Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri ka pranuar se do të rishikojë ligjin për “Sigurinë Publike”, të miratuar para pak javësh nga kuvendi, por të kthyer nga Presidenti.
Vendimi për të rishikuar këtë ligj, Ministri Tahiri e ka marrë pas vendimit të Presidentit Nishani për të mos e dekretuar atë.
Sipas Ministrit Tahiri, rishikimi i ligjit do të bëhet më vëmendje maksimale, por ai duhet kaluar pasi ka një rëndësi thelbësore për mirëqënien e jetës së qytetarëve. “Nuk kanë ardhur akoma në Kuvend arsyet e kthimit të ligjit nga ana e Presidentit, do t’i shqyrtojmë me shumë vëmendje. Kemi pas disa arsye që kishin të bënin, e kemi thënë dhe në atë kohë, faturën financiare që duhet të përballojë qoftë shteti apo biznesi privat për këtë çështje por dhe disa rezerva të tjera që ishin shprehur në atë kohë dhe nga Komisioneri për të Dhënat Personale. Por të shikojmë cilat janë arsyet”, tha Tahiri.
Lajmin, Ministri i Punëve të Brendshme e bëri të ditur nga Lezha, ku ishte për një inspektim. Ligji për “Sigurinë Publike”, lidhet me vendosjen e kamerave të sigurisë në pallate, vende publike, ku Policia vlerëson si me rrezikshmëri të lartë. Shoqëria civile, por dhe opozita kanë vënë dukje se përmes kësaj nisme rrezikohet privatësia qytetarëve, çka prek të drejtat e njeriu
http://sot.com.al/politike/ministri-tahiri-fshehu-raportin-e-amerikan%C3%ABve-p%C3%ABr-kamerat-e-siguris%C3%AB