Parlamenti ka votuar në ditën e tij të fundit kryetaren e re të Autoritetit të Mediave Audio-vizive.
Me 83 vota pro, në krye të këtij institucioni është zgjedhur Armela Krasniqi.
Ndërkohë që Alketa Dibra mori vetëm 9 vota pro. Paraditen e sotme, institucionet ndërkombëtare në vend, BE, OSBE dhe ambasada britanike kërkuan që votimin për kreun e AMA-s të bëhej me dakordësinë e të gjitha palëve për të garantuar profesionalitetin e këtij institucioni.
Kush është Armela Krasniqi
Armela Krasniqi ka lindur në Tiranë më 26 nëntor 1976. Është e martuar dhe ka dy fëmijë. Ajo ka një karrierë të gjatë në fushën e medias që në fillime si reportere dhe më pas drejtuese edicionesh informative në disa televizione. Krasniqi më herët ka qenë zëdhënëse e Partisë Socialiste gjatë kohës kur e majta ishte në opozitë.
Apeli i BE
Pak orë para votimit për kreun e AMA-s në Kuvend, delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri i ka bërë thirrje ligjvënësve ta shtyjnë këtë procedurë bashkë me emërimin e anëtarëve të bordit të këtij autoriteti në muajin shtator.
Delegacioni BE nënvizon se është e rëndësishme që në këtë proces të mos ketë dyshime mbi natyrën jopartiake, profesionale dhe pluraliste të punës së AMA-s.
“Autoritetet rregullatore të mediave duhet të punojnë në mënyrë të paanshme, transparente dhe me një legjitimitet të njohur nga të gjithë. Bashkimi Evropian ka rishikuar Direktivën e Shërbimeve të Mediave Audiovizive dhe ka paraqitur kërkesa të reja për pavarësi për rregullatorët kombëtarë të mediave përfshirë detyrimin për të vendosur procedura transparente dhe të pavarura për emërimin dhe shkarkimin e kryetarit dhe anëtarëve të bordit të këtyre autoriteteve. Ky legjislacion është pjesë e acquis të BE-së të cilin Shqipëria duhet të përshtasë.
Ne kemi ndjekur nga afër procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri dhe anëtarëve të bordit të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA). Është e rëndësishme që të mos ketë dyshime mbi natyrën jopartiake, profesionale dhe pluraliste të punës së AMA-s.
Vëmë re se votimi nga Parlamenti për emërimin e kryetarit është planifikuar për sot, në seancën e fundit të kësaj legjislature. Ne i ftojmë autoritetet të marrin në konsideratë të vazhdojnë me këtë emërim gjatë legjislaturës së ardhshme në shtator, së bashku me emërimin e anëtarëve të bordit të Autoritetit, si mënyra më e mirë për të arritur konsensusin dhe legjitimitetin e pranuar gjerësisht”, thuhet në deklaratë.
o.j/dita
Nuk jemi koloni engleze,as koloni europiane. Jemi shtet i pavarur qe kerkon antarsim ne BE.Nje nga kushtet eshte parlament i pavarur ,i zgjedhur me vote dhe konform ligjit e kushtetutes.Vetem parlamentet e kolonive marrin urdhera nga ambasadore.Aq me teper Ambassador i nje vendi jashte BE
Po nga Yuri pse merrni urdhra ore morrat mavi?
Kur ka nderhyre Juri Kim apo kushdo ambasador amerikan, per t’i beje presion apo keshilloje Parlamentin, si ne kete rast OSBE apo KiE, minuten e fundit, per te shtyre votimin per kryetarin e AMA-s? Procedurat parlamentare zbatojne rregulloren e Kuvendit qe eshte organ sovran dhe per te arritur deri ne votim kalon ne disa filtra, gje qe rezulton se jane kryer. Atehere pse gjithe kjo zhurme, apo sa per t’i mbyllur gojen opozites, qe ne cdo rast dhe per ketë ajo do ta gjente nje sebepj. Prova eshte mos njohja e zgjedhjeve te 25 prillit apo te tjera me heret, qe OSBE dhe BE i ka njohur, por qe ajo, opozita pra, nuk i p….dhi. Oportunizmi i OSBE sidomos i perfaqesise se saj ne Shqiperi, eshte tashme i njohur, ndaj dhe Kuvendi ka bere mire që nuk ia vershellu, nderkohe zonja Krasniqi u zgjodh jo me 71 por me 83 vota, qe duam s’duam, te pakten nga ana formale, ka nje konsesus më te gjere se ai i PS e vetme.
Ja perse na e paska fajin Bashkimi Europian qe nuk na jep daten per fillimin e negociatave.
Sepse si “Fanar Ndricues ne Brigjet e Adriatikut” nuk mund te mos emerojme e eksportojme ne Evrope e ne Bote vlera te tilla unikale te pastertise dhe profesionalizmit.
Rnrofte Propaganda Social-Komuniste akoma ne Fuqi!
Rrnofte Kulti i Politikes e i Zullumit Tollova’ te saj!
Rrnofte Kulti i Individit me leaderin “Max” ne krye!
E “… kur te zhduken keta Perbindsha” ne kete Bote do te mund te ngrihen ne kembe e te behen, si shume vende e popuj rrotull, Shqiperia dhe Shqiptaret.
Jo po degjo llangot e ambasadave
Kuvendi nuk terhiqet edhe pas apelit te BE-s dhe OSBE-s, kurse Rama thote se i kemi bere detyrat kur gjithmone ben te kunderten e asaj qe ka sugjeruar BE!Rama flak nga puna kundra ligjit te gjith ata qe nuk i shkojn pas fijes,nga ana tjeter hiqet sikur eshte irrituar qe BE e ka flakur jasht.Rama nuk don te hyje ne BE,ky eshte problemi rrenacakut dhe shqiptareve popullit me naiv ne Bote qe tall bythen nje drogaxhi.
Po hë o Tiku, na jep ca mend neve që jemi naiv. Ç’të bëjmë ? Nga një anë kemi Ramën që thotë se kushtet janë përmbushur, nga ana tjetër kemi Europën që thotë po ashtu por negociatat nuk i hap se na do paketë dyshe me Maqedoninë e Veriut. Ku është mashtrimi i Ramës këtu, na e trego që ta mësojmë edhe ne e të mos ngelemi naiv. Sa për zgjedhjen e kësaj në krye të AMA-së, pse duhet pritur shtatori apo që të ketë justifikime Luli me trimëreshën Monikë që të djeg Shqipërinë siç e dogji në zgjedhjen e Arta Markut ? Populli foli me votë o Tiku, dhe në demokraci vendos shumica. Edhe ky parlament që u shpërbë sot, sipas Kushtetutës së Shqipërisë është legjitim deri në orën 23 e 59 min e 59 sek të datës së sotme kështu që pse jo këta deputetë por deputetët e ardhshëm ? Të zgjedhurit e Lulit dhe Monikës ishin edhe këta që votuan sot pro mazhorancës. Apo të zgjedhurit e tjerë do i ketë më të mirë Luli dhe Monika ?
Rama ka premtua 8 here se do hapen negociatat.Jan hapur?8 mashtrime.Shqiperia kerkon te behet antare e BE dhe jo e kunderta,prandaj e percakton Mesuesi BE nese jan plotesuar kushtet dhe jo Rama.Edhe ne diktature shumica vendoste.Te gjitha Bashkite jan te PS sepse jemi ne diktature.Me thuaj nje vend demokratik ku jan bere zgjedhjet lokale pa kundershtare?
Po “Mësuesi” pra, tha para dy javësh që kushtet janë plotësuar. E thanë edhe ata “mësuesa” që këto 8 vite na kanë ngelur në klasë. Franca, Hollanda, Danimarka që dje vinin notë ngelëse, para 2 javësh thanë që kushtet janë plotësuar. Kështu thanë njëzëri edhe “mësuesit” e tjerë. Atëherë pse nuk u hapën negociatat ???
Ka pasur edhe në vende demokratike zgjedhje me 1 kandidat ( kërko në wikipedia : uncontested election).
Diktaturë do quhej nëse kandidatët e opozitës nuk do lejoheshin të merrnin pjesë. Se nuk pranoi Luli të hynte në zgjedhje me vullnetin e tij, nga frika e humbjes, nuk është Rama diktator. Rama do të quhej diktator nëse nuk linte të merrte pjesë Luli në zgjedhje. Mesa më kujtohet, në disa bashki ka pasur kandidatë dhe Patozi apo jo ? Shkodra është akoma e PD-së apo jo ?
o Glaukias, Te qifsha Edvin Ramen, as simple as that!
??? Shko pra, ç’të pengon kur është kaq e thjesht ? (dhe miqësisht, rregulloje pak fjalorin)
O Glaukias, eshte “figure of speech” se nuk eshte fjala per t’i futur karin ne bythe me verte se behem pis. A ke noi klasse shkolle qe ta besh dallimin ?
? “Klasse” nuk di të kem, mos ma vë re se shtresë e ulët dhe i pashkolluar jam. Dhe figurat letrare nuk është se i kuptoj mirë. Lum si ju që dini ndonjë gjuhë të huaj dhe me kulturën tuaj të gjerë na ndriçoni edhe ne të tjerëve që nuk jemi bekuar në masën e duhur nga Zoti me virtytin e diturisë. Por çdo e keqe e ka një të mirë! Në rastin e dinpakëve si unë, e mira jeni ju dinshumët që me artin tuaj të veshjes së mendimit me fjalë të përshtatshme, na mundësoni të kuptojmë edhe gjërat e paarritshme nga pakësia jonë e të menduarit.
Glaukias, paske marre fryme thelle para se ta shkruaje kete hartimin dhe ia ke arritur qellimit. Ne te ardhmen do te jem me tolerant me krriça si puna jote.
PS Po te jesh pa pune mund te te rregulloj korrektor prane ndonje paçavureje, meqe qenke i vemendeshme per “typing errors”. (Hajde ik e hap fjalorin).
Ramuti ben vetem detyrat e Serbise dhe Greqise. Sa per Evropen, i thote, boll na cate.., na jepni ato leke ti bejme drone, qe tjua fusi shqiptareve ne .b.
Ne fund te fundit, shqiptaret i paguajne borxhet. Kane tola e pasuri plot. le ti marrin Ramuti me Fushat, Ulajt, Ahmeten, Gjiknurin, Dule. e Vucic.
Dhe keto hanemet e Rilindjes, kane sezonin e pordhes. Leri ta shtrijne bythen lakuriq andej nga plazhet me “leje” te Ramutit. Nuk kane nerva te merren me direktivat e BE dhe OSBe
vlerat universale te Be s’hyjn shume nxhep
ne na duhen paret!!!
Edmut rama ne samitin ballkanik kto dite kish hall pse i jepet kroacise 5000 euro/frym dhe ne 500/frym
Filluan langaraqet te lavderojne ambasadoret.Pas 24 oreve, langaraqet fillojne sharjet.
PD me siguuri do te caktonte ne krye te AMA_s ate “kukullen “Bushati” ,qe lejonte edhe ”pornot” ne TV.,nga qe e mbronte Genc Pollo ; nuk them se kishte gje Pollua me te , po e mbronte nga qe ajo i kryente mire “detyrat”!
Po kjo zedhensja e “udheheqjes” nuk i kryen mire detyrat. Nuk ecet perpara kur shikon te shkuaren e hidhur dhe e imiton ate. Pak rendesi ka kush e ben te keqen Rama apo Saliu e keqja eshte e keqe dhe pak rendesi ka kush parti e ben . Kjo eshte nje kapje e Medias dhe diktatore si Rama dhe Saliu e kane ne gjak kete pune se nuk behet propaganda ndryshe. Rrnofte pupshteti “i pavarur” i medias me ne krie udheheqsin tone te partise. Shyqyr qe ekziton media elektronike dhe rrjetet sociale (edhe pak kohe sa ti kapin edhe ato ose ti ndaloje me ndonje ligj te posacem ) dhe nuk eshte kapur akoma nga pushteti.
Fodulli sjelljen e mire, e merr per dobesi. Nuk ka BE per shqiptaret deri sa ne krye te jete ky i shkalluar.
Mbasi hoqi kostumin diplomatik ala europiançe i dha një të tundur në mënyrë kërcënuese shallvareve diplomatike ala turke haxhiqamiliste me shtat pash ushkur, dhe, duke sfiduar paralajmërimet e arsyeshme të BE dhe OSBE për drejtuesin e AMA jopartiak dhe të zgjidhej normalisht në shtator nga parlamenti i ri, zgjodhi Krasniqin që po ti krahasosh portretin nga cilsitë antropometriko artistiko politike me atë të Dash Shehit, i plotson kushtet të jetë drejtuese e AMA dhe…
mbasi tundi dhe njëherë shallvaret diplomatike ala turke bashkë me ushkurin ai buçiti ……
……..”Sa të kem Turqinë dhe Serbinë nuk çaj menderen për BE dhe OSBE” duke bër raprezalje diplomatike në qarqet europiane që nuk e kuptojnë që shoku Edi ka ca “bushtra” me të cilat ai si kusar i popullit të vetë ndihet rehat dhe……
………në qoftë se BE nuk do të pranoj hapjen e negociatave që Edi Rama po, po……Edi Rama si individ, e jo Shqipëria, të futet në BE nëpërmjet ndonjë llagëmi të nëndheshëm korruptiv nga patronazhistët të rekrutuar nga ai në qarqet e larta të vëndeve europiane që në dorën e tij të bjen edhe miljardat e fondeve të BE ai …..
………lideri global, anëtar i Këshillit të Sigurimit, nuk do të pyes më për këshillat e mjera të BE, OSBE dhe për inat të vjerrës Europë, do të flirtoj me bushtrat Turqi, Serbi dhe Arabi pse jo edhe me bushtrën Rusi dhe bushtrën Kinë që u pëlqen të lëpihen me kusarët që vjedhin popullin e vetë si Edi Rama ….
ky është mesazhi i tundjes diplomatike të shallvareve haxhiqamiliste duke mos pranuar këshillat e arsyeshme të OSBE dhe BE për drejtuesin e AMA …..”.unë kryepatronazhisti i plotfuqishëm i budallenjëve shqipëtarë të Arnautstanit nuk pyes më për ju europianë e perëndimor aq më tepër që do tju kërkoj tashma llogari si lider global ulur në tryezën e Këshillit të Sigurimit për ..psh për atë që latë shqipëtarët të vdisnin nga pandemia por unë ……..
priten zhvillime nga shallvaret diplomatike me shtat pash ushkur të kryepatronazhistit Rama….
Po pse 83 vota!
Po pse 83 vota! Nuk kishte me teper!
Shumë mirë. Bravo! Urime! Uroja që zj. Krasniqi të jetë shqiptare dhe jo vetëm shqipfolëse.
O shoku sali rama ! …… Ky pi ndonjé “redbull” dhe kujton se ështê i fortê…hajvani!.
Dashnorja historike e shokut gramoz e meriton vetem per “sakrificat” qe ka bere ne vite..
Mesiguri jeni te gjithe jovetem te semure deri ne kock ,por
ne rrugen e duhur per te shkuar ne vryme te janulles dhe shpellarit ,
sipas mutit qe hani 🙂
Shpresojme qe kjo zonje e nderuar ne krye te AMA-s ,
te zhduke banden e 300 .Morrat e bythes se janullatos shperndare medieve shqiprtare
te sracionuar ne halete ( tema & dita )
Nji kerkese per AMA-n ;
Duam te ket nji WebSite per ne qytetaret shqiptare ,qe censurohemi prej vitesh nga morrat e janullaes qe kane gjetur tashme folen te re ,mbas ngordhjes se janulles
ne bythen e merobazes dhe ktij dallkaukut ktu ke dita,
qe me kta funderina te njerezimit mos te kemi me te bejme
Rrofte Komiteti Qendror i PPSH, ne krye me shokun Enver Bastard Bytha.
Duhen kryer ca pune tani me kete maxhorance.
Deri ne shtator ka kohe sa te mendohet Lulzimi per propozimin e Gazmendit,te largohen prape.
Hallall gjaku i Pjerin Xhuvanit,Gazmend!
Braktiseni parlamentin,,ta mbush me rezervat,se Monika kokelopa nuk me duhet me ato 4 vota.
Pres propozimin tuaj qe Gaz Bardhin ta shpall qe tani President Republike.
Nga Juri kim nuk ka urdher per parlamentin apo institucione kushtetuese.ka sygjerim dhe kerkese per drejtimet e reformes ne drejtesi .dhe keto i ben atje ku eshte lejuar investiamo amerikan.Nuk ka asnje imponim ndaj kuvendit.
Me kte emerimrrisim kuotat ne haremin e grarise dhe kshu cajme perpara ne renditjen boterore per barazi gjinore si vendi i 10 ne renditje me te cilen u prezantuam vend progresiv ne kandidaturen per Keshullin e Sigurimit.
Shenim: Barazia gjinore nuk mat nivelin e budallallekut, shushkllekut, kurverise politike e personale, injorances. Por mat nese malli eshte i cop femer.