Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Masakroi me lopatë dhe mbyti gruan, për shkak se dyshonte se e tradhtonte me një bashkëfshatar
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Masakroi me lopatë dhe mbyti gruan, për shkak se dyshonte se e tradhtonte me një bashkëfshatar
AktualitetKronikeLajme FlashLajmi i fundit

Masakroi me lopatë dhe mbyti gruan, për shkak se dyshonte se e tradhtonte me një bashkëfshatar

Bledar Lumani
Published April 2, 2015
Share
SHARE

Ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e djeshme në Gramsh, ka ndodhur për arsye xhelozie.

Agron Llapushi ka masakruar në arë gruan e tij me lopatë dhe më pas e ka mbytyr.

Gjatë krimit, siç ka deklaruar edhe vetë ai në polici, mendohet se ka qenë në gjendje të dehur.

Llapushi kishte vetëm tre ditë që ishte kthyer nga Greqia, ku jetonte si emigrant.

Ai ka thënë se dyshonte që gruaja e tradhtonte me një bashkëfshatar, ndaj e ka vrarë.

Por, ai ka thënë se nuk e di se me kë mund të shkonte e shoqja.

Babai i 39-vjeçarit është shprehur i tronditur nga ngjarja.

“Djali ka tri ditë që ka ardhur nga emigracioni, Greqia.

Gjërat shkonin mirë, se kuptoj si ndodhi.

Shkonin përditë punonin në arë, iknin në mëngjes dhe vinin në darkë.

Ara është shumë larg shtëpisë.

Ne e kemi marrë vesh kur jemi lajmëruar nga policia që si fillim i kishte gjuajtur me bel dhe pastaj e ka mbytur dhe ka shkuar është vetëdorëzuar në polici…jemi të shokuar, nuk e dimë si ka ndodhur.

Djali shkonte në Greqi dhe punonte atje me sezone dhe kthehej dhe me paratë që fitonte mbante familjen, madhe investonte për të mbjellë perime dhe shumë prodhime në tokën që e kemi pak larg shtëpisë.

U shokova dhe ende nuk e besoj kur mësova që djali im ka vrarë në arë nusen e tij, kishin dy fëmijë bashkë dhe asnjëherë nuk kisha vënë re se djali ishte xheloz për nusen”, ka thënë babai i autorit.

Bledar Lumani April 2, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
5 Comments
  • Eri says:
    April 2, 2015 at 8:24 am

    Realiteti shqiptar, burri shkon ne emigracion, gruaja behet me dashnor (ne mos me te vertete te ben opinioni te besosh se ajo ka dashnor), pi 2 gota dhe ben gjemen.
    Nese kupton qe te tradheton ndaje o njeri, pse e merr me qafe ate, veten dhe femijet?
    A ia mbushe mendjen fshatit qe je burre tani? Njerezit ende ne Shqiperi vrasin per t’i mbyllur gojen opinioneve te rrethit te ngushte familjar, shoqeror apo te provinces ku jetojne.

    Reply
  • Sallakja says:
    April 2, 2015 at 12:54 pm

    Realitet dritherues.
    Si ne mesjete, punonin ne are, e vrau me lopate,tradhetia,
    e mbyti, dy femije, u dorezua ne polici, burri…….burre zeza.
    Lajmi nuk ben me zhurme………komentohet pak…….rutine.
    Pastaj kalohet ne lajmin tjeter: Kishte apo nuk kishte faj
    Tom Doshi ? Komenti siper vjen nga Anglia, une komentoje
    nga Italia, pas meje nga Parisi apo Detroid…..sa larg.
    Kush e ka fajin ? Burri ? Gruaja ? Ne ?
    Dje, dy femije shqiptar te zhytur ne mjerim humben nenen
    e tyre. Psene nuk do ta kupojne kurre.
    Tom Doshit i dhane arreste shtepie. Une mendoje se bene
    gabim. Po ti ?

    Reply
  • SMS says:
    April 2, 2015 at 2:22 pm

    Si nuk mbaruan keta idiot ndonjere, keta duan ligjet e ‘Hamurabit” qe te mbledhin trute e kokes, se me keto nenet e kodeve tona kriminelet po bejne qef.

    Reply
  • ali says:
    April 2, 2015 at 3:48 pm

    GRUAJA NUK DO VETEM TE PUNOSH NE EMIGRACION POR TA PUNOSH ATE NE SHTEPI, DHE KY I ZIU KA QENE VETEM PER NJE PUNE, TE NDIHMOJE FAMILJEN ME TE ARDHURA.

    Reply
  • bomi says:
    April 2, 2015 at 5:15 pm

    KY ESHTE NJEKOHESISHT MJERIM DHE VARFERI E PLOTE.MJERE FAMILJET SHQIPTARE DHE FEMIJET.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?