Dje në ‘Dita’ ish një shkrim i Viktor Malajt mbi pornografinë. I referohej një anketimi të bërë para ca kohësh, nga i cili rezultonte se gati gjysma e adoleshentëve shqiptarë shihnin materiale porno në internet. Dhe ish i tronditur nga kjo shifër, e nuk kuptonte pse ca të tjerë nuk janë po njësoj të tronditur. Mes ‘ca të tjerëve’ jam dhe unë që, me atë rast, bëra një shënim në rubrikën ‘Zulu’, ku thoja se “ka diçka të frikshme tek fëmijët që shohin porno çdo ditë, pasi kjo të jep idenë e një sjelljeje maniakale, e një makthi që, ashtu si të gjitha makthet, nuk premton një rritje e edukim të shëndetshëm”. Por po në të njëjtin shkrim, merresha dhe me gjysmën e adoleshentëve që pretendojnë se nuk kanë parë asnjëherë një material porno, dhe ngrija pyetjen: a është e shëndetshme kjo mungesë kërshërie dhe kjo drojë psiko-etike nga ana e këtyre fëmijëve në rrethanat, ku distanca që i ndan nga video porno është vetëm një ‘click’ larg?
Viktori është i sigurtë në ato që thotë, gjë që duket nga frazat që i ka të prera, të qarta, e që nuk pranojnë diskutim. Ndoshta ka ndonjë formim akademik (psikolog a sociolog, fjala vjen) që e bën të jetë më i informuar e më i ndriçuar lidhur me këtë argument, ndoshta është thelluar në këtë lëmë më shumë se të tjerët, e për këtë arsye i duhet vënë veshi. Ndërsa unë kam qenë shumë i pasigurtë në shënimin tim. Pyesja, nëse “është apo jo e shëndetshme mungesa e kërshërisë nga ana e fëmijëve që nuk kanë patur as tundimin më të vogël për të parë porno”, dhe nuk është se jepja një përgjigje. Përkundrazi, e kërkoja një përgjigje, e kërkoja nga ata që mund t’ma jepnin një përgjigje. Dhe Malaj e ka parë këtë si një ftesë për të. Dhe e ka thënë të vetën. Por më la të pakënaqur, ngaqë ka folur me vetësigurinë e atij që sapo ka dalë nga një audiencë me Atë, që është atje sipër. Nuk më duket se gjërat janë aq të qarta sa i bën ai.
Përveç kësaj, ndoshta nuk ka kuptuar thelbin e asaj që unë thoja; dhe këtë thelb të atij shënimi po ua risjell lexuesve sërish në formë pyetjeje: Duhet të shqetësohemi më shumë kur fëmijëve tanë u mungon kërshëria cognitive, apo kur ata bëjnë ndonjë harbim jo etik në jetën e tyre? Në përgjigje të kësaj pyetjeje, unë sillja një përvojë personale, duke lënë të nënkuptohej se isha i pasigurtë, nëse vërsnikëve të mij, dhe mua sigurisht, na ka bërë mirë a keq në pikëpamje etike e psikologjike fakti që nuk ishim të lejuar të shihnim seks apo trupa të lakuriqtë në TV apo në revista. Për një gjë jam i sigurtyë, amá: ne kishim kërshëri që të shihnim gjëra të tilla, dhe kur qëllonte që na binin në dorë, nuk e humbisnim rastin. Dhe i shijonim.
Me që ra fjala, s’e kam fare për gjë të them se mua edhe sot e kësaj dite më qëllon të shoh, në ndonjë prej momenteve të mija “të shthurura e rrugaçe”, ndonjë film porno. Dhe e di, pas kësaj do ketë disa njerëz që do më thonë se nuk do duhej ta thoja këtë gjë, se nuk është edukative ta thuash, por unë nuk jetoj me këtë shqetësim të tyrin. Unë nuk jam manual didaskalik. Homo sum, humani nihil a me alienum puto.
Nje shkrim alla “futja kot” o Muço! Ore po sa ju ka hype vetja ne qef keshtu qe dhe per probleme te tilla shoqerore te mprehta kujtoni se mund te shkruani pa u menduar duke kujtuar se po nxirrni qofte ke daja?
Se ç’mendon apo çfare shikon zotrote, as i prishet puna dhe as i hyn ne xhep gje njeriu. Po nuk ke gjume shiko nate per nate po deshe. Por kur ulesh te shkruash ne kete gazete qe lexohet nga te gjithe shqiptaret, ti e di fort mire se prezanton veten tende si jnje ri publik qe je bere.
Persona si Nano vertete mendojne se te tjeret nuk mund ti kuptojne dhe e keq-interpretojne gjenialitetin e tij te padiskutueshem. Si perhere te tille individe nuk jane kurre gabim, te tjeret jua kane gjithmone fajin dhe nuk mund te pranojne kritikë nga anonime te thjeshte (psikolog a sociolog fjala vjen).
Eshte historia e shume njohur e injorances dhe mediokritetit qe I hyn vetja ne qejf.
Se fundi duket qesharake konfesioni i Nanos lidhur me “momentet” e tij te shthurrjes rrugaçërrore – tingëllon si nje konfesion I shtirë, I panevojshem dhe adoleshentar.
Too much information
Mustafa nano ben si Prifti, propagandon uje dhe per vedi pin ven te kuqe..
Jo nuk osht turp me pa pa filma erotik sepse
Seksi osht ujqim per trupin dhe shpirtin,por jane disa gjona te cilat behen por nuk thuhen mor Tafo.,ose thuhen ne kohen dhe venin e duhur…
..nuk po te them Muci se tingllon emer shum erotik
Kur nana e kshillon gocen se duhet te jete e kujdesshme me cunat,ajo nuk i tregon se gjate nates kishte bo dashi me burrin dhe ishte knaq shume duke kalu dis here ne orgazem.
Edukimi i fmive nuk behet duke tregu lakuriqsite e mendjes,po duke ju tregu si me u mbrojt ata nga pasojat e lakuriqsise se trupit.
Tafo ke ngataru stacion dhe urojm qi her tjeter te mos na botosh fotot duke tund muçin tat,..para komjuterit.
Duhet te bosh nji dallim o Tafo dhe mes filmave erotik dhe pornografik,se pornografia oshte aq misterioze dhe e rrezikshme kanjiher.
Nje gazetar ka edhe mjete te tjera per te bere emer. Ose me mire… nje gazetar ka shume mjete per te ruajtur emrin. Keshtu jo!
Zoti Nano! E thene cope: ishe nxituar ne ate shkrim. Kritika e z.Malaj ndaj jush nuk ishte qellimi i shkrimit te tij. Menyra si u cekte tregonte se kritika per ju ishte pasoje e respektit per ju si analist. Sidoqofte, pergjigjja qe e jepni me ben te besoj se keni kuptuar ate qe veren “Vëzhguesi F.” pak me lart.
Ndërsa unë kam qenë shumë i pasigurtë në shënimin tim. (artikulli)
Nje shkrim i sinqerte. Me pelqeu.
—
Nuk e pashe me vemendje shkrimin e z. Malaj. Hera qe pare qe e degjoj kete emer, e flasim me sh. respekt per zoterine. Me beri pershtypje finesa me te cilen kishte futur “verejtje per M.N.” ne titull. (nese titulli eshte editorial, sic shpesh dhe ndodh ne shtypin normal, faji eshte i imi) Futem te shoh se ku referohet verejtja dhe “c’ka bere Muci”… qe ta “veme re” …i rashe nje diagonale te shpejte; se gjeta tij kerkund. Ndoshta jam treguar i pavemendshem. C’te ben pershtypje eshte (ne kohen kur e pashe) artikulli kishte 1400+ klike, vete “Muci” ne Zululand kishte ~ 850 te tilla.
Nese kjo nuk thote asgje tjeter (a ne z Malaj eshte i famshem, dhe pse se kam degjuar une) te pakten tregon dy gjera:
1) na pelqen “rrahja publike”
2) si te garantosh lexues by-proxy :):)
Presim me padurim kapitullin II, a nje polemizues te trete, ja nje sugjerim per titull:
” Pornografia. Nje verejtje, mbi verejtjen e vene re, tek Muc Nano”
…take it from there…
‘ Debati’ eshte i drejte , pasi te dy kane te drejte sipas kendveshtrimeve te tyre…
Koha e Mucit, ishte tjeter kohe , ku nuk behej ne shkolle seksologji , ku nuk kishte revista e filma erotike (pune antenash), ku kishte fantazi e kersheri te shthurrur…qofte dhe per njohjen ‘e veglave’…Porno nuk diskutohej ! Pu-puuu!!!
Malaj ka te drejte per pornografine (jo nudllekun). Pornografia pothuaj nuk ka asgje reale qe te kultivoj tek femijet , ndryshe tek te rriturit qe kane siklet me ereksionin (hahaaa).Filmat pornografike shtremberrojne realisht ndjenjat njerezore , prirjet, aftesite, deshiren…etj.
Do beje nja dy pyetje : Ne filmat pornografike nuk kam pare asnje mashkull kinez. Pse ? Ne filmat pornografike nuk kam pare asnje femer te mos bertase.Pse ? Ne filma pornografike seksi vazhdon me ore pa u shkrehur penisi. Pse ? Etj etj. E c’te mesojne te pamesuarit ?!
Woody Allen ka thene: “Jeta nuk kopjon artin.Kopjon televizionin e keq ”
Pylli nga pemet e veta digjet , eshte nje fjale e urte.
Eh Muci. Njihet si nje analist qe i thote gjerat sic jane. Kjo ka vlere kur behet fjale per politikanet dhe dukurite negative te shoqerise, madje mund te pranohet edhe per ato te historise. Por kur e ben kete per cdo gje (se qe shkon ne banje edhe Muci si te gjithe ne kjo dihet) merr tjeter trajte. Dua te them behesh per te mos ta ven veshin (lexo syrin ne shkrime) cdo here. Ndoshta eshte e lodheshme te shkruash perdite….
nuk eshte e nevojshme te marresh veten per shembull. por edhe nese e merr, nuk eshte se ben ndonje gabim, vecse ekspozohesh ndaj komentesh, qe jane aq me perbuzese, sa me hipokrite te jene njerzit qe i bejne.
Moderatore te dashur dhe ti Google translate,
Na e perktheni kete titull artikleje…
E paskemi kot kete gjuhen shqipe (?!) sipas …Mucit…
Qe eshte latine, eshte me duket, por mua nuk ma ka kerkuar kualifikimi si kultivues bio , juve mbase…
Thirrini mendjes…dhe zogjte ne qiell fluturojne,por zbresin ne toke kur i ze uria !
Nese do e pranoje kete : )
Eshte kudo ne internet, shprehje mjaft e njohur dhe ne Anglisht:
“I am man. I consider nothing that is human alien to me.”
Une jam Njeri. Asgje njerezore nuk eshte huaj per mua.
I atribohet Publius Terentius rreth viteve 160 para eres se re.
—
Nuk eshte dhe aq tek “latinishtja” e as kultura e thjeshtezuar, ketu eshte baza e filozofise dhe jurisprudences, psikologjise e letersise, ecdo gje qe kemi mesuar ne shekuj. A sic themi ne gjuhe popullore “asgje e re ne planetin toke” pra gjithshka do pranuar pacudi te madhe, vec shtojme eksperiencat tona…
Ka nje film te bukur ” The Edge” me Anthony Hokins e Alec Baldwin, u prishet avioni e gjinden ne nje pyll. Nje Ari po i ndjek, personazhi i luajtur nga Anthony thote: Cdo gje qe nje Burre e ka bere me pare, dhe ne mund ta bejme!
(Jane “tre burra qyteti” …kur diskutonin si ta vrisnin, si te mbijetonin etc)
Ju faleminderit !
Tjeter kund e pata une…por s’prish pune…
Gjate leximit te komentit Tuaj (ne ndihme timen dhe te tjereve…) m’u kujtua nje fjale e urte franceze :
” EMBELSIRA : Dy minuta ne goje, dy ore ne stomak dhe gjithe jeten mes dy kofsheve “.
Nderime !
Jeni i mirepritur, mato.
Bere ankim direkt per “mend n’koke e kembe n’toke”. Kuptohej qarte ku e kishe. (me shume miresi, te thashe, nese do e pranoje) Besoni, se ngelet nje nga “shprehjet me te perdorura sot, e jane 5-10 te tilla. Fillon me “Eppur si muove” … e zbret posht.
Problemi juaj (dhe i te tjereve) eshte me i shpeshte se e dime, mendojme a pretendojme ne. “Anglezi” zemerohet nga fjalet Gjermane, qe merren si te mireqena.P.sh. Schadenfreude* — gezim qe vjen nga dhimbja e tjetrit, kenaqesi kur ben dike te vuash / Harm-Joy.
Ne replike, Latinishtes i rri mire “urtesia e popullit Francez” (sh.flm, qe e ndave me ne)
Por, si ti ulim “zogjte ne toke” e ti mbajme fare ketu (?) [mendimi juaj fillestar] … se po na dalin nga kontrolli.
Kerkojme ndihmen e “Odes Dibrane” …
* KUVENDIMI: i zoti i shtepise; e merr daja; percillet ne rreth te plote.
—
* Fjala Gjermane, ne perkthim te larget del: “kuptojme aq sa duam te kuptojme, derisa…”
** i zoti /Dita/ daja ~ “Muci”
Zoti Thano po shkrimin e Zotit Viktor Malajt pse e keni hequr?! Jo per gje por ketu vazhdojne te rrine te shfaqur prej ditesh shkrime qe jo vetem sthone asgje, por qe as duheshin botuar, per mendimin tim modest.
Muci , ja ke fut kot .
Shqetesimi qe ngrite mbi studimin e botuar para disa koheve ,ishte i drejte dhe me vend .
Ndoshta jo shume i qarte ,por sidoqofte si dhe vete spjegon ,ishte nje shqetesim pyetje qe ngrije .Kjo repike ndaj Malajt ,le per te deshiruar .
Zt Viktor ishte mjaft ezaurues ndaj argumentave , mjaft i sakte ne ate cfare sjell pornografia
tek te mitur …ose si ti e quan me lehtesi “kesheri”.Fotografite nudo ,qe i gjen me shume lehtesi
jane nje gje …pornografia eshte dicka tjeter .
Muci ,askush ne 2014 do shokohej qe ju shikoni filma porno ,{po ti shikoni ne kopje do ishte dhe nje shenje suksesi..kopje fikse po flas 🙂
por kjo nuk eshte e njejta gje ne nje brez adoleshentesh .
Nuk eshte problemi se cfare do thone te tjeret apo eshte edukative .Sigurisht nuk eshte edukative nqs do botohej “keshillimi i juaj ” ne nje reviste per 12 vjecar .
Sigurisht as arroganca e juaj qe deklaroni se nuk jetoni me shqetesimin tone ,nuk eshte se na mundon sepse as ne nuk jetojme me pornon tuaj .Duhet ta kishit lexuar Malajn ne spektrin e gjere te artikullit .Fliste per vlera morale dhe mosha te ndryshme .
Kjo te pelqen apo jo duhet bere !Ndryshe do gjendemi me nje brez aktoresh pornografie dhe nuk do kete me …gazetare .
Me pak idhnak kur replikoni …ishte nje vrejtje e thjeshte ….inatoseni shume Muci …
{kam frike se fimi nuk ka qene i bukur 🙂
Muçi eshte i sinqerte dhe vetvetja ne ate qe thote dhe pranon dhe kjo duhet konsideruar si vlere ne nje shoqeri ku tabuja seksuale i ndrydh individet. S’duhet patur droje ne pranimin e kersherise dhe kuriozitetit seksual, sepse e kunderta vjen ne kundershtim me natyren.
Pastaj pornot per te rriturit jane, te gjithe filmat kane pulla mbi 18 vjeç per t’u pare.
A eshte i demshem per femijet ? Sigurisht qe po, edhe Muçi dhe Malaj jane dakord ne kete pike.
A jane te demshme per te rriturit? Vleresoj se i rrituri eshte ne gjendje te kuptoj se çfare i ben dem apo jo, sepse dem te ben edhe alkoli, edhe duhani, edhe shtirja dhe mediokriteti, si edhe injoranca, madje keto te fundit shkaktojne me shume dem se sa porno. Dhe askush nuk mund te gjykoje se kjo gje eshte e demshme, pasi kemi te bejme me zgjedhje adultesh.
mendoj se z.Malaj e kishte ekzagjeruar verejtjen,e kam thene tek shkrimi,qe kendveshtrimet jane te ndryshme,jo te kunderta..Natyrisht qe pjesa jone me e madhe vjen nga nje shoqeri e mbyllur,rame drejt e ne bakllavane e rremujes dhe kaosit permanent dhe kot te diskutojme pse ky kaos ben me shume dem ne shoqerite postautokratike.Ketu ka te thuash sa te duash.Periudha e eksperiences adoleshente ndikon dukshem ne formimin e ardhshem te personalitetit,tek e fundit boten e njohim nga kontaktet.Veç Platoni dashuronte ne distance.Une dua te sjell nje rast te madh debati,nje nga me te veçantit ne llojin e tij mes nje filozofi liberal,matematikanit dhe Nobel-it per letersi Bertrand Russell dhe keshillit mbikqyres te Kolegjit te Nju Jorkut&keshillit te prinderve e prifterinjve.Nuk mbaj mend mire detajet,por kjo gje shkoi ne gjykate.Arsyeja pse keshilli i prinderve nuk donte emerimin si pedaog te Russell ne kete Kolegj ishte karakteri i tij liberal dhe shkrimet e tij ne favor te edukimit seksual te te rinjve.Flasim per nje periudhe makartiste,kur kjo gje ishte e papranueshme.Russell gjen rastin te mbroje me argumente pozicionin e tij dhe meqe ky debat shkoi ne dyer gjykatash,mjaft miq dhe New York Times me nje artikull e keshilluan te terhiqej.Russell i shkruan nje leter gazetes,te ciles i shpjegon se ne te vertete arsyeja pse i shkoi deri ne fund debatit,gjer ne vendimin e gykates ne disfavor,nuk ishte aspak i karakterit ekonomik dhe as çeshtje rrangu.Per te kjo beteje ishte çeshtje e lirise se mendimit dhe mbrojtje e mendimit liberal.Eshte Russell qe i kujton gazetes se misioni i shtypit eshte mbrojtja dhe mbeshtetja e kesaj lirie,gje qe NYT nuk e kishte bere,ndoshta e shtyre nga hesapi i vogel i moshumbjes se disa te abonuarve.O kote te kujtojnqe ka qene nje nga shkrimet me te lexuara ne NYT,e ngjashme me letren e hapur ironike”Flm Mr.Bush” qe Coelho i drejton Bush Jr.para sulmit ne Irak,klikuar nga 500 milione persona.Kerkova tani por nuk e gjeta librin,per dreq me doli perpara eseja e Nietzsche,”Aurora;mendime mbi paragjykimet morale”.Edhe ky eshte ne ate linje,kunder tabuve dhe dogmave.Megjithate,nje komentues me siper permend se truket ne filmat pornografike idealizojne nje natyre artificiale te berjes dashuri.Kjo industri ben dem te madh natyrisht,ajo dehumanizon raportin dashuror.Thjesht termi”bej sex”ne vend te termit”bej dashuri” tregon sesa e demshme eshte kjo qe ne koncept,lere me ti shtosh transgresiven dhe devijimet,te shtyra nga motive puro komerciale.Per kete arsye,pra qe femijet te mos bien pre qe ne moshe te vogel,ka nje sere ligjesh dhe rregullash,por duket se koloset e web-it nuk kane mbajtur premtimet.Jane ata qe mund te bejne me te veshtire hyrjen ne keto adresa.Mund te bejne me shume,por me shume duhet te bejne presion strukturat qeverisese.S’eshte e mundur qe nje femije te shtype fjalen”porno” dhe ti dale perpara syve nje miriade sit-esh,sikur te jete fjala per filma vizatimore.Nese nuk e bejne koloset e rrjetit,kete mund ta kerkoje çdo qeveri sesi te aplikohet ne vendin e saj.Tek e fundit rrjeti nuk ben arsyetime morale,eshte nje makine qe ka Zot butonat.
Mucin e lexova por qe te them dhe une ndoje fjale per sa ndodhe duhet te lexoj edhe shkrimin e Viktorit. Kur eshte botuar? Si ta gjej? Kush e ka lexuar?
Nano je i madh leri keta te thone profka ,pergjigjen e la dhene TORNATORE tek Malena film i pa artshem