Krijoi një sajt “ugotposted.com”, për video pornografike, por është arrestuar dhe dënuar me 18 vjet burgim.
28-vjeçari Kevin Bollaert, titullar në Kaliforni i një sajti ueb që zotëronte rreth 10 mijë foto të marrëdhënieve seksuale të shoqëruara me emra dhe mbiemra, moshën e protagonistëve dhe profilin e tyre në “Facebook”, është arrestuar me akuzën e publikimit të materialeve “hot” pa autorizim.
Ai po ashtu akuzohet për zhvatje dhe vjedhje të identitetit, pasi personat e interesuar për fotot, duhet të paguanin 350 dollarë për marrjen apo shkarkimin e plotë të tyre.
Por sajtii ishte krijuar në vitin 2012 dhe pati menjëherë një sukses të madh mes gjithë ish-të fejuarve apo ish-të dashurve të zhgënjyer, por nga ana tjetër ka lënë pas shumë viktima.
Gjatë procesit, siç shkruan “Mirror”, njerëzit e prekur kanë pësuar shumë drama familjare si pasojë e publikimit nga ana e sajtit të Kevin. Shumë prej tyre u divorcuan apo kaluan periudha shumë të vështira.
Tashmë 28-vjeçari duhet të qëndrojë 18 vjet në burg.
Jo gjithmone zgjuarsia te nxjerr ne selamet !