Kënga e parë
M’u shfaqe ti si një kometë,
si dritë meteori,
në zemrën time ra tërmet,
tërmet-e dashur Fjori.
M’u tretën brengat porsi vesë,
më ndriti kraharori,
se rroje ti-nuk kisha shpresë,
aspak-e dashur Fjori.
Kaq vite vallë ku kishe qënë,
ç’furtunë tek unë të nxori,
se ti venit dhe yll-dhe hënë,
venit-e dashur Fjori.
Ta pimë gotën gjer në fund,
se etja keq na mori,
si ti në Botë nuk ka gjëkund,
gjëkund-e dashur Fjori.
Kënga e dytë
E keqja e pafund,
poetin e lodh shumë,
nga llumi njerëzor,
poeti rri pa gjumë.
Poeti ka nevojë,
të puthi sy të zinj,
të thithë buzë zanash,
të struket nëpër gjinj.
Të jetë i lirë si era,
si një delfin në dete,
se për të tjerët rron,
dhe kurrë s’rron për vete.
Të tretet-të harrohet,
poeti ka nevojë,
poeti nuk gjykohet,
se ndryshe s’mund të rrojë.
Për jetën veten treti,
shumë pak prej jetës mori,
ndaj ty të do poeti,
kaq shumë-e dashur Fjori.
Kënga e tretë
Nga ty një ëndërr m’u bë jeta,
moj Fjori-ti më çmënde,
dhe njëmijë yje mbi spaleta,
i hedh nën këmbën tënde.
Kënga e katërt
Kjo ishte fantazi e ndritur,
që mendjen krejt ma mori,
ende në shpirt s’më ka trokitur,
jo-bukuroshja Fjori.
Po unë si gjahtar i vjetër,
pareshtur rri në pritë,
i bindur se ajo-patjetër,
do shfaqet ndonjë ditë.
Një ditë do ndrijë me të vërtetë,
si dritë në dritë të syve,
se unë gjithmonë do jem në jetë,
gjahtar i bukurive.
Nëntor 1999-Shkurt 2016
Te lumte penda i dashtun poet. Edhe ne shqiptaret e kemi nje Esenin dhe kjo ne saje te poetit te nderuem. Jete te gjate e krijim te metejshem POETIT qe na con peshe me vargjet e tij te mrekullueshme
Për cilën Fjori e ke llafin, o Duka. Mos vallë për Fjori Dardhën?
Po jo moj t’u mbyllte e mendjes, nuk e ka llafin per Fjori Dardhen-e.
Merr dhe Lexo Gjirin e virgjershes. dhe merr vesh per ke e ka patur poezine
Jo moj @andromeda,
Në se nuk ben humor, …poeti i thote vet ne strofen e pare te kenges se katert…Cdo njeri ne jete Njeriun ideal , yllin e vet, ku gjen plotesisht Vetvehten, por kjo nuk ndodh gjithnje, sa per ate qe aludon ti @andromeda, ma merr mendja se Poeti e ka gjetur yllin e vet, te cilen e ka shoqen e vet te jetes dhe ajo e ka bere te lumtur ndaj i a kushtuarsa e sa poezi, ne se i ke lexuar vellimet poetike te Ben Dukes…
Por nga lirikat e Arbenit, une nga ana ime vendin e pare ja jap poezise qe botoi per Vendlindjen, para tre-kater ditesh…Ralle kam lexuar nje poezi aq te ndjere dhe me kryesorja, shpesh me nje varg apo me nje strofe, te karakterizoje nje tip, nje karakter dhe te beje ate evig, sic thone gjermanet, tabperjetesoje, ta bejete pavdekshem, sic themi ne ne shqip…
Rralle mund te gjesh poezi qe brenda saj te GDHËNDESH AQ SHUME KARAKTERE, ME FORCEN E FJALES POETIKE!
Dhe kjo eshte vlera e vertete e Artit te Arben Dukes, aq i kristalte , i kuptueshem , origjinal dhe i madhërishem në fuqine e Fjales se e vet poetike!…
Jo moj @andromeda,
Në se nuk ben humor, …poeti i thote vet ne strofen e pare te kenges se katert…Cdo njeri ne jete ka Njeriun ideal , yllin e vet, ku gjen plotesisht Vetvehten, por kjo nuk ndodh gjithnje….
…sa per ate qe aludon ti @andromeda, ma merr mendja se Poeti e ka gjetur yllin e vet, te cilen e ka shoqen e vet te jetes dhe ajo e ka bere te lumtur ndaj i ka kushtuar sa e sa poezi, ne se i ke lexuar vellimet poetike te Ben Dukes…
Por nga lirikat e Arbenit, une nga ana ime vendin e pare ja jap poezise qe botoi per Vendlindjen, para tre-kater ditesh…Ralle kam lexuar nje poezi aq te ndjere dhe me kryesorja, shpesh me nje varg apo me nje strofe, te karakterizoje nje tip, nje karakter dhe te beje ate evig, sic thone gjermanet, ta perjetesojë, ta beje te pavdekshem, sic themi ne në shqip…
Rralle mund te gjesh poezi qe brenda saj te GDHËNDESH AQ SHUME KARAKTERE, ME FORCEN E FJALES POETIKE!
Dhe kjo eshte vlera e vertete e Artit te Arben Dukes, aq i kristalte , i kuptueshem , origjinal dhe i madhërishem në fuqine e Fjales se e vet poetike!…