Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Horoskopi, 10 nentor 2013
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Horoskopi > Horoskopi, 10 nentor 2013
Horoskopi

Horoskopi, 10 nentor 2013

anazapta
Published November 10, 2013
Share
SHARE

Dashi

Me Mërkurin edhe sot pozitiv në shenjë mund të llogaritni një aleat më shumë, prandaj edhe gjërat do të ecin në një rrjedhë pozitive për ju. Duhet të tregoni më shumë kujdes në raportet ndërpersonale.

 

Demi

Situata yjore premton një ditë pozitive, por kjo kërkon edhe angazhimin tuaj të plotë dhe jo të qëndroni indiferentë. Është një moment i mirë për të reflektuar dhe jo për të ndërmarrë veprime të nxituara.

 

Binjakët

Sot mund të ndodheni para një të papriture, ose para një situate të vështirë, prandaj ju këshillohet të ruani gjakftohtësinë për të gjetur mënyrën më të mirë për të dalë pa shumë dëm që andej.

 

Gaforrja

Jeni të predispozuar që të luftoni për ta fituar më mirë se të pranoni si dhuratë nga dikush arritjen e një objektivi, sepse kjo është pjesë e karakterit tuaj. Sot ylli juaj i mirë do të jetë Planeti i Kuq.

 

Luani

Nga njëra anë është Hëna “ngatërrestare” ajo që mund t’ju sjellë jo pak “ngacmime”, të cilat mund të bëjnë të humbni durimin, por për fatin tuaj të mirë Afërdita është akoma në një orbitë pozitive.

 

Virgjëresha

Me Afërditën pozitive nga njëra anë dhe nga ana tjetër edhe me forcën e vullnetit tuaj,të cilën jua kanë zili, nuk do të keni shumë probleme për të realizuar synimet. Erosi jo në nivelin e duhur.

 

Peshorja

Me Hënën në kontrast me Marsin sot pritet një ditë me dy pamje. Së pari, efekti Hënë në pjesën e parë të do të ndikojë në një gjendje shpirtërore jo edhe aq të mirë, por është Mars që ju shkund.

 

Akrepi

Kuadri ujor duket pozitiv në shumë aspekte, sidomos në atë ekonomik, ku do të keni mbështetjen e dyfishtë të Jupiterit dhe Mërkurit. E vetmja ”pengesë” mund t’ju vijë nga ”tekat” e Hënës.

 

Shigjetari

Ju këshillohet të tregoheni shumë të vëmendshëm, pasi situata yjore ka ndryshuar në mënyrë drastike. ”Përplasja” Mars-Uran do të reflektohet edhe te ju, që sot do të jeni shumë të tendosur.

 

Bricjapi

Edhe për të lindurit e kësaj shenje, kuadri yjor nuk është nga më të mirët, për të mos thenë se ”retë e zeza” po kërcënojnë qiellin tuaj. Megjithatë në planin sentimental jeni të favorizuar.

 

Ujori

Nuk duhet të vazhdoni të tregoheni pasivë sepse momenti i mirë mund të kalojë shumë shpejt e kur të kujtoheni ju do të jetë shumë vonë. Kujdes, tolerancën tuaj dikush e merr për dobësi.

 

Peshqit

Sot është Hëna ajo që ju bën zevzekë e të padurueshëm, prandaj kujdes, sepse sot mund të grindeni pa asnjë shkak edhe me njerëzit më të afërt e më të dashur. Kujdes edhe me sëmundjet e stinës.

anazapta November 10, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?