Një mision i FMN-së i kryesuar nga z. Nadeem Ilahi do të jetë në Tiranë në datat 3 – 17 Dhjetor për të zhvilluar konsultimet e përvitshme të Artikullit IV dhe për të diskutuar me autoritetet shqiptare për programin. Misioni i FMN-së po vjen në një moment kyç për financat shqiptare, kur po diskutohet projektbuxheti i vitit 2014 dhe kur po hartohet një paketë fiskale më e madhja e viteve të fundit, që parashikon një ndryshim rrënjësor të sistemit të taksimit, duke kaluar nga taksa e sheshtë në atë progressive për tatimin mbi të ardhurat dhe fitimin. Në këtë mënyrë paketa fiskale që do të shoqërojë buxhetin e vitit të ardhshëm do të marrë dhe këshillat e fundit të ekspertëve të FMN-së për të kaluar më pas për diskutim me grupet e interesit. Një praktikë e tillë ende nuk dihet sesa efikase do të jetë, në një kohë kur që në fillimet e saj, qeveria është shprehur se do të dëgjojë zërin e komunitetit të biznesit duke ngritur edhe një Këshill Ekonomik Kombëtar nën slloganin “Për një politikë të re ekonomike dhe fiskale”. Gjatë ditëve të fundit grupet e interesit kanë paraqitur disa kërkesa për t’u marrë parasysh nga Ministria e Financave në paketën fiskale, por deri dje nuk kishte ende një përgjigje përfundimtare. Gjithsesi, ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar kanë mbërritur në Ministrinë e Financave ku menjëherë nisën takimet, fillimisht me drejtorët e Borxhit, Buxhetit dhe Politikave Fiskale, për t’u njohur më në detaje me këtë paketë. Gjithashtu, në ditën e parë takime do të zhvillohen edhe me ministrin e Financave dhe kryeministrin. Mendohet që sot do të ketë një draft përfundimtar të paketës fiskale, e cila më pas do të diskutohet me grupet e interesit, kryesisht organizatat e biznesit. Por, krahas diskutimeve për termat e buxhetit të vitit të ardhshëm dhe paketës fiskale, do të diskutohet edhe për vendosjen e një marrëveshje të re mes FMN dhe qeverisë shqiptare. Gjithashtu, do të diskutohet edhe për mundësinë e marrjes nga ky institucion financiar i një shume të konsiderueshme për të paguar borxhin që qeveria i ka biznesit për punë dhe shërbime publike tashmë të kryera. Misioni i FMN do të qëndrojë në vendin tonë deri më 17 Dhjetor, ditë kur do të mbahet edhe një konferencë për mediat nga kreu i Fondit për Shqipërinë, Nadeem Ilahi, ministri i Financave, Shkëlqim Cani dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.
Kush eshte i kenaqur nga ju more te paditur. FMN-ja do te kerkoje ta ngreje sa me lart tatimin mbi pagen, po po, mbi pagen tone. FMN-ja te rrjep, pastaj te jep nje kothere.
C’esthe kjo qeveri qe para se te pyese grupin e interesit, perpara se te konsultohet me ata qe i dhane voten, shpejton te konsultohet me FMN-ne? A e kuptoni c’do te thote tatim 20-25% mbi rrogen? Madje te dhenat jane qe FMN-ja nuk eshte kenaqur me 25% e do rritje deri ne 35%.
Qeveria e humbi njehere kur nuk e pyeti votuesin me gazin e Sirise, mesa duket nuk do te zere mend dhe do te beje me koken e saj. Por te gjithe do te ngrihemi ne proteste! Jemi te ndershem, paguajme taksat per as sa marrim, por jo te na e vere lakun ne fyt.
i ka bere qeveria llogarite me keto perqindje qe po vendos? Ky po e zhduk njehere e mire shtresen e mesme, dhe te ndershme qe deklaron pagen e vertete. A beri qeveria nje nxjerrje te kostos se jeteses, dhe se cfare i mbetet punonjesit te ndershem ne fund te muajit pas gjite shpenzimeve mujore? Ketu ne Shqiperi mund te jetohet vetem duke vjedhur, duke fshehur, duke mashtruar. Nese menduam se do vinte ndryshimi, po ndodh e kunderta… ky po na fundos dhe ne do e ngreme zerin ne shesh, do bertasim derisa t’i pelcase daullja e veshit, se nuk mund te luaje me buken e femijeve tane.
Ne nuk kemi makinat lluksoze dhe nuk dalim restoranteve pothuaj cdo dite sic bejne ministra e pushtetare, edhe pse ata deklarojne qe kane rroge te barabarte me ne. Por, ne fund te muajit, edhe pa keto shpenzime drekash, mua me del bilanci zero. Po keta nga i gjejne leket, pervecse pislleqeve e pazareve te pista e lekeve te padeklaruara?
Kush eshte i ndershem duhet te ngrihet e te protestoje! Te sheshi kunder politikave antishqiptare!