Ndalohet peshkimi i koranit në liqenin e Ohrit deri në 1 mars 2014. Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka lëshuar sot një urdhër për ndalimin e peshkimit në këtë zonë, me qëllim mbrojtjen e specieve autoktone gjatë riprodhimit.
Sipas një njoftimi për shtyp nga Ministria e Mjedisit mësohet se peshkimi do të lejohet vetëm për riprodhuesit e koranit nga 1 Janari deri më 1 Mars, 2014.
“Ministri i Mjedisit, z. Lefter Koka urdhëron ndalimin e peshkimit të Koranit në liqenin e Ohrit. Ndalohet të peshkohet Belushka në liqenin e Ohrit deri në datën 1 mars 2014. Lejohet peshkimi vetëm për riprodhuesit e Koranit nga 1 janar -1 mars 2014”, bën të ditur ministria..
Shyqyr qe u mor ky vendim se po shfarosej cdo koran. Por kam frike se do te lëre mjaft njerez pa pune e pa te ardhura,mjaft restorante pa peshk. Pogradeci eshte ne kushtet e papunesise se madhe dhe mua si pogradecar me vjen keq. Sidoqofte vendimi per ndalimin e gjuetise se koranit e belushkes duhej te merej.. Tani o burra merruni me troften,klenin e gurneckat! S’ke çi bën. Korani duhet ruajtur!
V. R!!! Shyqyr qe u mor ky vendim se po shfarosej cdo koran. Por kam frike se do te lëre mjaft njerez pa pune e pa te ardhura,mjaft restorante pa peshk. Pogradeci eshte ne kushtet e papunesise se madhe dhe mua si pogradecar me vjen keq. Sidoqofte vendimi per ndalimin e gjuetise se koranit e belushkes duhej te merej.. Tani o burra merruni me troften,klenin e gurneckat! S’ke çi bën. Korani duhet ruajtur!
Mire me rrjete peshkimi eshte ndaluar, po me dinamit kemi ndonje lajm cfare thuhet.
Pëllumb edhe gurrneckat zhduken ! Janë ca rrjeta 16tëshe quhen që çfarosin ato me ikra….edhe që zenë edhe guzat e gjora e liqeni mbetet shkretë .Gurrneckat shiten për 500 lek të vjetra me mishin e shijshëm si të belushkës që mund ta konsumojnë pa frikë nga alat edhe bebet dy vjeçe.Prandaj të ndalohet edhe pë to.
Edhe unë Poradecari.
Me rrespekt për ty që s më njeh.