Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Greqia pezullon linjat shqiptare, Shoqata e Transportit: Shteti të na ndihmojë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Greqia pezullon linjat shqiptare, Shoqata e Transportit: Shteti të na ndihmojë
AktualitetLajm i fundit cicerrLajmi i fundit

Greqia pezullon linjat shqiptare, Shoqata e Transportit: Shteti të na ndihmojë

anazapta
Published March 4, 2013
Share
SHARE

Ministria greke e Transportit ka pezulluar 22 linjat e autobusëve që lëvizin nga Shqipëria në Greqi dhe anasjelltas. Shoqata e Transporti reagoi sot, duke e cilësuar arbitrar vendimin e palës greke. Kreu i Shoqatës së Transportit, Ali Dyrmishi, tha se një veprim i tillë jo vetëm do të dërgojë drejt falimentit kompanitë shqiptare, por edhe do t’u dyfishojë apo trefishojë kostot e udhëtimit emigrantëve tanë, të cilët do të jenë të detyruar ta bëjnë udhëtimin me dy apo tri ndalesa.  “Kjo njëanshmëri e palës greke ka 1 vit që në na pezullon linjat e transportit me Greqinë që për të mbrojtur interesat e një grupi të veçantë të palës së saj, për të mbajtur monopol linjat ndërkombëtare mes Shqipërisë dhe Greqisë. Sot deri në orë 12:00 kemi afatin e fundit. Jemi 35 kompani. Nga këto, 22-25 kompanive i është hequr e drejta për të punuar në linjën Shqipëri- Greqi. Ky është veprim antiligjor pasi ne kemi licenca deri në 2014, kjo ndodh vetëm për Shqipërinë”, tha Dyrmishi.

Ai kërkoi marrjen e masave nga Ministria e Transportit e Shqipërisë për palën greke, në të kundërt paralajmëroi se Shoqata e Transportit do të bllokojë kufirin me Greqisë në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës. “Është një katastrofë për kompanitë shqiptare, ndaj i kërkojmë ndihmë ministrisë së Transporteve të Shqipërisë, i bëjmë thirrje t’i drejtohet BE, për liberalizim licencash siç e ka Greqia. Jemi të vendosur të vijojmë protestën pasi nuk kemi çfarë të humbasim më, pasi kompanitë shqiptarë në bazë të këtyre licencave kemi bërë investimet tona, Lëvizja e pasagjerëve nëse lejohet një akti i tillë do bëhet me 3 stacione. Liberalizim do thotë t’u shërbejmë sa më shpejt klientëve tanë dhe çmimi do jetë favorizues për klientelën shqiptare. Në rast se nuk do na zgjidhet problemi, ne do arrijmë deri në bllokimin e kufijve Kapshticë dhe Kakavijë, për të mos lejuar futjen e autobusëve grekë. Nëse ministria Greqisë na ka prerë licencat edhe ministria jonë t’ua ndërpresë licencat kompanive greke”, tha Dyrmishi.

Vendimi i palës greke

Më 13 shkurt 2012, Ministria greke e Transportit ratifikoi një rezolutë për operacionet e transportit rrugor, ku u përcaktuan rregulla shtesë për vendet jo anëtare të Evropës. Vendosja e regjimit të ri me Shqipërinë u shty më pas deri më 28 shkurt të këtij viti, ndërkohë që para dy ditësh, regjimi i ri i operimit i është dërguar nga pala greke Ministrinë sonë të Transporteve për miratim. Sipas Shoqatës sonë të Transporteve, sjellja dhe aktet ligjore të autoriteteve greke janë tërësisht në kundërshtim me marrëveshjet mes dy shteteve, të cilat kanë përcaktuar se linjat dhe destinacionet do të mbeten të liberalizuara, me përjashtim të ndonjë ndryshimi që do të bëhej me konsensusin e plotë të palëve.

anazapta March 4, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?