Kurse private dhe për Abetare

editor

Të rrosh a mos rrosh

Mendon njerëzia

Jetën dëm ta çosh

S’të lë Perëndia

 

Ke nuk ke para

Me buxhet je hollë

S’ka vend për shaka

Fëmija do shkollë

 

Merr libra me listë

Lista ësht’ e gjatë

Dhe një tjetër pistë

Duhet kurs privat.

 

Në shkolla kan’ kthyer

Mësueset shtëpinë

Dikush në aneks

Dikush në kuzhinë

 

Njëra  në një cep

Atje pranë haurit

Tjetra në një zyrë

Te puna e burrit.

 

Plas kursomania

Si kok’e fasules

Ka dhe një orar

Te dyqan i Bules

 

Shkruhet nën tabelën

“ Fruta – zarzavate”

Dy orë me qera

Për kurse private.

 

Mësues – mësuese

Vënë  janë në garë

Për të hapur kurse

Që ditën e parë

 

Je i detyruar

Nuk bën dot bisht

S’pari do paguar

Kursi  për anglisht.

 

Për të zënë dora

Për një kurs të mbarë

Duhen mijëra  lekë

Ca  dhjetra dollarë.

 

Pastaj prind i dashur

Mos të të vijë rëndë

Se kursi privat

Është për çdo lëndë

 

Kurs në fizikë

Kurs në kimi

Fli gjatë mësimit

Mëso në shtëpi .

 

Me sa kemi parë

Si s’na plasin  sytë?!

Kurs në klasë të parë

Kurs në klasë të dytë

 

I dashur mësues

S’është  turp fare

Që të hapësh kurs

Dhe për abetare?!

 

 

Prindi  zemër djegur

Pyet si me frikë

Vallë ku ka humbur

Arsimi publik?!

 

Share This Article
8 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *