Në këtë intervistë, Izet Haxhia, ka rrëfyer një moment kulmor të ngjarjeve tragjike të pranverës së vitit 97:
Momenti kur ish-Presidenti Berisha kishte vendosur të arratisej nga Shqipëria.
Në mea culpa e truprojes kryesore të ish-Presidentit, shoqëruar me një ndjesë ndaj shqiptarëve.
Pak më vonë, në ditët e fundit si president i vendit, Berisha i ka kërkuar Izet Haxhisë të organizojë një sulm mbi ambasadën amerikane në Tiranë.
“Kur të hapen arshivat sekrete të asaj kohe do të më jepni të drejtë në këto që po them…” – thotë ish-njeriu besnik i Sali Berishës.
– Më ke treguar njëherë, se Berisha në ditët e kulmit të trazirave në mars 97, ka dashur të arratisej nga Shqipëria…
Ka ndodhur pasi u bë marrëveshja e papritur e 9 marsit 1997, ku u vendos të krijohej qeveria e Pajtimit Kombëtar me kryeministër Bashkim Finon e papunë, kaosi vazhdonte të sundonte gjithë vendin. Veriu, deri më 9 mars nuk i kishte hapur depot e armatimit, me urdhër të Berishës u hapën depot edhe në ato zona. Nga njëra anë flitej e vendosej për qeveri e pajtim kombëtar, nga ana tjetër jepej urdhri për armatosjen e veriut kundër jugut. Skenari i zi duhej çuar deri në fund. Në jug rebelët dhe komitetet e shpëtimit nuk pranonin këtë zgjidhje dhe kërkonin largimin e Berishës.
Ditën e 9 marsit Tritan Shehu fliste në panik se kishte marrë informacione se rreth 5 mijë veta nga jugu ishin nisur drejt Tiranës për të sulmuar Atë. Unë isha në kontakt me shumë miq të mi në Vlorë dhe i thashë Tritanit që mos u mundo të hapësh panik, sepse kjo gjë nuk është e vërtetë.
Por Berisha nga një “luan” i para një jave, kur thoshte se do t’i shtyp të kuqtë, do të ndaj shapin nga sheqeri e broçkulla të tjera si këto, tani na ishte bërë një lepur që po priste të merrte arratinë. Edhe të majtët, pasi kishin nënshtruar Berishën duke e detyruar të pranonte kompromisin me ta, po zvarritnin që të fillonte nga puna qeveria e Pajtimit Kombëtar.
Forcat e dërguara në dy fronte, në atë të Vlorës dhe atë të Përmetit për të nënshtruar e shtypur rebelimin, iu dha urdhëri të tërhiqeshin në Tiranë. Shumë prej tyre e ndjenin veten të mashtruar nga Berisha dhe hoqën përkrahjen ndaj tij. Në këtë situatë kaotike ku shumë eksponentë të qeverisë së PD-së filluan të iknin nga sytë këmbët në panik. Në këtë kohë të gjithë të burgosurit që mbaheshin si “më të rrezikshëm” ishin transportuar në burgun 313 në Tiranë. Në mes tyre ishte edhe Fatos Nano dhe Ramiz Alia.
Unë, së bashku me vëllain tim Isamedinin, i cili kishte qenë komandat i operacionit të forcave që ishin përqendruar në Fier, por që me një urdhër të Gazidedes u thirr në Tiranë për të pushuar dy ditë. Në fakt, ky ishte shkarkimi i tij në fshehtësi nga kjo detyrë. Vëllai im, Isamedini, i zhgënjyer nga kjo lojë e Berishës me Gazideden, së bashku me dy vëllezërit e tjerë, më kërkuan që të shifnim punën tonë dhe të lija Berishën. Por unë u thashë se, edhe sikur i vetëm të ngelem, nuk do ta lej vetëm Berishën.
Dhe ata, për të mos më lenë vetëm, qëndruan pranë meje. Kështu, filluam së bashku me vëllezërit e mij të mblidhnin njerëz për të mbrojtur Berishën dhe Tiranën nga sulmi që pritej nga rebelët e jugut.
– Ju mendonit se mund të sulmohej Presidenca?
– Po. Kulmi i kësaj historie është data 13 mars. Pasi u kishim mbushur mendjen shumë vetave që të na bashkoheshin për të mbrojtur Berishën dhe po blindonim Presidencën me armatime të rënda që morëm nga depot e Gardës, vumë armë të rënda në pikat dominuese tek korpusi i Universitetit dhe ndërtesa të tjera të larta. Ishim gati për luftën finale…
Po kthehesha nga Garda për në Presidencë, kur nga dera e prapme e saj, ngjitur me Klinikën Speciale të ish-udhëheqjes shof një autoblindë, një tank dhe një makinë të blinduar që prisnin. Pyeta njërin nga shoqëruesit se çfarë kërkojnë këto këtu? Më tha: Presidenti po ikën…
Më iku truri. Shkova me vrap dhe u futa në zyrën e Berishës që po dridhej dhe i thashë: “Çfarë ke ndërmend të bësh?
Më tha: “Izet, çdo gjë mori fund…”
“Çfarë mori fund?”, i thashë. “Fëmijët e tu i çuam në Itali ,gruan e ke të strehuar në një vend të sigurt…”
Pas këtyre fjalëve, shtova: “Po bëre një hap të dalësh prej kësaj zyre je i vdekur! Unë me vëllezërit e miqtë e mij po mbledhim njerëz për të mbrojtur ty, ndërsa ti kërkon të ikësh siç ikën shumica e pushtatarëve të tu. Kur të vritem unë me gjithë njerëzit e mij, atëhere mund të ikësh kur të duash…”


– Çfarë ndodhi më tej?
– Ai qendroi. Ndodhi nje sulm i presidencës nga mesnata nga një furgon dhe morën kundërpërgjigjen tonë, ku mbetën të plagosur tre veta nga sulmuesit. Berisha kërkoi t’i sillnin një kallashnikov se donte të luftonte edhe ai.
I thashë që nuk të bjen ty të luftosh se luftojmë neve për ty.
Mora vesh pak më vonë që ai do shkonte në fillim në Laç te vila e një doktori me mbiemrin Ulaj dhe pastaj do vinte një helikopter i forcave ushtarake franceze për ta marrë e larguar, nuk e di se ku.
E kam thënë që ikja e Berishës ka qenë finalja e skenarit të copëtimit të Shqipërisë. Pse e them këtë? Nuk e di a ju kujtohet, por atë natë të gjitha kanalet prestigjioze të botës CNN, Fox, Euro Neës dhanë lajmin për arratisjen e Berishës, madje u hapën lajme se forcat greke hyn në territorin shqiptar rreth 20 km, gjoja për të mbrojtur minoritetin grek.
Jo se Berisha nuk e dinte këtë skenar. Unë e them me bindje se duke mbajtur me zor Berishën atë natë të 13 marsit, kemi prishur këtë skenar, por i lashë në shpinë këtij populli një tradhtar e kriminel që me politikën e tij e çoi vendin buzë greminës duke u bërë bashkëpunëtor në këto skenare.
Kur të hapen arshivat sekrete të asaj kohe do të më jepni të drejtë në këto që po them…
– Ndoshta kur e detyrove të qëndronte këtu, ka qenë një nga ditët më të vështira të Berishës, kur ai është ndjerë i poshtëruar dhe i fyer. Mos që atë ditë nisi armiqësia e tij ndaj teje?
– Duke njohur karakterin e Berishës si njeri me komplekse dhe hakmarrës, mund të them që po. Por pas kësaj ka edhe disa ndodhi të tjera që i vunë vulën kësaj armiqësie të tij ndaj meje. Ka qenë muaji prill më duket i 97-s kur u rraf Nikoll Lesi tek Hotel Rogneri. Më thërret Berisha në zyrë ku po shifte lajmet e Rai Tre që po tregonte për rrafjen e Lesit, i cili më akuzonte mua për keëtë gjë. Berisha në një gjendje të dërrmuar më thotë që “e shef çfarë bëre? Ti po mundohesh të më bësh gropën mua”.
I thashë që mund të kem bërë gjëra të pakontrolluara që mund t’ju kenë dëmtuar juve në radhë të parë, por asnjë nga ato që kam bërë nuk i kam bërë me qëllim që t’ju dëmtoj juve… Më tha “po ç’do ti që del në skenë, ke plot njerëz të tu që mund të bëjnë këto gjera. Ti nuk duhet të ekspozohesh se pastaj do të dyshojnë sikur të kam futur unë”. I thashë që unë po largohem përfundimisht nga mbrojtja juaj sepse dyshimi yt është i rëndë për mua.
– Dhe ju u larguat?
– U largova duke njoftuar edhe njerëzit që kisha pranë që unë po largohem, por pothuajse të gjithë njerëzit që kisha afër u bashkuan me mua duke u larguar edhe ata nga ruajtja e Berishës. Berisha i zënë në panik së bashku me familjen e tij sepse kishte ngelur i vetëm dhe pa mbrojtje fut gruan e tij të më marrë në telefon, duke më thënë që mos ja vërë re Saliut se është i lodhur e mërzitur për ato që ka thënë, por kthehu pranë tij.
Të njëjtën telefonatë mora edhe nga vajza dhe çuni i Salës që të kthehesha. Vendosa të kthehesha por me zemër të thyer dhe pasi fola me miqtë dhe shokët që ishim bashkë, u thashë këtë: Unë po kthehem, por deri në zgjedhjet e 29 qershorit. Më datën 30 fitoi apo nuk fitoi Berisha e PD, unë nuk kam për të punuar kurrë më për të sepse fjalët e tij haluçinante se unë po punoja për ta groposur atë më vranë shumë dhe thyen përfundimisht lidhjet e mia me të..
Këtu hyn dhe rasti i moszbatimit të porosisë së tij për të bombarduar Ambasadën amerikane.

– Izet, këtu ndalemi pak. E ke përmendur edhe herë tjetër: Si i shkoi mendja Berishës të sulmonte ambasadën amerikane?
– Po. Ka qenë muaj maj më duket, ishte koha kur Pjetër Arbnori ishte i ftuar për një vizitë në SHBA nga Kongresi Amerikan. Ishte krijuar opinioni në të gjithë se SHBA i kishte hequr vizën e kuqe Berishës dhe po përkrahte të majtët për të ardhur në pushtet. Ishte një rast i mirë për të treguar se të majtët antiamerikanë u zhgënjyen nga kjo vizitë e Arbnorit që i jepte kredibilitet PD-së së shkatërruar. Duke u nisur nga kjo, më thërret Berisha në zyrë e më thotë që “ajo lavirja (e kishte fjalën për Mariza Linon, ambasadoren amerikane në atë kohë në Tiranë) duhet t’i japim një mësim të mirë për të gjitha ato që ka bërë kundër nesh, sepse ajo po punon kundër Shqipërisë, ngaqë është e lidhur me lobet greke antishqiptare në Amerikë. Ti mund ta godasësh atë”, më tha.
Të mendohem, i thashë e të bëj planin për këtë. Në atë kohë, vërtet edhe unë isha i mendimit se Lino po punonte në mënyrë të tillë. Por kur bëhej fjalë për një vend si Amerika, thashë të pyesja dikë që njifte mirë politikën e jashtme dhe Amerikën. I them Mero Bazes se po të godisja ambasadën amerikane, kuptohet sipas planit tim, pa më thënë njeri, çfarë mund të ndodhte.
Më tha: “Në mënyrë absolute mos ndërmerr një veprim të tillë, sepse Shqipëria humbet pavarësinë e saj dhe fiton armiqësinë e Amerikës”. Megjithëse kisha bërë planin për ta goditur nga disa pika ambasadën amerikane, pas kësaj që më tha Mero Baze, hoqa dorë nga plani.
Pas disa ditësh më thërret Berisha dhe më thotë se çfarë kisha bërë për atë porosinë. I thashë që është e pamundur, sepse ambasada ruhet nga forcat marinse të Amerikës dhe policia shqiptare.
“Ti nuk ke dashur ta bësh!”, më tha i zemëruar.
Ky ka qenë komunikimi i fundit i imi me Berishën president.
– Berisha i arratisur në marsin e 97… Ndoshta do ishte krejt ndryshe historia e vendit nëse nuk do ta pengoje…
– Miku im Xhevdet, në jetë njeriu bën shumë gabime dhe pendohet për shumë gjëra që ka bërë apo nuk ka bërë. Një fjalë turke thotë se çfarë vlerë ka pendesa? Unë për vete në jetë kam bërë shumë gabime dhe gjëra të këqija, siç kam bërë edhe gjëra të mira, por nuk kam bërë krime dhe gjëra që të mbaj kokën ulur dhe të turpërohem.
Krimi më i madh që kam bërë është që nuk e lashë Berishën në atë mars të trazuar të merrte rrugën pa kthim të arratisë e tradhtisë, si Ahmet Zogu në 7 prill 1939. Kjo është pendesa ime. Ju kërkoj ndjesë shqiptarëve për këtë. Do kishte shpëtuar Shqipëria njëherë e mirë nga ai dhe nuk do kishin ndodhur as ngjarjet e grushtit të shtetit të shtatorit 1998.
Intervistoi DITA
eee kam ditur qe berisha eshte loqe hahaha
Izet Haxhia eshte nje PATRIOT I NDERSHEM!
Sali Berisha eshte ARMIKU ME I MADH I SHQIPTAREVE qe na ka bere aq FSATKEQESI E KRIME sa nuk na kane bere as te gjithe pushtuesit bashke qe pas vdekjes se Skenderbeut!
Kush do jete ai BIR SHQIPTARI, qe do te behet HEROI I KOMBIT si Avni Rustemi,qe t’i MBYLLE HALENE KETIJ KRIMINELI te poshter????
Izet Haxhia patriot? Ai ka qene dora e djathte e Sali Berishes ne skenarin e shkaterrimit te Shqiperise. Tani eshte vetem nje kriminel i deshperuar pasi e sheh veten te hedhur tutje si nje leter higjenike nga Berisha. Nderkohe qe Sala dhe familja e tij shijojne miliardat Izeti fshihet nga frika. Nje patriot nuk ngre arme kunder popullit.Kjo derdellisje e tij neper gazeta nuk eshte falje por hipokrizi. Ketij nuk i behet vone per familjen e vet e jo me per shqiptaret. Pranon te jetoje me frike e i syrgjynosur ne Turqi sesa te provoje te perballet me Berishen qe i ka marre peng jeten. Per cfare u duhet femijeve te tij nje prind qe nuk mund ta shohin ose u duhet ta shohin fshehurazi? Izet Haxhia eshte nje frikacak i inatosur.
Poltesishte e sakte BigBro! Komentit tuaj nuk kam se çfare is shtoje tjeter, pos mbeshtetjes 100%!
Krimineli Izet ka pergjegjsine e tij qe u be bashkpunetor I krimit Berishjan me ndergjegje.
Perfytyroni sikur nje qime nga keto te rrefente per Edi Ramen truproja e tij
Do ishte djegur Shqiperia
o @Info,
Ah qerrata, ah qerrata, tani e mora vesh kush na qenke ti rrufjan…!
…………………………………………………Kjo qe thua ti zbulus i madh, eshte thjesht nje lapsus dhe asgje tjeter, ne vend te Ahmetit eshte permendur i vellai Bashkimi…
Ulaj per Ulaj….
Prandaj na je kaq i zellshem ti per te mbrojtur Kryekriminelin, më te poshtrin tradhetar qe ka dale ndonjehere nga vendi yne…Ja kalon edhe Esat Toptanit!
Neti kur te therret qameti 😛 Po mua nuk me intereson as Saliu e as Ramiu se nuk ia kam pare hajrin asnjerit, por me interesojne keto brockullat e Izetit qe shet si te verteta ca histori qe duhen konfirmuar ende. Eshte e disata here qe kapet gafil duke treguar perralla me mbret nga deshmitare pjesemarres ne ato ngjarje.
Shiko cfare bejne qerratenjte e Dites, zhdukin komentin tim dhe modifikojne tekstin. Kujtojne se keshtu behen me te besueshme perrallat e Izetit! Ah more Neti more Neti qe nuk vure mend se ndjekuri vijen e partise.
Mos e ngacmo shume hajvanin,se na iken
nga forumi. Nuk ka argetim me te madh te
jeshe ne mesin e tyre. Nuk kane faj jane
mesuar te reshtuar dhe te besojne tere jeten
brockolla nga hajvaneria,qe nuk vlen as nje
kacidhe.Hajvani Vjosa neve te gjitheve duke
te futur dhe ti brenda,nuk na duhen denancime,por qelia per nje mashtrus komunist armiku numer nje i demokracese se
shume pritur nga ky popull. Na duhet qelia ta
perseris dhe nje here,pa patur meshire per kete demtus te ndyre.
Hajvani @Tartuf,
Per pjesen e pare te komentit tend nuk ke te drejte, per pjesen e dyte po,
por deshmitaret duhen , se nuk denon dot askend pa deshmitare…
Ke filluar te besh permiresime ti Tartuf , qe do aq shume pemet, por njerzit jo gjithnje i kupton…
@ Neti
I kuptoj si si kuptoj
e me shume kur ,bejne mashtrimin
bejne zhurme e bejne loje
por nuk bejne kurre denimin.
Te denoheshe dje ,duhesh qe te te kuptonin
qe ti i mirje vesh te gjitha dylberizmat e komunizmit.
Lexo,, jam i sinqerte per keto qe te shkruaj
Me ti dhe shoket e tu te sharat jane kaq te vogla nga ana time,,sa nuk krahesohen kurre
me te sharat qe ju kam dhene disa shokeve te
mi te denuar,kur kane mbeshtetur kete qelbesire shpellar,qe ditet e para,te mashtrimit.
Respekt, @Tartuf,
Me pelqen, ne kete koment me dukesh shume i sinqert.
Edhe une per vehten time e di qe e teperoj nganjehere dhe harroj se perpara kam nje njeri, me jeten e tij, me karakterin e tij dhe pse jo me kundershtit e tij.Do te ish mjerim i madh qe njerzit te mendonin te gjithe njesoj.
@info,
kaq naiv je sa nuk e kupton se Izeti di aq shume per Bacen e Krimit sa rralle deshmitar tjeter…Qeveria shqiptare eshte mire te kerkoje një mbrojtje te vecante per kete deshmitar kyç te poshtersive te Sali Katrahures…, deri sa ai te gjykohet.
Ndersa ti info merr rolin e Gjykatsit, pa qene gjykates kur mbjell mjegull e thua ” perrallat e Izetit…”
Mos ver merak per mua info djali se nuk jam antar i asnje partie, por dua ate force politike qe lufton ti bejë shqiptaret te jetojne si njerez dhe jo si skllever…
Kush do ti beje njerez shqiptaret mo Neti, Rama???
Aman te lutem se ai akoma nuk eshte bere njeri per vete e dashka te beje njerez te tjeret. Kur filloi te jepte mend edhe neper Europe ia vune vizen dhe tani nuk ia var me askush. Aman o Neti mos i beso kaq shume perrallat e nje krimineli ordiner qe shitet sikur di por ne te vertete gjerat i tregon si i intereson. Prandaj duhen deshmitare te tjere per te verifikuar vertetesine e deklaratave te Izet Haxhise perndryshe naiv eshte ai qe e beson kallep.
… pastaj, per ata deshimtaret e tjere, duhen ca deshmitare te tjere, te cilet te vertetojne deshmitaret e pare, … e keshtu me rradhe (dmth pa fund) …
Jo more Artur jo, se po te jete si thua ti atehere kot qe kemi sistem gjyqesor, e nuk e kam fjalen per ate shqiptar. Po te leme secilin te shprehet sipas qejfit nuk kemi asnje garanci nese shpif, fantazon apo tregon te verteten. Kush garanton se Izeti po tregon te verteten? Dita?
Dita ben politike pro qeveritare ne menyre flagrante. Lexo artikujt e fundit ku tashme 99% flasin per Berishen e soj e sorollop a thua se eshte akoma ne qeveri. Nderkohe qe keta ne pushtet jane duke aprovuar ligje e tendera ne favor te njeri-tjetrit ne dem te gjithe qytetareve. Vjedhje te pastra. Me thuaj nje vendim qeverie qe te shkoje ne interes te vendit? E kane bere Tiranen si peme Krishtlindjesh nderkohe qe nje e moshuar 91 vjecare vdiq nga i ftohti dhe pashpirtesia e shtetit i cili i preu edhe dritat. A lexove qofte edhe nje rresht per te tek Dita? Po per aprovimin qe iu be ne Keshillin Bashkiak te Tiranes ndertimit tek hyrja e Liqenit a lexove ndonje artikull tek Dita?
Ehhhh … ke plotesisht te drejte! 😉
Iken ato, beni ceshte e mundur tani Izet te varroset klani Berish Serbi UDBja
Thash se mos ishim ne qe komentojme te rrjedhur,po ju moderatoret qenkerkeni me te rrjedhur se ne. Une po bej nje jave qe nuk kam komentuar e ju thoni :”Po komentoni si shume ndaj ule pak ritmin” Cfar ritmi te ul ,kur ende nuk kam filluar te vrapoj?
Dhe presidenti e Dekoron Berishen?! Dhe ambasadori amerikane ben takimin me te qe me ditet e para te kritere se tij si ambasador ne Shqiperi!? Dhe Rama tregon peralla me Nastradine!?
Dhe qeveria volose amistine per deputetet kriminele!? E Likja shterngon bllokun e tund palsin!?
E amarikani po na sjelle nje pardesydardhe te ri, nga area te Ramiz Aalise perseri……..
Oh!!! E mjera Shqiperi! Shpetoi ne 97 po me duket do te coptohet tani. Keshtu regullohet edhe lobi Greke, edhe ai Serbe….Po keshtu rregullohen edhe ekuilibret me Rusine e perfundilishte pushon lufta. Historikishte keshtu ka ndodhur me ne. Sa here behen trazira lakmitaresh, vjedhin nga nje cope Shqiperi, ja hedhin si kocke qenerise dhe bien rehat per ca vite???????
Nuk e kuptoj, cifutet nuk kishin shtete dhe gjeten furik. Maqedonia po ashtu. Greqia po ashtu. Shteti islamik po ashtu. Ne pse duhet ta leshojme truallin tone??????
O njerez kthjellohuni!
Pune pellazgesh gjelle qensh
Boll or legen. A e kupton qe me cfare ke llapur deri tani e ke siguruar statusin per qendrimin ne Turqi. Kujdes se ligji per spiunet eshte : plumb pas kokes. te shtrydhen sa te shtrydhen dhe tani e ke hak koqen e plumbit. Pleher. Mosmirenjohes e mbi te gjitha vrases dhe spiun.
Nuk e kuptoj se kujt i sherbejne keto delire te Izetit ?
Nuk e kuptoj edhe pse mediat e majta perdite bejne lufte me Berishen, perse i duhet kjo Mazhorances “solide” te sotme ?
A nuk eshte lufta me Berishen si lufta e Don Kishotit me mullinjte e eres ?
A me te vertete e keqja e ketij vendi dhe Deshtimet Spektakolare ne ekonomi te qeverisjes se sotme, qenkerka Berisha ?
Po atehere kjo eshte e thjeshte fare : Bejme referendum popullor, e futim Saliun ne burg ose e detyrojme te largohet nga vendi.
POR a thua kjo do te na e beje jeten me te lumtur dhe me te begate ?????!!!!!!!!!!
Denimi i Sali Berishes, nje katharsis i domosdoshem per Sbhqiperine dhe shqiptaret.
Harresa e krimeve te tij, zhytje e perditshme dhe e pafundme ne llumin e amoralitetit dhe felliqsise qe nuk e meritojme.
‘Kjo eshte pergjigja per ty Artemisa
Dhe kjo nuk ka te beje me asnje “mazhorance solide” te djeshme, te sotme apo te neserme,.
Respekte Dita dhe Izet Haxhise.
Me mire vone se kurre
Jam kurioz te di c mendon ambasaa amerikane per kete deshmi?
Nuk jane delire moj zonje, eshte pendimi i nje burri qe kur ishte i ri nuk kuptonte se cfare bente, por me qe i kishte dhene fjalen Sali qenit, ka bere ato qe ka bere ne rini.
Po,
Ikja apo denimi i derrit berrishe do te na bente me te lumtur, se Shqiperia do te merrte fryme lirisht, dhe ligjet do te fillonin te vepronin.
Epo te te rroje kafazi se per mendjen nuk paske haber fare.
Epo te rrofte mendja jote, o zonja Miza!
Nuk jane delire,Artemisa,por sjellje qe e kane ne GEN e gjithe MALOKERIA!!!
Jane mesuar me BAJRAKTARET dhe nuk dalin kollaj kunder tij!
A i pe MALOKERINE E SHUMTE qe ju sulen xhamave te kryeministrise dhe bunkerit kallp???
Te tere ishi ZHULANJOSE,pa dhembe ne goje,fukarenj ne kulm,por IDIOTE sa nuk ka ku te shkoje me!
Nuk ka dale kot cilesimi “MALOK”,qe do te thote njeri pa shkolle,pa kulture,pa ideale dhe sherbetor deri ne perulje i padronit!
E kane te theksuatr ndjenjen kriminale te provinces,ndersa per Shqiperine nuk u behet vone shume!
A nuk ishin MALOKET,qe ju kundervune Ushtrisde Nacional Clirimtare?
A nuk ishin MALOKE kosovaret qe derdhen gjak shqiptari ne kohen e pushtimit nazist dhe prune kryekriminelet Rexhep Mitrovica dhe Xhaferr Deva per te mbajtur nen SUNDIM shqiptaret ne interes te nazisteve???
Dhe sot kosovaret HESHTIN dhe e kane per turp te pranojne nje EPOE TE LAVDISHME TE TYRE,qe EDHE KOSOVARET KANE LUFTUAR KUNDER PUSHTUESVE NAZISTE PER CLIRIMIN E TYRE ne bashkepunim me PARTIZANET NGA SHQIPERIA!
Dhe ne CLIRIM ishin gjithsejt 70 mije partizane kosovare te organizuar ne Brigada PARTIZANE!!
Ky eshte NDERI I KOSOVES e jo DIVIZIONI NAZIST “SCANDERBEG”!
Edhe ky si bashkpunetori me i ngushte i kriminelit Berisha ka pergjegjesi penale per krimet e udheruara e kryera direkt e indirekt nga ai vete e shefi i tij ne vitin 97 dhe grushtin e shtetit te udhehequr ne vitin 98. Sado te pendohet neper intervista ne nje sistem drejtesie te vertete ky do ishte ne burg ne Shqiperi duke i rrefyer keto krime e jo sic ben tani nga Turqia. Shqiperise si ka ardh asnje e mire nga tropojanet, kriminela, te pabese, tradhetare te kombit, shesin, vrasin e spiunojne njeri-tjetrin per te shpetuar koken e vet, keshtu sic po ben ky tani.
PASH ZOTIN A U SHIT GAZETA SOT?????????
Asht shit jo vetem gazeta sot por i tan shtypi i shkruem per bemat e ketij kryekrimi qe ato qe deponon sot Izeti jane vetem maja e aisbergut kriminal Berishjan!Pyetja asht jo sa krime ka ba se ka ba boll por ku i ka rrenjet ky kriminel e nga kush financohet deri me sot!Sa per sulmin qe tregon er ambasaden Amerikane Izeti ndoshta nuk kupton nje gja qe kryekrimi nuk e ka ba per ambasadoren se ia di fuqine por me hanger nga mbrapa shpine Izetin si nje nga cilesite e tij te virtyteshme qe mbart!Ai ka dasht me heq qafe kete te marrosur qe me veprmet e tij ma teper ka zbulue tradhetite e fshehtesite berishjane se sa i ka mbrojt,mirpo nuk ia ka dak mbane .Po heshti Berisha rruaju se te ban gjamen ,ndaj edhe une sot i kerkoj Izet haxhise qe rruaju se ky killer i stervitun ne kalandrat me te erreta agjenturore te ban gjamen kur qesh e kur asht i terhekun se sa kur merr zjarr!Dikush e ka deklarue se Ai mund me u qerrue nga kjo faqe e dheut vetem prej fabrikes qe e prodhoi e qe sot edhe sikur mos ti duhet ma per pune te keqia e rruan si relike agjenturore me etiketime “burre shteti” e pjellat e tij si “yje ne ngjitje”!Nuk besoj se e ke hanger ate loje per me sulmue ambasaden Amerikane se me siguri kjo vemje e ka lajmerue edhe ambasaden njekohesisht e inat te ka marre se e ke nxjerr bllof te informacionin qe ka percjell me mos veprimin tand!Minimumi per ate pergatitje Ti ose do te ishe bare shosh prej plumbave te snajperave ose kishe me u perdor per te tjera skenare si Sala para viteve 90!
Po he pra , si ka mundesi qe ka akoma shqiptare qe i shkojne pas nje kelyshi serb ? Dikur shqiptaret e lane vetem Ahmet Zogollin , me perjashtim te nja disa malokeve te Kosoves , aq sa serbi u detyrua t’ia formonte ushtrine me mbeturinat bjelloruse te Kolçakut dhe te Vrangelit qe kishin ardhur nga Rusia ??!!!
Kurse tani , shikoj shqiptare , qe me deshire te madhe , jane bere ushtare te serbit , nen komanden e kelyshit te serbit !?!?
Duke ndjekur me kureshtje intervistat e njepasnjeshme dhe te shtrira ne kohe,e kur mendon qe familja e Izet Haxhise ndodhet ne Shqiperi,menjehere te shkon mendja tek hakmarrja qe duhet te kishte lare hesapet njehere e pergjithmone.- Mirpo,kjo nuk ka ndodhur gje qe tregon se Berisha nuk paska qene stumbullari i kasapanes ne Tropoje apo gjetke dhe tere keto tregime te nje protagonisti shumezohen me zero dhe berisha del njerezor dhe i kulluar,ndersa ky nje skuth qe shan e shfryn prapa avllise si ato grate e liga,nuk eshte fare i besueshem….!
Nuk e ben sali legeni ate pune me hi ne gjak me Haxhiajt mos mendo se nuk i ka shkuar ne mendje… por ai e din shume mire se me i ndodhe gje njerit prej tyre (Haxhiajve)jo vetem djali e vajza e sales po nipa e mbesa, ça te kete ne familje i zhduken…. ai ia njef mire vellezerit izetit, pastaj jane shume niper e mbesa edhe nuk ja fal njeri. … Haxhiajt nuk jan kriminela por po ju re ne qafe nuk ka komando amerikane qe i ndalon… edhe vetem frika e ndalon.
Izet te ishe burre tani qe Berisha ashte armiku juaj sipas tejet vetem e ulni vehten ne nivelin zero.Mendon se nuk kishte te tjer njers ne Shqiperi qe flisni sikur cdo gje ne vend,ishte dora jote.Sikur te ishin te verteta cfar shkruani ju duhet te denoheni per mos kallizim.Dukesh se cfar burri jeni,tani qe keni siguruar azil leh si qen per ate qe je betuar ta mbrosh me jete.Nuk flitet ne ate menyer,per nje qe ju ke servilosur per sa vite,tani qe ai ju njohu pabesin tuaj si krasniqas qe jeni.Izet thon nga zona jote se marrja rrin,po i zoti nuk e len.Me cfar beni vetem se shtoni urrejtjen e te tjerve,pervec disa militarucve qe knaqen me rrenat tuaja prej psikopati.
Perfundimisht kam bindjen se nje pjese e mire e shqiptareve i besojne atij qe genjen me shume!!sa me shume i genjen sala aq me shume ua fute dhe i besojne.Ato qe thote Izeti jane 100% te verteta dhe jane te rralle ata burra qe pranojne fajet dhe gabimet e veta,shqiptare dhe ballkanas edhe me pak,te gjithe thone jemi te “virgjer” me daullen e veshit te shpuar.Kam bindjen se genjeshtaret i besojne genjeshtareve,i poshtri te poshtrit etj.nuk ka thene kot populli se ” gjen tenxherja kapakun”
Azemin kush e nxorri ne prite ?
A e kupton more se me keto qe tregon u tregon njerezve qe maloket jane te pabese ?
Ndoshta Izet, por edhe Zhulali u arrtis aso kohe, per t’u kthyer serish me vone.
Ore,trimi i trimave Izet Haxhia.
Pse,more trim nuk ja bere ballin kuq tradhtarit ne,momentin qe te tha qe,ta bimbardosh ambasaden amerikane?(edhe pse mua nga sharri nuk me behej von,se cfar i benit ambasades amerikane,se rajersoni,ambasadori amerikan nga beogradi erdhi dhe udhehoqi,partin fashiste demokrate ne fushaten e zgjedhor,dhe fitoi partia fashiste,pra amerikanet e vun kete spiun e tradhtare ne krye te opozites shqiptare,qe atehere e deri me sot)ta kishe bere ate veprim heroik ti dote ishe sot,HERO I GJALL ORE DJAL,por mjerishte ti ke qen ne krahun e tij,dhe ti i sherbeve tradhtis pa dashje apo pa vetedije,por damka te ka ngelur si njeri i dishuar ne te kqiat e tua cfar i ke bere,dhe vet e pranon.Po,te duash qe te lajsh fajet gabimet,ti je trim dhe mundish me i dale hakut atedheut e kombit,vetem me e vrare sali serbin,per tradhtit e ati qeni,dhe mesiguri populli ti fal te gjitha veprimet e tua,a per mua dote jesh AVNI RUSTEMI I DITE,I KOMBIT QE VRAU TRADHTIN.
orti:Ju te cili grupim e fusni vehten?
CFARE KE BERE MORE IZET….I PASKE LENE KANCERIN SHQIPERISE NE DERE.
TA KISHE VRARE ATE KERMEN SHPELLARIN, DO TI BEJE GJENE ME TE MIRE SHQIPTARVE DHE SHQIPERISE.
izet ju duhet te ktheheni ne shqipri dhe bashke me ju do kthehemi shume shqiptar te moshes tende,po duhet te ndajm sharpin nga sheqeri.
S.Berisha Vandal shkatrrimesh,nje bastard i krimeve me te zeza ne shqiperi,kanceri i popullit ,e mbeshtesin disa bstard te injorances dhe te ryshfeteve qe mbajne penge shqiperine te lidhur ne zingjirin dhe unazen e krimeve qe funksionon ne baze ligjesh dhe prishet ne baze ligjesh,ciesia e tije kriminale eshte si koka e gjarperit qe mbron trupin ,por edhe e fshehe koken kur duhet.Izet Haxhia denancon : Po si lindi ideja kriminale e S.Berishes per te goditur AMBASADEN e SH.B.A,-se , por shkenca kriminale dhe e degjeneruar shqiptare hesht !!!??,nuk i pergjigjet pyetjeve ,per rrugen e drejte per zgjidhjen e fshehte dhe te nderlikuar te botes se krimit te S.Berishes ,ja perse perseri ky kriminel eshte aktiv ne parlament si deputet ,dhe aktiv ne krime e shkatrrime,ka aftesi veteperseritje te krimeve.
partizani: ti dukesh qe je plehre me ato qe nxjerr nga goja. Je aq plehre sa te vjen era deri ktu ne Amerike. Merre nje keshille nga nje malsor : kur je mrapa nje kompjuteri kurre mos thuaj ato qe nuk i thua dot sy per sy se pastaj dukesh me shume si lavire se sa si partizan. Me vjen keq qe gazeta Dita nuk monitoron komentat, veqanerisht kur perdoren epitete qe perçajne kombin. Dhe se fundi o partizan lavirja, meqe po u jep leksione kosovarve , tregoju c’ndodhi me 4500 te masakruar ne Tivar. Ti ndyn edhe halen o lavir
genjen ne cdo fjale qe thote sepse ne ate kohe nuk ka qene fare me grupin e presidentit. I sajon ngjarjet a thua se kush ishte, Izet je nje plehre qe ke ngelur pa leke dhe asgje me shume. Kthehu pra dhe shko thuaj ato qe ke ne gjykate, e majta eshte ne pushtet e do te prese krahehapur
Kjo gjë e dallon Izetin si burrë,se vjen një ditë,që mendon ,analizon ngjarjet ,pasojat e del në konkluzionin se ai ka gabuar.Për një burrë pranimi I gabimit është vlerë,ai rritet për ketë ,edhe para vetes por edhe para miqëve,familjes,dhe gjithë shoqërisë.Është e natyrshme se gabimi I tij vjen si pasojë e të tjerëve,që tregon se mban peshën e përgjegjësisë deri në fund,punë kjo shumë delikate për shkak të një njeriu delikuent.
Kushdo mund të gobojë,por si tja bëjmë ujkut Mark,që edhe pse e kupton idiotësinë e tij ,përsëri me kryeneçësi,injoranti,kokë gomari ngul këmbë në të tijën,të mbrojë Saliun me cdo kusht.Morali I zonës nga vjen Mark qafiri nuk ka aspak lidhje me këto broçkullat që lëshon andej prapa diellit.Ne I hoqëm pasojat në kurriz të veprimtarisë tradhtare ,të poshtër e anti kombëtare të këtij fëëlliqani spiun të serbit e dreqit,avokati na çan derrasa se qenka burrë I mirë Sali bajga.Ateherë nuk ka gjykim tjetër se ky është solla ku ngjitet bajga.Me të vertetë,I pa gdhendur,trap malsie.
Qen Berisha eshte sherbyer me jete nga zagari Haxhia.Yyyyy rrace e ndyre.
pordha me rigon
kini gabim te gjithe. Izeti thote te verteten. Saliut nuk i ka dale akoma as 5 % te poshtersive,…
Pendimi i Z.Izet eshte nje vetegjyqesim qe ai i ben vehtes dhe e lehteson pak a shume ndergjegjen e tij nga gjithe keto mekate qe ka bere…Zoti e Bekofte!!
Keshtu vepronte Berisha, te gjithe gjerat e renda i ka bere koke me koke o me Gazideden ome Izetin o me ndonje tjeter, por jo ne tsvoline me dy a tre persona vetem me nje.Te gjithe veprimet kriminale per vrasje personash apo terror porosite e urdherat i ka dhene ne kete menyre.Kur shefg si ka djegur ate doktoreshen qe e ka pas konkurrente pa pike meshire ne 82 e kupton qe gjithe jeta e tij eshte e tille.Shifini fytryren ne ato fotot para litarit me lak per varje, sa i eksituar duket jo se e tmeron vdekja , por i ngjall epshe si seksi.
Nuk arij te kuptoj si nuk ka nje berthame njerezish ne politike e drejtesi qe te iniciojne ndjekljen penale te Berishes.Dicka nuk shkon ne kete vend, mesa duket vendi nuk drejtohet nga shqiptare, jane kot te gjithe.
Para disa vitesh ne nje interviste,Izeti ka thene te tjera gjera!
Per sulmin ne presidence,tregon se ishte nje makine nga te ambasades Amerikane.Qelluan por nuk pat te plagosur.Me ta”tropojanet”ishte dhe nje oficer beratas.
Nuk tregon se Berisha kishte frike,por i thote”se armiqt e Shqiperise ja arriten qellimit,kam mbetur vetem un.
Berisha i thote Izetit,gjej njerez qe te mbrojn Banken e shtetit,porosi qe e kreu me devotshmeri.
Por nuk tregon qe Berisha do ikte,por vendosi qe te rrinte,pasi siguroi familjen.Sa per kerrcenimin qe i ka bere Berishes,besoj se e ka pare enderr ne ne Turqi.