Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, mendon se Shqipëria nuk ka kapacitetet e duhura për importimin dhe shkatërrimin e e armëve kimike të Sirisë. Në një intervistë për GSH, Mediu shprehet se vendi ynë nuk ka landfille për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme, por sipas tij as legjislacionin që e lejon importimin e tyre.
“E para është ana ligjore; nga ana ligjore ne kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi një debat të vazhdueshëm për sa u përket kapaciteteve për të importuar mbetje në Shqipëri. Debati më i madh ka qenë për riciklimin; për më tej duhen parë të gjitha këto që quhen mbetje të rrezikshme, të cilat ngelen pas trajtimit të këtyre armëve kimike. Shqipëria me legjislacion e ka të ndaluar importin e mbetjeve të rrezikshme, pavarësisht në rastin e çështjeve ushtarake që kanë të bëjnë me interesat e Forcave të Armatosura janë të përjashtuara, apo të sigurisë, por këtu nuk flasim për interes të sigurisë sonë apo për interes të Forcave të Armatosura. Pra, ky është një problem që duhet parë nga këndvështrimi ligjor dhe është një detyrim për çdo nivel të qeverisë”, thotë Mediu.
Ish-ministri i Mbrojtjes thotë se shkatërrimi në Shqipëri i një sasie armësh kimike që është përmendur në media ditët e fundit është bërë nën mbikëqyrjen e SHBA.
“Kam dëgjuar edhe komentet që, Shqipëria ka kapacitetet për trajtimin apo shkatërrimin e lëndëve kimike apo armëve kimike. Meqenëse kam qenë dëshmitar i atij procesi dhe e kam kryer atë proces në kohën që kam qenë ministër i Mbrojtjes, një marrëveshje e lidhur që në kohën e zotit Majko, për statimin e armëve apo lëndëve kimike që i kishim në Shqipëri, dua t’i bëj gjithë opinionit publik me dije se ai ka qenë një proces tërësisht i kontrolluar dhe me teknologji, me mbështetje të garantuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në bashkëpunim me një kompani gjermane nën dijeninë time. Dhe ne si Forca të Armatosura nuk kemi qenë pjesë e procesit, por vetëm e ruajtjes së zonës së mbikëqyrjes së procesit, në pikëpamje jo teknike, por të sigurisë. Çdo koment tjetër, po ju them se është një koment i ekzagjeruar, që mund të bëhet për kapacitetin që ka Shqipëria për demontimin e lëndëve apo armëve kimike. Është vetëm një facilitet që ekziston akoma në Qafë-Mollë dhe një problem i mbartur për mbetjet që kanë ngelur pas këtij procesi, të cilave, padyshim që iu duhet gjetur vendi se ku duhen çuar. Ne kemi operuar në dy mënyra kur kemi pasur probleme; për shembull, me mbetjet e trashëguara nga industritë kimike apo industritë që kishin mbetje të rrezikshme. Ose kemi bërë inkapsulimin e tyre, siç është rasti i Durrësit në Porto Romano, i ish-uzinës kimike që ka qenë atje. Kemi një rast po ashtu në Rrëshen, me fabrikën e bakrit, për shkak të mbetjeve, ku kemi ecur me idenë e një landfilli për inkapsulimin e tyre, dhe në rastet më konkrete i kemi çuar jashtë Shqipërisë, i kemi eksportuar, për shkak të pamundësisë së trajtimit në Shqipëri. Ne nuk kemi landfille të trajtimit të mbetjeve të rrezikshme, nuk kemi procese të tilla që bëjnë eliminimin përfundimtar të këtyre mbetjeve. Kjo është njëra anë ligjore dhe mjedisore. Ana tjetër është se, unë nuk mendoj se Shqipëria garanton të gjithë elementët e sigurisë së mjaftueshme. Megjithatë, para se të flasë politika apo ministrat, është mirë që, ata që janë ekspertë të fushës, megjithëse nuk kanë ngelur shumë nga ata ish-ekspertët ushtarakë, por edhe specialistë që njohin këto probleme, sidomos Instituti i Fizikës Bërthamore, dhe njëkohësisht mendoj edhe specialistët e mjedisit, duhet të japin një vlerësim”, thotë Mediu.
ahahhahahahahahahahahahahahahah…… sa a madhe
Kete e paske realizuar ti Medi si minister mbrojtje e jo shtabi i pergjithshem(ushtria).Po per Gerdecin pse ushtria e JO TI si minister mbrojtje???Ti ne memorjen e shqiptareve mbetesh nje vrases i padenuar akoma nga drejtesia!!
Mediu mos u merr me me problemet e Mbrojtjes se ke ikur pa nder nga ai post. KujtoGERDECIN dhe fshihu se po te gjeti Rama do ta bej si ne Kavaje pastaj!!!
Bej nje xhiro nga Texasi
1- ose ketu ka fitime qe s’duhet te dihen
2-ose vertet kemi ndergjegjesim te ish ministrit
..uroj te behet me e mira,qe mos te shuhet edhe ky pak milet qe ka ngelur..
Po minister ky deli djale do ishte kunder?Apo do barot si ne Gerdec se per ato ishim te pregatiur.
Perse nuk mbajte te njejtin qendrim dhe ndaj plehrave more medi ,por vure firmen si minister i mjedisit.Ti je nje hipokrit ,sepse edhe plehrat qe zotrote hodhe firmen si lango i sales,ishin njelloj te rrezikshme sa keto lendet kimike.Keto lende kimike sduhet te demontohen ne vendin tone.