Në Shqipërinë e pas Luftës së Parë Botërore ishte një rrëmujë e vërtetë për sa u përket prerjes së monedhave. Sa për të marrë disa shembuj: Kartëmonedha e hedhur në qarkullim në Bashkinë e Vlorës në vlerën e 50 qind-kartë, kishte figurën e Ismail Qemalit, ajo e Bashkisë së Korçës ishte ende kartëmonedha që hodhën në qarkullim francezët. Në shkallë vendi ndërkohë, kishin filluar prerjet 20-she dhe 5-she franga, si dhe monedha metalike prej nikeli me figura e simbole nga më të ndryshmet.
Ekonomistët dhanë alarmin se nuk mund të ecej më me këtë gjendje. Në këto kushte në parlamentin shqiptar, në vitin 1923 u diskutua për një monedhë shqiptare, të emërtuar me një emër shqip. Ahmet Zogu propozoi emrin Lekë, në nder të Aleksandrit të Madh të Maqedonisë. Propozimi u prit me duartrokitje, por vetëm në vitin 1926 filloi prerja e parë e Lekut nga Banka Kombëtare Shqiptare.
Ky ishte 5-lekshi, i barabartë me 1 frangë ari të mëparshme. Në anën kryesore mbante portretin e Zogut, ndërsa pas një bujk duke ngarë një pendë qe. Në të shkruhej Shqipni-Albania. Kjo kartëmonedhë u hoq shpejt nga qarkullimi, pasi u kritikua për shqiponjën, që ishte e stilit romak. Më pas u emetua një monedhë tjetër po me këtë vlerë.
Vit pas viti u bënë përmirësime në emetimet e reja. Në kartëmonedha pasqyrohej figura e Aleksandrit, Pirros, Herkulit, madje edhe e Akilit që jetoi 900 vjet përpara tyre.
Po pse propozoi Zogu që kartëmonedha jonë të mbante emrin e Aleksandrit të Madh? Të gjithë prijësit shqiptarë e kanë patur idhull Aleksandrin e Madh. Pirua i Epirit thoshte se kishte lidhje gjaku me Lekën. Skënderbeu i mori emrin Iskander dhe simbolet, brirët e dhisë. Kur e bënë ata, pse të mos e bënte edhe Ahmet Zogu? Thonë se e nxiti edhe shkrimtarja amerikane Rose Wander Lane, e cila pas udhëtimeve në Shqipërinë e veriut, hodhi tezën se Aleksandri i Madh ka lindur në Mat, në Emadhi. Sipas këtij versioni që e rrëfenin edhe pleqtë e Matit, Leka i Madh u lind në Emadhia, ku jetoi derisa la djepin.
Kuptohet që ky version e çmendi fare Ahmet Zogun, të cilit i hipi në kokë se kishte lidhje me Aleksandrin e Madh. Por sa herë që hidhte mufkën, të gjithë qeshnin. Ndaj hoqi dorë një herë e mirë nga ideja e të qenit pasardhës i largët i Aleksandrit të Maqedonisë, duke bërë të dytën, duke e përjetësuar atë në monedhën shqiptare.
Lufta e Parë Botërore:
Shqiptarët, dikur, nën sundimin osman përdornin monedhat turke, lira, aspra etj. Gjatë Luftës së Parë Botërore hynë monedha të tjera të huaja, austriake, italiane, greke dhe serbe, ndërsa në Korçë, në kohën e francezëve u bë një monedhë shqiptare që qarkullonte në vetëm në këtë qytet. Këto monedha qarkullonin në treg të lirë dhe të pakontrolluar.
Monedhat lokale:
Francezët, kur administronin Korçën në vitin 1918, nxorën monedhën e titulluar “Korça”. Pati 44.000 franga me emrin “Korça” në prerjet e bankënotave. Mbi frangat u stampua kisha dhe xhamia pranë njëra-tjetrës. Gjithashtu, Këshilli i Qeverisë së Krahinës Autonome nxori në tri pjesë bankënotat për një frangë dhe gjysmë frange, një pjesë të të cilave i emërtoi “Shqipëria vetëqeveritare” dhe pjesën tjetër “Republika shqiptare”. Të tria misionet patën shqiponjën me krahë të hapur. Monedha të tilla dolën edhe në Vlorë dhe Shkodër.
Monedhat e Zogut:
Meqenëse ngritja e Bankës së Shqipërisë përkon me kohën e mbretit Zog, në monedhat dhe kartëmonedhat e para vendin kryesor e zinte pikërisht portreti i tij. Në kartëmonedhat e kësaj kohe gjejmë edhe heronj mitikë, Anteu, Herkuli, apo mbretër ilirë si Pirrua i Epirit, Genti, Teuta etj, por filluan të përdoreshin edhe pamje të urave, të ndërtesave dhe qyteteve.
Një prej kartëmonedhave të para të emetuara në vitin 1926 kishte vlerën e 20 Frangave Ari. E shkruar në dy gjuhë, në italisht dhe shqip, mban përsipër portretin e një djaloshi shqiptar, me kostum popullor, me qeleshe e jelek.
Monedhat e Fashizmit:
Në kohën e pushtimit fashist monedhat e lekut shqiptar me monumente, qytete, ura, lagje gjatë kohës së pushtimit fashist u zëvendësuan me kokën e Viktor Emanuelit II dhe Duçes, me mbishkrimet përkatëse, ndërsa në anën e prapme shkruhej “Shqipni”. Me një dekret të gushtit të ’39-ës: “Monedhat e reja do të kenë në një anë portretin e Mbretit Vitorio Emanuele III, me mbishkrimin rreth e qark Mbret. E për Vitt. Em.III Re e Imp dhe në anën tjetër shqiponjën dykrenore me mbishkrimet Shqipni-Albania 1939-R”.
Monedhat e Enverit:
Në kohën e socializmit monedhat ishin mbushur me punëtorë fabrikash, të rinj hekuruadhash me kazma e lopata, me trena e turbina, traktorë e autokombajna. Ndërsa në periudhat e tjera kishte prerje të monedhave metalike ku vendoseshin simbolet emblematike të Aleksandrit të Madh, në socializëm ato u hoqën, leku mbeti pa Aleksandrin e madh, megjithëse mbante emrin e tij. Në të gjitha kartëmonedhat, por edhe monedhat metalike u vu stema e Republikës, që përmbante si datë 24 majin, Kongresin e Përmetit.
Periudha e Demokracisë:
Pas rënies së komunizmit, për të qenë sa më “korrekt” mbi kartëmonedha u stampuan portretet e heronjve kombëtarë, apo rilindësve, kurora lulesh apo dafinash. Në monedhat e pas vitit 1992 kanë sunduar portretet e figurave kombëtare, si Skënderbeu, Ismail Qemali, Naim Frashëri, Pjetër Bogdani, Fan Noli, ndërsa në anën e pasme Kalaja e Krujës, ndonjë libër, një qiri, fjalët e Naimit, ndërtesa e shpalljes së pavarësisë, pamje e kishës katolike etj.
Më në fund, një Muze i Lekut…
Megjithëse prej kohësh ka patur një projekt për ngritjen e një muzeu të monedhave, numizmatikës, megjithëse kishte një bazë të mirë materiale dokumentare në arkivat e Bankës së Shqipërisë, megjithëse ka patur një numër të madh koleksionistësh profesionistë dhe amatorë, përsëri pak është bërë për një trajtim shkencor të monedhës, kësaj trashëgimie kulturore me vlerë.
Historia e monedhave dhe kartëmonedhave është pasaporta e shtetit, i cili duhet ta ketë të plotë e të pa cunguar këtë histori. Këtij projekti i përket inaugurimi në 2016 i Muzeut të Parave nga Banka e Shqipërisë, një muze që ka në thelb valutën shqiptare ndër shekuj, por edhe objekte të tjera historike që lidhen me të shkuarën e Bankës dhe me antikitetin.
…dhe një Dhomë Thesari
Pas inaugurimit të godinës së re të Bankës së Shqipërisë është hapur për herë të parë Dhoma e Thesarit. Kjo dhomë, e ndërtuar në vitin 1938 në formë 6 këndore , është prej çeliku dhe betoni, krejtësisht e blinduar dhe ka një derë me trashësi 50 cm në çelik. Gjithçka është prodhuar në Parma të Italisë dhe është montuar që në fillim të hapjes së bankës. Dhoma e thesarit nuk ka qenë hapur kurrë dhe sot është bërë muze. Brenda tij është ekspozuar një lingotë ari me peshë 12,4 kilogramë dhe me vlerë afro 500 mijë euro si dhe të gjitha llojet e monedhave të floririt që kanë qarkulluar në Shqipëri në 200 vitet e fundit. Kjo është dhoma më e madhe kasafortë që ka ekzistuar në Shqipëri.
Numizmatika shqiptare
Numizmatika dhe koleksionimi i monedhave dhe kartëmonedhave në Shqipëri është një hob relativisht i vjetër. Një nga figurat më të shquara që ka filluar koleksionimin e monedhave të lashtësisë ka qenë Shtjefën Gjeçovi, françeskanët e Shkodrës etj.
Në vitet e sundimit komunist, numizmatika është zhvilluar në heshtje, e privuar nga e drejta për të mbledhur e për të mbajtur monedha të metaleve të çmuara. Gjithashtu, Banka e Shtetit Shqiptar u kishte mohuar numizmatëve shqiptarë të drejtën për të koleksionuar emetimet përkujtimore. Emetimet për 500-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, argjend dhe ar, prerje komemorative të vitit 1966, ‘67, ‘69 u shitën të tëra në tregun e jashtëm dhe koleksionistët shqiptarë kanë mundur t’i gjejnë ato vetëm në vitet e demokracisë, me zhvillimin e ankandeve online në ebay.
Banka e Shtetit Shqiptar ende dhe sot nuk ka një listë të numizmatëve që t’i përfshijë ata në abonimet e emetimeve të tyre. Në të gjitha shtetet europiane bankat e nivelit të parë, ato që kanë të drejtën e emetimit, njëherësh janë të detyruara që ekzemplarë të emetimeve të tyre, t’i ruajnë kundrejt shitjes për koleksionistët, gjë që nuk ndodh te ne. Banka e Shtetit Shqiptar asnjëherë nuk ka qenë serioze në marrëdhëniet me numizmatët dhe emetimet komemorative.
Aleksandri i Madh
Aleksandri III, (356-323 para Krishtit), mbreti i Maqedonisë, pas pushtimit të Greqisë nga babai i tij, Filipi II, e shndërroi atë në perandori duke u zgjeruar nga Ballkani në lumin Nil dhe në Himalaje, duke gjunjëzuar me dhjetëra miliona njerëz përgjatë rrugës.
I ati ka marrë Aristotelin si instruktorin e djalit 13-vjeçar. Filipi bleu një kalë me emrin Bucefalus që kishte frikë, por Aleksandri e mësoi dhe kali i mbeti besnik gjithë jetën, deri në vdekje, në Pakistanin e tanishëm. Babai i Aleksandrit u godit me thikë nga truprojat në vitin 336 para Krishtit, në një banket dasme. Disa mendojnë se Aleksandri fshihej pas vrasjes, madje detyroi Olimpian të vrasë beben e Filipit nga gruaja e fundit.
Aleksandri perfeksionoi stilin ushtarak maqedonas, falangën. I zhvilluar nga Filipi, falanga ishte një formacion i ngushtë ushtarësh, që me taktikën e tyre ishin të pathyeshëm. Pasi konsolidoi sundimin në Maqedoni dhe Greqi, Aleksandri hodhi vështrimin nga Azia dhe Perandoria Perse, që drejtohej nga Darius III. Me 60 anije, ai kaloi Helespontin, që tani quhet Dadanele, në vitin 334 para Krishtit.
Kur zbriti në breg, nguli shpatën në rërë dhe i deklaroi ato toka të tijat. Vizita e parë ishte për turizëm, në Trojë, pasi mbante nën jastëk Iliadën e Homerit. Zgjidhi nyjën Gordion. Sipas legjendës, thuhej që kushdo që zgjidhte nyjën do të pushtonte Azinë. Që prej asaj dite, nyja Gordon është sinonim i një problemi të vështirë që kërkon një zgjidhje origjinale.
Pasi mundi persianët në betejën e Isusit, Aleksandri vendosi të hyjë në Egjipt, që ishte nën sundimin pers prej 200 vitesh. Themeloi Aleksandrinë dhe 20 qytete të tjerë, duke iu vënë emrin e tij. Vizioni i tij në Azi përfundoi në pjesën tjetër të Indisë. Shpejt e kuptoi se Azia ishte më e madhe nga ç’e kish imagjinuar.
Atëherë mblodhi ushtrinë e tij dhe u kthye, por nga një tjetër rrugë dhe ky ishte gabimi i Aleksandrit. 15 mijë burra vdiqën nga uria dhe nxehtësia në shkretëtirën Gedrosan, më shumë nga ç’humbi në betejë. Udhëtimi bëri të vetën dhe në shëndetin e Aleksandrit. Në një banket në Babiloni, ai piu shumë dhe më pas u sëmur, thonë prej malaries. Vdiq disa ditë më vonë në moshën 33-vjeçare.
Pothuajse të gjithë historianët dhe biografët kanë pranuar prejardhjen e tij Ilire, prej të atit dhe prej së ëmës Olimpias.
n.s. / dita
Leke dhe jo lek
Jo lek shkruhet pa ë
Vetem kur eshte numri njejes
E ema e Filipit te Maqedonise, Euridika, vinte nnga dere e Lynkesteve,fis ilir,qe popullonte brigjet e liqeneve lynkeste,Ohrin dhe Prespen.E ema e Aleksandrit ishte nga dere e princave mollose,fis Epirot qe popullonte tokat ne lindje te Janines,.Ishte e motra e mbretit epirot Alexander Mollosi,qe vdiq duke luftuar me Llukanet ne Itali.
Jam kurioz te di cili ka qene vlersimi dhe cvlersimi I lekut ne vite ne krahasim me Monedhat e tjera si , dollari American , frangu, marku, paundi etj qysh ne fillmin e tij.
PERSHENDETJE I NDERUAR ANONIM:
Nuk me vjen mire qe ka shqipfoles te cilet i shumzojne me 100000000 bemat e ketij fare Zogu
Gjyshi me ka treguar sa aq debil ka qene Ahmeti sa qe fillimisht monedhen e pare donte ta quante Zog (njejes) por nuk rane dakort me shumesin ta quanin Zoge, apo Zogj qe jo vetem do ishte banale por ishte me shume se humor:
Ketij anonimit do ti lutesha qe te mos na bej Zogjin hero ne shkalle europjane se truri atij ishte per vetem nje tribu te asaj kohe dhe fitoi se kishte me shume talebane me pushke>
Nga ana tjeter pasi ndriconit periudhen e “arte te Zoogut” i fusni ne te nxire SUNDIMIT KAMUNIST..me nga dale bre burra:
Se kush ky pinjolli i Haleksandrit Maqedonise ndiqni mikun e tij :
Unë Çatin Saraçi,
të akuzoj ty Ahmet Zogu si tradhtar të atdheut tënd,
si vrasës e hajdut
Kujtimet e diplomatit dhe ish mikut të ngushtw të Zogut, Catin Saraçi, për vite të tera ishte pranë tij. E përshkruan si njeri brenda të cilit triumfoi përfundimisht e liga. Kurthet, intrigat, vrasjet, përfitimet e frikshme në ryshfete të padëgjuara dhe shitja e një vendi, në rrëfimin e rralle të Saraçit:
Ahmet Zogu u ndihmua nga kryeministri serb Pashic me të holla (250 mije paunde) e njerëz, duke i falur në këmbim Jugosllavisë kullotat e pasura të Vermoshit dhe Shën Naumin, Saraçi nënvizon se ajka e ushtrisë se “Legalitetit” ishin rreth 500 oficere bjelloruse nga mbeturinat e Vrangelit që u thyen nga Ushtria e Kuqe, eksperte në luftimet frontale dhe në armët automatike. Këta udhëhiqnin rreth 5 mije shqiptare të Kosovës, të cilët marshuan drejt një kundërshtari po aq të forte, por të pajisur keq. Dinakëria e Zogut inicioi edhe një lëvizje mashtruese për qeverinë e Fan Nolit. Ai bashke me shpurën e vet, bene një udhëtim çoroditës nga Beogradi në Vjene e në Prage, për të dhëne idenë e ikjes. Në Vjene gjeti dhe bukuroshen Francy, e cila për ca kohe me pas, jetoi si mantenute në Tirane, ku pat ardhur me dy valixhe të vogla dhe u largua me dy kamionë plot baule të reja dhe një dore të mirë parash.
Catin Saraçi flet për shume çështje të errëta apo të ditura të jetës se Zogut. Flet dhe për personazhin enigmatik Jak Koci, “një nga mendjet me të zhdërvjellëta të vendit tone, ndonëse makiavelist e ndjekës fanatik”. Treshja Zogu-Koci-Saraçi kishin rene dakord për punët e tyre të ardhshme t’i ndanin fitimet 20%-Jaku, 10%-Catini dhe pjesa tjetër, Ahmeti. Por Zogu gjithmonë i fshihte përfitimet për të mos u lënë pjese dy aventuriereve të tjerë, çka inicioi edhe një sherr mes Jakut dhe Zogut. Sa për martesën e famshme të Ahmet Zogut, ajo nisi si dëshirë për t’u martuar me bijën e mbretit Viktor Emanueli III, kërkesë që i gajasi hierarket e larte fashiste dhe mikun e ngushte të Saraçit, nënsekretarin fashist për Kolonitë Alessandro Lessona, një mik i ngushte i Musolinit. Ky i fundit i raporton Duçes se “maloku analfabet na dashka nuse të larte”
Unë Catin Saraçi, të akuzoj ty Ahmet Zogu
si tradhtar të atdheut tënd,
si vrasës e hajdut.
Shqipëria ka pare pushtues edhe me të fuqishëm se këta të sotmit.
Do të ikin edhe këta, por emri yt s’ka për të figuruar gjëkundi
. Synimi i kësaj letre është të të paralajmëroje për here të fundit të mos ngatërrohesh më me Shqipërinë, ndryshe do të detyrohem t’u tregoj diçka me shume francezeve dhe anglezeve.
Bankënotat false që më dhe si dhe letrat e tua të fundit, po i ruaj si dokument i
pandershmërisë sate…
Catin Paskal Saraçi, London, 21 A.Stratford Rd.”
Anonim i nderuar!
CFARE MENDIMI KENI PER Bankënotat false TE AHMUT ZOGUT SE NA I BERE HERO QENEFI…
Fakti ashte se vlera e monedhes leter kishte vlere ari.Kete e bani qeveria e Ahmet Zogut .
Sa munt te kushtojn 20 monella sot
moneLLa? i thone moneDHa or zoteri. E bastarduat gjuhen e pastaj hiqeni per patriote. U ftofshi ne bythe, u ftofshi.
Nuk po kundershtoj comentin me siper pasi nuk kam info per kete. Ama Catin Saraci njihet si nje person diplomatik i asaj kohe dhe eshte gjindur konsull ne Bari ate dite qe u vra Luigj Gurakuqi. Sapo ndodhi vrasja u largua nga Bari per Durres. Ne vazhdim ka qene gjithere person diplomatik dhe 7 prilli e gjeti ne Londer ku aty dhe vdiq pas sa viteve.
CS
Ne mbeshtetje te komentit tend,po shkoj nje hap me tej: Mire Zogji qe ishte nje aventurier, po ky koqja tjeter,Aleksandi i Madh te duket me i mençur?
Vret te jatin dhe thyen qafen ne Azi me gjithe ajken e dhalerise maqedonase e ilire nga ku nuk kthehet me gjalle ne atdhe,te duket trimeri,jeroizem e zgjuarsi?
Histori idiotesh!
Ne fakt nga historianet moderne vetem Eduard Gibon thote se “Aleksandri i mafh dhe Pirro i Epirit jane shqiptare njelloj si Skenderbeu …”
Kete fakt ai ja thote Lordit Byron, ne Greqi , ne nje bisede qe kishin sebashku dhe Bayron e boton kete fakt tek , Poema e tij “Udhetimet e Child Haroldit”
Pastaj, gjithe historianet e tjere thone se Aleksandri esht grek, sepse ai ne fakt perhapi kulturen greke andej ,pavaresisht se nuk ishte grek
Qe jemi injorante e dime por te behemi fare idiote,kjo nuk ka me nder by……the te rri.
Si mund ta kuptojme kete shkrim te artikuluar me kujdes,qe duke genjyer veten kujtojme se nderojme te paret tane,por ne te vertete bejme akoma punen u turkut dhe jo te Kombit.
1-Kur emri i Matit eshte Emathia e Lashte dhe jo Emadhia atehere pse e quani Mat?
Ky eshte respekti?
2-Kur te gjithe “Historianet” dhe Bio-grafte e rangut te Bufit e pranojne qe eshte Ilyre atehere pse nuk do ta mbante kandari budallallekun e Zogut dhe sa here qe hidhte mufken te gjithe qeshnin,se e dinin qe ishin Turq.
Kur Aleksandri,Akili,Pirros,Iraklis jane Shqipetare pse nuk njifte shqiperia ne Bote?atehere pse e quani Herkul?
Apo e beni si Agios Saranda,Argjirokastros,Epidamnos,Apollonia,Emathia,Ilisus jo Leshi e preshi,Antigonia,Moskopolis etj?
Ju nuk e kuptoni qe jini bere si estrada e Ballshit qe tallen Bota qe nga Berluskoni me shoke.
Cfare them une,kur njeriu nuk ka nder,respekt,dashuri per kombin por mbeshtet Turqine kunder kujt?
Kunder Heronjve Greko-Ilyre?
Po pse e hoqen Aleksandrin ne kohen e Komunizmit nga Turqit,apo u vinte turp qe ishte Ilyre?
O dhiare, po dukesh nga gjuha fshatare fare, cope bajge, na e shpif kur shkruan
O Akilisi mban dhe Emer Pellazg me kuptim Shqip natyrisht,po shkruan Shqip dhe vjell Shqip.!!!!! do vije dita qe do behen “Greket”gazi Botes dhe nuk do merren me seriozisht se ver Europa i beri,e din se cfar Historie kane “Greket dhe e din se cfar Historie kane Shqiptaret e din Europa se kush edht Gjuha “Greqishte e vjeter”qe vet Shteti Ortodox Grek ska lidhje fare me Kerr gjuh..kur erdhen Gjermanet te krijojn shtetin e Perekliut pane ne Athine nje Popull qe nuk fliste gjuhen Ortodokse Greke por fliste gjuhen e Homerit qe ngjasonte me Shqipen ore Akilisi,dhe ato qytete qe permende Argjiro kastro esht fjale Shqipe dhe mesoje Shqipen mir,vet Leka esht quajtur Miramun per nder te gjarperit Amun,Mir-Amun,dhe Aleksander esht pseudonimi i mitologjise se enderres se Olimbise,qe e lindi gjoja ne ender.A-le-ksa-ander.qe ka kuptimin asht-lind-ksaj-andere,qe s’i vjen mir “Grekeve”ti luten Prifterijve Ortodoks qe ta ndalojn sahatin e kohes,se sa me shum te heci ora shum hordhiqe,pislliqe dhe maskaralliqe do t’u dalin ne shesh ketyre pseudogrekeve qe sdin prejardhjen nga e kan,ua ndalojn Arvaniteve te flasin Shqip se u djeg bytha se e din qe Shqipja esht gjuha Meme e Aleksandrit,O Akilisi,Alexandrit i derguan mesues Aristotelin t’i mesonte Gjuhen Arkaike Zyrtare dhe Alfabetin Fenikas te Kadmosit.Atehere kur esht Grek pse i derguan mesues?Filipin nuk e lejuan ne Lojrat Olimpike se dinte Glühen Arkaike dhe fliste gjuh Barbare sepse ne lojrat Olimpike merrnin pjes vetem folesit e gjuhes Arkaike.po Shqiptaret jane zgjuar nga koma qe i solli harresen e identitetit kombetar dhe do vijne perseri tek lavdia e dikurshme e Stergjysherve te tyre te vjedhur nga Kisha Ortokse.e din Europa pse esht toleruar dhe fshehur kjo tragjedi e Popullit Pellazgo-Iliro-Trakas.dhe do jet po kjo Europe qe Mekatin e vjeter qe ka bere ta Rehabilitoje,cdo gje ne kohe te vet,or Akilise.
O komentues te nderuar,por paksa idiote!
Po per cfare ju duhen historite me Leke,Zogj,Munella,Aleksandri etj,kur ne po na shqyen greku,serbi,turku,arabi dhe tere te shiturit shqiptare tek ata’sa gjysma e shqiptareve kane marre arratine dhe te tjeret te mbetur shtypen dhe shfrytezohen pa meshire nga nje bande cubash qe nuk ngopen me gjak shqiptari?
Mos u merrni me ujkun,o gomere,se po na shqyen cakalli!
Jemi te varfer thone puishtetaret,por per vete jane bere miliardere?
Nuk kemi para te rritim pensionet,thote Rama,por te gjitha pasurite kombetare kromi,nafta,bakri,hekur nikeli etj u jane dhene banditeve kriminele!
Askush nuk thote se ku shkuan tere armatimi dhe municioni i ushtrise dhe fajtoret ferkojne barkun nga majmeria ndersa shumica e shqiptareve i ze gjumi pa buke ne darke!
Ikni thote Rama neper bote se kjo eshte liria,se ketu vijne nga Bangladeshi te punojne!
Dhe kete e quan demokraci,ky lamash antishqiptar!
Fatkeqësisht në opinionin mbarëbotëror Aleksandri njihet si grek. Megjithëse Demosteni vetë e quante barbar! Njëlloj si me Pirron e Epirit. Edhe Skënderbeun kanë dashur ta bëjnë sllav, siç përpiqen të bëjnë Nënë Terezën herë maqedonase dhe herë rumune!
Ne nuk kemi ditur të ruajmë dhe mbrojmë historinë tonë. Turqizmi dhe myslimanizmi na shkatërroi. Serbët i kthyen ish kishat tona në të tyret dhe neve na lanë xhamitë! Dhe prej tyre e quajnë Kosovën si djepi i Serbisë! Me kishat që ne i braktisëm!
Për sa i takon Zogut ai i ka bërë disa punë të mira gjatë kohës që sundoi si mbret. Gjatë kohës së tij u hodhën themelet e shtetit të sotëm shqiptar. Mos të harrojmë se Shqipëria kishte përfunduar në një shprehje gjeografike kur ai mori pushtetin. Në atë kohë ka pasur edhe një pakicë intelektuale patriotësh të nivelit të lartë. Që ia kalojnë 100 herë këtyre të sotmëve apo edhe atyre të djeshëm.
Mire qe monedhes shqiptare nuk ia vuni emrin AHMET o MUHAMED.
Ndoshta Erdogani ka me na thane venja emnin MEHMET (Fetihu). Ha,ha,ha.
Nuk je Pauli i vertete ! Po je kujto historine e familjeve shkodrane qe jane muslimane se nga e kane preardhjen e si quheshin paraardhesit. !!! Une e kam lexuar te Shkodra e Motet ! Ne nje leter te M. Krujes thuhet- ne ato vite gjithe bejleret ishin te kompromentuar me turkun. Vetem dy familje kishin qendruar ,Gjindollet ne Kosove e Zogollet ne Mat.Keshtu Ahmet Zogu nuk ishte i rastesishem ne histori ! Shtoj qe ishte 2 m. i gjate ,floke geshtenje e sy te kalter ! Teori racore kjo por…….tung
Shkrimi i anonimatit nuk ka asnje reference dokumentare qe te vertetoje se Ahmet Zogu i Kurves se Burgajetit paska propozuar ne Parlamentin e Shqiperise apo ne mbledhjet e Qeverise emrin “Leke”. Une e di mire me fakte dhe dokumente se Ahmet Zogu ishte i dhene me mish e me shpirt jo pas Lekut, por pas Frangut Flori, te cilin e depozitoi ne bankat e Zvicres, Parisit, Londres dhe New Yorkut dhe jetoi me to, duke mbajtur edhe 32 familjare, sherbetore e roje deri sa vdiq se qen ne Paris.
Eh medet, shumica juaj ketu eshte e pjerdhur nga trute. Po si mund te jete SHQIPTAR Aleksandri, Pirroja i Epirit e te tjere nga lashtesia, kur kombi SHQIPTAR u njoh me kete emre midis shekXVII – XVIII? Edhe Skenderbeu vete nu ishte shqiptar, e shumta ARBER.
a mund ta shpjegoje njeri pse i ndrituri pellazg qe popullon sot keto vise i shton nje 0 (zero) transaksionit me kete monedha/kartemonedha?????????
Qeke çun i ri fare, zeroja ka mbetur qe kur u ndrua leku i vjeter me lekun e ri ne vitet 60. Ndrrimi u be nje me dhjete dmth nje lek i ri u barazua me 10 leke te vjeter. Inercia popullore vazhdon edhe sot kur edhe brezat qe erdhen me pas vazhduan traditen e babit dhe gjyshit per te folur me leke “te vjeter”.
Tek ne ka zene me shume vend genjeshtra se sa e verteta.
Zogu eshte jo vetem ai qe emertoi paren shqiptare me emrin ” LEK ” , por ai qe ndertoi shtetin modern shqiptar.
Genjeshtra e ka zanafillen me propoganden fashiste ne prag te pushtimit te Shqiperise e ndjekur nga propoganda komuniste.
Eshte detyre e historianeve te shkruajne historine e vertete larg nga politika e dites.