. Zyrtarët e burgut, policë, miqtë nga burgjet e tjerë, të cilët më morën në telefon. Presion më bëri edhe avokati Saki Kehaioglu, por edhe gruaja ime Sula dhe fakti që për 24 orë të gjithë të burgosurit e Malandrinos, nuk kishin marrë ushqim. Kështu që unë vendosa për t’i dhënë fund”.
Por a do të tentojë sërish Alket Rizai të arratiset nga burgu? Mënyra sesi shprehet në fund të lë ta kuptosh këtë. “Trupi im është i burgosur, por fryma ime dhe shpirti im janë të lirë të ëndërrojnë”, përfundon Alket Rizai.
Alket Rizai: Kësaj here nuk më eci, por do ta provoj prapë
18 mars – Ai mbajti në alarm policinë greke për më shumë se 24 orë, për t’i dhënë fund pengmarrjes kur e pa se nuk mund të arrinte asgjë. Por Alket Rizai duket se nuk ka ndërmend të dorëzohet në përpjekjet e tij për t’u arratisur nga burgu i Malandrinos në Greqi.
“Mbaroi. Le ta përfundojmë këtu gjithë situatën. Nuk ka më kuptim”, tha ai pas 24 orësh tensioni, ndërsa në dorë mbante vetëm thika dhe asnjë material eksploziv, siç pati thënë pasditen e së shtunës, kur nisi pengmarrjen e gjashtë zyrtarëve të burgut.
Burime të sigurta nga policia greke, të cituara nga Shqiptarja.com, thanë se në momentin e dorëzimit, Rizai i tha negociatorit se “Kësaj here nuk ia dola, ndoshta herës tjetër”.
Mësohet se në vend të materialit eksploziv C4, Rizai mbante në dorë një radiokasetofon nga i cili dilnin disa fije kabllosh, çka i ka bërë gardianët dhe policinë greke të mendojnë se ai vërtet do të shpërthente një bombë.
Trikalaja quhet Trikalla me theksin ne i ndryshe behet toponim shqiptar.
TRI KALLA =TRI I DOGJA=TRI I PRISHA =TRIKALLA=SHQIPTAre
TRIKALLA JA KE FUTUR KOT PA LIDHJE,,,,,,CAR LIDHJE KA KOMENTI YT ME ARTIKULLIN,,,,,,,PO JANINA SI QUHET ? IOANINA ? PO EURO ?EVRO,,,?IK EDHE MESO ME SHUME MBI TOPONIMET EDHE MBI HISTORINE POR MBI TE GJTHA DUHET TI MESOSH NE CDO LLOJ GJUHE POR JO NE GREQISHT,,,SEPSE SHKRUAJNE CFARE DUAN JO TE VERTETEN,EDHE PSE KOMENTON SHQIP DO TE KESHILLOJA TE INFORMOHESHE NE ANGLISHT SEPSE I SHKRUAJNE TE GJTHA NGJARJET DHE HISTORINE ASHTU SIC ESHTE, JO SI U INTERESON,,,,,NE QOFTE SE NUK DIN ANGLISHT JE SHUME MBRAPA ,,,,,,GREQISHTEN NUK KA NGELUR PAKISTANEZ PA E MESUAR, DHE NUK ESHTE PER TU MBURRUR QE DIN GREQISHT. SEPSE KUDO QE TE SHKOSH PERVEC QIPROS NUK TE KUPTON ASNJE,,,,,MEGJITHESE KU KE QENE TI PERVEC SE GREQISE ,,,,,,!!!!!!!!!
janina = JAN + ina= JANE (ata) +(ne ) JEMI OSE ne (INA) =SHQIP
Po per :”Drashovic,Vodic,Brat,Shushic,Ramic,Petkov,Mavrov…….”fshatra te Laberise a ke ndonje shpjegim?Faleminderit.
Po, c’ krekosesh nga burgu o i mjere,kur te dalesh as njerezit e shtepise s’kane per te te njohur,vitet do ikin,e me ty s’meret me njeri.
EUROPA =E+ U+ ROPA se kerkuari = SHQIP