Shqiptarët nuk përbëjnë përjashtim; Amerikanët gjithashtu nuk bien dakort për Ditën e Pavarësisë. Megjithatë, këtu e vite, e festojnë atë në 4 Korrik. Shqiptarët nuk janë i vetmi komb mbi dhe që bën sherr me vehten e vet. Hebrejtë janë të famshëm për konfliktet dhe “sherret” mes tyre.
Ka kombe që prej konflikteve dhe debateve të brendshme bëhen më të mirë dhe më të mençur, krijojnë pasurinë e tyre kulturore, shkojnë përpara, mësojnë nga e kaluara e tyre, e kthejnë atë në histori, në memorie, në politikë, në art. Ka kombe që prej konflikteve të tyre të brendshme i hanë kokën përjetësisht njëri-tjetrit, mbeten gjithmonë pas, bëhen gazi i botës, mbeten “një thumb i ngulun ne tru të njerëzisë, siç thoshte Migjeni”; ne Shqiptarët, fatkeqësisht, i takojmë kategorisë së dytë.
Pse ndodh kështu me ne? As vetë nuk di ta shpjegoj mirë. Një përgjigje e thjeshtë është: sepse jemi shumë të varfër. Por prapë kjo është një alibi e lehtë. Kështu që po bëj një hipotezë tjetër. Besoj se kjo ndodh sepse në marrëdhëniet e pushtetit ne nuk e njohim fjalën “dialog” apo “kompromis”. Në marrëdhëniet e pushtetit, ne nuk shohim kundërshtarë me të cilët po debatojmë, kundërshtarë që duhen bindur apo duhen mundur, fundi i fundit. Ne shohim armiq që duhen asgjësuar, duhen zhdukur, duhen turpëruar e copëtuar. Në marrëdhëniet e pushtetit ne sillemi si miza para atij që ka pushtet dhe trajtojmë si miza ata që mundim. Pastaj, ata që janë trajtuar dhe sjellë si miza, sillen si përbindësha kur fitojnë pushtet.
Me pak fjalë, jemi si ata fëmijët e përbindshëm që janë gati t’i vënë zjarrin shtëpisë, nëse i ngacmon ose nuk iu plotëson tekat. Në këtë fazë jemi: në fazën e fëmijës së përbindshëm. I tillë ishte Enveri, një fëmijë i përbindshëm, një narcizist maniak. Kam frikë se i tillë është Berisha dhe jo vetëm ai – sepse po të ishte vetëm, ndoshta do ta kishim zgjidhur problemin.
Kur sillesh si fëmijë i përbindshëm në marrëdhëniet e pushtetit, konflikti nuk ka asnjë vlerë morale në vetvehte. Mund të shkatërrosh botën vetëm e vetëm që të të plotësohen tekat – dhe teka kryesore në marrëdhëniet e pushtetit është pushteti absolut. Ato i paraprijnë çdo lloj vlere morale apo interesi kolektiv. Tani, ju do thoni, që shkova larg me këto që po them. Sipas mendimit tim, që nuk është absolut dhe mund të jetë gabim, ky është një nga problemet kryesore që kemi. Prandaj një sherr për “mustaqet e Çelos” apo nëse dhelpra e lagu apo nuk e lagu bishtin kur kaloi lumin, mund të shkaktojë deri edhe gjakderdhje në anët tona.
Sherri per datat, që i ngjan teatrit absurd të Ioneskos, nuk është në fakt sherr për të vërtetën historike. Është sherr për pushtet absolut, simbolik apo jo simbolik, që fillon me fjalinë: “Kështu është si them unë!”. Është “sherr” për të fituar të drejtën të shkruash historinë duke trajtuar si mizë kundërshtarin.
Sherri për datat është tregues që Shqiptarët nuk janë pajtuar akoma me historinë e tyre të ndërlikuar dhe jetojnë akoma në një luftë civile të heshtur. Si atëhere në Nëntor të 1944, ku më shumë luftonin dhe urrenin njëri-tjetrin se sa Gjermanët. Neve nuk jemi pajtuar akoma me historinë tonë sepse e përjetojmë atë si legjend bardh e zi: këtej është e keqja absolute – andej është e mira absolute. Historia jonë ka shumë dhembje, ka shumë gjak, ka shumë gënjeshtra, ka shumë çmenduri – dhe jo vetëm e jona sigurisht. Do na duhet kohë për ta “tretur” një histori kaq të hidhur. Por historia jonë ka edhe aftësi për të mbijetuar, guxim për të falur, vullnet për të tejkaluar të shkuarën. Shqiptarët nuk janë as më të zgjuar as më pak të zgjuar se popujt e tjerë. Janë megjithatë më të izoluar se popujt e tjerë, sepse janë udhëhequr gjithmonë nga narcizistë maniakë që mund të prodhojnë vetëm konflikte mizerabël, izolim mendor dhe moral. Në Shqipëri, politikanë, historianë dhe intelektualë që nuk shohin “kundërshtarët” e tyre si armiq që duhen asgjësuar, mund të kontribojnë që të dalin në pah tiparet më të mira të Shqiptarëve; që Shqiptarët të kenë më shumë guxim e mençuri të njohin vetvehten dhe të pranojnë historinë e tyre.
Berisha, fatkeqësisht, nuk e bën dot këtë gjë. Ai i përket një shekulli tjetër, plot urrejtje, mllef dhe fëmijë të përbindshëm.
*Dr. Gazmend Kapllani është shkrimtar dhe gazetar. 2013 Fellow i Institutit Radcliffe në Harvard dhe 2014 Fellow i Departamentit të Artit në Brown University. Aktualisht jeton në Boston dhe jep mësim letërsie edhe historie në Emerson College në Boston.
Z. Kapllani, me pelqeu titulli, pasi per mua shoqeria shqiptare vuan nga mungesa e qyteterimit demokratik. Mendo se pjese e kujt kane qene shqiptaret: Perandorine Romake, Bizantine, Osmane, Diktaturen Zogiste e Diktaturen Enveriste. Vitet demokratike numerohen me gishtat e dores. Pavaresisht nga ndryshimi artificial i demografise ne favor te qyteteve, pjesa derrmuese e shoqerise eshte fshatare dhe politikanet si Berisha jane inteletuale te dale nga gjiri i fshataresise se maleve. Per datat e festave te Nentorit, Berisha u ngaterrua me kembet e veta: ne vend qe te thoshte se Dita e Festes Kombetare eshte 28 Nentori, ndersa 29 Nentori mund te kthehej ne Diten e Veteraneve e Deshmoreve dhe mbaronte filmi. Tani Shqiperise t’i rroje psikopati Kasem Bicoku!
U pajtova me nazistet germanet e me fashistet italian ,po kur jo me nazifashiste shqiptaret sepse i ka kam dhane besen xhaxhes Enver se do vdes per kete yll ne ball!
Je njeri prej tyre ( fashisteve dhe nazisteve ) dhe njelloj si ata. Fatin e tyre do te kesh.
Megjithese gjyshi im ishte nje deshmor i luftes antifashiste dhe babai i tij nje liberal nacionalist antikomunist i vdekur nga torturat ne birucat e Enver Hoxhes,sot mendoj se ajo lufte sherbeu per te permbysur eliten intelektuale te viteve 30 dhe per te sjelle ne pushtet shpellaret e jugut,afersisht njsoj si veproi saliu me levizjen studentore per te sjelle ne pushtet shpellaret e veriut.Data kur murtaja komuniste mori pushtetin duhet shpallur zi kombetare.
Bravo “Tedi Kuqali”!!
Ja ke futur kot PLAKO!!!
Mire,qe do te shpifesh,por je treguar edhe injorant!!!
Na thua se GJYSHI YT ISHTE DESHMOR I LUFTES ANTIFASHISTE,PA NA E DHENE EMRIN E TIJ!!!
Paske turp t’i permendesh emrin,apo nuk e mban mend si e quajne???
Pastaj te del RRENA:
,kur thua se “babai i tij(pra i gjyshit tend,qe i bie te jete stergjyshi jot) paska qene nacionalist antikomunist i vdekur ne birucat e Enverit!!!
Haaaaaaaa,cfare gallate!!!
Qe gjyshi jot paska qene deshmor,do te thote se qenka vrare para 1944-tres,te pakten do ishte 20 vjec,qe i bie i dt.lindjes 1920-1924!!!Po STERGJYSHI YT,qe i bie te kete lindur para 1900-tes,kur u be ANTIKOMUNIST,kur edhe vete Enveri u be komunist ne 1941???
FUTJA KOT PLAKO dhe na trego ndonje barcalete per gjyshen dhe mamane tende te burgosura ne Aushvic!!!
Ndersa per vete nuk ke pse flet se dukesh,qe je antar i shquasr i LGBT-se me kryetar Lul Domaten!!!
29 nentori duhet shpallur dite zie kombetare.
E di ti o Tedy-bear Kuqali qe xhaxhai yt piktor eshte nje i degjeneruar me tendence pedofilie qe ne kohen e komunisteve ?
E ke pyetur çfare marredhenje kishte me ate gazetarin e “Bashkimit” qe e strehonte ne shtepine e tij ?
E ke pyetur pse i pelqente te “udhetonte” ne autobuzet urbane te Tiranes ku kishte djelmoshe te rinj ?
E ke pyetur pse nuk ke nje kushuri apo kushurire nga ana e tij ?
E ke pyetur perse çdo mbremje para se te arrinte ne shtepi ndalej tek parku ne krah te SHQUP-it tek Rruga e Elbasanit ?
Mbase edhe Neritan Ceka qe ka punuar me te mund te te tregoje pak mbi tendencat e tij pro-djaloshare edhe nen rregjimin komunist.
Kur te flasesh tjeter here per partizanet e per luften NA-ÇL mendohu mire se edhe pse jeton jashte mos kujto se nuk dime te ti numurojme edhe qimet brenda vesheve qe rraca nga e cila vjen i ka si shenja bukurie.
Perderisa me demokraci kuptojme perdhunimin e mendimit ndryshe ky sherr do vazhdoje gjate.
Toleranca dhe debati i shendoshe nuk eshte cilesi e jona.
Keni degjuar ndonjehere ne tavolinat tona te lavderohet dikush qe ka perparuar me dije??
Lavderohet ai qe mori gjakun , u tregua burre se i ra dikujt, ja futi dikujt, rrafi pronarin, ka kurva ne Itali , etj, pra arriti dicka me force dhe dinakeri.
Sherri per 29 Nentorin eshte pasqyrimi me i mire i sjelljes per mendimin ndryshe ne Shqiperi.
Me femije grindaveca nuk mund te respektohet nena qe i lindi.
Sa bukur do ishte gjithe kete energji konfliktuale ta harxhonin per mireqenie dhe perparim.
Përsiatje të sipërfaqshme të mbushura me pak vrer dhe pikëllim përdëllitës ndaj realfakteve të popullit të vet!
Atje ku rri vreri i një kohe të shenjtë që vendosi popullin shqiptar në front me popujt e tjerë ku dhe Amerika përdori forcën shtypse dhe Anglia, pa mohuar askush ish Bashkimin Sovjetik, atje ishte dhe triumfoi dhe Shqipëria!
Ata triumfatorë duam nuk duam, patën një datë triumfi përfundimtar që me të drejtën e tyre të ngadhnjimit e vendosën,si medalje të artë shkëlqimtare dhe e festuan, po vet, si feston njeriu i lirë, rikonstruktimin e një shtëpie që armiqë të jashtëm në bashkpunim me pisa banditë vendas, ja dogjën!
Asnjë llogjikë amorale dhe fobi ndaj clirimtarëve që tashmë dhe po ikin natyrshëm nga kjo botë reale dhe irreale, nuk mund të deformojë atë që ata ngadhnjimtarë të pazëvendësueshëm dhe të papersëritshëm antifashistë e anti koloboracionistë, mund ta zhbëjë e aq më keq të vjell vrerin e cmendurisë mbi arin e shkëlqyeshëm të Ditës së Lirisë që vet e vendosën dhe e festuan nën himnin kombëtar shqiptar dhe pikëllimin e trishtë për shokët e rënë në beteja! Dhe kishin një drejtim e komandë si të tjerët, që nuk mund të fshihet e humbas, nuk mund të denigrohet dhe aq më keq të vreroset duke vjellë mbi ta. Ata në ndryshim nga burrat e sotëm të ish koloboracionistëve të djeshëm, janë burra të mëdhenjë edhe sot, sepse sollën në kualicion botror kundër murtajës dhe plangprishësve bashibozukë, Lirinë! Dhe Liria ka një ditë kur lind, ditë që ata viganë burra vet e përcaktuan dhe festuan e që jo pa cudi e deklarojnë me shkrime dhe të mundurit! Nuk ka vrerë për asnjë nga ata burra clirimtarë, sepse fituesit clirimtarë të lirisë nuk shahen! Nëse flasim, si flitet, për të folur, me fjalë për 29 Nëntorin e Madh që rri pranë e plot vitalitet pas 28 Nëntorit të shenjtë të pavarsisë!
Përsiatjet pikëlluese me “pse” dhe shembuj kontraversion tek të tjerë popuj, nuk që ndrojnë! Sepse të marrët nuk bëhen të mencur kur marrëzinë e kan trashëgim! Ata,thjesht lihen në marrëzinë e tyre fëminore, ku qiellit i thonë det dhe diellit verbim! Fitore pa fitues dhe kohë fituesish nuk mund të ketë! Këtë, duket, nuk e llogarit shkrimtari! Vreri mbi ar nuk ngjit! Mbi gjithshka Liria! Atë e prunë burra që kishin burrëri dhe drejtim,si gjithë popujt e tjerë! Fëmijët e sotëm kanë sindromën e eterve fëmijë; që luajtën keqësinë e shemtimit të vet;koloboracionizmin!
Asgjë trishtuese për fitimtarët dhe bijtë e fitimtarëve! Të trishtuar rimbeten fëmijët e fëmijve të marrë të Shqiperisë! Data e lirisë e fitimtarëve është vendosur nga ata vet dhe vetëm bijtë plangprishës, mund ta zhbëjnë përkohsisht! Ndaj asnjë përsiatje e përsiatur, nën terr, nuk vlen!
Hallall,o Tomorr.Edhe sa kohe do te vazhdojme te harxhojme energji kot?!!.Dhente zoti qe ketij debati t`i kete ardhur fundi.Te mos vazhdjme si deri me sot : jo e lagu e jo s`e lagu.Le ta kujtojme e nderojme ate epope legjendare salrificat e atyre qe luftuan dhe vete
Konfliktet e brendeshme jane te shendetshme .kur ka dialog dhe kompromise .por tek shqipetaret ekziston UNI,po te marin Ahmet Zogun krijoi UNIN dhe vrau kundershtaret e tij ,po keshtu diktatori Hoxha krijoi UNIN dhe vrau shoket e tij ,po keshtu veproj Berisha ku krijoi UNIN dhe vrau shoket e tij duhet nje mentalitet tjeter Qeverisje ku te jete gjitheperfshirese ku te mbizoteroje dialogu dhe kompromisi per interesat kombetare.pervec Unit te ketyre lidereve ishin vegla gjore sllavoserberuse ,mu kujtua vizita e Ministrit te Jashtem te Jugosllavise Kardelit ne Moske me liderin Stalinin .Stalini e pyet Kardelin per shqipetaret..Kardeli thote shqipetaret jane populli me i vjeter ne Ballkan dhe se greket..Stalini thote .PSE jane kaq te varfer dhe vazhdon biseda..pra kemi faktori UNI DHE VEGLAT GJORE SLLAVOSERBERUSE NE DEM TE KOMBIT SHQIPETAR..
Gjithshka fillon me genet. Shqiptaret jane popull primitiv e i pa zhvilluar. Ne gjakun e tyre qarkullon geni i urrejtjes ndaj sho-shoqit. Pa u eliminuar ky gen (duhen shekuj), shqiptaret nuk do te mund te rreshtohen ne shoqerite e qyteteruara.
Ate date e vendosen ata qe luftuan dhe fituan. Ashtu si Berisha vendosi per ditet e festave te demokracise. Pala kundershtare nuk u ankua.
Paradokset në këtë vend nuk kanë të mbaruar prandaj dhe kemi këtë gjendje që kemi :
Pasi shteti ynë është mbushë plot me paradokse të tillë, siç janë njeriu i vjetër dhe njeriu i ri, leku i vjetër dhe leku i ri, pronari i vjetër dhe pronari i ri. Themi e çfarë nuk themi, themi plot të tillë! Themi se ne shqiptarët kemi edhe një trashëgimi të lashtë kulturore, kur nga ana tjetër në mënyrën më paradoksale me ligje Parlamentesh pluraliste Shqiptare vjedhim dhe grabisim trashëgiminë e lashtë pasurore, (kuptohet për interesat vetëm të politikanëve dhe pushtetarëve mafiozë shqiptarë). Themi se jemi edhe një komb ″monolit″ shqiptar, kur nga ana tjetër, (qëllimisht!) nuk bëjmë një regjistrim popullate të saktë, me qëllim si të ″qytetëruar″, (që në fakt vetëm të qytetëruar nuk jemi!) të mos shkelim me këmbë asnjë nga etnitë e këtij vendi, (etni që në fakt nuk janë të pakta, por rreth 11-të).
Themi se jemi një popull me shumë besime fetare dhe që gjoja jetojmë në harmoni të plotë, por pa bërë asnjëherë asnjë analizë të saktë e të plotë, nga na vjen kjo ″harmoni″, kur themi, se jemi një komb, por si mund që të jemi një komb, kur brenda shtetit tonë me 2.500.000 frymë, ndodhemi të ndarë në katër besime fetare dhe ndoshta edhe më shumë, kur ne të quajturit ″shqiptarë″, (që në fakt nuk jemi të gjithë të tillë!) jo vetëm që grindemi, por si pa të keq i marrim shpirtin, jetën njëri tjetërit, kur për fat të keq deri më sot këtë vend e kanë formuar dhe udhëhequr gjithmonë ata njerëz të atij besimi, që tradhëtuan besimin e tyre të vjetër. Prandaj jo vetëm ky Dr. Gazmend Kapllani që është edhe shkrimtar edhe gazetar, por dhe gjithë gazmendët dhe xhufërit e tjerë, duhet që gjërat ti analizojnë ″pak″ më thellë, me qëllim që të ndahet shapi nga sheqeri se:
″Thesin me miell e hëngërnë mitë″, por vërtet të dalë dhe të dihet emëri i tyre, dhe përfundimisht të gjentet se cila etni ka genin aq të egër. Se në shumë analiza ″godosh e xhufërish″ shikoj të thuhet se shqiptarët po ndërojnë emërat nga mysilmanë në të krishterë, katolikë, apo ortodoksë, dhe nuk thonë asnjë herë se mirë bëjnë se shkojnë në besimin e të parëve të tyre, se vetëm kështu nesër mund që të ketë vërtet një harmoni të plotë. Gjithashtu, për çudi shumë politikanë, profesorë e doktorë lëshojnë mallkimin ndaj atyre që ndërojnë emërat, kur vetë vendit tonë nga Albani ne i kemi ndëruar emërin duke e quajtur Shqipëri. Prandaj unë mendoj se Theofani ka plotësisht të drejtë se, etnia shqiptare, një nga të 11-të etni duket se është një etni primitive, dhe besoj se atje ndodhet edhe geni i egër !