Dhjetëra familje në nevojë në kryeqytet që nuk përballojnë dot qiranë e tregut do të përfitojnë ndihmë nga pushteti vendor nëpërmjet trajtimit që do përfitojnë si “bonus qiraje” për strehim. Ndërmjet qindrave aplikimeve të bëra, Drejtoria e Menaxhimit të Strehimit dhe Shërbimit Social pranë Bashkisë së Tiranës kanë përzgjedhur 32 familjet më emergjente që do të trajtohen me bonusin e strehimit, duke përfituar një ndihmë të konsiderueshme nga pushteti vendor për të përballuar qiranë e banesave të tyre. Efektet financiare të këtyre përfituesve do të përballohen duke pakësuar fondin e zërit të “Bonusit të Strehimit të Buxhetit të Bashkisë së Tiranës”, në shumën prej 308 874 lekë në muaj.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuar listën e plotë të përfituesve, së bashku me masën e ndihmës financiare që do të marrin për të mbuluar shpenzimet e qirasë. Lista e këtyre familjeve do të kalojë për miratim në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, i cili do të zhvillojë mbledhjen e radhës gjatë ditës së nesërme (11 nëntor). Për të përfituar një nga format e strehimit social, familjet e pastreha duhet të aplikojnë pranë njësive të tyre vendore, në mënyrë që nëse plotësojnë të dhënat të përfshihen në programet e trajtimit me bonus të qerasë, me kredi me interesa të zbutura. Aplikimi kryhet nëpërmjet një formulari që tërhiqet në Njësinë Bashkiake, ku qytetari figuron i regjistruar. Ky formular plotësohet me vërtetësi dhe më pas noterizohet.
Më pas, Njësia Bashkiake përkatëse përcjell këta formularë pranë Drejtorisë së Menaxhimi të Strehimit dhe Shërbimit Social në Bashkinë e Tiranës, ku edhe regjistrohet në bazën e të dhënave elektronike të drejtorisë. Janë komisionet e strehimit ato që marrin në shqyrtim të gjitha aplikimet e bëra dhe në bazë të përmbushjes së kritereve nëpërmjet vendimeve përkatëse i kalon këshillit Bashkiak të Tiranës projektvendimin me numrin e familjeve që kanë të drejtë të përfitojnë, (në varësi edhe të fondit që ky institucion ka në dispozicion. Janë me qindra aplikuesit e tjerë që kanë dorëzuar dokumentacionet për të përfituar nga ky program, por që do të jenë objekt i projektvendimeve që do të paraqiten në mbledhjet e radhës të Këshillit Bashkiak.
Lista e familjeve që përfitojnë bonus për të mbuluar qiranë
Emër Atësi Mbiemër Shuma që përfiton
1. IIrma Njazi Seiti 16 870 lekë
2. Fatbardha Nazmi Vinçani 6 960 lekë
3. Yllka Sahit Skarra 6 960 lekë
4. Roland Nikollaq Cojo 16 870 lekë
5. Rovena Hamid Baxhia 6 600 lekë
6. Zydie Refat Sançolli 6 960 lekë
7. Sotir Piro Neçka 9 040 lekë
8. Avni Hamid Kepi 9 933 lekë
9. Lipi Myslim Gjaçi 7 082 lekë
10. Lytfi Shaban Noka 16 870 lekë
11. Ramadan Shahin Alijaj 4 809 lekë
12. Agim Ramadan Muça 6 960 lekë
13. Bashkim Selim Gjuni 6 960 lekë
14. Luan Rakip Merepeza 5 878 lekë
15. Hena Fuat Flamuri 6 960 lekë
16. Sonila Petrit Kruja 11 790 lekë
17. Murat Muharrem Buzi 6 960 lekë
18. Petrit Mustafa Myftiu 16 870 lekë
19. Arben Skender Turuku 6 960 lekë
20. Alma Kol Shabani 16 870 lekë
21. Albert Ndue Lleshi 6 960 lekë
22. Bashkim Ferit Isku 6 960 lekë
23. Marsela Refki Zelollari 16 870 lekë
24. Asllan Zyber Hasa 6 960 lekë
25. Fatbardha Fejzullah Tuga 14 768 lekë
26. Alidije Asllan Bregu 11 484 lekë
27. Maliq Anesti Zguro 6 960 lekë
28. Gezim Remzi Sulejmani 6 960 lekë
29. Dallandyshe Remzi Sulejmani 6 960 lekë
30. Shpresa Remzi Sulejmani 6 960 lekë
31. Majlinda Rahim Brahimi 16 870 lekë
32. Dhurata Bajram Korra (Braushi) 5 000 lekë