Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Veliaj: Është faji i sistemit, jo vetëm i njerëzve!
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Politike > Veliaj: Është faji i sistemit, jo vetëm i njerëzve!
Politike

Veliaj: Është faji i sistemit, jo vetëm i njerëzve!

redaktor
Published November 13, 2013
Share
SHARE

Sistemi është shkaktari kryesor që lejon dhe shkakton abuzimet, prandaj lufta kundër korrupsionit duhet të fillojë pikërisht nga ndryshimi i këtij sistemi. Ky ishte mesazhi që Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, dha në fjalën e tij mbajtur në konferencën “Mbi një kuadër më efektiv në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri”, në praninë e Kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të tjerë të qeverisë.

Veliaj vuri në dukje se korrupsioni është një problem masiv, me të cilin përballen jo vetëm zyrtarët e lartë në qendër, por edhe zyrtarët lokalë, duke ritheksuar se nga auditi i kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në ish Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta janë gjendur shumë mangësi, parregullsi dhe shkelje të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi, për të cilat janë arrestuar si përgjegjës katër ish zyrtarë të kësaj ministrie.

Ministri Veliaj tha se sistemi i mbrojtjes sociale në Shqipëri ka vuajtur shumë nga korrupsioni, ku skemat më problematike kanë qenë Ndihma Ekonomike, Pensioni i Aftësisë së Kufizuar si edhe Pensioni i Invaliditetit të Punës. “Por, është e qartë se shkak kryesor i këtyre problemeve nuk janë vetëm njerëzit, pasi sistemi ka vuajtur nga cene që e kanë lehtësuar abuzimin dhe kanë rritur korrupsionin. Ndodhte që gjatë fushatave zgjedhore rritej në mënyrë artificiale numri i përfituesve nga këto skema, duke e shpënë sistemin e mbrojtjes sociale në prag të falimentit”, u shpreh ai gjatë fjalës së tij.

Nga ana tjetër, Veliaj nënvizoi se numri shumë i madh i komunave dhe bashkive, si edhe dhënia e kompetencave këtyre njësive vendore në lidhje me ndihmën ekonomike, invaliditetin e punës etj, ka bërë që të fryhen artificialisht skemat e ndryshme të mbrojtjes sociale. Rezultatet e auditimit të nismuar nga MMSR-ja treguan se kishte raste që PAK përfitonin nga dy statuse, çka rriste shpenzimet; fëmijë të anëtarëve të këshillit bashkiak apo komunal përfitonin pagesë të pamerituar; Ndihma Eknomike paguhej pa asnjë dokument që vërtetonte gjendjen ekonomike etj.

Për t’i bërë ballë kësaj situate, sipas Veliaj, komiteti i mjekëve që vlerësojnë PAK do të kalojë në varësi të MMSR-së ose Drejtorisë së Përgjithshme të SHSSH, e jo më rajonal. Gjithashtu, Ndihma Ekonomike do të reformohet në mënyrë që të ketë sa më pak transferta me para në dorë që të jetë e mundur, kur një pjesë të pagesave do të shndërrohen në fond të nxitjes së punësimit. “Do të synojmë që në vend të parave në dorë përfituesit të marrin ekuivalentë të vlerës në ushqime apo shërbime të tjera”, vijoi ai.

Veliaj përmendi edhe projektin për modernizimin e Asistencës Sociale, i cili bëhet në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe do të ulë korrupsionin.

redaktor November 13, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
3 Comments
  • populli says:
    November 13, 2013 at 6:54 pm

    lere sistemin zoti Veliaj, por qeroji te gjithe mjeket prane zyrave rajonale te SHSSH, pasi nuk kane bere gabime, por u kane pire gjakun njerezve hallexhinj, per te marre ate qe u takonte. Keta mjeke nuk kane shtuar listat e perfituesvene raste fushatash, por u kan pire gjate gjithe kohes gjakun ( dhe vazhdojne dhe sot…) njerezve per te marre ndihmene paaftesise. Burgu eshte me e pakta per ta. Prandaj boll na lodhet, pa filluar ende me fja;len SISTEM, SISTEM dhe vetem SISTEM.

    Reply
  • raimondi Vlonjati says:
    November 13, 2013 at 8:11 pm

    Pse e hoqe komentim tim ketu _-Lere komentin se nuk kishte fyerje ….Ca doni te krijoni idhuj te rem ju , gazetat pro qeverise

    Se ju jeni fajtor qe na vijne helmet nga bota, se ju krijoni idhuj te reme , kur keta jane deficente fare dhe …keta pastaj na sjellin pastaj keto pislleqet e botes

    Reply
  • Mark uk says:
    November 13, 2013 at 10:12 pm

    Po si ka ftyre ky qe fatkeqsisht eshte minister qe mbas shpifjes qe beri per te shoqen e kryetarit te bashkis Kavaj duke njoftuar ambasadat e huaja ne Tirane Se njerzit e PD:Rrembyen te shoqen e kryetarit te bashkis pasi e torturuan I nxorren edhe femijen.Sot na flet per moral,kur ishte kryetari G 99 vjedhi e shperdoroj te gjitha fondet duke bere vile per vehte e per te vllane.Dua te pyes ku eshte rilindje qe trumbetuan para shqiptarve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?