Një fëmijë 2-vjeçar, i cili rezultonte i zhdukur që prej ditës së djeshme në Malësinë e Madhe, është gjetur i mbytur në kanal. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Boriç i Vogël, komuna Gruemire, Rrethi Malësi e Madhe. Familja e vogëlushit Eris Tahiraj e ka denoncuar sot në mëngjes zhdukjen e djalit, të cilin e kërkonin që pasditen e djeshme. Policia nisi menjëherë kërkimet, pasi gjeti në bregun e kanalit që kalon përmes fshatit disa lodra të fëmijës. Pas kërkimeve intensive, policia arriti të gjejë në ujërat e kanalit të Vrakës edhe trupin e vogëlushit.