Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Kontrast pagash, apo korrupsion në sistem?
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Letrat e Lexuesve > Kontrast pagash, apo korrupsion në sistem?
Letrat e Lexuesve

Kontrast pagash, apo korrupsion në sistem?

redaktor
Published April 8, 2016
Share
SHARE

“Ferri i të varfërve është krijuar nga parajsa e të pasurve”, ka thënë Hygoi. Dita, si ka mundësi që një grup njerëzish, si të privilegjuarit e regjimit sot marrin rroga e honorare të papara, ndërkohë që sivëllezërit e tyre s’kanë me se të marrin bukën? Shpesh kam lakuar si të parë rektorin e Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, që merr përveç rrogës së majme si rektor, para të majme në Bankën e Shtetit si koordinator. Merr si anëtar i këshillit shkencor në Universitetin e Tiranës. Merr si anëtar i këshillit shkencor në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës. Po ashtu edhe si anëtar i guvernatoriatit të Bankës së Shtetit me një rrogë super të majme. Si ai ka me qindra të tjerë. Edhe pse puna e tyre është mjaft qesharake, ata marrin paga të majme. Po ashtu edhe deputeti i parlamentit shqiptar. Edhe pse dy ose tre ditë në javë paraqitet në parlament, merr një rrogë aq sa një punonjës i thjeshtë i këtij vendi nuk e merr dot për shumë muaj. Shtrohet pyetja: menaxhuesit e financave në Shqipëri, a e dinë këtë padrejtësi në shpërndarjen e të mirave në vendin tonë? Nëse e dinë dhe heshtin, kanë ndërgjegje të dobët. Nëse nuk e dinë dhe nuk e zbulojnë, janë të paaftë. Atëherë është e nevojshme të ndryshojë kursi jo vetëm i këtyre, por më parë i atyre që menaxhojnë ekonominë tonë. Unë mendoj që Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë dhe Komisioni Parlamentar i Ekonomisë duhet të sjellin në menaxhimin e këtyre të mirave një shpërndarje të pranueshme. Është e papranueshme që këto diferenca të jenë në këto shifra. Unë këtë kontrast pagash e quaj korrupsion të ngritur në sistem.

Këto shqetësime ka kohë që i kam bërë me dije te Ministria e Financave dhe Komisioni Parlamentar i Ekonomisë. Unë i padis të gjithë, që nga Ministria e Financave, ajo e Ekonomisë, Komisioni Parlamentar i Ekonomisë, si të papërgjegjshëm. Në këtë situatë unë mendoj që pagat e larta të ulen në masën 5-8 herë. Fondi që do krijohet prej tyre mendoj të kalojë në favor të tetraplegjikëve, personave me ndihmë sociale, pensioneve dhe rrogave shumë të ulëta.

 

Letër e nënshkruar

Dervish Malka

redaktor April 8, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?