Gjatë 3 muajve të parë të vitit 2022, lejet e ndërtimit kanë pasur një rritje prej 58,2% krahasuar me një vit më parë.
Në total janë dhënë 397 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 251 që u miratuan në 2021.
Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit është 1.031.088 m 2, nga 599.446 m 2 miratuar në tremujorin e parë 2021, duke shënuar një rritje prej 72,0 %.
Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit është 39 miliardë lekë, nga 26,6 miliardë lekë miratuar në tremujorin e parë 2021, duke shënuar një rritje prej 46,7 %.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se Bashkia Tiranë ka miratuar 112 leje, e ndjekur nga Durrësi me 84 leje.
Bashkitë me më pak leje janë Bashkia Kukës (4) dhe ajo Dibër (5).
a.m/dita
Ndertimi bam e cmimet avadan!
Kush do i mbushe gjithe keto ndertesa ndersa cmimi ka vajt jo me lire se 1200-1500 per meter katror??
allbania urupiane
pastrim para droge
Kush duhet te merret me problemin? Ndertohen oallate te shitura qe ne themel…Kush i blen dhe me cfare parash? Besoj e di lali Bashkija dhe lale qeverija…
Po SPAK????? Nuk besoj se jane budallenj dhe nuk dine cfare ndodh, por….por…por…
Mos prisni ndonje rezultat ne kete fushe, pervec rritje cmimesh….Rritje te “vleres se prones”…..Nuk e di ca pergjime qe botoi media muaj me pare ku thuhej…se ne Shqiperi ndertohet lire dhe shitet shtrenjte…nga ca italiane me duket..
Industria e ndertimit nuk njeh krize. Lavatricja e parave te pista punon per mrekulli. E perse duhet te njohe krize? Pyetja eshte, a ka fuqi shqiptari mesatar te bleje shtepi?